26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6269

Rahoveci në gatishmëri për përballimin e reshjeve të shiut

0

Shiu, i cili ka filluar të bie sot gjatë ditës ka filluar të paraqet probleme nëpër disa fshatra të Komunës së Rahovecit duke e përfshi edhe qytetin.

Për këtë arsye kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka kërkuar nga Muhamet Behra, DShP dhe Bislim Morina, DMSh që të koordinohen me institucionet të tjera siç është KRU “Radoniqi” njësia në Rahovec dhe në Prizren, që të jenë në gjendje gatishmëri.

Sipas drejtorive përkatëse, kërkesa për të intervenuar ka pasur në fshatin Dobidol dhe në fshatrat të tjerë po ashtu edhe në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe në rrugën “Sylejman Vokshi”, në qytetin e Rahovecit.

Situata sa u përket vërshimeve në Komunën e Rahovecit është nën kontroll dhe ekipet janë në teren dhe në vazhdimësi janë duke punuar në evitimin e përmbytjeve.

Sipas drejtorit Muhamet Behra, niveli i ujit ka filluar të ulët dhe nga kjo mund të thuhet se edhe rreziku i vërshimeve është zvogëluar.

Ai thotë po ashtu se në të ardhmen, në vendet ku është paraqitur rreziku nga vërshimet do të intervenohet që në të ardhmen të mos ketë rrezik nga vërshimet. /PrizrenPress.com/

Lumi ‘Mirusha’ depërton në shkollën e Burimit të Malishevës (Foto)

0

Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska.

Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë, thuhet në një komunikatë të Komunës së Malishevës.

Momentalisht, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.

Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës. /PrizrenPress.com/

Malisheve-vershime-zjarrfikesit

Limaj: Opozita duhet ta shqyrtojë braktisjen e Kuvendit

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit është i panevojshëm.

“Vazhdimi i përdorimit të gazit në seancat e Kuvendit mendoj se është i pa nevojshëm”, ka thënë Limaj për IndeksOnline, duke paralajmëruar një formë të re të kundërshtimit të qeverisë.

Sipas tij, opozita duhet ta trajtojë seriozisht qëndrimin në Kuvend.

“Ndoshta ka ardhur koha që opozita ta trajtoj seriozisht qëndrimin e saj te mëtutjeshëm në Kuvend”, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën.

“Pas krejt asaj që ka ndodhur deri më tani, e posaçërisht tashmë kur ekziston vendimi i Gjykatës që i dha të drejt opozitës së marrëveshja e parimeve e nënshkruar në Bruksel është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, arsyeton Limaj.

Tutje ai thotë se kjo qeveri është shkelëse e Kushtetutës, ky Kuvend e ka humb legjitimitetin e vet dhe e vetmja zgjidhje është që vendi të shkoj në zgjedhje.

Për formë të re të veprimit të opozitës, ka folur sot për Gazetën Express edhe nënkryetari i AAK’-së, Adrian Gjini.

Ai ka treguar se AAK-ja po shqyrton edhe mundësinë e largimit nga Kuvendi, si formë e kundërshtimit opozitar.

Vdesin dy alpinistë në Zvicër

0

Në Safiental të kantonit Graubünden në Zvicër, kanë humbur jetën të shtunën dy alpinistë të mbuluar nga orteku i borës. Ata, nëpër një mot të lig, me borë dhe me kushte të vështirësuar të pamjes ishin rrugës për në Höllgraben, bën të ditur policia kantonale.

Në ngjitje e sipër ata janë kapur nga një ortek bore me ç`rast janë mbuluar në tërësi.

Të dielën dy alpinistët janë gjetur të vdekur dhe janë transportuar.

Katër persona të tjerë që po ashtu janë kapur nga orteku i borës po në Safiental të shtunën, kanë shpëtuar pa lëndime.

Do t’ia nxjerrim zemrën ISIS0-it

0

Zëvendëspresidenti Amerikan, Joe Biden, tha sot se Washingtoni do “t’ia nxjerrë zemrën” grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Siri dhe në Irak.

“Ne do t’ia nxjerrim zemrën Daeshit (Shtetit Islamik) në Irak dhe në Siri, në mënyrë që t’ua pamundësojmë atyre që të shpërndajnë helm në rajon dhe në gjithë botën”, ka thënë ai.

Biden ka folur para qindra amerikanëve në një bazë ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kjo luftë do të marrë kohë, por ne jemi të përkushtuar që t’a shkatërrojmë këtë përbindësh”, ka thënë Biden.

Më herët, ai e kishte përjashtuar një zgjidhje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe kishte bërë thirrje për një tranzicion politik.

“Sado e vështirë që të jetë, ne duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë një zgjidhje politike”, ka thënë Biden.

Ja si duket Suhareka e vërushuar nga shiu (Video)

0

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.

Edhe Suharekën e ka kapluar vërshimi, shkruan Gazeta Express.

Komunat më të prekura nga këto vërshime janë ajo e Pejës, Skenderajt, Prizrenit, Malishevës, etj.

Përsos shiut, në vendet malore, ka pasur edhe reshjeve të borës.

Vershime nga shiu edhe ne Suharekë

Gepostet von Gazeta Express am Montag, 7. März 2016

Në Malishevë, rrugët “shndërrohen” në lumenj (Video)

0

Si pasojë e reshjeve të shiut, pjesë të ndryshme të Kosovës, gjatë ditës së sotme janë duke u ballafaquar me vërshime.

Përveç raportimeve se Peja është qyteti që po ballafaqohet me gjendje të rëndë, në adresë të Telegrafit kanë ardhur pamje që tregojnë se edhe Malisheva po ballafaqohet me një gjendje të tillë.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar pamjet, të cilat sipas tij janë bërë në Bajë të Malishevës.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1278561152160258/

Fevziu: Ilir Meta zgjedhet president në 2017

0

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu mendon se Ilir Meta do të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, që do të zgjidhet në vitin 2017. Gjatë një interviste dhënë për gazetarin Çim Peka në emisionin “FAKT” në SYRI.net, Fevziu thotë se kjo është pjesë e marrëveshjes qeverisëse.

Gjithashtu, Fevziu ka një mendim të tij edhe për Ben Blushin dhe përplasjet e tij brenda PS. Për intervistën e Ardit Gjebreas me Marjan Rrokun dhe për intervistat e tij me Ramiz Alinë.

Malisheva shënoi Ditën e Mësuesit

0

Sot në Malishevë, organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, është shënuar 7 Marsi, Dita e Mësuesit, përmes aktivitete të ndryshme, ndërsa aktiviteti kryesor, është mbajtur në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”, ku edhe janë dhënë mirënjohje për shkollat më të mira dhe arsimtarët më të mirë, në fusha të ndryshme.

Në takimin e organizuar nga DKAE, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku, fillimisht i ka falënderuar të gjithë veteranët e arsimit, për kontributin e tyre në shkollat e Komunës së Malishevës, për dekada të tëra.

“Ne si komunë, i çmojmë dhe i vlerësojmë lartë punën e palodhshme të mësimdhënësve tanë, të cilët kanë dhënë dhe po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin e fëmijëve tanë”, tha Mazreku.

“Ne si komunë, jemi të përkushtuar në ngritjen e objekteve të reja shkollore, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim dhe për këtë qëllim, kemi investuar dhe do të vazhdojmë të investojmë në shkollat tona. Si rezultat, ne sot kemi shkolla moderne”, tha ai.

Ndërsa drejtori i arsimit, Avdi Morina, tha se sot është ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për kombin dhe shkollën shqipe.

“Libri dhe lapsi, janë dy armët më të fuqishme që ne kemi” tha Morina, duke folur për shkollën dhe historinë e hapjes së shkollës së parë shqipe.

“Ne sot, i nderojmë dhe i respektojmë të gjithë ata që dhanë dhe po japin kontribut në shkollat tona, për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj”, tha Morina.

Në fund të këtij aktiviteti, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka ndarë mirënjohje në gjashtë fusha për shkollat dhe arsimtarët e dalluar, gjatë një viti shkollor, të cilët janë dalluar për aktivitete dhe sukseset e arritura, si ka dhënë mirënjohje edhe për veteranët e arsimit. /PrizrenPress.com/

NISMA në Prizren nderon mësuesit

0

NISMA për Kosovën – dega Prizren, 7 Marsin – ditën e cila i kushtohet mësuesit, e përcjell me urimin më të përzemërt për mësuesit dhe mësueset tona, kudo ku ata punojnë dhe veprojnë.

“Ne këtë ditë ne ju nderojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh qe keni dhënë që po jepni për mësimin e gjuhës sonë shqipe, gjuhë kjo që na lanë amanet të parët tanë. Derisa neve na mbetet që këtë gjuhë, ta përcjellim ashtu të pastër dhe të dëlirë tek brezat e ardhshëm. Një gjë është e sigurt, që ju me punën dhe kontributin tuaj, na bëtë krenar ndër vite, e në veçanti vitet të cilat populli ynë i mban ende të freskëta, ku ju të dashur mësues bëtë sakrifica të mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë”.

“Njëherit në këtë ditë të veçantë, duhet kujtuar me pijetet të gjithë ata mësimdhënës dhe nxënës, që u flijuan gjatë luftës, duke mbrojtur atdheun dhe shkollën shqipe, të cilët ranë heroikisht me të vetmin idealë, çlirimin njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit serb”.

“Konsiderojmë se neve tani na prin arsyeja e fortë për ta kremtuar këtë ditë, pasi që ideali i shumë brezave, tani është bërë realitet, duke u kurorëzuar me shtetësinë e Kosovës. Prandaj edhe njëherë NISMA për Kosoven – dega Prizren uron 7 Marsin, ditën e mësuesit të gjithë mësimdhënësve kudo ku ata kontribuojnë në ngritjen dijes dhe arsimit shqip”, thuhet në urimin e NISMA-s. /PrizrenPress.com/