‘Lufta’ e pasluftës

Konfrontimi i ish-drejtuesve të UÇK-së për të marrë medalje 17 vjet pas luftës, duke akuzuar njëri-tjetrin, konsiderohet i panevojshëm dhe i pasinqertë. Analistët politikë thonë se lufta është bërë me disa gabime, ndërsa shkas i përplasjeve mund të jetë Gjykata Speciale

Ata që dikur luftuan përkrah njëri-tjetrit për çlirimin e Kosovës, sot janë shndërruar në armiq, duke sulmuar virtualisht njëri-tjetrin për tradhti ndaj shokëve. Akuzat e ndërsjella, sipas analistëve politikë, por edhe ish-guerilëve të UÇK-së, janë të panevojshme dhe të pasinqerta, aq më pak që lidhen me koncepte politike.

Drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë për “Zërin” se KMDLNJ-ja ka reaguar dhe ka kërkuar që ish-luftëtarët e UÇK-së duhet të jenë më të përmbajtur, pasi, sipas tij, të gjithë këta persona që janë përfshirë në këtë debat dikur kanë qenë bashkëluftëtarë dhe kanë rrezikuar jetën për njëri-tjetrin.

Shala konsideron se kjo nuk është aspak e dinjitetshme dhe se nuk është në dobi të askujt.

“Këto nuk po bëhen për ta treguar një të vërtetë, por për ta sulmuar njëri-tjetrin. Realisht po duket që po keqpërdoret lufta për qëllime politike… ata po vlerësojnë se ka ardhur momenti kur duhet të eliminohen politikisht për të realizuar interesa të caktuara”, është shprehur Shala.

Shkas i përplasjeve, Gjykata Speciale

Më tej ai ka thënë se nuk e lidh këtë konfrontim me Gjykatën Speciale, por thotë se duhet ta kemi parasysh faktin që nëse këta që deri dje kanë qenë në gjendje ta japin jetën për njëri-tjetrin tani të dalin kundër njëri-tjetrit, çfarë mund të thonë dëshmitarët e mbrojtur.

I pari i KMDLNJ-së, gjithashtu, ka thënë se kjo nuk është goditje për UÇK-në ashtu siç nuk kanë qenë as uzurpimet e keqpërdorimet tjera që janë bërë pas luftës në emër të UÇK-së/zeri/

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit