Home Blog Page 6246

Idriz Vehapi ia ndërprenë marrëdhënien e punës të dënuarit për keqpërdorim seksual

0

Pas dënimit me 3 vjet burg i është ndërprerë puna shefit të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit.

Vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Sllavisha Kollashinax e ka nënshkruar kryetari i kësaj komune Idriz Vehapi më 29 sthator.

Kollashinac ishte dënuar për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

Poashtu bëhet e ditur se deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e të parit të Rahovecit erdhi pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit

Sipas nenit 9, të Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me “Dënimin nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë (6) muaj e me tepër”.

Prokurori nga Prizreni Hamitaga do të gjykohet në Gjilan

0

Prokurori i krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe shoferi i kësaj Prokurorie, Luan Delili, i akuzuar për frikësim gjatë procedurës penale, do të gjykohen në Gjilan.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit fillimisht ishte dërguar për gjykim në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, tha për KALLXO.com se lëndën e kanë dërguar në Gjykatën e Apelit për të vendosur për kompetencën e kësaj lënde.

“Lëndën e kemi dërguar në Gjykatën e Apelit dhe tani kemi marrë konfirmimin se Apeli ka vendosëur që lëndën ta gjykojë Gjykata Themelore në Gjilan”, tha Kicaj.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit kanë filluar menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

Në Prizren nis Java e Filmit Dokumentar

0

Prej 13 deri më 19 tetor në kinemanë e Prizrenit, DokuKino do të mbahet java e filmit dokumentar DokuWeek.

Gjatë 7 ditëve në këtë qytet do të shfaqen dokumentarët më të pëlqyer të edicionit të 15-të të DokuFest.

Të gjithë filmat do të jepen për publikun prej orës 19:30 ndësa bileta do të jetë 2 euro.

Në vijim është lista e filmave që do të shfaqen në DokuWeek

13 tetor, e enjte, ora 19:30
SHOW OF SHOWS
Filmi paraqet një kronikë me gjëra të rralla dhe pamje të papara nga historia e cirkut, nga shekulli 19-të dhe 20-të.

14 tetor, e premte, ora 19:30
LO AND BEHOLD, Reveries of the Connected World
Nga mendja e shkëlqyer e Werner Herzog vjen mjeti i tij më i ri për eksplorim, një ekzaminim i gjallë i jetëve tona të ndërlidhura online.

15 tetor, e shtunë, ora 19:30
FIRE AT SEA
Samuele, 12 vjeç, jeton në një ishull në mes të detit. Ishulli i tij nuk është si të tjerët. Quhet Lampedusa dhe përshkohet nga mijëra emigrantë në 20 vitet e fundit.

16 tetor, e diel, ora 19:30
THE LOVERS & THE DESPOT
Pas shkatërrimit të romancës së tyre joshëse, regjisori i famshëm Shin Sang?ok dhe aktorja Choi Eun?hee rrëmbehen me urdhër të presidentit film?dashës të Koresë së Veriut Kim Jong?il.

17 tetor, e hënë, ora 19:30
A GOOD AMERICAN
Përgjimi masiv i zbuluar nga informatori Edward Snowden nuk ishte skandali i parë në historinë e agjencisë amerikane të zbulimit NSA.

18 tetor, e martë, ora 19:30
THIS CHANGES EVERYTHING
Një përpjekje epike për të ri?imagjinuar sfidën e madhe të ndryshimit klimatik. Filmi paraqet shtatë portrete të fuqishme të komuniteteve në vijën e frontit.

19 tetor, e mërkurë, ora 19:30
DEMOCRACY
Dokumentari sjell në jetë struktura komplekse të pushtetit dhe ofron një pamje të demokracisë sot. /KultPlus.com

Shkelet një fëmijë në Prizren

0

Një fëmijë është shkelur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari duke lëvizur me veturën Citroen nga pakujdesia ka goditur fëmijën, derisa ishte duke kaluar rrugën”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Sulmohen dy zyrtarë të KEDS-it në Prizren

0

Dy zyrtarë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht në fshatin Petrovë të Prizrenit.

Policia njofton se ata janë sulmuar në kohën sa kanë qenë në detyrë zyrtare.

“Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

I dehuri gjuan me armë në Prizren

0

Pak pas mesnatës së djeshme, rreth orës 01:30 minuta, një qytetar me banim në rrugën “Vëllezërit Dehiri” në Prizren, pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij dhe nën ndikim të alkoolit, ka shkrepur 1 fishek me armë zjarri të llojit pistoletë.

Më pas i njëjti vullnetarisht është paraqitur në stacion policor për të treguar për rastin.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e kërkuara për raste të tilla. Është sekuestruat një pistoletë “Zastava” me 12 fishekë.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet pasi të zhdehet ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Arrestohet hajni dhe blerësi i sendit të vjedhur në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren. I arrestuari i parë dyshohet për vjedhje, ndërkaq i dyti për blerjen e sendit të vjedhur.

“Pas hetimeve të zhvilluara, janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që njëri prej tyre ka vjedhur një “Play Station 3” në shtëpinë e viktimës, ndërsa i dyshuari i dytë ka blerë sendin e vjedhur”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve shtë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar me procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

PDK-ja ia gjuan topin Mustafës

0

Tërheqja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës i ka gjetur krejtë- sisht të papërgatitur PDK-në e Kadri Veselit dhe LDK-në e Isa Mustafës. Tanimë është vënë në pikëpyetje edhe plani për riformatimin e kabinetit qeveritar, i paralajmëruar ditë më parë nga krerët e këtyre dy partive politike, derisa nuk ka asnjë formulë dalëse nga kriza që mund të thellohet me paralajmërimin e Listës Serbe për largim edhe nga Kuvendi i Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati tha për “Kosova Sot” se pas këtij vendimit të Listës , Kryesia e partisë nuk është mbledhur për ta diskutuar situatën, ndërsa në anën tjetër kjo parti është në kulmin e përgatitjeve të shënimit të përvjetorit të 17-të të themelimit të saj. “Pyeteni Isa Mustafën për këto punë, ai është kryeministër. Tash ne si PDK nuk kemi asgjë konkrete, sot e kemi përvjetorin e themelimit të partisë dhe nuk jemi duke u marrë me këtë çështje’, tha Musmurati për “Kosova Sot”

Partia e kryeministrit pa qëndrim Kjo situatë e ka lënë pa tekst edhe LDKnë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova i tha Gazetës se akoma nuk ka ndonjë përgjigje adekuate për këtë situatë të krijuar, sepse as në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar kjo gjendje e krijuar.

“Tash për tash nuk kam ndonjë përgjigje për të dhënë, ne me siguri që do të mblidhemi si parti dhe do të shohim se çka mund të bëjmë, prandaj tash për tash nuk kam asnjë koment”, tha Haki Rugova për “Kosova Sot”. Koalicioni PDK- LDK, edhe po të tentojë, nuk do të mund të marrë me vete për kooptim në Qeveri dy subjektet politike opozitare AAK-në dhe Nisma-n, sado që në qëndrimet e tyre të fundit kanë reflektuar më pozitivisht në raport me zhvillimet në Kuvend.

Deputeti i subjektit politik NISMA për Kosovën, Zafir Berisha tha për “Kosova Sot” se tanimë këto dy subjekte politike nuk janë aspak të interesuara që të bëhen pjesë e zgjidhjes së krizës në të cilën mund të futet koalicioni PDK- LDK për shkak të Listës Serbe, dhe nuk do të bëhen pjesë e kësaj Qeverie edhe në rast se marrin ftesë për t’u bërë pjesë e riformatimit.

“Kjo formulë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë. AAK-ja dhe Nisma, si partnerë politikë, jemi duke u përgatitur që të jemi në pushtet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e reja. Ndryshe nuk ka çmim i cili mund të na detyrojë që të bëhemi pjesë e vazhdimit të jetës së kësaj garniture qeveritare, e cila deri më tash e ka devalvuar dhe e ka degraduar skajshmërisht shtetin”, është shprehur ai.

Opozita e sheh zgjidhjen te zgjedhjet e reja Sipas Berishës, “përfshirjen eventuale në një qeverisje të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në as në ëndërr nuk mund ta paramendojmë që të ndodhë e lëre më të bëhet ndonjë realitet dhe në rast se kjo bëhet kërkesë eventuale zyrtare pas kësaj situate të krijuar me Listën Serbe’. Ai tha se dalja e Listës nga koalicioni, fillimisht me ngritje të pjesëmarrjes në institucione, nuk mund të prodhojë krizë serioze për vendimmarrje me numra në Kuvend, sepse edhe deri tash ky subjekt politik, me qëndrimet e veta nuk ka pasur qasje pozitive për asnjë vendim që ka qenë në favor të shtetit të Kosovës. “Ky grupim politik minoritar vazhdimisht ka artikuluar politikën zyrtare të Beogradit në institucionet e shtetit të Kosovës”, theksoi ai. Sidoqoftë, Berisha e sheh rrugëdaljen e stabilitetit të shtetit vetëm në zgjedhjet e reja dhe jo me rikompozim të ri politik dhe riformatim në kompensim të votave të munguara në vijim nga Lista Serbe. Të pamundur e shohin mbijetesën me përpjekje për riformatim, me përfshirje eventuale të opozitës edhe analistët politikë. Sipas tyre, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme dhe ato duhet të mbahen jo më larg se në pranverën e ardhshme..

Dy pika të paplotësuara për liberalizim

0

Qëndrimi i Listës Serbe për bojkot të institucioneve të Kosovës nuk i kontribuon zhvillimeve në vend, për obligimet e përbashkëta, lidhur me realizimin e synimeve dhe zgjidhjeve problemeve jetike, jo vetëm për interesat e serbëve, por edhe komuniteteve të tjera.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, pas takimit që pati me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi, Negociata e Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

I pari i Qeverisë bëri të ditur se në këtë takim është biseduar për çështje me interes të përbashkët, si MSA-në, reformën evropiane, fushën e drejtësisë, punësimit dhe arsimit.

Në takim, sipas tij, është diskutuar edhe për dy çështjet e mbetura, që lidhen me liberalizim, Demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Letërsia shqipe ka nevojë për dinamitin kulturor

0

Çmimi Nobel për letërsi ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel dhe atë për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal. Është paralajmëruar se këtë vit ky çmim do të ndahet më 13 tetor. Për çmimin dhe për gjasat që Ismail Kadare të jetë fitues, për Gazetën Zëri vlerësojnë tre nga krijuesit dhe studiuesit e letërsisë sonë, të cilët edhe janë nga njohësit më të mirë të veprës së Kadaresë.

Agron Tufa: Duhet theksuar fort, që në fillim: çmimi “Nobel” në Letërsi nuk është Gjyqi i Fundit për një shkrimtar të madh. Është fakt, se “Nobeli” për më se një shekull ka evidentuar vlerat më të bukura artistike dhe humane të letërsisë botërore dhe ka shërbyer si një sistem referimi për shijet e mira estetike dhe edukative, që orientojnë tregun dhe trendin e lexuesit serioz. Por është fakt gjithashtu, se lista e “nobelistëve” fitues është zbehur jo pak herë nga lista e “nobelistëve” jo fitues. Dhe në disa raste kjo është kaq flagrante, sa hedh hije të fortë dyshimi si për nga kriteret e përzgjedhjes së fituesit, ashtu dhe për vetë Testamentin e Alfred Nobelit, që ky çmim t’i jepet atij shkrimtari që sjell risitë dhe arritjet më të mira në fushën e letërsisë. Mjafton të kujtojmë disa nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, tashmë klasikë të përbotshëm të fondit të artë letrar të shekullit XX-XXI, të cilët nuk e morën: Lev Tolstoj, Anton Çehov, Virxhinia Vulf, Xhejms Xhojs, D.H. Lourens, Marsel Prust, Franc Kafka, H.L. Borhes, F.G. Lorka, Vladimir Nabokov, Italo Calvino, Umberto Eko, Milan Kundera, Zbignjev Herbert etj, etj. Madje ka raste kur profili i nobelistit është ulur në nivele të rëndomta sipas meje, deri tek Dario Fo, Alise Monro, Svitllana Aleksieviç, etj.

Kemi pasur mjaft kohë të gjatë të mendojmë, analizojmë e krahasojmë për një pikë të katërt: a e meriton menjëmend një vlerësim të tillë vepra e Kadaresë. Dhe përgjigja ime, absolute dhe e bazuar në bindje nga krahasimet është, se shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, e ka merituar gjithmonë këtë vlerësim, që me nominimin e parë për kandidat të “Nobelit” në vitin 1992 e deri më sot. Kombi shqiptar, i cili shenjë vendimtare të identitet të tij ka gjuhën shqipe, ka nevojë të shënjohet përmes kësaj gjuhe e kulture me një çmim Nobel. Kjo është ajo që bota na ka borxh, të na japë atë që na takon, të na shenjojë si kulturë e gjuhë, përmes instrumentit të saj më besnik, që në këtë rast është shkrimtari Isnail Kadare, kandidati çerekshekullor për çmimin Nobel në letërsi.

Ag Apolloni: Për shumë shkrimtarë, shkencëtarë dhe humanistë, javët e para të tetorit janë javë të etheve. Në këto javë ka tepër tifozë, shumë kandidatë dhe pak fitues. Nobeli është një çmim që e kthen vëmendjen e krejt botës kah letërsia, shkenca dhe humanizmi. Fatmirësisht shqiptarët kanë fituesit e tyre në shkencë (Ferid Murati) dhe humanizëm (Nënë Tereza) dhe një kandidat të përhershëm dhe serioz për letërsi (Ismail Kadare).

Gjithsesi, sa herë që vjen koha për ndarjen e çmimit Nobel, kemi një atmosferë garuese dhe debatuese. Në mesin e shqiptarëve, kryesisht debatet lidhen me emrin e Kadaresë, edhe pse s’mund të mohohet fakti që shumë lexues shqiptarë kanë edhe shkrimtarë të tjerë të preferuar, që janë pjesë e kësaj gare, si: Roth, Adonis, Nooteboom, Murakami etj. Ismail Kadare këtë vit është ndër emrat më të përmendur dhe, sikur të shpallej ai fitues, do të ishte një nder i veçantë për të dhe për letërsinë shqipe. Vetë Kadare nuk ka nevojë për famë, prandaj atij do t’i mjaftonte vlera monetare, ndërsa fama dhe nderi do t’i përkisnin letërsisë shqipe, të cilën tashmë ai e ka futur në hartën e letërsisë botërore.

Dëgjova që sivjet për herë të parë kemi edhe një shkrimtar nga Kosova, Rexhep Qosjen. Qosja, pa dyshim, është një shkrimtar i madh, por propozuesit e tij për Nobel nuk janë për t’u marrë seriozisht. Prandaj uroj që në vitet në vazhdim, institucionet serioze të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të nominuar shkrimtarë kosovarë për çmim Nobel. Nga nominimet nuk humbasim asgjë, por mund të fitojmë një çmim, që do të ishte njohja dhe mirënjohja më e madhe për Kosovën

Ndue Ukaj: Letërsisë shqipe i mungon nobeli. Shkrimtari i parë i nominuar për këtë çmim ishte Gjergj Fishta, ndërsa për shumë vite vazhdon të jetë Ismail Kadare, emri i të cilët përflitet si favorit i denjë. Në këtë pikë, nuk ka asnjë arsye për mëdyshje. Kjo për faktin se kultura letrare suedeze, ashtu sikurse pjesa dërmuese e kulturës botërore, është në kontakt të vazhdueshëm me veprën e

tij. Ajo botohet, lexohet dhe vlerësohet. E te ne, sa herë vjen vjeshta e Nobeli, ndizen gjakrat dhe shpërthejnë akuza të gjithfarshme në llogari të emrit dhe veprës së Kadaresë.

Një kontingjent karagjozësh e mohojnë, pa e lexuar fare veprën e tij. Disa të tjerë, duke u nisur nga premisa tjera- të ngushta e ideologjike- e shigjetojnë, po ashtu, pa asnjë arsye. Dhe s’duan të dinë se vepra e Kadaresë ka zënë majat e letërsisë së përbotshme. Jo me juri e vlerësime të komiteteve tona soc-realiste, as të kuzhinave politike të partive e ideologjive të majta a të djathta, por nga elitat e mendimit letrarë botëror. Ndaj, e di se është klishe të përsëritet, por dua ta ripohoj: Ismail Kadares është nga autorët më të mirë planetar, dhe si i tillë, pa hamendësime, e meriton Çmimin Nobel. Vepra e tij letrare nuk ka nevojë të certifikohet. Ajo është certifikua, pranuar dhe vlerësuar universalisht, dhe në këtë pikëpamje, ka një mendim të pranuar gjithandej në qarqe të rëndësishme letrare botërore. Romanet e tij lexohen me ëndje, studiohet me përkushtim dhe admirohet në gjithë planetin. Ai, për shume njohës te letërsisë, veç është në një rrafsh me nobelistë të shumtë. Nga ana tjetër, duhet përmendur: ka shkrimtarë të mëdhenj, që s’e kanë marrë Çmimin Nobel. Njeri nga ma të ndritshmit e të gjitha kohërave, është Jorge Luis Borges. E tjetri, Ernesot Sabato. Mirëpo, si pa Borgesin, ashtu edhe pa Sabaton, letërsia e përbotshme, do te ishte shumë ma e varfër. Të njëjtën gjë e them edhe për veprën e madhe të Kadaresë, pa të cilën, letërsia e përbotshme, do të ishte shumë më e varfër. Letërsia shqipe ka nevojë për dinamitin kulturor që e dhuron Nobeli. Për të, ka nevojë gjuha shqipe dhe kombi shqiptar, që të hyjnë në vallen e popujve që kanë fituar nobelin e letërsisë. Kjo s’është pak, përkundrazi, është shenjë kulture, dëshmi e lartësisë dhe e vlerës