Home Blog Page 6279

Wilshere gaboi

0

Ish anëtari i Manchester Unitedit, Paul Scholes, mendon se Wilshere është dashur të transferohet te ekipi nga Serie A, Roma. Me zgjedhjen e bërë, Scholes dyshon në ambiciet e Wilshere.

Jack Wilshere ka befasuar të gjithë në ditën e fundit të afati kalimtar të verës. Reprezentuesi i Anglisë refuzoi kalimin te Roma, derisa vendosi që të huazohet te ekipi anglez, Bournemouth.

“Unë do të pëlqeja që ta shoh Wilshere, nëse largohej nga Arsenali, të transferohet në një klub të madh si Roma”, ka deklaruar anglezi për Sky Sports.

“Një përvojë jashtë vendit, mendoj se do të ishte e madhe për ekipin e Anglisë. Transferimi te Bournemouth nuk do të thotë se ai të luaj rregullisht”, ka theksuar Scholes.

Dënohet De Rossi

0

Luciano Spalletti, trajneri i Romës, ka marrë një lajm të keq nga UEFA. Këta të fundit e kanë dënuar me tri ndeshje mos-lojë mesfushorin italian, Daniele De Rossi, raporton Cacliomercato.com.

De Rossi është dënuar për shkak të ndërhyrjes së pa lejuar në kundërshtarin gjatë ndeshjes mes Romës dhe Portos, e cila është zhvilluar në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kampionëve.

Kështu, De Rossi nuk do të mund ta ndihmoj Romën në tre ndeshjet e para të Europa Leagues ndaj: Viktoria Plzen, Astra Giurgi dhe Austria Vienna.

Florim Isufi paraqet prapë hartat që tregojnë kufirin Kosovë-Mali i Zi (Foto)

0

Njëri nga ekspertët e pavarur i cili fuqishëm e ka kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi, Florim Isufi edhe një herë ka prezantuar fakte, që sipas tij, dëshmojnë se vendi humb territor nga shënjimi i kufirit me shtetin fqinjë.

Ai në një postim në Facebook ka prezantuar tri harta, që sipas tij, dëshmojnë më së miri që demarkacioni është gabim.

Lexoni postimin e plotë:

Pjesë nga punimi “Kronologjia e kufirit të Kosovës me Malin e Zi përmes hartave”

Me 3 gusht të vitit 2016, janë prezantuar tri format e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Këta kufij janë sipas hartave që kanë disponuar autorët. Kopja e hartave origjinale.

Kufiri i I-rë sipas delimitimit të vitit 1945 dhe në vazhdimësi, shkalla e zvogëlimit 1:50 000.

Kufiri i II-të sipas hartës së komunave kadastrale të vitit 1974 nga Drejtoria për gjeodezi e KSA të Kosovës, shkalla e zvogëlimit 1:100 000 deri 1:200 000.

Kufiri i III-të sipas demarkacionit të vitit 2015, shkalla e zvogëlimit 1:200 000.

F.I.&SH.B.

(Kosova Sot)

20 deputetë të koalicionit, kundër Demarkacionit

0

Veprimin taktik të Qeverisë së Kosovës, në seancën e së enjtes, analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare e vlerësojnë si një tërheqje të imponuar nga përçarja brendapërbrenda vetë koalicionit qeverisës, nga kundërshtimi i një numri të madh deputetësh kundër versionit të tanishëm të Demarkacionit, për të cilin ishte e sigurt që, veç kundërshtimit opozitar dhe protestave në rrugë, nuk do të mund të siguroheshin votat e mjaftueshme. Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit do ta çonte Qeverinë në dorëheqje, për shkak të përgjegjë- sisë që do të kërkohej, prandaj është zgjedhur versioni më i butë i dorëzimit përballë kundërshtimit opozitar dhe kundërshtimit brendapërbrenda koalicionit, me qëllimin e vetëm që të blihet edhe një afat kohor i përkohshëm. Sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend, ishdeputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës  Naim Maloku, në bazë të informacioneve që kanë rrjedhur në mënyrë jozyrtare nga burime brenda PDK-së dhe LDK-së, kanë qenë së paku 20 deputetë të këtyre dy subjekteve politike që janë deklaruar në takimet e grupeve parlamentare kundër ratifikimit të Demarkacionit, prandaj kryeministri është dashur që pas dy orë konsultimesh me partnerët e koalicionit të vendosë për tërheqjen taktike të Ligjit dhe shpëtimin e Qeverisë nga rënia e pashmangshme si pasojë e mosvotimit.

Tërheqje taktike e Qeverisë

Maloku tha se Lista Serbe nuk ka qenë faktori kryesor determinues, ngase numri i deputetëve ka qenë i mjaftueshëm me praninë e opozitës, por mungesa e konsensusit mes partive politike shqiptare dhe thyerjet brenda koalicionit kanë bërë që Qeveria ta shpëtojë vetveten në orët e fundit me tërheqje taktike. “Mungesa e vullnetit për të votuar dhe kundërshtimi i fuqishëm ndaj këtij versioni të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka qenë fillimisht brenda grupeve parlamentare të LDK-së dhe të PDKsë. Brenda këtyre dy grupeve nuk i kanë pasur të sigurta të gjitha votat e tyre, prandaj edhe është vendosur që të tërhiqet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, sepse dështimi i votimit do ta vinte automatikisht në pikëpyetje vazhdimin e mëtejshëm të funksionimit të kësaj Qeverie. Me këtë taktizim të momentit të fundit Qeveria e ka ruajtura edhe për një kohë vazhdimin e jetëgjatësisë së vet, përndryshe do të duhet të binte edhe Qeveria, nëse do të dështonte sigurimi i votave për miratimin e Ligjit- ratifikimin e marrëveshjes”, tha Naim Maloku për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se edhe po të ishte e pranishme Lista Serbe, situata do të ishte akoma më e papërshtatshme, sepse përpjekje eventuale për ta nxjerrë në votim Ligjin do të nxiste kundërshtime dhe përplasje, qoftë brenda apo edhe jashtë Kuvendit. Ratifikimi do të nxiste trazira deri në detyrimin e rrëzimit të Qeverisë, kurse dështimi do të adresonte përgjegjësinë e vetë dorëheqjes së Qeverisë,prandaj është zgjedhur karta e lojës me tërheqje të Ligjit nga vetë kryeministri. Madje, kjo tërheqje mund të jetë afatgjate, sipas Malokut, deri në fund të këtij mandati qeverisës, që edhe ashtu mund të përfundojë para kohe, për shkak të brishtësisë së funksionimit të tij.

“Praktikisht, Qeveria është dashur ta tërheqë nga procedura këtë Projektligj dhe tani nuk e besoj fare që do të mund të rikthehet për votim në Kuvend deri në fund të mandatit të këtij koalicioni…Janë informacionet e sakta që së paku 20 deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së kanë qenë kundër votimit, prandaj nuk ka pasur shans teorik që të kalohet kjo marrëveshje, edhe sikur aty të kishin qenë të pranishëm deputetët e Listës Serbe për ta votuar këtë marrëveshje”, tha Maloku për “Kosova Sot”…

Fytzbrazurit e morën në qafë Republikën

0

Vazhdimi i publikimit serik të audioincizimeve nga dosja ‘Pronto’ po zbardh dita-ditës argumente të mjaftueshme, të cilat duhet t’i shërbejnë edhe drejtësisë kosovare që të merret më trajtimin serioz të hetimit dhe gjykimit të lidhjeve kriminale të politikës me bizneset oligarkike. Sipas ekspertëve të legjislacionit, analistëve politikë dhe përfaqësuesve të opozitës, përgjimet po dëshmojnë katërçipërisht mënyrën se si ushqehet politika kriminale nga bizneset e inkriminuara oligarkike, ku përfitohet paligjshëm dhe pandershëm nga favoret e pushtetit të korruptuar përmes krimit të organizuar ku vlerat arrijnë në disa dhjetëra e qindra miliona euro. Ky vlerësim vjen duke dëgjuar komunikimet e Adem Grabovcit në bisedën telefonike me Shkëlqim Devollin, ku Grabovci i thotë Devollit: Këqyre se s’mujta me të thirr…M’u ka zbrazë krejt fyti… e Devolli i përgjigjet: U bo shef, qe po ti qoj….Pastaj biseda vazhdon për objektet në mes Grabovcit dhe Devollit.

Prova për marrje ryshfeti

Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke marrë shkas nga kjo seri e fundit e publikimit të incizimeve, thotë se tashmë e kemi të qartë se krimi i organizuar është dukuri shumë e rëndë dhe e cila e ka kapluar tërë pushtetin shtetëror në vendin tonë.

“Regjistrimet ‘Pronto’ po provojnë se në cilën gjendje kemi shkuar si pushtet. Nuk do aspak që të mendohet se prova ka mjaft. Nëpër regjistrimet po del shumë qartë vepra penale, që është kryer, jo vetëm nga bashkëbiseduesit në regjistrim, por edhe më gjerë, në kuptim të veprave penale, duke kaluar te udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës. Në aspektin konkret, kur është çështja e veprës penale, në mes të Adem Grabovcit dhe Shkëlqim Devollit, në kuptim të Kodit Penal vërtetohet vepra penale e marrjes së ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën shtetërore, në interes të veta personale, prej nga është kryer vepra e rëndë penale. Në aspektin faktik është dokumentuar vepra penale”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij të kahershëm se vetëm një Prokurori dhe Gjyqësor i pavarur politikisht mund të merret me këto raste. “Edhe vetë ambasadori i SHBA-së në Tiranë pati thënë se nuk duhet të bëhet ndonjë hetim i thellë, se mjafton të shohim një politikan, gjyqtar apo administrator që e ka një orë prej dhjetëra mijëra euro, lë të kuptohet se është fituar me vepër penale. Ku i mori ai paratë për orën e tillë? Si e bleu makinën prej dhjetëra e mijëra euro? Si arriti të ndërtojë shtëpinë që ka vlerë me qindra e mijëra euro?… etj. Pra, këto fakte flasin për vepër penale. Tani fakti pse Prokuroria ka frikë dhe nuk i heton rastet e tilla provon kapjen dhe nënshtrimin e Prokurorisë dhe të gjykatave, deri edhe të policisë kundruall politikës. Kemi kështu një organizim dhe bashkëveprim midis politikës dhe organeve të së drejtës në fushën e krimit”, tha Muhamet Kelmendi

Selimi: Kur të tjerët digjeshin në plazh, Malisheva digjej në luftë (Foto)

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi të tij, bashkë me disa bashkëluftëtarë, në kohën e luftës në Kosovë.

Selimi, siç kuptohet nga përshkrimi i fotos, asokohe gjendje në luftë në qytetin e Malishevës, e cila sipas tij po digjej.

“Kjo është Malisheva duke u djegur në luftë kur të tjerët digjeshin nga dielli në plazh”, ka shkruar Selimi duke mos treguar se kush janë “të tjerët”.

Celina: Unë besoj në fitore

0

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bersant Celina, ka thënë se pret një ndeshje të fortë me rivalitet të madh ndaj Finlandës.

Ai është zotuar se do të angazhohet për të dhënë maksimumin dhe se beson në fitore, edhe pse mendon se Finlanda ka ekip shumë të mirë, përcjell Express.

“Presim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besojë fortë në fitore, ndonëse mendojë se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera.”

Kryetari i Veteranëve në Prizren, i quan matrapazë “shokët” e dëshmorit Xhevat Berisha

0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, i ka quajtur matrapaza shokët e tij, të cilët kanë bërë homazhe para varrit të dëshmorit, Xhevat Berisha.

Ai premton se shumë shpejt do t’i publikojë emrat e “matrapazëve”.

“Këta matrapazë ia kanë luajtur lojën dhe i kanë ra shuplakë Xhevat Berishës”, tha ai.

Krasniqi, përkundër insistimit të gazetarëve, nuk ka pranuar t’i tregojë emrat e tyre.

“Shumë shpejt do t’i publikojë emrat e tyre sepse ka ardhur fundi i lojërave të fëlliqura”, u shpreh ai,transmeton PrizrenPress.

Krasniqi këtë deklaratë e ka dhënë gjatë vizitës së varrezave të dëshmorëve në Landovicë, para kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja./TV Prizreni/

Kujtim Paçaku: Fjalori përbuzës pengon integrimin e romëve

0

Në një intervistë për KALLXO.com një ditë pas zhvillimeve të djeshme, Kujtim Paçaku thotë se shumë fëmijë të komunitetit rom kanë qenë të detyruar ta ndërprejnë shkollimin për shkak të këtij fjalori.

Përfaqësuesi i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku, thotë se termat përbuzës të cilët përdoren në bashkëbisedime të ndryshme në Kosovë e kanë penguar integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare.

Një bashkëbisedim i tillë, ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i zhvilluar rreth vitit 2011, u dëgjua ditëve pas publikimit të përgjimeve nga portali “Insajderi”.

Në bisedën e publikuar, deputetët e PDK-së, Adem Grabovci e Safete Hadërgjonaj, argëtoheshin me shprehje të natyrës raciste ndaj komunitetit rom.

Një reagim në seancën e djeshme të Kuvendit, e ktheu deputetin Kujtim Paçaku në hero të të drejtave për komunitetin e tij kur detyroi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe vetë Adem Grabovcin të kërkojnë falje për fjalorin e përdorur në këto biseda.

Në një intervistë për KALLXO.com një ditë pas këtyre zhvillimeve, Paçaku thotë se shuëm fëmijë të komunitetit rom kanë qenë të detyruar ta nërprejnë shkollimin për shkak të këtij fjalori.

“Fjalët pezhorative në shoqëri çdo herë, së paku komunitetit rom i kanë penguar për integrim. Qoftë në shkollim, qoftë tek studentët, qoftë në spital apo në rrugë”, tha Paçaku.

Ai thotë se para se të ngritët në seancë, kishte pritur një kohë të gjatë t’i takojë edhe Grabovcin edhe Hadërgjonajn t’i takojë personalisht për të kërkuar sqarime nga ta dhe, rrjedhimisht, një kërkim-falje.

Kur e realizoi qëllimin e tij, Paçaku ndihet i lehtësuar.

“Të kërkosh falje është shembull tipik për regjionin se çka Kosova mund të bëjë për pakicat. Këtë nuk do ta bënte asnjë deputet në Serbi, asnjë kryeparlamentar në Serbi, as në Bulgari as në Maqedoni, as në Mal të Zi, as në Kroaci e as në Slloveni apo diku tejtër”, tha Paçaku.

Shkrimtari që fitoi votat e komunitetit të tij për t’i përfaqësuar në Kuvend tha se është ndier krenar kur të gjithë deputetët kanë shprehë gatishmërinë për të kërkuar falje për bisedën telefonike, ku përdorët ato terme raciste.

“Në këtë arenë të Kuvendit ku zhvillohet debati, është bërë çdo gjë, pos debatit. Paramendoni që pas fjalimit tim edhe opozita dhe pozita apllauduan. Unë jam ndje aty krenar sepse në pyetjen time a ka deputetë shqiptarë që do të kërkonte falje tani, ju keni parë që së paku të gjithë deputetët ngritën dorën, edhe nga pozita dhe nga opozita që të dalin edhe të kërkojnë falje”, tha Kujtim Paçaku.

Kur çarten Motrat Mustafa

0

Në skenë shfaqen të ëmbla, të buta, të qeta. Këngët e tyre i këndojnë “avash”, tamam si zonja, shkruan “Kosovarja”.

Por, motrat Mustafa nuk janë aq të qeta edhe në jetën e përditshme. Njihen si të gjalla, energjike e komunikative.

Gjithmonë të gatshme për atmosferë.

Shikoni se çfarë kanë bërë motrat në fjalë në një fejesë familjare, shkruan “Kosovarja”.