Home Blog Page 6278

Haxhi Shala: Isë qysh don me ardhë me lyp vota në Malishevë?

0

Haxhi Shalës, deputet i Nismës për Kosovën, nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e fundit të kryeministrit Mustafa, ku ai AAK-së i drejtohet më një epitet jo fort të këndshëm për qytetarët e Malishevës.

Shala, i cili vie nga ky qytet, thotë se është për keqardhje qe një kryeministër përdor një fjalor të tillë. Nga ky fjalor, sipas tij, më së shumti janë prekur familjarët e vikamave të cilët kanë pësuar nga rriqrat.

“Isa duke qëndruar bashkë me Hashimin kanë filluar me përdor zhargonin e njëjtë të fjalorit. Ai më herët qytetarët e Malishevës të cilët e kanë mbajtur në kohën e luftës i pati quajtur zagar. Kurse tash Mustafa ka shkuar edhe me larg duke i quajtur rriqra të Malishevës”, ka thënë Shala.

Nisma akuzon Ramadan Mujën për mungesë të ujit në Arbanë

0

Nisma në Prizren akuzon qeverin komunal se i ka lënë pa uji të pijshëm 300 shtëpi në Arbanë.

Sipas këtij subjekti politik, Komuna ka kompetenca që të zgjidhë, problemin e mungesës së ujit.

Komunikata e plotë e Nismës në Prizren

Në Prizrenin e qeverisur nga Ramadan Muja, ka lagje me 300 shtëpi , që ujë të pijës fare nuk kanë.

Edhe kjo ndodhë! Kur është në pyetje uji i pijes si një ndër nevojat më esenciale për jetesë, nuk ka alternativë qeverisja e Prizrenit dhe i denuari Ramadan Muja. Sigurisht se janë tejet të zënë me rehabilitimin e militanteve partiak, nëpër borde e institucione të ndryshme këtu në Prizren dhe gjetiu. Kjo parti ( PDK ), tani si duket e ka hallin se si të gjejnë një personazh të ri të sojit “Grabovcian”, në mënyrë që të vazhdohet aty ku ka ngecur në gjysmë projekti i tij.

Lagjja e policëve po i thonë, saktësisht tek trafa italiane në arbanë, tashmë shtrihen së paku 300 shtëpi, shtëpi këto që ujë të pijes kurrë nuk kan pasur dhe akoma vazhdon të mos kenë. Pra e tërë kjo lagje e cila gjindet ne lagjen Arbana, rruga “Beteja e Pashtrikut”, nuk posedon ujë të pijes dhe për ta vërtetuar këtë mundet me dal në teren, drejtori tashmë i ri i klanit të Ramadan Mujes.

Krejt kjo, jo për shkak të reduktimeve të ujit, porse në këtë lagje as që është instaluar ujësjellësi i qytetit ndonjëherë, ose mund të jetë instaluar pjesërisht. Mirëpo kjo tani për tani nuk ka shumë rëndësi ngase kjo mund të vërtetohet në terren, por ajo që është e rëndësishme të shpërfaqet, është se, kjo lagje tash e sa vjet po ballafaqohet me mungesën e nevojave esenciale dhe themelore për jetesë dhe se për banorët e kësaj lagje, ky problem është bërë tashmë rutinor.

Neni 17, i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, thot se komunat kanë kompetenca të plota sa i përket interesit lokal, në kontekst të ofrimit të shërbimeve publike dhe komunale, përfshirë këtu edhe furnizimin me ujë. Kush e mohon një investim të tillë në këtë lagje, i cili është tejet i domosdoshëm, në mënyrë që këta banor të kësaj lagje të mos privohen nga e drejta elementare për jetesë, siç është uji i pijes, deklarohen banoret e lagjes Arbana. Ata po ankohen se janë lënë pas dore, ngase pushteti lokal në krye me të denuarin Muja, prej vitesh e ka anashkaluar këtë problematikë.

Për të tilla probleme, jo pak herë ka ankesa nga banorët e kësaj lagje të Prizrenit, mirëpo këto vazhdimisht kanë hasur në vesh të shurdhër nga pushteti komunal dhe për këtë këshilltarët e “NISMA”-s ne Kuvendin Komunal, do ta ngrehin si çështje urgjente e cila duhet te zgjidhet, sepse është më e patolerueshme që më shumë se 300 shtëpi te mos kenë fare ujë në këtë kohë./PrizrenPress.com/

Mësimdhënësit kundër “Testit të performancës”

0

Paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami për organizimin e “testit të performancës” për të gjithë mësimdhënësit e nivelit para-universitarë gjatë muajit tetor, këta të fundit po e kundërshtojnë fuqishëm.

Përfaqësuesi i mësimdhënësve, Rrahman Jashari, ka thënë se SBASHK-u është kundër këtij testi, pasi sipas tij, një testim i tillë i mësimdhënësve është degradim i diplomës dhe karrierës së tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur se mjaft janë bërë eksperimente me mësimdhënës.

Ai ka përmendur se në të kaluarën janë organizuar edhe trajnime tjera të ngjashme të cilat nuk kanë pasur sukses.

Por ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se do t’ua heq dilemat secilit mësimdhënës që nuk është i gatshëm për këtë test.

Sipas Bajramit, ky test është në interes të tyre dhe nuk ka të bëjë me matjen e njohurive apo kontestimin e diplomave të tyre.

“Askush nuk e konteston diplomën e mësimdhënësve, ky është një vlerësim kombëtar i performancës së përgjithshme të sistemit arsimor dhe i vendimmarrjes së nevojave për investime në trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës sepse ne e kemi ndërtuar një sistem ku mësimdhënësi ndërton karrierën gjatë gjithë jetës, fillon me një pozitë dhe avancohet, avancohet jo vetëm me gradë të mësimdhënësit por edhe me pagë edhe me politikat e licencimit. Do t’i heqim keqkuptimet që aty-këtu po dëgjohen, qëllimet janë jashtëzakonisht të mira, qëllimet janë jashtëzakonisht pozitive, për të stimuluar dhe për të mbrojtur dhe për të afirmuar pozicionin e mësimdhënësit që është edhe një profesion i shenjt, do t’i heqim ato keqkuptime, nuk do të nxitohemi, ky nuk është një proces i mosbesimit ndaj mësimdhënësve apo një lloj fushate por ky është një proces shumë i përgjegjshëm për përmirësimin e sistemit arsimor”, ka deklaruar Bajrami.

Ministri u shpreh se nuk mund të kërkohet çdoherë vetëm nga nxënësit që të rritet cilësia në arsim por sipas tij duhet të bëhemi vetëkritik dhe të shihet se çka mësimdhënësit mund të bëjnë më shumë.

Reagimet e mësimdhënësve për bojkotimin e testit kanë ardhur pasi ministri Bajrami kishte deklaruar para një kohe se MASHT do ta organizojë një test kombëtar të performancës gjatë muajit tetor, ku të gjithë mësimdhënësit do t’i nënshtrohen këtij testi në mënyrë që të shihet gjendja në arsim.

23 vrasje deri në shtator të këtij viti në Kosovë

0

Vrasjet në Kosovë po shndërrohen në një fenomen në rritje. Gjatë këtij viti, sipas statistikave zyrtare, janë shënuar 23 vrasje.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar ishin shënuar 11 vrasje. Këto të dhëna, sipas autoriteteve të rendit, dëshmojnë se numri i vrasjeve nga viti në vit është në rritje.

Ndërsa, gjatë pasluftës, ku përfshihen periudha nga qershori i vitit 1999 e deri më 2014, statistikat e Policisë së Kosovës flasin për rreth 1500 vrasje me motive të ndryshme.

Si një fenomen në rritje dhe mjaft shqetësues, vrasjet në Kosovë janë temë e rubrikës së përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Nisur nga statistikat dhe rastet e fundit të vrasjeve, ish-deputeti Burim Ramadani, njohës i fushës së sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë tre faktorë themelorë që kanë ndikuar në trendin e rritjes së vrasjeve dhe përkeqësimit të sigurisë publike.

“Prania e madhe e armëve ilegale në duart e qytetarëve, në njërën anë, dhe mungesa e një programi gjithëpërfshirës politik e shoqëror të qeverisë për të larguar ndjenjën dhe kërkesën e qytetarëve për armët ilegale, përbën një prej elementeve”.

“Gjithashtu, neglizhenca e institucioneve të sigurisë, atyre të hetuesisë dhe të drejtësisë, si dhe e treta, mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin politik në Kosovë, e sidomos në atë të drejtësisë. Ekziston edhe më tutje ndjenja te qytetarët që më lehtë mund t’i qërojnë hesapet personalisht, sesa të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë”, thotë Ramadani.

Ai vlerëson se edhe gjendja e tensionuar mund të ketë ndikim në shtimin e rasteve që si pasojë kanë vrasjet.

“Në gjithë këtë situatë, gjendja e tashmë shumë e tensionuar dhe që po e sfidon sigurinë në Kosovë, si numri i rritjes së aksidenteve, me numër të madh të plaçkitjeve, qoftë në prona, shtëpi , banka, ka ndikuar në rritjen e frustrimeve të përgjithshme të qytetarëve, gjë që ndikon edhe në rritjen e numrit të vrasjeve”, shton ai.

Një fenomen i tillë, është ngritur si shqetësim edhe në debatet e disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Armët pa leje, në vazhdimësi janë potencuar si rrezik i përhershëm për sigurinë e qytetarëve. Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar 682 armë pa leje.

Një përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, kishte ofruar ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni. Ai ka folur për atë se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me numrin e madh të armëve pa leje, të cilat ndodhen në duart e qytetarëve, si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve.

“Me mbështetjen shumë gjeneroze edhe të institucioneve ndërkombëtare, të UNDP-së mbi të gjitha, por edhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi aktualisht duke zhvilluar një varg fushatash, në fushën e kontrollit të armatimit pa leje, qoftë përmes vetëdijesimit, aksioneve, sepse armët e konfiskuara në masën më të madhe shkatërrohen ose vihen në kontroll ligjërisht”.

“Fushatat nuk mungojnë, janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. Vrasjet e fundit të qytetarëve, si gjithmonë, janë shqetësuese dhe duhet të japin alarm për institucionet e sigurisë. Kjo nuk do të thotë që Policia e Kosovës nuk është duke e bërë punën e vet ditore, sepse armët pa leje janë shqetësim parësor i Policisë së Kosovës”, kishte deklaruar Hyseni.

Mungesa e zbatimit të ligjit, nga sociologët shihet si një prej faktorëve që ndikon edhe në rritjen e dukurive negative në shoqëri, ku bëjnë pjesë vrasjet,pavarësisht motiveve që kryhen.

Sociologu Besnik Peci mendon se në përgjithësi ka një devalvim të vlerave në shoqëri, andaj edhe në situata të tilla, shtohet numri i dukurive negative.

‘’Perspektiva ime për vrasjet në Kosovë i takon asaj që në vend është instaluar njëfarë anomalie e vlerave dhe standardeve. Njerëzit nuk po dinë më se çka të respektojnë. Jemi të bombarduar prej devalvimit të vlerave dhe mungesës së implementimit të ligjit”, vlerëson Peci.

Në këtë kontekst, sipas tij, fajtorët nuk e marrin dënimin e merituar. Kurse, te populli, vijon Peci, po shfaqet bindja se pavarësisht nëse vepron në mënyrë devijuese apo të drejtë, sërish mbetesh si pjesë e fajit.

Një perceptim i tillë, sipas tij, edhe përbën një prej faktorëve që po ndodhin kaq shumë vrasje. Ndërkaq, në elementet tjera, ai përmend edhe gjendjen sociale të popullatës.

“Papunësia, varfëria mund të ndikojnë. Gjithashtu edhe mungesa e vendeve rekreative që të kalohet koha e lirë, por mendoj se kryesorja është se njerëzit po e shkelin ligjin, kanë afera të ndryshme dhe këto sjellje po i bëjnë model për shoqërinë”, thekson Peci.

Ndërkaq, nga Zyra e informimit në Policinë e Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thuhet se “Policia e Kosovës, të gjitha rastet, duke përfshirë edhe vrasjet, i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë”.

Sipas policisë, “në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime konkrete për parandalim, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të çojnë te kryerja e akteve të tilla”.

Por, zyrtarë të autoriteteve të rendit kanë potencuar faktin se në aspektin e parandalimit të rasteve të tilla, përveç policisë, duhet luajtur rolin e tyre edhe aktorët tjerë, të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme, në përgjithësi. /REL

Dosja e Shefave XXVII: Grabovci: Historinë e shkruaj unë

0

Një nga thëniet më të famshme në botë, është thënë nga perandori i Francës, Napoleon Bonaparte.

“Historinë e shkruajnë fituesit”, kishte thënë ai, pas një fitoreje të madhe qindra vjet më parë.

Këtë thënie e ka përdorur edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill.

Shumë vjet më vonë, edhe Adem Grabovci është bërë autor i një thënie për historinë.

“Historinë e shkruaj unë”, thotë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Këtë pretendim për shkrimin e historisë, Grabovci e thotë gjatë një bisede me bashkëpartiakun e tij, Latif Gashi.

Në fakt, Grabovci ka shkruar diçka tjetër: vendimin për nisje të hetimeve kundër vetës dhe bashkëpunëtorëve të tij për vepra penale. Hetimet kanë nisur javën e kaluar, vetëm disa ditë pasi Insajderi nisi publikimin e këtyre bisedave.

Për më shumë se një muaj, Insajderi ka publikuar mbi 200 biseda telefonike që lidhen me detyrën zyrtare. Këto biseda janë pjesë e një fondi prej më shumë se 1200 bisedash. Gazeta ka përzgjedhur vetëm ato biseda që dëshmojnë shpërdorimin e detyrës, ushtrimin e ndikimit, e veprime tjera të paligjshme.


Në serinë e XXVII të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy të tilla. Njëra ka të bëjë me “shkrimin e historisë”, e tjetra me angazhimin e Grabovcit për t’ia hequr qafe Administratën Tatimore një biznesmeni të cilin ai e thërret “Prof”.

Vetë Grabovci i kishte thënë Profës se kurdo që i shkon ATK-ja, ta njoftojë atë.

Gjatë kësaj bisede, Profa shpreh dyshime tek një ish-punëtor i tij i quajtur Nazmi, se qëndron prapa dërgimit të inspektorëve.

“Qy se m’lodhen kta…, tatimorët. M’lodhen, n’tona antë um kanë…, spo di me siguri ai Nazmiu, që ka punu përpara ktu, tash osht… Jom mërzitë. M’pate thanë atë ditë kur t’vin thirrum. M’lodhen, n’tona anët m’kanë asi.., krejt, gjithkah, e unë nuk punoj keq. Jom mërzit. Përnime jom mërzitë”, ankohet Profa..

“Jo more….hmm, hajt, hajt duhet mu taku”, thotë Grabovci. Profa ishte i gatshëm që kudo që ndodhej Grabovci, të shkonte për të biseduar.

“Po veç… thirre dikon, thirre dikon. E di që je n’lëvizje, se t’kom pa edhe n’gazetë, e n’televizion, e krejt, po kqyr thirre dikon le tum largohen prej ktuhit, se o problem. Problem. S’po di…”, kërkon Profa nga Grabovci.

“Okej. Po ta jap fjalen për 10 minuta edhe…”, zotohet Grabovci.
“Hajt, falemineres”, shton Profa.

Në bisedën për “historinë”, Latif Gashi i telefonon Grabovcit për ta pyetur se a e kishte parë në lajme konferencën e tij.

“A e ngove konferencën që e pata”, e pyet Gashi, teksa Grabovci thotë se jo.

“Vallahin, e kom hjek maskën edhe dola. Thash, qishtu, mos përgjegjësi e Grupit Parlamentar, edhe, le të gjykon historia ma vonë”, thotë Gashi.

“Hahahaha…, ohohohoh… Historinë e shkruj unë”, ia kthen Gabovci. “S’e shkrun tjetër kush”.

“Kush e shkrun historinë”, e pyet Gashi.

“Unë, unë”, insiston Grabovci.

“Ai, valla menxi s’kanë prit që m’kanë pa aty, uh… se kanë menue që veç Nait Hasani del, e osht patriot”, shton Gashi.

Ndërkohë, Grabovci interesohet nëse kishte dalë në lajme edhe ai. Thotë se kishte dhënë një prononcim.

“Jo…, se ty, s’po t’hanë palla hiç”, thotë Gashi, teksa e kritikon Grabovcin se nuk doli mirë ajo që kishte ndodhur në Kuvend.

“Kryeparlamentari, i ka thirr grupet parlamentare… edhe…, u votu ligji për vlera t’luftës. Ai Rexhep Selimit, i kanë dhanë rëndësi ma t’madhe. Edhe, n’qofse ai, për me…, ka mjete po s’ka pas vullnet politik edhe qashtu. Jom met veteran. I dhanë rëndësi shumë”, thotë Gashi.

Halla sfidon këngëtaren shqiptare: Kush i ka të pasmet më të mira?

0

Me këngëtaren Fjolla Morina ka disa vite që publiku njihet dhe pak kohë më parë ajo ka qenë në qendër të polemikave pas sherreve të shumta me babain e fëmijës së saj të fundit. Këtë herë ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë halla e saj, Merita Morina, një grua 45-vjeçare, e cila në të dhënat e saj në Instagram shkruan se është beqare (single).

Fotografitë e herë pas hershme që ajo poston janë tipike të vajzave adoleshente, duke treguar të pasmet, të cilat duhet ta pranojmë, i ka goxha të mëdha, por me shumë celulit dhe të varura. Foto të ekzagjeruara, që jo çdo 45-vjeçare e hijshme ka guximin t’i bëjë e jo më t’i postojë.

Por në fund të fundit, ajo nuk është një grua si gjithë të tjerat, por halla e një këngëtareje të famshme dhe ndoshta mendon se i kanë lezet të tilla poza e konkurrenca me mbesën. Madhësia e të pasmeve qenka gjenetike në familjen Morina.

Nuk të ndjeva ç’më the

0

Shkruan: Skender Berisha

Ishte heret shume heret agu larg
edhe une isha afer aty ne prag
kishte ere zhurmerime kish
ti sikur pertoje te vish
ta ndjeva perpelitjen
andej kah gjethi levrinte
nje vezhvezh qe u sos shelgjishtes
une nuk ia doja venitjen
u ndala neper therrat e perdala
vrapi m’u sos
shpresoj t’mos lengosh
te vonosh eshte sikur te shkosh
tashti era jo ti po me josh
nuk e di me vone a do t’me kerkosh
eca i pergjakur krahesh
vec ti t’mos me plakesh
1 shtator 2016,Prizren

Rinjohja e pamundur e Albert Kamysë

0

Virion Graci

Vepra e fundit që shkroi Kamy, e që mbeti e papërfuduar për shkak të vdekjes aksidentale ishte romani autobiografik “Njeriu i parë”. Pasi kish fituar gjithë suksesin dhe vëmendjen e duhur si shkrimtar i madh në Francë dhe në botë, kish marrë çmimin Nobel në letërsi, 1957, ai i kthehet me vendosmëri origjinës së tij për ta zbuluar atë për veten dhe për lexuesit e tij të shumtë. Megjithatë, studiuesit e Kamysë vërejnë se, pavarësisht radhës kronologjike të botimeve të veprave të tij, familja, fëmijëria, rinia, të përmbledhura në një emërtesë të përbashkët si të vërteta burimore, simbole familjare, kanë qenë motivet bazë qysh në veprat e para që ka shkruar Kamy. Ndonëse të botuara në Francë vetëm në vitet e fundit të jetës së autorit, veprat e rinisë së hershme: Verë, Dasmë, Mërgimi dhe mbretëria, Mbarë e mbrapsht, të mbështetura tërësisht në material autobiografik, dëshmojnë për vendosmërinë e përhershme të Kamysë për të zbuluar origjinën e tij, në kuptimin më të gjithanshëm e më përfshirës të fjalës; origjinën e fisit si dhe burimet dhe kushtet e formimit të tij intelektual e njerëzor. Fati e ka caktuar të rritet pa baba; jetën e kalon i përshtatur me këtë mungesë, por, në kulmin e lavdisë e të vëmendjes si letrar, duke kujtuar me qortim se e ka kaluar jetën pa asnjë ndjeshmëri të veçantë ndaj kujtimit të të atit, Kamy shprehet: “E më duhet ta ringre një të vërtetë pasi kam jetuar gjithë jetën në një lloj gënjeshtre”. Pasi ka zhvilluar me sukses ballafaqimet e tij publike për të tërë temat e mprehta të epokës, Kamy; romancier, dramaturg, eseist, tregimtar e publicist, në dhjetëvjeçarin e fundit të jetës iu kthehet sprovave të para letrare, kujdeset për ribotimin e tyre duke i shoqëruar me parathënie interpretuese. Në ribotimin e “E prapmja dhe e përparmja”, 1959, shkruan: “Veçse, ditën kur do të vendoset barazpeshimi midis asaj çka jam dhe asaj çka shkruaj, atë ditë ndoshta, dhe mezi po guxoj ta shkruaj, unë do mund të ndërtoj veprën për të cilën ëndërroj” – kjo mund të duket si shprehje e kredos krijuese të Kamysë, lidhur me kërkesat që i vë vetes për mjeshtërinë dhe kërkimin artistik, por, duke ndërmendur se pikërisht në këtë kohë po shkruante Njeriun e parë, librin e gjenezës vetjake, besohet se autori, i ngritur në lartësinë e suksesit botëror si letrar, nëpërmjet rrëfimit autobiografik që ka në process, kërkon të kthehet në pikën e nisjes, në vatrën modeste familjare, në provincat algjeriane, mes varfërisë, analfabetizmit dhe natyrës së plotfuqishme mesdhetare, me diell të ngrohtë dhe kaltërsi detare.

Ardian Marashi shkruan: “qysh më 1936 vëmendja e tij drejtohet pikërisht kah ato që ai i quan mite familjare”129 dhe citon Kamynë: “…këto rezonanca ndaj të cilave jam aq i ndjeshëm e ku më duket se gjej kuptimin e vërtetë të botës”. Në të njëjtën vijë arsyetimi A. Marashi vëren: “Rezonancë e këtillë, jehona e së cilës vepron te Kamy me forcën e të vërtetës burimore, është dialogu i heshtur me të atin e vdekur, dialog ngulmues e përvëlues që çon të Njeriu i parë, domethënë te ati. Heroi i romanit që nuk e ka njohur të atin kërkon gjurmët e tij, sepse vetëm zbulimi i së vërtetës së atit do t’i lejojë atij më së fundi të vendosë marrëdhënie autentike me njerëzit dhe me botën”.131 Megjithëse i kish shpalosur pikëpamjet e tij filozofike e estetike në një sërë veprash, duke lëvruar me mjeshtëri në disa zhanre, Kamy ka ndier nevojën që të pozicionohej akoma më ndershmërisht në raport me kolegët dhe bashkëkohësit e tij, të ishte më i hapur e më i drejtpërdrejtë në një shoqëri ku, krahas vlerave individuale shikohej me vërejtje dhe një kategorizmin tjetër, konservator, por gjithsesi aktual: rendi i familjes (familja Kamy, në këtë rast) në hierarkinë e familjeve të mëdha të Francës. Pozicionimi dhe individualiteti i Kamysë ishte i njohur botërisht në kohën kur nisi të shkruante “Njeriu i parë”, por atij i intereson vetvetja si kontinuitet, kërkon të gjejë lidhjet e këputura me të kaluarën, me familjen, me prindërit, me rrethanat e veçanta të mjedisit ku lindi, u rrit dhe u formua si mendje e shpirt krijues. Mund të thuhet se kemi të bëjmë me një rimarrje universale të botës nga autori, jo vetëm rimarrje të Algjerisë dhe kolonëve të varfër francezë, pjesë e të cilëve ishte familja e tij, por edhe të ngjarjeve të imëta familjare, rimarrjeve të historive modeste në dukje, por për shkrimtarin vlerësohen si themelore e përcaktuese. E bija e Kamysë, Katherinë Kamy shkruan:

“Jam e mendimit se ai dëshironte të shkruante diçka për të shpjeguar se cili ishte ai dhe sa i ndryshëm ishte nga brezi i vet, me të cilin duhej të krahasohej…..ishte diçka që ai e ndiente se nuk duhej të kalonte vetëm nëpërmjet mendimit. Nuk ishte e mundur të ndodhte kështu. Filloi të mendonte nëpërmjet ndijimit”.

Shkruar në kulmin e pjekurisë artistike të autorit, në një periudhë kur popullariteti dhe vëmendja ndaj tij dhe veprës së tij ishte në zenit, “Njeriu i parë” i Kamysë është i përcaktuar që t’i përgjigjet hapur interesit të publikut duke zbuluar fakte e ngjarje determinante për atë vetë si njeri dhe si shkrimtar i ardhshëm. “I shkruar me njëfarë egërsie dhe sensualiteti”, vlerëson e bija e autorit, Katerinë Kamyja “Njeriun e parë”; autori bëhet rrëfimtar i vetvetes por edhe “arkeolog” dhe “ciceron” i pararendësve të tij, zëdhënës i atyre që nuk kanë pasur mundësi të shprehen a të lënë gjurmë në histori: të varfërit, të pashkolluarit, kolonët e varfër francezë, të flakur tej mes një mospërfilljeje të dyfishtë armiqësore, si nga bashkëkombasit e pasur francezë, dhe nga vendasit, algjerianët. E, në krye të romanit qëndron përkushtesa për nënën, asaj ia kushton në radhë të parë, “asaj që kurrë s’do të mund ta lexojë këtë libër”.

Është për t’u theksuar se, pavarësisht zhanrit që ka zgjedhur për shprehje, romanit, autori synon të mbetet besnik i të vërtetave familjare. Katerinë Kamy, që ka transkriptuar dhe përgatitur për botim Njeriun e parë siguron për karakterin e mirëfilltë autobiografik të veprës: “Njeriu i parë” është tërësisht autobiografi. Nëna për të cilën flet autori, është pikërisht femra që unë kam njohur dhe ka qenë saktësisht siç është përshkruar”.

Në rrugëtimin krijues të Kamysë, udhëheqësi i tij shpirtëror dhe intelektual, profesori i filozofisë, Grënie e pat këshilluar që të mos i botonte në fillim prozat e para që ishin ese autobiografike dhe koha tregoi drejtësinë e gjykimit të tij: duke hyrë në skenën letrare të Parisit me “I huaji”, dhe “Miti i Sizifit”, botuar vetëm disa muaj larg njëri-tjetrit, Kamy e pa veten menjëherë në radhën e shkrimtarëve më të autoritetshëm bashkëkohorë. Por, megjithëse për hir të suksesit letrar la përkohësisht anash veprat e para me karakter të spikatur autobiografik, gati pas çerek shekulli, fjalën e rastit nga foltorja e Nobelit, e koncepton sërish si letër drejtuar mësuesit të tij, pra, rrëfimi autobiografik shenjtërohet më tej si parim pune duke marrë formën e një premtimi të hapur: autori vazhdimisht do ta kërkojë të shkuarën, në rrëfimet e tij të ardhshme, romanore.

Rrëfimi autobiografik i Kamysë, te “Njeriu i parë”, shënon një dukuri të pazakontë; ai arrin të “kujtojë’ dhe të “tregojë”, edhe çastet kur nuk kishte linur ende, karroca me nënën e tij shtatzanë nxitonin për te mjeku më i afërt për ndihmën e duhur. Natyrisht, nuk është spekullim me paktin autobiografik, por interpozim imagjinar, për të krijuar të hollësishme botën romanore. Po kështu, sikurse nuk lë pa plotësuar me anë të imagjinatës interpozuese, elementë të historisë vetjake për të cilat ai vetë nuk ka qenë i vetëdijshëm kur realisht ndodhnin, ashtu rikujton realisht, mbledh dhe rendit ato cilësi të lindura të tij që e kanë përcaktuar potencialisht të jetë shkrimtar dhe filozof, ose , duke perifrazuar A. Marashin, të jetë filozof rrëfimtar: “Kormëri do t’i dëgjonte brenda vetvetes, pa pushim: “Brenda meje ka një zbrazëti të urryer, një indiferencë që më bën të ndihem keq.” Kërkimi i origjinës së tij si njeri, e ka drejtuar Kamynë te gjeneza e temave që ka trajtuar në veprat eseistike dhe në romanet. Krahas zbulimit të un-it vetjak, në rrëfimin e hollësishëm autobiografik, jep pashmangshëm gjenezën e personazheve të tij. Kjo zbulohet lehtë nga lexuesit, rrëfimi hapur i autorit e mundëson; p. sh: eseja “Para gijotinës” e ka origjinën te një kujtim familjar: babai i Kamysë kish parë një ekzekutim publik dhe ishte kthyer në shtëpi tmerrësisht i tronditur. Kamyja, me personazhin alter ego Zhak, tregon dy epsode domethënëse te “Njeriu i parë”: “I ati i Zhakut qe ngritur në mes të natës e kishte shkuar për të qenë i pranishëm në dënimin publik të një krimi….” Dhe prej kujtimit, rrëfimtari filozof kalon në meditim polemizues: “Ti do të përfundosh në trekëmbësh!” i përsëriste Zhakut. E përse jo? Nuk ishte më gjë e jashtëzakonshme”. 136

Kamy nuk arriti të kryente as një të tretën e punës që kish parashikuar për realizimin e librit, por me dorëshkrimin dhe shënimet e punës, është e qartë optika dhe tempramenti i rrëfimtarit-autor: “Një përzierje egërsie dhe sensualiteti, me synimin për të folur në emër të atyre që nuk janë të aft të flasin për vetveten”.137 Varfëria nuk është çmuar nga Kamy si një virtyt, si shkollë e madhe e jetës; për shkak të saj ai ndihej vazhdimisht keq midis shokësh nga familje të kamura, por, nga tjetër nuk është kursyer për t’i dhënë pamjet e saj, të ftohta e të shëmtuara si pjesë thelbësore të jetës së tij: “Në shtëpi nuk kishin as gaz, as sobë me dru e gatuhej mbi një furnelë alkooli”138. Drama e heshtur e familjes Kamy është fragment nga drama e kolonëve francezë të sakrifikuar si ushtarë në Algjeri; fati familjar përgjithësohet, duke kaluar në shtegun e një arsyetimi të ndjerë, plot revoltë dhe ngrohtësi: “e si mund të ketë qenë vdekja e tyre! Si do të vijonin të vdisnin më tej. Në heshtje e të veçuar nga gjithçka, siç kishte vdekur ati i tij në një tragjedi të pakuptueshme, larg nga atdheu i mishit të vet, pas një jete të tërë të paqëllimtë, nga jetimorja në spital, duke kaluar përmes martesës së pashmangshme”. Veta e tretë e rrëfimit, ai, d.m.th unë, Kamyja dhënë me anë të Zhakut, e ka ndihmuar autorin që ta rritë kërkesën objektive ndaj së vërtetës vetjake; ai përshkruan me distancë emocionale, qortueshëm, me dashuri dhe me keqardhje, njëkohësisht. Kjo e ka ndihmuar ta bëjë më të saktë autoportretin, duke e nxjerrë nga vetja modelin për ta pasur përballë, jo duke hequr vija hamendësuese në vetën e parë të rrëfimit, relativisht më pak bindëse e tërheqëse, për shkak të shkarjeve të pashmangëshme në patetikë e subjektivizëm. Në kapitullin “I errët për vetveten”, Kamy shprehet: “e tillë kishte qenë jeta e djalit, e tillë kish qenë jeta në përgjithësi në ishullin e varfër të lagjes që përcaktohej nga nevojat lakuriqe, brenda një familjeje të sëmurë e injorante; me gjakun e tij të ri që ziente, me një dëshirë të pangopshme për të jetuar, me një zgjuarsi të babëzitur e të egër e një delir të vazhdueshëm gëzimi, të ndërprerë nga goditje të papritura, të cilat i sillte një botë e panjohur.”

Romani i papërfunduar autobiografik “Njeriu i parë” përfaqëson përpjekjen më kulmore dhe më intime të Kamysë për të zbuluar pikërisht vetveten nga këndshikimi njerëzor e familjar, nisur nga piku i lavdisë dhe suksesit, në drejtim të origjinës, anonimatit familjar e gjurmëve të zbehta të fisit. Kuptohet, kërkimet e Kamysë për Kamynë, me vdekjen e tij, kanë reshtur, por veprat e tij të pasura kuptimisht, ftojnë përherë lexues, provokojnë interpretime, ngjallin përherë kënaqësi estetike e diskutime. Njohësi dhe miku më i madh i Kamysë, mësuesi i tij i fëmijërisë Lui Zhermë, shkrimtarin e laureuar me çmimin Nobel, pak javë më vonë, në një letër të përzemërt e quan sërish Vogëlushi im i dashur dhe vazhdon: “Cili është Kamyja? Kam përshtypjen se ata që mundohen të rrokin personalitetin tënd, nuk ia dalin ta bëjnë këtë plotësisht. Gjithnjë ke patur një kundërshtim instiktiv për të shfaqur të gjallë natyrën tënde, ndjenjat e tua. Dhe ia ke dalë kësaj për mrekulli, ngaqë je i thjeshtë e i prerë. E mbi të gjitha je i mirë!.”

Koalicioni, i pakoordinuar për demarkacionin

0

Moskoordinimi i partnerëve të koalicionit është arsyeja kryesore e tërheqjes së Demarkacionit nga votimi në Kuvend. Qeveritarët zotohen se Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet sa më shpejt në Kuvend, ndërsa opozita kërkon që kjo çështje të konsiderohet “e vdekur”.

Partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë koordinuar me partnerin tjetër, Listën Serbe, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, prandaj serbët nuk kanë marrë pjesë në seancën kur është dashur të ratifikohet kjo Marrëveshje. Por, tani përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në periudhën deri në riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend do të zhvillojnë konsultime me subjektet politike dhe me deputetët për ta sqaruar këtë çështje.

Opozita kërkon nga Qeveria që të mos e riprocedojë më këtë Marrëveshje pas tërheqjes nga Kuvendi, më 1 shtator. Opozitarët thonë se nëse pushteti këmbëngul në ratifikimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, situata do të tensionohet.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë, por me krijimin e rrethanave optimale dhe të përshtatshme për këtë çështje.

“Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi, me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët, si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar Abdullahu. /Zëri/

Anichebe në Sunderland

0

Sunderland ka konfirmuar nënshkrimin me ish lojtarin e Everton dhe West Brom, Victor Anichebe.

Nigeriani u transferua tek Baggies pasi edicionin e shkuar luajti vetëm 10 ndeshje në Premierligë, duke shënuar një gol.

Dhe ai e ka pranuar mundësinë e ribashkimit me David Moyes, ish mentori i tij tek Everton.