Home Blog Page 6264

Malishevë: Morën pa leje kabllon e ujit, arrestohen vëllezërit

0

Një kabllo e cila ndihmonte që të funksionin pompat e ujit në fshatin Maxharrë të Malishevës, u bë shkaktar që të arrestohen 2 banorë të këtij lokaliteti.

Arsyeja është se Selajdin e Bekim Kastrati, morën këtë kabllo për shtëpinë e tyre të re, të cilën janë duke e ndërtuar, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu ata kërcënuan me armë policit që shkuan tek shtëpia e tyre që tu thojnë ta kthejnë përçuesin i cili u mor pa leje.

Selajdin Kastratit iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj kurse vëllait të tij Bekimit, masa e arrestit shtëpiak për një muaj.

Por akuzat e tilla i kanë mohuar familja Kastrati. Nëna e të arrestuarve ka thënë se kablloja u mor me leje.

AAK e NISMA kthehen në Kuvend

0

Ulëset e deputetëve të AAK-së dhe Nismës nga 13 shtatori më nuk do të jenë të zbrazëta.

Pas rreth 7 muajve bojkot, përveç seancave solemne, deputetët e këtyre partive kanë vendosur t’i kthehen jetës institucionale.

Ata kanë theksuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve, jo vetëm në seancat plenare, por edhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Pas procedimit të demarkacionit në Kuvend, të dy partitë opozitare thonë se nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkotin.

“Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka deklaruar se në momentin që marrëveshja për demarkacionin të vijë për shqyrtim ne do të kthehemi në Kuvend dhe ashtu kemi vepruar. Nga ajo ditë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e punës së kuvendit”, ka thënë Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës.

E Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti.

Te dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga inaugurimi i Hashim Thaçit si president i vendit, kishin vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

Fillimisht pjesë e bojkotit të opozitës ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, por ajo u kthye në Kuvend më 6 qershor, pasi kishin vlerësuar se duke qëndruar jashtë Kuvendit nuk po arrinin t’i kundërshtonin dy marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme për Kosovën.

Shënohet 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale të Prizrenit

0

Me një koktej rasti, të premten në Prizren është shënuar 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale në të cilin kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Pjesë e shënimit të përvjetorit të 17-të të Policisë në rajonin e Prizrenit, përveç përgjegjësve më të lartë të Drejtorisë Rajonale të Policisë ishin edhe kryetari i Gjykatës Themelore , Ymer Hoxha, komandanti i Njësisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, kapiteni Sejdi Krasniqi dhe të tjerë.

Drejtori i Policisë Rajonale, Nexhmi Krasniqi tha se përkundër sfidave të shumta po e përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në shërbim të ruajtjes së pronës dhe nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Fal angazhimeve të shumta janë arritur suksese të dukshme në luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, trafikimit të qenieve njerëzore etj.”, tha ai.

“Ndër të arriturat më të theksuara të Policisë Rajonale në Prizren, është se i’a kemi dalur që gjatë këtij viti të identifikojmë 72 % të personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Krasniqi.

Punën por edhe bashkëpunimin me policinë e vlerësoi të frytshme edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, i cili tha se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më tepër për të arritur objektivat e parapara të këtyre dy institucioneve për sundim të rendit dhe ligjit.

Gjatë këtij aktiviteti solemn, krerët e policisë në Prizren kanë nderuar me mirënjohje 9 zyrtarë policorë, të cilët kanë treguar performansë të lartë në kryerjen e detyrave profesionale gjatë angazhimeve të tyre në punë. /TV Prizreni/

Përleshje brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar një përleshje fizike për arsye banale që ka ndodhur mes Sekretarit të kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, dhe një zyrtari të lartë, Vlorat Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj i cili edhe ka paralajmëruar masa.

“Po ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë cfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disciplinor do të mblidhet dhe pezulloj të dy zyrtarët”, ka thënë Prenkaj. /Gazeta Express/

Freddie Mercury, simboli i një lufte që ende vazhdon

0

Sigurisht që bëhet fjalë për një legjendë. Një këngëtar që ende sot dhuron emocione teksa dëgjon këngët apo sheh performancat e tij. Lideri i një grupi të madh, por jo më shumë sesa emri që ai la pas. Një vokal potent, një njeri karizmatik, i shfrenuar në egon e vet shkatërruese, i tillë ishte Freddie Mercury, udhëheqësi i grupit Queen, që vdiq në vilën e tij luksoze në kuartin e Londrës Kensington.

I cilësuar si një superstar dhe një nga këngëtarët më të mirë të rrokut, Freddie Mercury, humbi betejën me vdekjen si pasojë e infektimit me virusin Hiv- Aids. Vdekja e tij erdhi një mbrëmje vjeshte, më 24 nëntor të vitit 1991, por ai përkujtohet çdo 1 dhjetor si një simbol i luftës kundër virusit të shekullit.

Freddie ishte infektuar me AIDS katër vjet përpara se të vdiste. Lajmi për historinë e tij shokoi mijëra fansa në të gjithë botën. Me një fëmijëri të kaluar në Indi, ai filloi të merrte mësime në piano qysh në moshën 7-vjeçare. Ai jetoi në Indi, tek gjyshja e tij deri në mbarim të shkollës, nga ku largua përfundimisht nga Zanzibari dhe India (në Zanzibar kishte lindur dhe në Indi kishte kryer shkollën), për t’u shpërngulur në Angli bashkë me familjen e tij. Aty nisi edhe aventura e gjatë e djalit të talentuar, i cili shumë shpejt u kthye në një nga këngëtarët më të njohur të rrokut, me grupin e tij “Queen”.

Infektimi i Mercury me virusin vdekjeprurës fillimisht u bë i ditur nga shtypi anglez, e më vonë vetë Freddie e pohoi këtë gjë. Ai ishte viktima e parë e AIDS-it, skenën e botës së artit dhe mbi të gjitha të rokut. Dëshira e fundit e Mercury, ishte që trupi i tij të digjej në krematoriumin “Kensal Green”, që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës.

Freddie për një kohë të gjatë ai është cilësuar si një biseksual. Megjithatë, pavarësisht jetës së shfrenuar, Freddie ishte një mashkull i turpshëm shpeshherë dhe i vetmuar, edhe pse kishte shumë dashuri të mëdha siç ishte ajo për Mary Austin, e cila vazhdon të jetojë në shtëpinë e Mercury sot e kësaj dite. Kjo ishte e vetmja histori e rëndësishme për të, së cilës i kushtoi edhe këngën “Love of my life”.

Freddie ishte i pandreqshëm në mënyrën e jetesës së tij. Preferonte të pinte shampanjë në vend të ujit, kokainën e kishte në vend të bukës, të cilën nuk e ndau deri në në fund të jetës. Ishte i dhënë shumë pas festave të çmendura dhe vetëm festimi i ditëlindjes së 35-të i kushtoi rreth një milion dollarë.

Disa muaj para se të vdiste, ai këndoi përkundër dhembjes që kishte hyri në studio dhe inçizoi albumin e fundit “Innuendo”. “The Show must go” (Shfaqja duhet të vazhdojë) ishte porosia se duhet vazhduar të jetohej dhe të këndohej. Ai u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas një perandori të tërë muzikore, me hite të pavdekshme. Freddie Mercury vazhdon ende të jetojë!

“Ukshin Hoti” dhe “Luigj Gurakuqi” vazhdojnë bashkëpunimin

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, i shoqëruar nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Sadik Idrizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku është takuar me Rektorin, Adem Bekteshi dhe strukturat të tjera drejtuese të këtij universiteti.

“Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Posaçërisht u diskutua për bashkëpunim në shkëmbimin e stafit në lëndët deficitare, ndarjen e kuotave të doktoratës për UPZ, organizmin e programeve të përbashkëta të nivelit master dhe të doktoratës , pjesëmarrje në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, etj.”, thuhet në njoftim të UPZ-së.

Deri më tani UPZ dhe ULG kanë pas bashkëpunim të mirë, sidomos në realizmin e programit të përbashkët të nivelit Master, në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim në Turizëm, i cili është financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Projektit “Tempus”. /PrizrenPress.com/

Dy vjet nga vdekja e veprimtarit, Masar Shala

0

Në Prizren dhe Rogovë  të Hasit është përkujtuar Masar Shala. Ai dy vite më parë ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 50-të vjeçar.

Masar Shala, ka qenë këshilltar i PDK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ai ishte edhe kryetar i KF “Liria”.

Ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare që nga vitet 90-ta, duke qenë pjesë e KMDLNJ-së, anëtar i PPK-së dhe subjekteve të ndryshme të jetës në kohën e ndërtimit të sistemit paralel, sic ishte arsimi, shëndetësia, Këshilli i financave etj.

Nga korriku i vitit 2013 deri me 8 tetor 2014, ishte në krye të Klubit, duke qenë shumë i preokupuar me kthimin e skuadrës në elitë.
Ai, deri në ditët e fundit të jetës u përkushtuar ndaj klubit./PrizrenPress.com/

Koncert recital nga kitaristi Drilon Çoçaj

0

Kitaristi kosovar Drilon Çoçaj nga nesër do të nis turneun koncertal nëpër disa qytete të Kosovës. Pikëndalesa e parë do të jetë qyteti i Vushtrisë përkatësisht një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Koncerti recital përfshinë vepra nga John Dowland, J.S.Bach, M.M.Ponce dhe Schubert-Mertz. Koncerti I cili do të nis në orën 19:00 është bërë i mundur me përkrahjen e Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa ky turne koncertal është iniciative e kitaristit Drilon Çoçaj do të përmbyllet në Prishtinë në kuadër të eicionit të 11-të Festivalit DAM.

Drilon Çoçaj, i lindur në Prizren ka përfunduar studimet për kitarë në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Xhevdet Sahaxhija. Ka koncertuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjermani. Është anëtar i Shoqatës së Kitaristëve të Kosovës.

Familja kërkon që trupi i Visar Begajt të dorëzohet në Kosovë

0

Familjarët e Visar Begajt, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit të aeroplanit dy ditë më parë në afërsi të Shkupit, kërkojnë që trupi i tij, pas procedurave ligjore, të kthehet në Kosovë dhe jo në Itali.

Familjari i tij dhe njëkohësisht kreu i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një deklaratë për televizionin Alsat kërkon që ambasadat e Italisë dhe Kosovës të veprojnë sipas kërkesave të familjarëve.

Ndërkohë nga Instituti i Mjekësisë ligjore në Shkup, njoftuan se autopsia e trupave po vazhdon dhe se detajet do t’i kumtojë Prokuroria Publike.

Bazuar në të dhënat e MPB-së, aksidenti ka ndodhur katër minuta para aterrimit. Me grumbullimin e të gjitha provave, do të bëhen të ditura edhe shkaqet e rrëzimit.

Në aksidentin ajror humbën jetën gjashtë persona. Visar Begaj dhe pesë italianët po udhëtonin me aeroplanin e tyre privat që për destinacion kishte Prishtinën. Pasagjerët nga Trevizo e Italisë kishin tentuar të aterojnë në pistën e aeroportit të Shkupit për t’u furnizuar me kerozinë

Bayerni, klub më histori të madhe

0

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munich ka folur për përshtypjet e tij të para tek gjiganti gjerman.

Tekniku italian këtë sezon po drejton klubin më të madhe gjerman.

Ancelotti thotë se ‘Bavarezët’ janë klub më histori të madhe. Ai thotë se askush në klubin e tij nuk e kërkon të fitohet më çdo gjë.

“Bayern Munich është klub më histori të madhe dhe nuk ka klub tjetër përveç Real Madridit”, ka thënë Ancelotti. “Askush nuk më kërkon në mënyrë specifike për të fituar çdo gjë dhe unë vetëm duhet të shqetësohem për mbajtjen e ekipit në një nivel konkurruese”, tha ai