23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6272

Maqedoni – 115 votues me adresë në banesën 70 m2

0

Vazhdojnë të dalin në sipërfaqe parregullsitë e listës zgjedhore në Maqedoni dhe skandalet e saj. Pas disa hulumtimeve, Alsat M zbuloi të dhënat për 115 banorë të regjistruar në një shtëpi të vetme.

Shtëpia dydhomëshe gjendet në rrugën “Dimçe Mirçev” në Komunën Qendër dhe dy banorët e vërtetë të saj ishin po kaq të habitur kur kishin marrë lajmin se ligjërisht, ata janë të regjistruar kinse bashkëjetojnë me mbi 100 persona që nuk i kishin njohur kurrë.

“Këtu jetoj vetëm unë me gruan. Jemi vetëm dy persona në këtë shtëpi. Nuk është e vërtetë që ka 115 ose 120 por jemi vetëm ne. 70 metra katrorë është shtëpia, s’ka më shumë. Këtë e bëjnë politikanët, deklaroi Hasani, banor i shtëpisë.

Hasani dhe zonja e tij Nesibja u ankuan që shfrytëzohen për zgjedhje kurse nuk marrin as ndihmë sociale. Ata dhe komshinjtë e tyre thanë se gjatë zgjedhjeve, atyre u ofrohet para ose produkte ushqimore për të votuar.

“Herën e parë një qese shpageta dhe një me miell, nuk e di të cilit vit. Dhe ato shpagetat ndoshta të distribuuara nga Turqia ose Italia, aq.

Ju kanë ofruar?

Po. Te shtëpia ime nuk ka të paraqitur. Ka të paraqitur të komshinjtë. Edhe në fund rrugës te Jane. Atje jetojnë nëna, babai me fëmijët.

Ka qenë kjo gjë prej më herët?

Kjo ndodh për herë të parë. Kjo është për në lajme dhe Bashkimi Evropian të vijë këtu dhe të vijë edhe ministri”, tha një banore.

Gjatë hulumtimit, rast të ngjashëm dhe po kaq të dyshimtë, Alsat M zbuloi edhe në rrugën “Maksim Gorki” të Komunës Qendër, në njërën nga banesat e së cilës janë të regjistruar 66 banorë. Nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë të pakapshëm për të sqaruar se nëse numri i ankesave është shumë i madh si do të përballet ky institucion me rastet e këtilla, si dhe a do të bëhet kontroll në terren edhe për këto raste.

Basha viziton Washingtonin

0

Më pak se një muaj pas vizitës së sekretarit Amerikan në Tiranë John Kerry, kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha do të niset drejt Washingtonit, ku do të pritet nga zyrtarë të lartë të Kongresit Amerikan .

Kryetari i PD-së pritet të nisë një vizitë disa ditore të shtunën e ardhshme, me datën 12 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa vetë zoti Basha ka konfirmuar se këtë vizitë e zhvillon me ftesë të Kongresit Amerikan dhe të miqve të Shqipërisë atje. Vizita e kreut të PD-së në SHBA përkon edhe me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro – amerikane. /Shqiptarja.com/

Zgjedhjet në ShBA, komplikohet gara

0

Pikërisht kur u mendua se gjërat po qartësohen dhe Hillary Clinton nga Demokratët e Donald Trump nga Republikanët po ecnin sigurt drejt fitoreve respektive për t’u shpallur kandidatë të partive të tyre për President, gjërat janë komplikuar përsëri.

Pesë shtetet e radhës kanë votuar dhe fituesit nuk janë ata që supozohej, të paktën jo në përmasën që pritej, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton ka arritur të fitojë vetëm një shtet ndërsa Bernie Sanders ka fituar dy, nga gjithsejtë tri shtete në të cilat votohej për Demokratë.

Clinton ka fituar Louisianan bindshëm, por ka humbur nga Sanders në Kansas e Nebraska.

Kurse në katër shtete që kanë votuar për Republikanët dy i ka fituar Donald Trump e dy të tjerat Ted Cruz. Kandidati tjetër serioz nga Republikanët, Marco Rubio nuk ka arritur të fitojë asnjë shtet duke u gjendur tashmë në një pozitë shumë të vështirë.

Cruz arriti ta fitojë Maine-in dhe Kansasin, kurse Trump fitoi një shtet shumë të rëndësishme siç është Louisiana dhe po ashtu edhe Kentuckyn.

Me dy fitoret e sotme Trump arrin në shifrën e 12 shteteve të fituara, kurse Curz ka gjashtë.

Edhe nga Demokratët Hillary Clinton ka krijuar një epërsi ndaj Sanders. Clinton ka fituar 11 shtete, kurse Sanders ka të fituara shtatë.

Gara do të vazhdojë edhe gjatë, sepse shumë shtete të tjera rreth e për çark Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të votojnë dhe numri i delegatëve që duhet të arrihet për të fituar nominimin nga të dy partitë është shumë i madh.

Për ta fituar nominimin për President nga radhët e Demokratëve njëri nga kandidatët duhet të mbledhë 2383 delegatë (përfshirë superdelegatët). Për momentin Hillary Clinton prinë me 1104, kurse Sanders ka 446 sosh.

Ndërsa për ta fituar nominimin nga radhët e Republikanëve nevojiten 1237 delegatë – Donald Trump prinë me 347, Cruz ka 267, kurse Rubio 116.

Derisa të arrihen këto shifra kandidatët do të garojnë mes vete, për të fituar besimin e qytetarëve i cili do të iu nevojitet më shumë se kurrë ditën e zgjedhjeve të përgjithshme për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, të cilat janë caktuar të mbahen me tetë nëntor 2016.

Dy shtetas të Shqipërisë rrahin tre persona në Malishevë

0

Dy shtetas të Shqipërisë kanë sulmuar fizikisht tre persona në fshatin Kijevë të Malishevës. Sulmi fzikë, ka ndodhur në kohën sa viktimat kanë qenë duke punuar në trotuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë pasi që me mjete të forta (shufra) kishin sulmuar tre punëtorë të cilët ishin duke shtruar trotuar”, njofton Policia e Kosovës.

“ Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”.

“ Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPRESS.COM/

Prizren: Kërcënim për para

0

Një person në Prizren është kërcënuar për para. Policia njofton se i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Viktima ka raportua në polici se një i dyshuar e ka kanosur atë duke i kërkuar një shumë parash”, njofton Policia e Kosovës

“Njësitë policor kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, mirëpo nuk e kanë hasur dhe i njejti mbetet në kërkim”./PrizrenPRESS/

Kërkohet arrestimi i Bill Clintonit

0

Me mijëra njerëz po bëjnë thirrje për arrestimin e Bill Clintonit pasi ish-presidenti thuhet se ka bërë fushatë për bashkëshorten e tij shumë afër vendvotimeve.

Në disa raste, qytetarët amerikanë thonë se ai ka bërë fushatë edhe brenda vendvotimeve.

Një peticion, i nënshkruar nga 95,000 persona, është nisur nga përkrahësit e Bernie Sanders që thonë se Bill Clinton ka bërë fushatë për Hillaryn në afërsi prej rreth 45 metrash nga vendvotimet.

“Kjo është një thirrje për arrestim të menjëhershëm për Presidentin Bill Clinton për shkelje me vetëdije të ligjeve të fushatës”, thuhet mes tjerash në peticionin në fjalë, raportojnë mediat amerikane.

Ndërkaq, në ueb-faqen e Sekretarit të Shtetit Massachusetts, William Galvin, shkruan:

“Në ditën e zgjedhjeve, disa aktivitetet ndalohen të kryhen brenda vendvotimeve dhe në distancë 45 metra larg vendvotimeve”, përfshi edhe “kërkesën e votave pro dhe kundër, apo ndonjë formë tjetër të promovimit apo kundërshtimit të ndonjë personi a partie politike”.

Përkrahësit e Sandersit thonë se ish-presidenti ka marrë pjesë në një tubim jashtë një vendvotimi në New Bedford dhe ka hyrë brenda vendvotimeve në dy komunitete tjera, shkruan “New York Post”.

Hillary Clinton mposhti të martën Sandersin në Massachusetts, 50 me 49 për qind.

Mulliri i mrekullive në Prizren, shëron memecët

0

Pronarët e mullirit të “Tabakhanës” mendojnë se ky mulli ka disa veçanti dhe tregojnë histori interesante se si fëmijët kanë hequr belbëzimet sapo kanë marrë “dorë” në këtë mulli.

Mulliri i vjetër i familjes Gërmizaj, si quhet ndryshe Mulliri i “Tabakhanës” në Prizren, është mulliri i Adem Aga Sokolit, që ishte një pasanik i kohës dhe që në pronësi ka pasur edhe objekte të tjera me vlera të larta arkitektonike, estetike dhe etnologjike. Mullri është ndërtuar në shek. XVIII dhe është rinovuar disa herë gjatë periudhave të ndryshme kohore. Mulliri ka të gjitha elementet e një mulliri tradicional të Ballkanit. Pra, kemi hyrjen, vendin për kuaj, vendin për drithëra të pa bluara, vendin për drithëra të bluara, dhomën e mullingjisë, kanalin e ujit, etj. E veçantë është se pos bluarjes, mulliri i ‘Tabakhanes’ kanë shërbyer edhe për shërimin e memecllëkut të fëmijëve. Ky mulli gjendet brenda kompleksit të tabakëve (përpunuesit të lëkurës) dhe për këtë arsye ka marrë emrin mulliri i tabakhanes. Kompleksi i Tabakhanës gjendet në anën e djathtë të lumit Lumbardhë në mes të xhamisë së Ahmed-beut, Suziut, Mustafa Pashës dhe ndërtesës së Beledijes. “Mulliri i vjetër i “Tabakhanës” ruan pajisje dhe rekuizita origjinale të kohës, njëherësh edhe procesi i bluarjes është tradicional, duke shfrytëzuar fuqinë e ujit për fërkimin e gurëve që bën bluarjen e drithërave.

Nuk duhet harruar se procesi i bluarjes tradicionale është pothuajse e zhdukur fare në këto treva, ndërsa në Prizren është i vetmi mulli që ende funksion. “Renovimi i këtij mulliri është stimulim për zejet dhe prodhimtarinë tradicionale që dita ditës po shuhet. Duhet të arrijmë që ta mbajmë të funksionuar të vetmin mulli (“Mohikani i fundit”, që është vlerë kulturo-historike e Prizrenit”, thotë drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, Samir Hoxha. “Është karakteristikë e veçantë se Përdrinia ishte dhe vazhdon të mbetet hambar i drithërave, por Prizreni me 17 mullinjtë e vetë ishte një qytet i njohur në gjithë Vilajetin e Kosovës. Mullinjtë shumica e tyre kishin ahurin e bagëtive, pasi që ai shërbente për bartësit e drithit që atëherë ishin i vetmi transport. Derisa shumica e mullinjve kishin odën e mullingjinjëve e njëri prej tyre kishte edhe odën e pritjes. Mullinjtë për një kohë të gjatë ishin dhe do të mbeten si një shembull më i mirë i civilizimit të arritjeve për ushqimin. Mullinjtë e Prizrenit kanë funksionuar kryesisht fal ujit të Lumëbardhit, kurse mullinjtë në fshatra kanë punuar falë krojeve dhe burimeve të vendeve të ndryshme”.

Lutjet e nënës

Maliq Gërmizaj, i biri i Agim Gërmizajt, u shpreh se në këtë mulli pos që ka pasur rëndësi të bluarjes, aty qindra fëmijë janë shëruar tërësisht nga memecllëku i plotë apo edhe nga belbëzimet../kosova sot/

Politikë e korrupsionit dhe e haraçit

0

“Sa i përket korrupsionit dhe shkallës, me të cilën janë të zhytur zyrtarët politikë, kjo gjë varet vetëm nga posti udhëheqës. D.m.th. aty ku u është krijuar mundësia më e vogël, zyrtarët e Kosovës e kanë shfrytëzuar, duke krijuar mirëqenie të madhe dhe duke siguruar kapital milionësh, gjë që Prokuroria e EULEX-it nuk është dashur t’i lejojë kaq gjatë të qeverisin Kosovën”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Tash e 16 vjet me radhë Kosova po nëpërkëmbët nga politikanët që ia duan të keqen këtij vendi dhe në vend që të prodhojë stabilitet, siguri e zhvillim, po prodhon dhe njeh vetëm kriza të njëpasnjëshme, politikanë të korruptuar. Duket se faji për gjithë këtë dështim i ka klasa e dështuar politike, e cila e ka kapur shtetin dhe çdo por të jetës.

Njohësi i mirë i çështjeve të politikës, Shefqet Dibrani, thotë se fajtorët për dështimet e shumta të shtetit janë gjithfarësh.

“Natyrisht këta që janë zvarritur nga posti në post, qoftë në nivel shtetëror apo partiak, janë përgjegjësit kryesor. Derisa në LDK ka pasur ndryshime rrënjësore, sidomos pas vdekjes së dr. Rugovës, në PDK elementet udhëheqës janë konstant. Ato pak mospajtime brenda PDK-së, ngjasojnë me përpjekjet e fraksioneve brenda LDK-së për të gjallë të Dr. Rugovës. Kjo analogji na sjell tek konstatimi se përgjegjës kryesor të krizës në Kosovë janë strukturat e PDK-së të njohura e përfolura si SHIK, ndërsa brenda LDK-së kryesisht është instaluar mendësia përjashtuese dhe përçarëse e cila si protagonist të saj e ka dr. Bujar Bukoshit”, thotë ai për “Kosova Sot”.

Frika nga Gjykata Speciale

Dibrani tutje shton se si SHIK-u, ashtu edhe Bujar Bukoshi, janë dy elemente që e kanë shkatërruar Kosovën.

“Nëse në PDK kanë vepruar strukturat e SHIK-ut të cilat kanë bërë kërdinë nëpër Kosovë, strukturat e Bujar Bukoshit kanë bërë të njëjtën kërdi, por veprimtaria e tyre është fokusuar brenda LDK-së, ndryshime këto që lidhen drejtpërdrejt me kohën e udhëheqjes së dr. Fatmir Sejdiut, përmes të cilit u futen pa vështirësi në radhët e LDK-së, ku kjo parti komplet përfundoi në duart e Bujar Bukoshit. Fillimisht dr. Bujar Bukoshi do të rehabilitohet në Familjen Rugova dhe më pas përmes mekanizmave të tij do të arrin ta futi brenda LDK-së z. Isa Mustafa. Sot z. Isa Mustafa ia ka ndryshuar tërësisht konceptin dhe vizionin politikës paqësore, shtetndërtuese dhe unifikuese filozofisë së dr. Ibrahim Rugovës, koncept ky që kishte investuar për vitet të tëra, prandaj krimi politik dhe ekonomik tashmë po e bënë të veten edhe brenda kësaj partie, në të cilën më nuk funksion asnjë nga postulatet e konceptit të dr. Rugovës”, mendon ai.

Dibrani mendon se nuk mund të krijohet stabilitet politikë, as 16 vjet pas luftës për shkak se kemi një kryeministër që nuk përfillë askënd.

“Si mund të prodhojë stabilitet politik një kryeministër mbi të cilin rëndojnë një bagazh veprash, disa prej të cilave flitet se janë të proceduara edhe tek prokurori i shtetit dhe ai në EULEX.

Por, nëse gjërat i shikojmë me një sy kritik, tek partnerin qeverisës PDK-ja gjendja është shumë më e rënduar, veçmas nga frika se Gjykata Speciale do të merret me disa sish. Por, do të jetë e dhembshme dhe me pasoja nëse kjo mund të ndodhë me Presidentin e ardhshëm të Kosovës”, thotë ai.

Brezi i politikanëve që nuk e kanë dert përgjegjësinë!

Fajin që Kosova është në këtë krizë të thellë politike duhet kërkuar te politikanët uzurpatorë që kanë kapur shtetin, mendon Dibrani, i cili shton se kjo kastë politike nuk ka lënë ligj dhe statut partiak pa e shkelur dhe e kanë uzurpuar edhe postin e Presidentit, atë të kryekuvendarit dhe postin e kryeministrit. /Kosova Sot/

‘Lufta’ e pasluftës

0

Konfrontimi i ish-drejtuesve të UÇK-së për të marrë medalje 17 vjet pas luftës, duke akuzuar njëri-tjetrin, konsiderohet i panevojshëm dhe i pasinqertë. Analistët politikë thonë se lufta është bërë me disa gabime, ndërsa shkas i përplasjeve mund të jetë Gjykata Speciale

Ata që dikur luftuan përkrah njëri-tjetrit për çlirimin e Kosovës, sot janë shndërruar në armiq, duke sulmuar virtualisht njëri-tjetrin për tradhti ndaj shokëve. Akuzat e ndërsjella, sipas analistëve politikë, por edhe ish-guerilëve të UÇK-së, janë të panevojshme dhe të pasinqerta, aq më pak që lidhen me koncepte politike.

Drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë për “Zërin” se KMDLNJ-ja ka reaguar dhe ka kërkuar që ish-luftëtarët e UÇK-së duhet të jenë më të përmbajtur, pasi, sipas tij, të gjithë këta persona që janë përfshirë në këtë debat dikur kanë qenë bashkëluftëtarë dhe kanë rrezikuar jetën për njëri-tjetrin.

Shala konsideron se kjo nuk është aspak e dinjitetshme dhe se nuk është në dobi të askujt.

“Këto nuk po bëhen për ta treguar një të vërtetë, por për ta sulmuar njëri-tjetrin. Realisht po duket që po keqpërdoret lufta për qëllime politike… ata po vlerësojnë se ka ardhur momenti kur duhet të eliminohen politikisht për të realizuar interesa të caktuara”, është shprehur Shala.

Shkas i përplasjeve, Gjykata Speciale

Më tej ai ka thënë se nuk e lidh këtë konfrontim me Gjykatën Speciale, por thotë se duhet ta kemi parasysh faktin që nëse këta që deri dje kanë qenë në gjendje ta japin jetën për njëri-tjetrin tani të dalin kundër njëri-tjetrit, çfarë mund të thonë dëshmitarët e mbrojtur.

I pari i KMDLNJ-së, gjithashtu, ka thënë se kjo nuk është goditje për UÇK-në ashtu siç nuk kanë qenë as uzurpimet e keqpërdorimet tjera që janë bërë pas luftës në emër të UÇK-së/zeri/

Anton Quni dhe Rrustem Berisha mund të përfundojnë në listat e Interpolit?!

0

Europol nuk kanë kompetenca direkte të arrestimit, prandaj edhe nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në arrestimin e mundshëm të ish-pjesëtarëve të UÇK-së të dënuar me nga 15 vite burg për krime lufte nga një Gjykatë në Nish të Serbisë.

Alexandru Niculae (Aleksandru Nikilli), nga zyra për Informim e Europolit, ka thënë për Tribuna Channel se ky mekanizëm nuk ka kompetenca ekzekutive që të mund të ekzekutojë urdhër arrestimi.

“Europol është i përfshirë në vendimet e gjykatave të çfarëdo lloji. Roli i Europolit është të mbështesë hetimet penale të udhëhequra nga 28 shtetet anëtare të BE-së”, ka sqaruar ai.

Një Gjykatë në Nish të Serbisë, ka “dënuar” me vendim të formës së prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh, ish pjesëtarët e UÇK-së: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija

Avokatët thonë se Kosova duhet të reagojnë që këta emra të mos përfundojnë në listat e Interpolit.