23.8 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 6279

Burg përjetë

0

Burg përjetë për Sokol Mjacajn.

Ky ishte vendimi i marrë kete te marte nga Gjykata e Apelit në Shkodër, për te riun qe vrau dy turistë çek në dukagjin, në korrik të vitit 2015.

Trupi gjykues, nuk pranoi asnjë nga pretendimet e Mjacaj, duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare per ta lënë ne qeli përjetë.

Pas rrëzimit të kërkesës, avokatja Elvira Jakova u shpreh se do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Strasburgut, për të kërkuar nje dënim me te lehte.

Mikael Svatos dhe Ana Kosinova u ekzekutuan me armë nga Sokol Mjacaj teksa ky i fundit tentoi t’i grabiste ata ne makinën e tyre. /Mapo/

Jo thjesht punë dore

0

Thurja në vetvete është një art, por Casey Jenkins ka vendosur që ta çojë në një tjetër nivel këtë.

36-vjeçarja australiane në vitin 2013 do të thurte për 28 ditë me radhë forma të ndryshme artizanale duke “fshehur” topin me fije në pjesët e veta intime, raporton TCH.

Kur vendosi të bëjë publik “talentin” e vet, ajo do të tërhiqte vëmendjen për këtë zgjedhje aspak të zakontë. Përmes kësaj forme arti, 36-vjeçarja deklaronte në atë kohë se kërkonte të përcillte një mesazh të qartë që gratë janë “të programuara për të riprodhuar”.

Por kjo nuk mjaftoi për t’u shpëtuar qortuesve apo “ngacmuesve” nëpër rrjetet sociale. Komentet janë nga më të ndryshmet në internet, që nga ato mbështetëse e deri tek ato tallëse që e akuzonin se po kërkonte vëmendje.

Pasi i duroi këto komente për tre vite me radhë, Casey ka vendosur t’u kundërpërgjigjet qortimeve po përmes artit të saj.

Ajo ka përzgjedhur komentet më negative që i kanë mbërritur në adresë dhe ka vendosur t’i thurë ato duke përdorur sërish “teknikën” e vet artistike dhe t’i shfaqë për publikun në ekspozitën “Programuar për të riprodhuar”, që shfaqet nga data 1 deri më 11 mars në “Arts House” në Melburne.

Casey Jenkins1

NY Daily News: Shokuese që nuk fitoi “Shok”

0

NY Daily News, ka bërë një artikull ku komenton fituesit e çmimeve Oscars dhe përmend filmat apo aktorët që sipas kësaj redaksie e merituan por nuk triumfuan në këtë akademi prestigjioze.

E përditshmja e Nju Jork-ut, përmend edhe filmin “Shok” nga Kosova, duke konsideruar se ky film e meritonte një çmim të tillë.

“Për të gjithë ata njerëz që kanë marrë mundin t’i shikojnë të pesë filmat e nonimuar për filmin e shkurtër më të mirë është shokuese që filmi ‘Shok’ nuk fitoi. Është një tregim emocional për dy fëmijë që përpiqen të mbijetojnë gjatë luftës në Kosovë, një tregim që i ndjekë shikuesit për 20 minuta”, shkruan NY Daily News.

Rikujtojmë se kjo ishte hera e parë që një film nga Kosova u nominua për një çmim kaq të rëndësishëm.

Goditet me veturë një motoçiklist në Prizren

0

Një veturë ka goditur aksidentalisht një motoçiklist në Prizren.

Policia bën të ditur se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën VW19 E nga pakujdesia aksidentohet me motoçikletën Yamaha të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, në një aksident tjetër që ka ndodhur mes dy veturave është lënduar një pasagjere – shtetase e Shqipërisë, e cila ka pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Si ndaheshin paratë ‘kesh’ për manifestimin kushtuar dëshmorit në Prizren?

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren të hënën është mbajtur shqyrtim gjyqësor ndaj drejtorit të Arsimit në komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj dhe mësimdhënësve Bekim Thaçi e Bedri Çeku.

Që të tre akuzohen për keqpërdorim të mjeteve të dedikuara për manifestimin kushtuar dëshmorit të luftës së UÇK-së, “Java e Remzi Ademajt” për 5 vjet rresht.

Shqyrtimi gjyqësor filloi me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Nexhat Çoçaj. Në këtë shqyrtim u dëgjuan 6 dëshmitarë tre në mesin e të cilëve ishin në pjesë e Këshillit Organizativ të manifestimit, ndërsa 3 të tjerë të ftuar ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për të treguar procedurat e e dhënies së subvencioneve.

Avokati i Nexhat Çoçajt, Bashkim Nevzati, tha për KALLXO.com se dëshmitaret sot i kanë dhënë mbështetje tezës së mbrojtjes së se në këtë rast nuk ka vepër penale.

“Të gjithë kanë deklaruar se subvencionet nuk i nënshtrohen procedurës së prokurimit, gjegjësisht ajo nuk shkon përmes tenderit dhe çështja e pagesave bëhet në llogari të parashtruesve dhe këto mjete janë të pakthyeshme. Pra në një mënyrë i kanë dhënë mbështetje tezës sonë që në të vërtetë nuk duhet të eksiztojë vepra penale, për të cilën pretendohet në akuzë”, tha Nevzati.

Të gjithë dëshmitarët kanë deklaruar se subvencionet janë kategori që nuk i nënshtrohen procedurave të prokurimit dhe ato janë mjete të pakthyeshme që i jepen dhe lëshohen në xhirollogari të parashtruesit të kërkesës në këtë rast drejtorit të arsimit.

Zenel Ahmetaj, i cili punon si zyrtar i lartë financiar në komunën e Prizrenit, tha se subvencionet nuk i nënshtrohen procedurës së prokurimit.

“Unë që 14 vite punoj në financa në komunën e Prizrenit dhe nuk ka pasë asnjë rast që subvencionet t’i nënshtrohen procedurës së prokurimit”, tha dëshmitarit Zenel Ahmetaj.

Ndërsa mësimdhënësit Dashmir Susuri, Mehmet Shala dhe Aldin Flugaj të cilët ishin edhe pjesë e këshillit organizativ treguan se si janë ndarë mjetet e manifestimit.

Ata thanë se mjetet u janë ndarë kategorive fituese dhe iu kanë dhënë në të gatshme, përmes zarfit, ndërsa thanë se mjetet i kanë marrë nga drejtorit i arsimit, Nexhat subvencionet.

Ata e pranuan se kanë blerë edhe libra nga libraria “Bogdani”, pronë e Nexhat Çoçajt, por thanë se nuk e kanë ditur se pronar i saj është drejtori i arsimit.

“Po ne, përpos mjeteve financiare që i kemi nda, kemi nda edhe dhuratë, si libra, të cilat i kemi ble nga libraria “Bogdani”, tha dëshmitari Alidin Flugaj.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë edhe sot ku do të lexohen provat materiale. /Kallxo.com/

Aksident në Zhur, dy meshkuj e tri femra të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur , dje, në fshatin Zhur të Prizrenit, në të cilën kanë pësuar lëndime pesë persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull (boshnjak) duke lëvizur me veturën VW Jeta duke bërë shkyçje të pasigurt ndeshet me veturën BMW që drejtohej nga viktima mashkull (shqiptar)”, ka thënë PK-ja, raporton PrizrenPress.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit, dhe tri pasagjere (boshnjake), të cilët pas tretmanit mjekësor njeri hospitalizohet ndërsa të tjerët lirohen. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në një lokal në Malishevë

0

Policia e Kosovës raporton se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje në Malishevë.

Arrestimi është bërë pasi që i dyshimti një në bashkëpunim me disa persona tjerë kanë vjedhur gjësende të ndryshme nga një lokal, pronë e një shqiptari, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Suharekë

0

Pas hetimeve të zhvilluara, dje, Policia e Kosovës ka arritur të identifikoi dhe ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë, raporton PrizrenPress.

Rasti për tentim vrasje, sipas policisë, kishte ndodhur më 16.01.2016 në ora 20:30, në Suharekë.

Policia njofton se me urdhër  të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Mustafa tregon se për çfarë punojnë njerëzit e LDK-së

0

Kryeministri Isa Mustafa të martën në mëngjes ka thënë përmes një statusi në Facebook se fryma e LDK-së është shtetformuese dhe institucionaliste.

“Fryma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi, është shtetformuese dhe institucionaliste. Nerëzit e LDK-së punojnë dhe do të punojnë për vlerat e LDK-së dhe shtetin e Kosovës”, shkruan Mustafa, pa sqaruar se kujt ia aludon këtë postim të ri.

Kuçi e Hoxhaj, në vend të Thaçit

0

Lëvizjet e reja në Qeverinë e Kosovës. Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi rikthehet zv.kryeministër, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxha sërish në MPJ

Pas zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në pozitën e presidentit të Kosovës, janë krijuar parakushte për plotësimin e tri pozitave të zbrazëta, që i ka ushtruar deri më tani, duke filluar nga pozita e kreut të PDK-së dhe dy pozita në Qeveri, ajo e zëvendëskryeministrit të parë dhe pozita e ministrit të Jashtëm.

Partia Demokratike e Kosovës, deri më datën 7 prill, kur presidenti duhet të japë betimin para Kuvendit dhe ta marrë zyrtarisht ushtrimin e detyrës, duhet të bëjë plotësimin e tri pozitave vakante, që i liron lideri i PDK-së, duke respektuar Kushtetutën e vendit, e cila ia ndalon atij ushtrimin e çfarëdo funksioni tjetër publik dhe politik, përveç pozitës së kryetarit të shtetit.

Sipas burimeve të gazetës ‘Kosova Sot’ brenda PDK-së, lista me plotësim-ndryshimin e pozitave që i liron lideri i PDK-së është e gatshme dhe vetëm pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, duke ndjekur disa procedura të rregullta statusore në nivel të strukturave drejtuese të PDKsë.

Sipas burimeve të gazetës, aktualisht partnerët e koalicionit nuk planifikojnë ndonjë ndryshim esencial, riformatim të kabinetit qeveritar, veç ndryshimeve që po i imponon procesi i ri, e të cilat janë përgjegjësi e PDK-së. /Kosova Sot/