Home Blog Page 6236

KDI inicion ndryshimin e Rregullores për transparencë në Komunën e Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit, që nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ 05/2015, nuk ka adaptuar rregulloren komunale për transparencë me këtë udhëzimin. Me iniciativën e KDI-së, sot është mbajtur punëtori që kishte për qëllim adaptimin e Rregullores komunale për transparencë me Udhëzimin e ri Administrative 01/2015 për transparencë në komuna.

Në kuadër të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë sugjerimet e tyre për plotësim të mëtejme të draft Rregullores, ku KDI në partneritet me organizatat do ta përpunojë draftin fillestar për të proceduar në faza tjera deri tek miratimit të saj në Kuvendin e Komunës. /PrizrenPress.com/

Policia e Suharekës bastis një shtëpi, konfiskon një kallashnikov

0

Policia e Suharekës, sot në orën 06.30 ka kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Krushicë e Epërme e Suharekës në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë fishekë, shkruan PrizrenPress. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Rasti do të trajtohet sipas procedurës së rregullt. /PrizrenPress.com/

Këta janë emrat e studentëve të pranuar në konvikte (Dokument)

0

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2016-2017.

Siç bëhet e ditur nga kjo qendër në konkursin i cili ka zgjatur dhjetë ditë kanë aplikuar 7157 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 3600, kurse kapaciteti për shujta në mensë është 5000”, është bërë e ditur nga Qendra e Studentëve.

Në Ditën e Rinisë, jepen mesazhe të shumta në Malishevë

0

Në kuadër të shënimit të muajit të rinisë në Kosovë, Dita e Rinisë, po shënohet sot në Malishevë.

Në hapjen zyrtare të kësaj dite, u dhanë mesazhe për të rinjtë malishevas. Në këtë hapje zyrtare, krahas të rinjve dhe organizatave rinore, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, të cilët përveç përshëndetjeve, dhanë mesazhe të shumta, për luftimin e dukurive negative, për orientim në karrierë, për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare.

“Ne po mundohemi që ti mbështesim aktivitetet rinore dhe të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për të rinjtë, në mënyrë që ju të keni mundësi ti tregoni vlerat e vërteta. Krahas ecjes me kohën dhe zhvillimeve tjera, ju duhet ta ruani dhe ta kultivoni edhe traditën dhe kulturën tonë mijëravjeçare. Po ashtu, ju bëj thirrje, që ti luftoni dukuritë negative dhe të ecni me trenin e jetës dhe mos lejoni që ky tren të dal nga binarët. Ju jeni nismëtarët e luftimit të dukurive negative dhe brezat e ardhshëm, do të mburren me juve. Urime Dita e Rinisë dhe shumë suksese në jetë”, ka thënë Begaj.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, tha: “Për të pasur sukses në jetë, ju duhet të orientoheni që tani në karrierë. Gjithashtu, ruajtja e traditës dhe kultivimi i vlerave dhe kulturës, ju garanton suksesin tuaj në jetë. Ne e kemi për detyrë të punojmë për ju, të krijojmë kushte për ju, dhe ju këtë angazhim të shoqërisë për ju, duhet ta tregoni me suksesin tuaj. Ju jeni e ardhmja dhe perspektiva e vendit varet nga ju”, ka thënë Hoti, duke ju drejtuar të rinjve të Komunës së Malishevës.

Më pas, aktivitetet për ritën e sotme filluan me një debat me të rinjtë, pikërisht me këtë temë, për orientim në karrierë dhe arritjen e sukseseve grupore dhe jo vetëm individuale. Më pas aktivitetet do të vazhdojnë sipas agjendës së paraparë, ku parashihen shumë aktivitete, kulturore, argëtuese, sportive dhe të cilat do të përfundojnë me një pasdite muzikore në parkun e qytetit. /PrizrenPress.com/

Distria në finale siguron medalje

0

Xhudistja Distria Krasniqi (52 kg) po shkëlqen në Grand Slam në Zagreb. Ajo është në finalen e madhe. Një gjë dihet, Distria e ka në xhep medaljen e argjendtë për shtetin e Kosovës.

“Medalje për Kosovën siguron Distria e cila është në Finale të Grand Prix Zagreb, kurse Fjolla Kelmendi do luftoj për medalje të bronztë!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës.

Edhe FBI po heton: Brad Pitt u zu me të birin

0

Aktori i njohur, Brad Pitt, u zu me të birin, Maddox, gjatë një fluturimi për në Francë.

Duket se kjo ka qenë arsyeja që i ka vendosur kapakun vendimit të Angelina Jolie për t’u divorcuar nga i shoqi.

Më herët ishte raportuar se Pitt po hetohet nga autoritetet për dhunë fizike dhe verbale ndaj fëmijëve.

Një burim tha se aktori dhe djali i tij 15-vjeçar u zunë për arsye që ende nuk dihen.

Por burimi tha se aktori nuk e preku djalin me dorë.

Megjithatë në hetim është përfshirë edhe FBI.

Në një deklaratë për shtyp, FBI thotë se po mbledh fakte pas dyshimeve për një sherr në një avion ku udhëtonte Pitt dhe fëmijët.

Të enjten, një makinë policie u filmua tek banesa e familjes.

Çifti ka gjashtë fëmijë, tre prej tyre të adoptuar.

Divorci i Angelina Jolie me të shoqin ka pushtuar faqet e para të mediave.

Disa kritikë thonë se ky mbulim është i tepruar, në kohën kur në botë ka kaq shumë kriza e konflikte për t’i trajtuar mediatikisht. /Mapo

Bienalja e Londrës, fiton artisti shqiptar

0

Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka fituar çmimin e publikut në Bienalen e Dizajnit në Londër, për instalacionin e tij.

“Fitoren ia kushtoj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë atyre që si unë kanë njohur emigracionin”. Kështu shprehet për Top Channel menjëherë pas fitores në Biennalen e Dizajnit të Londrës, artisti i njohur Helidon Xhixha, më i preferuari i publikut në këtë edicion ku ai u paraqit me veprën “Bliss”, të vendosur në Somerset House Courtyard në qendër të kryeqytetit britanik.

Skulptura e tij monumentale prej çeliku mbart pikërisht idenë e një qyteti të përkryer, ku njerëzit mund të arrijnë një bashkëjetesë të lumtur. Vizionin e tij artisti shqiptar e ka materializuar në këtë vepër që arrin të realizojë ndërveprim mes vizitorëve, të lirë të ulen e të shohin vetveten apo ata që kanë afër, të pasqyruar në çelik.

Në zemër të instalacionit, mes kolonave, ndodhet jo rastësisht edhe një hartë e Europës, Eldorado për mijëra emigrantë. Veprat monumentale të Helidon Xhixhës, i lindur në Durrës dhe i formuar në Akademinë Brera të Milanos, tanimë zënë vend në koleksionet, muzetë dhe sheshet më të rëndësishme në vende të ndryshme të botës, nga Majemi në Zvicër, nga Rusia në Emiratet e Bashkuara.

Në Bienalen e vitit të kaluar në Venecia instalacioni madhështor, një ajsberg çeliku që lundroi në Kanal Grande jo vetëm që mahniti publikun e kritikën, por përcolli edhe një mesazh të fortë mbi mbrojtjen e mjedisit. /TCH

I heq të gjitha në plazh (Foto)

0

Ajo nuk është e turpshme, kur bie fjala tek ekspozimi i trupit.

Por këtë herë, Pascal Craymer i hoqi të gjitha.

Modelja 29-vjeçare realizoi një set fotosh të nxehta në Spanjë.Ajo nuk është e turpshme, kur bie fjala tek ekspozimi i trupit.

Por këtë herë, Pascal Craymer i hoqi të gjitha.

Modelja 29-vjeçare realizoi një set fotosh të nxehta në Spanjë.

Futbolli plot me ‘Einstein’

0

Jose Mourinho u jep një “shuplakë” kritikëve që bënë përgjegjës portugezin për tri humbjet radhazi brenda një jave të Manchester United, me City-n në derbi me Fejnoordin në Europa League dhe me Watfordit në javën e 5-të të Premier Leagues.

Pas fitores 3-1 me Northampton në Kupën e Ligës, Special One, me stilin e tij unik, ironizoi ata që e kanë sulmuar në këtë fillim sezoni, duke i quajtur “Einstein” të futbollit.

“E di që bota është plot me “Einstein”. Këta “Einstein” provuan të fshinin 16 vjet të karrierës sime dhe të eliminonin historinë e pabesueshme të klubit për tre rezultate negative. Por, kjo është e reja e futbollit që është mbushur me “Einstein”.”

Mourinho më pak i siguroi tifozët e “Djajve të Kuq” se rezultatet nuk do të mungojnë, ndaj ata duhet të jenë si gjithmonë në krah të skuadrës.

“Unë e kuptoj shumë mirë që fansat janë të zhgënjyer me rezultatet e javës së kaluar. Por, unë jam i sigurtë se në ndeshjen e shtëpisë me Leicesterit ata do të jenë aty për ta na mbështetur sic kanë bërë gjithmonë.”

Fatmir Limaj viziton “Agimin” e Prizrenit

0

Kryetari i i NISMA për Kosoven Fatmir Limaj do të qëndrojë sot në Prizren.

Ai bashkë me deputetin Zafir Berisha, ka planifikuar të vizitojë Shoqërinë Kulturo Artistike “Agimi”.

Takimi do të mbahet në ora 18:30, në lokalet e ShKA “Agimi” në Prizren. /PrizrenPress.com/