Home Blog Page 6240

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Egzon Azemi

0

Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivistij i saj, Egzon Azemi.

Sipas VV-së ai është arrestuar sot nga policë civilë afër shtëpisë së tij, pa asnjë arsyetim.

“Aktivisti Egzon Azemi është arrestuar sot me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij. Atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila po vazhdon t’i ndjekë aktivistët në çdo hap. Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Dikasteri i Qeverisë “Pronto”, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah. Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje.”, njofton Vetëvendosje me anë të një komunikate për media. /PrizrenPress.com/

Çfarë shkruante Reuters për Motrat Mustafa në vitin 1999?

0

Motrat Mustafa të cilat janë të njohura mirë për muzikën e tyre popullore,  kishin të njëjtin fat sikurse shumë njerëz të tjerë gjatë kohës së luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Gjatë luftës së vitit 1999 edhe ato u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre e të marrin një rrugë pa adresë.

Dy nga motrat Mustafa përjetuan fatin e refugjatëve.

Për këtë agjencia e lajmeve Reuters iu ka kushtuar një reportazh.

Kukës, Shqipëri (27 Prill 1999)

Disa javë më parë motrat Mustafa zor se mund të ecnin nëpër një rrugë në Kosovë pa u rrethuar nga fansat e muzikës së tyre. Tani ato janë në një apartament të ngushtë në qytetin kufitar të Kukësit duke kënduar këngë të dhimbshme për shtëpinë nga e cila ato u detyruan të largohen bashkë me qindra mijëra refugjatë të tjerë nga krahina jugore e Serbisë.

Sahide Mustafe dhe motra e saj Elhame janë ndër muzikantët më të njohura të Kosovës, të njohura kudo nga fansat edhe kur ato shkojnë në dyqane.

Talenti i tyre ka fituar çmime muzikore, kontrata dhe një mënyrë jetese të rehatshme për familjen e tyre, por gjithçka duket se u rrënua kur ato u përballen me jetën si refugjate.

Motrat Mustafa vijnë nga një fshat afër Prizrenit, rreth 30 km (20 milje) në veri të kufirit me Shqipërinë në një zonë që për shekuj me radhë ka qenë një zemër për nacionalistët e Kosovës që luftuan për një atdhe të pavarur.

Ato ishin lindur në një familje muzikantësh, nëna e tyre ishte një këngëtare popullore në rininë e saj, dhe ato shumë shpejt mësuan edhe se si të luhet me instrumente . Ato u rriten me çifteli dhe të tjera instrumente tradicionale.

Por për autoritetet serbe që sunduan Kosovën, muzika e tyre është parë si një himn për nacionalizmin duke u përpjekur për ta shtypur atë brutalisht.

“Gjërat filluan të bëhen më keq për ne. Disa javë më parë, motra ime është ndaluar nga një polic në makinën e saj dhe më pas u dërgua në stacionin e policisë deri herët në mëngjes”, tha Sahidja.

“Ata më donin mua për t’ju shpjeguar se çfarë isha duke kënduar”, tha Elhamja. “Ata donin të dinin se pse unë kam qenë duke kënduar në lidhje me Kosovën”.

Më 11 mars 1999 ato u urdhëruan të dilnin nga shtëpia e tyre nga policia serbe dhe iu është kërkuar të shkonin në Shqipëri.

Prindërit e tyre u zhvendosën tek të afërmit në fshat, duke mos dëgjuar më për ta, por motrat iu bashkuan një kolone me mijëra shqiptarë të tjerë të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe kaluan kufirin në këmbë, me asnjë ide të vetme se çfarë do të mund të ndodhte.

Fama e tyre ishte fati i tyre.

Derisa ato po ecnin drejt Kukësit, një grua shqiptare i njohu dhe e prezantoi veten si një fanse e madhe e tyre.

Ajo i ftoi në shtëpinë e saj, dhe ato kanë qëndruar me të qëkur.

Sahidja tha: “Ne kemi qenë shumë të mirëpritura nga njerëzit këtu, por një ditë shpresojmë që të kthehemi në shtëpitë tona edhe nëse ato janë djegur”.

Elhamja tregoi se ajo po punonte si infermiere në kampin e refugjatëve për të ndihmuar njerëzit për të jetuar një jetë normale.

Të martën më 27 prill të vitit 1999 ato u ulën në dhomën e pritjes në banesën  modeste, morën çiftelinë në dorë, një instrument me dy tela, dhe bënin prova për shfaqjet për të cilat kishin frikë se nuk do t’i bënin më kurrë.

“Toka e Kosovës, atdheut tonë, ne jemi bijtë e tu dhe ti je nëna jonë”, kështu ishin fjalët e tyre të hitit më të madh “Toka e Kosovës që ka vuajtur shumë”.

Vjedhje e rëndë në Suharekë, arrestohet i dyshuari

0

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin M.R, lidhur me një rast vjedhje e rëndë, shkruan PrizrenPress.

Në njoftim të Policisë Rajonale të Prizrenit thuhet se, gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjen, ku ka arrti te vjedhë këto sende si: Makinë shpuese dhe një motosharrë Still të cilat ia ka shit të dyshuarit E.I, ku i dyshuari E.I ne pranin e avokatit mbrojtës ka pranuar se ka blerë sendet e vjedhura nga i dyshuari M.R, të cilat janë konfiskuar nga policia.

Sipas Policisë, është njoftuar Prokurori i Shtetit e me urdhër të cilit të dyshuarit ndalohen për 48 orë ndërsa polica ka dorëzuar kallëzimin penal ne prokurori. /PrizrenPress.com/

Lily James shokon fansat!

0

Aktorja britanike e “Dowton Abbey” dhe “Cinderella”, Lily James, pozon topless për fushatën e re të parfumeve “Burberry” dhe ky fakt i ka shokuar jashtë mase fansat e saj.

Duke qenë se ka marrë pjesë vetëm në filmat klasikë kurrë nuk ka ekspozuar linjat e saj trupore, madje nëpër evente të ndryshme Lily është shfaqur gjithmonë me veshje serioze.

27-vjeçarja nuk ka pranuar të etiketohet si e tillë prandaj në setin fotografik u paraqit e zhveshur. Ajo është shprehur për revistën “Elle” se një femër ka të drejtë të eksperimentojë në diçka të tillë pasi i rrit vetëvlerësimin dhe e bën një femër të ndihet më seksi.

Edhe pas intervistës duket se fansat akoma nuk po mësohen me një fakt të tillë, ama e pranojnë që linjat e aktores janë perfekte, por do ta donin atë t’i rikthehet stilit të saj serioz dhe klasik.

Dokumentim nga Rolling Stones

0

Pas grupit Beatles, i takoi atyre të Rolling Stones të ofrojnë një shikim prapa kuintave të koncerteve të tyre me dokumentarin e realizuar për turneun e fundit të grupit legjendar në Amerikën Latine.

Ishte hera e parë ëe dhjetë vjet që veteranët e rokut zbrisnin në këtë rajon. Angazhimi i tyre me adhuruesit e apasionuar u dokumentua hap pas hapi në një seri vendesh ku muzika e këtij grupi dikur ka qenë e ndaluar.

“Është e çuditshme, por mbase ekziston ndonjë lloj tërheqjeje. Ndoshta kështu ndodh kur kërkon të shtypësh diçka, dëshira bëhet akoma më e fortë”, deklaroi Keith Richards.

Xhirimet e “The Rolling Stones Ole Ole Ole!: Një udhëtim përmes Amerikës Latine”, janë realizuar në periudhën shkurt-mars. Filmi me regji të Paul Dugdale ndërthur pamje të koncerteve në Peru, Kolumbi, Brazil e gjetkë me intervistat e realizuara me pjesëtarët e grupit, fansat dhe menaxherët që po planifikonin ndërkohë edhe koncertin falas në Kubë.

“Ishte një nga ato raste kur shkruhet historia, e dini, një mënyrë për t’u hapur ndaj njerëzve. Ishte gjë shumë e mirë për ne, padyshim, por më shumë rëndësi pati për ata”, tha Ronnie Wood.

Në një moment, grupi u detyrua të ndryshonte datën e koncertit në Havana kur presidenti amerikan Obama njoftoi vizitën e tij treditore në vendin komunist pas dekadash të tëra armiqësie mes dy kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë.

Rolling Stones u krijua në Londër në vitin 1962, tre vjet pasi rebelët mjekroshë të Fidel Kastros rrëzuan qeverinë e atëhershme pro-amerikane të Kubës.

E duan Granitin kapiten

0

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit ka realizuar dy super gola nga distanca.

Ylli i Zvicrës fillimisht i shënoi Hull Cityt në Premierligë, derisa mbrëmë bombardoi edhe portën e Nottingham Forest në EFL Cup.

Pas këtyre super golave, tifozët e Arsenalit e duan mesfushorin prishtinas kapiten të ekipit, shkruan Metro, përcjell Express.

Kurse, disa tifozë të tjerë, mendojnë se Xhaka do të jetë pasardhës i Patrick Vieira.

Trajneri gjerman drejton Prishtinën

0

Lutiz Lindermann do të jetë trajner i FC Prishtina.

Kështu thuhet në një njoftim të shkurtër të skuadrës kryeqytetase ku nuk jepen detaje tjera.

Lindemann, i cili ka drejtuar skuadrat si: Motor Hermsdorf, Fortschritt Ëeida, Erzgebirge Aue dhe Hallescher, në krye të Prishtinës do ta zëvendësojë Kushtrim Munishin e larguar.

Komuna e Rahovecit vazhdon bashkëpunimin me projektin DEMOS

0

Komuna e Rahovecit dhe Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave DEMOS, i financuar nga Qeveria Zvicerane e që zbatohet nga HELVETAS Swiss Interecooperation, Fondacioni Zviceran dhe Bashkëpunim vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Vazhdimi i bashkëpunimit është bërë sot, me nënshkrimin aneks kontratës e cila ka të bëjë me zgjatjen e afatit për projektin “Verifikimi i pronave komunale”.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me datë 6 maj 2016, ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe projektit Zviceran DEMOS janë punësuar gjashtë evidencues me kontratë tre muajsh. Me nënshkrimin e aneks kontratës, evidencueseve u zgjatet kontrata edhe për një muaj.  /PrizrenPress.com/

Hetohet martesa e të miturve në Malishevë

0

Në prani të miqve dhe familjarëve F. Sh nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës i dhanë fund beqarisë së tyre.

Megjithatë, edhe pse kjo tingëllon si një dasmë e rregullt me të ftuar, muzikë, hare e gëzim, nuk është aspak e tillë.

Kjo për faktin se të sapomartuarit janë vetëm fëmijë.

Që këta janë të mitur dhe kjo nënkupton vepër kundër ligjit nuk i pengoi prindërit e këtyre të rinjve të mos i shtyjnë drejt martesës.

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmarrën. /KlanKosova/

Zvogëlimi i Qeverisë, i pashmangshëm

0

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me partnerët e koalicionit (PDK), pritet të bëjë riformatim të Qeverisë, me ç’rast do ta zvogëlojë edhe numrin e ministrive.
Ndonëse nuk kanë saktësuar se kur pritet të nisë një gjë e tillë, përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë se riformatimi patjetër do të ndodhë, madje një nxitëse në këtë drejtim do të jetë edhe posti vakant i ministrit të Integrimit.

Ndonëse njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë rekomanduar që Ministria e Integrimit Evropian të shkrihej në një dikaster të Ministrisë së Jashtme, kjo Ministri do të vazhdojë të funksionojë si e pavarur edhe më tutje.

PDK-ja e LDK-ja, të gatshme për riformatim

Për riformatimin e Qeverisë dhe strukturimin e saj janë pajtuar të dy partitë e mëdha të koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë për “Zërin” se Qeveria do ta realizojë riformatimin, mirëpo nuk ka dhënë hollësi rreth Ministrisë së Integrimit Evropian, sado që ajo është pa ministër qe disa ditë. “Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet detyrimisht brenda një kohe të caktuar, por është pajtim i partnerëve të koalicionit se do të bëhet gjithsesi. Kjo edhe do të ndodhë”, ka deklaruar ai, duke mos saktësuar se kur pritet të ndërmerret një vendim i tillë. /Zeri/