26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 6292

BarCamp i radhës fokusohet tek sarkazma

0

Është paralajmëruar se takimi i radhës BarCamp, organizuar nga Ipko Foundation në Prishtinë, do të fokusohet tek përdorimi i sarkazmës dhe ironizimit.

Edicioni i 35-të me radhë i BarCamp Prishtina do të mbahet të mërkurën, më 24 shkurt në teatrin Oda në Prishtinë, me fillim nga ora 17:30.

Duke filluar nga Dardan Islami, Valon Maloku e Visar Arifaj, të gjithë folësit do të shpalosin mendimet dhe idetë e tyre mbi këtë temë.

BarCamp është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

Ky eveniment ka për qëllim t’i motivoj pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

Seancë gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

0

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” sot do të dalin në Gjykatën e Shkupit për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, njofton Portalb.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Përndryshe në seancën e fundit, avokatët e palës mbrojtëse për rastin janë zotuar se edhe shkencërisht do ta dëshmojnë se është i pabazë kualifikimi si vepër terroriste dhe organizim terrorist nga ana e Prokurorisë Publike për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar drejtësi dhe kanë hedhur dyshime të reja të cilat do t’i japin kahe të duhur rastit drejt zbardhjes.

Opozita nga sot vendos tendat në shesh, ky është orari i kujdestarisë (Dokument)

0

Partitë opozitare,Vetëvendosje, Nisma e AAK sot do të ngrisin disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.

Por, liderët e këtyre tri subjekteve opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë menduar edhe në detaje këtë qëndrim në tenda, shkruan Gazeta Fjala.

Ata kanë vendosur që të bëjnë orar për njerëzit që do të qëndrojnë në shesh.

Gazeta Fjala ka siguruar një dokument ku shihet se si i është ndarë orari për të qëndruar në tenda njerëzve të Nismës së Fatmir Limajt.

Siç shihet në këtë dokument, protestuesit e Nismës sot do të qëndrojnë në tenda nga ora 14:00 deri në 8:00.

Derisa të merkurën dhe të enjten do të dalin nga ora 10:00 për të qënduar fiks 24 orë.

Gazeta ka mësuar se përqindja e njerëzve që do të qëndrojnë në tenda është ndarë në bazë të fuqisë që ka partia.

Vetëvendosje do ta ketë numrin më të madh, më pas AAK dhe në fund Nisma. Derisa ushqimin për njerëzit që do të qëndrojnë në tenda do të paguhet nga tri subjektet opozitare.

Opozita-orari kujdestarise

Deputetët e opozitës para drejtësisë!

0

Ka përfunduar seanca ndaj katër deputetëve të opozitës të cilët po gjykohen për hedhje të gazi lotsjellës në seancën e fundit të Kuvendit.
Deputetët e opozitës Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Dakaj – Bujupi dhe Albulena Haxhiu sot janë paraqitur në Gjykatës Themelorë në Prishtinë, ku kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Gjatë seancës deputeti Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se kundërshton këtë aktakuzë duke i konsideruar organet e sigurisë dhe drejtësisë hallka të “Zajednicës”.

Ndërsa e akuzuara tjetër Albulena Haxhiu, nuk shtoi asgjë më shumë përveç se u pajtua me ato qka tha Kurti.

Ndërkaq, Dinika Kadaj -Bujupi tha se veprimet e tyre janë në mbrojtje të Kushtetutës.

Avokati i Faton Topallit, Haxhi Mullaku, kërkoi që kjo aktakuzë të hidhet poshtë.

“Pa një ekspertizë nuk mund të bëhet aktakuzë e tillë. Pse askush nga sigurimi dhe kuvendarët e tjerë në kuvend nuk pësoi. Luteni t’i shikoni dispozitat ligjore mbi institutet se çka konsiderohen mjete të rrezikshme sipas ligjit. Të hidhet kjo aktakuzë dhe të mbyllet procesi dhe të lejohen njerëzit t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha Mullaku.

Ndërsa vet Topalli tha se për të njëjtën vepër qytetarët tjerë dënohen me gjobë ndërsa deputetët me masa tjera.

“Nëse shohim procesin dhe anën politike, Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj i jep të drejtë angazhimit tonë si opozitë në Kuvend. Në këtë gjyq është zhvilluar një proces gjyqësor të cilin një qytetarë i Kosovës për të njëjtin veprim është dënuar me 400 euro gjobë, derisa deputetët e opozitës dërgohen në paraburgim dhe merren masa të tjera”, tha Topalli.

==

Tani në këto çaste deputetët nga blloku opozitar kanë dal para drejtësisë.

Përkundër faktin, se janë të thirrur për një veprim të cilin nuk e pëlqen gjykata, ata janë të qetë dhe në disponim, njofton gazetablic.com

Njëri nga 3 deputetët e opozitës, Faton Topalli ka publikuar një fotografi me kolegët e tij deputetë ku shihen me një buzëqeshje.

Në gjykate, për shkak të angazhimit kundër kthimit të Serbisë në Kosovë”, shkruan Topall

Arrestohet banda shqiptare e Manchesterit

0

Arrestimi ka ndodhur pas një operacioni të madh sekret policor të koduar “Cortez”.

Grupi shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë, nëpër klubet e natës së këtij qyteti. Kriminelët shqiptarë që kishin fituar 250 mijë stërlina duke shitur kokainë, kishin rekrutuar shqiptarë të ardhur në Manchester me dokumente fallco greke dhe italiane.

“Grupi shqiptar kishte ngritur edhe një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, e cila ka habitur detektivët për shpejtësinë dhe profesionalizmin e funksionimit të saj”, shkruan gazeta “Manchester Evening News”.

Gjatë operacionit që kulmoi në shkurt të 2015-s janë bastisur nga policia 17 adresa dhe janë kapur 130 mijë stërlina në para’ të thata, dy armë zjarri, karikatorë, municion dhe silenciator.

Sipas detektivit Alex Mulhal, cilësia e kokainës kishte një pastërti prej 60-80 për qind .

Sipas detektivit britanik “komuniteti shqiptar janë njerëz fantastik dhe tejet punëtorë dhe kjo bandë nuk reflekton këtë komunitet, por ka një element kriminal në çdo shoqëri. Në këtë rast kishim të bënim me një bandë shqiptare që zbarkoi në qendër të Manchesterit”, tha ai për gazetën “Mancester Evening News”.

 

Polakja vjen të jetojë në Shqipëri: Burrin më bën të ndihem vetëm

0

Kjo është një nga të shumtat histori të shqiptarëve emigrantë të martuar me shtetase të huaja, që për shkak të kulturave të ndryshme, nuk munden të kenë një lidhje të shëndoshë dashurie.

Ata u njohën në SHBA disa vite më parë, periudhë në të cilën shqiptari jetonte si emigrant dhe po ashtu vajza, që sapo kishte mbërritur në shtetin amerikan nga Polonia.

Nga lidhja e tyre e dashurisë, në mars të vitit 2006, vjen në jetë fëmija i parë i çiftit, vajzë e dy vjet më vonë, lindin një djalë.

Shqiptari punonte për të siguruar të ardhurat e familjes, ndërsa gruaja polake qëndronte në shtëpi dhe kujdesej për fëmijët. Në vitin 2011, burri kthehet i detyruar në Shqipëri pasi dokumentacioni i tij nuk ishte i rregullt. E nga dashuria, nga pas e ka ndjekur edhe bashkëjetuesja me dy fëmijët.

Pas disa vitesh bashkëjetesë, me kthimin në Tiranë ata kanë vendosur të lidhen në martesë duke u drejtuar në zyrat e gjendjes civile. Kështu ata nisin jetën në shtëpinë e djalit, bashkë me nënën e tij.

Por historia nis dy vite më pas, në 2013-ën, kur vajza polake, ka pasur kontradita me bashkëshortin, pasi dyshonte në sjelljet e tij, duke menduar se ai e kishte humbur interesimin rreth saj, derisa një ditë në konflikt e sipër, ai e ka dëbuar gruan nga banesa, thuhet në vendimin e gjykatës.

PRETENDIMET

Nga ky moment, nisin gjithë peripecitë dhe kalvari i gjatë i mosmarrëveshjeve civile dhe ndërpersonale, por dhe ato gjyqësore mes çiftit.

Pas dëbimit, fëmijët jetonin në shtëpinë e babait, duke u mbajtur larg nënës së tyre, asnjë takim, asnjë telefonatë.

Gruaja polake, sipas atyre që ajo ka shprehur në gjykatë, ka shpjeguar ndër të tjera, faktin se është ndjere e keqtrajtuar nga bashkëshorti duke përjetuar ndjenja vetmie, përbuzje, distance, nga ftohtësia e burrit.

Këtë gjë, sipas të pandehurës, burri e ka përcjellë dukshëm dhe sistematikisht edhe tek fëmijët e tyre te mitur, të cilëve në emër të garantimit të kushteve materiale për një jetë më të mirë e të sigurt, u ka mohuar praninë, dashurinë, ngrohtësinë e nënës së tyre.

Ndaj polakja rezulton të ketë kërkuar e para urdhër mbrojtje në Gjykatë, e më pas edhe kujdestarinë e përkohshme të dy fëmijëve të mitur, por kjo e dyta nuk i është pranuar.

VUAJTJET ME FËMIJËT

Por gjatë gjithë procesit gjyqësor, shqiptari ka bërë disa kallëzime penale ndaj bashkëshortes, që të pengonte me çdo formë kontaktet e saj me fëmijët.

Madje në çdo takim të përcaktuar sipas kushteve të gjykatës, nëna përballej me refuzimin dhe reagimin agresiv të fëmijëve.

Por ka qenë një ditë Gushti në vitin 2014, ajo çka acaroi edhe më tej raportet dhe ka ndarë përfundimisht palët.

Në këtë datë ishte edhe dita e takimit në prani të përmbaruesit gjyqesor, me fëmijët. Teksa nëna përpiqej t’i afrohej fëmijëve, ata refuzonin dhe kështu, përmbaruesi ka mbyllur takimin dhe është larguar. E dëshpëruar, polakja ka nisur të qajë dhe kur bashkëshorti ka marrë fëmijët për tu larguar, ajo i ka ndjekur nga pas duke iu lutur që t’i përqafonte qoftë edhe një herë.

Teksa fëmijët kanë vrapuar e ajo njëkohësisht pas tyre po ashtu, djali i saj në vrap e sipër i ka rrëshqitur këmba, dhe është rrëzuar në tokë.

Duke vrapuar ai ka tentuar të dalë në rrugë ku kishte edhe shumë makina, dhe për të shmangur ndonjë rrezik, e ëma e ka kapur nga krahu duke u përpjekur ta ndalojë.

Nga kjo situatë, i bindur se për fëmijët e tij nëna paraqiste rrezik, i është drejtuar Komisariatit Nr. 3 të Policisë Tiranë, ku ka kryer një kallëzim penal për të shoqen.

Ditë më pas, polakja ka mundur të gjejë një punë në një “Call center” dhe ka marrë me qira një shtëpi, e i është drejtuar gjykatës duke kërkuar kujdestarinë e përkohshme të dy fëmijëve. Kërkesa është pranuar nga gjykata në dhjetor të vitit 2014, por nuk u realizua asnjëherë për shkak të refuzimit të fëmijëve.

Takimi i fundit i saj me fëmijët ka qenë në Mars 2015.

Tiranë: Si i shfrytëzonte si prostituta pronarja e lokalit dy vajza

0

Një 55-vjeçare në Tiranë shfrytëzonte ambientet e lokalit të saj që t’u siguronte meshkuj dy vajzave të reja që shisnin trupin e tyre në këmbim të parave duke ushtruar prostitucion.

Informacionet e siguruara nga policia të çonin në lokalin e shtetases me inicialet Xh.S., e cila kishte në pronësi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, bar “Unik”, ku ndërmjetësonte ushtrimin e prostitucionit nga vajzat me emrat false Xhoi dhe Ana.

Për këtë, janë organizuar disa agjentë të policisë gjyqësore të cilët kanë monitoruar lëvizjet në lokal dhe jashtë tij.

LËVIZJET NË LOKAL

Ajo që kanë parë oficerët kanë qenë lëvizjet e vajzës me emrin Xhoi, e cila hynte e dilte shpesh në lokal duke biseduar herë pas here me klientë të ndryshëm dhe pronaren. Pasditen e asaj dite, një djalë i moshës 30-35 vjeçare, veshur me një bluzë e pantallona të zeza, dhe me shapka, është parë të ulet në një nga tavolinat e barit dhe të komunikonte shpesh me pronaren 55-vjeçare.

Pas rreth 30 minutave para lokalit ndalon një taksi nga e cila zbret një vajzë rreth moshës 25-vjeçare dhe futet në lokal ku flet me pronaren, e më pas ulet në shoqërinë e djalit me bluzë të zezë.

Ka qenë e reja që është çuar e para nga tavolina pas 10 minutash bisedë dhe është drejtuar në godinën përballë, kur ndodhej një hotel. Nga pas e ka ndjekur edhe djali.

KAPJA “MAT”

Pas 15 minutave që çifti kishte hyrë në hotel, kanë ndërhyrë agjentët së bashku me autopatrullën e Skuadrës “Shqiponja”.

Pasi kanë pyetur recepsionistin për numrin e dhomës, trokitën dhe hynë, duke i gjetur dy personat të zhveshur.

Në këtë moment, kanë pyetur vajzën se sa lekë kishte marrë nga djali 32-vjeçar. Ajo ka nxjerrë nga çanta një kartëmonedhë 5000 lekë të rinj.

DËSHMIA

Në polici 32-vjeçari ka pranuar se numrin e telefonit të vajzës e kishte gjetur përmes pronares së lokalit përballë hotelit, pra 55-vjeçares me inicialet Xh.S.

“Kam dëgjuar për lokalin e Xh. se mban femra për prostitucion dhe kam shkuar disa herë më parë për kafe. Dje shkova pasdite dhe pronarja e lokalit më pyeti nëse doja ndonjë femër për seks dhe unë pranova. Xh. më dha numrin e Anës dhe e mora në telefon. Ajo erdhi me taksi dhe u ulëm të pimë diçka. Ramë dakort që të bëjmë seks në këmbim të 5 mijë lekëve (të reja). Shkuam tek hoteli përballë dhe pagova edhe 1000 lekë (të reja) për dhomën. Sapo filluam të kryejmë marrëdhënie hyri policia”.

Ndërsa vetë 29-vjeçarja, me emrin e punës Ana, gjatë hetimeve ka deklaruar se kontaktin e parë me lokalin e Xh. e ka pasur një javë më parë ku një shoqja e saj bënte të njëjtën gjë.

“Shoqja më ka ftuar tek lokali “Unik” për të gjetur ndonjë mashkull që të shkonte me lekë. Kur shkova tek lokali, pronarja më tha se nëse do kishte ndonjë kërkesë, për mua nga meshkuj, do më telefononte.

Madje shoqja më sugjeroi se mund të shkoja tek hoteli që ishte përballë lokalit”.

Një ditë më parë se të kapej në flagrancë, e reja kishte kryer seks edhe me një shtetas turk, po në këtë hotel.

“Dje në darkë më mori në telefon një djalë i panjohur dhe më tha se jam porosi e Xh., hajde tek lokali. Pasi ramë dakort për pagesën, shkuam tek hoteli”,- tha e reja, shkruhet në vendimin e gjykatës./Panorama/

Ndërkombëtarët, mes dy zjarresh

0

Analistët vlerësojnë se Bashkësia ndërkombëtare duhet të distancohet nga Qeveria e korruptuar dhe të mos anatemojë kot opozitën që po proteston, por nuk ka asgjë në dorë

Analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë që ka ardhur koha e fundit që faktori ndërkombëtar në Kosovë të jetë shumë i kujdesshëm kësaj radhe me politikën kosovare, sepse bëhet fjalë për një sistem të instaluar, tepër mashtrues e të inkriminuar, korruptiv dhe të krijuar, që bie ndesh me vlerat universale të shoqërive të përparuara. Sipas analistëve, vazhdimi i mbështetjes së kësaj politike e qeverie të korruptuar në pushtet vetëm sa do të acarojë dhe eskalojë gjendjen, sepse populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe, kështu që bashkësia ndërkombëtarë duhet të ndihmojë sa më parë rrëzimin e këtij regjimi të inkriminuar për një kohë të gjatë.

Politologu Faik Krasniqi thotë se derisa Kosova është çliruar nga Bashkësia ndërkombëtare dhe pavarësia është projekt ndërkombë- tar, ata kanë përgjegjësi për këtë vend, edhe për vazhdimin e kontributit për ndërtimin e një qeverisje funksionale të dekriminalizuar, pa krim të organizuar dhe korrupsion. Ai ka pohuar se deri më tani të gjitha misionet ndërkombëtare, si UNMIK dhe EULEX, janë bashkëfajtore për krijimin e një klase politike kriminale dhe mafioze, sepse të gjithë e dimë fare mirë se përfaqësues të këtyre dy misioneve kanë qenë pjesë e korrupsionit bashkë me politikanë të profilit të lartë të Kosovës../kosova sot/

UP-ja organizon konferencë ndërkombëtare studentore

0

Konferenca Ndërkombëtare Stundentore e Universitetit të Prishtinës, e njohur si UPISC’16 – shkurtesë nga University of Prishtina International Student Conference 2016 – është ngjarja studentore e parë e këtij lloji në këtë format, e cila organizohet nga studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik.

Ideja për këtë konferencë vjen si rezultat i përvojës së disa studentëve në konferenca studentore të ngjashme jashtë vendit dhe të disa të tjerëve në projekte të ndryshme, ngase rinia, në veçanti studentët, kanë nevojë të kenë më shumë qasje në mënyrën se si organizohen ngjarje të tilla dhe të mësohen me pjesëmarrje në aktivitete të tilla.

Qëllimi i konferencës është sjellja e ideve nga mbarë universitetet e botës për diskutime në Prishtinë, afirmimi i sistemit të lartë të arsimit të Kosovës, posaqërisht ngritja e vetëdijes mbi rolin dhe rëndësinë e përgatitjes akademike të studentëve për nivele më të larta të karrierës së tyre.

Këtë vit, në edicionin e saj të parë, UPISC’16 do të trajtojë çështje kryesisht të natyrës ekonomike dhe juridike, lidhur me temën kryesore “Globalizimi: Ndikimi në Tregti, Ekonomi dhe Ligj”.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë studentët e universiteteve publike dhe atyre private brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë këtu të posadiplomuarit e nivelit Bachelor dhe Master.

Aplikimi bëhet duke përgatitur një abstrakt të punimit të tërësishëm, të strukturuar sipas udhëzimeve specifike të kërkuara në shembujt e përgatitjes së abstraktit, përkatësisht punimit, të cilët mund të sigurohen pasi që kandidatët të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në konferencë duke shkruar në [email protected]. Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 1 mars 2016.

Përzgjedhja do të bëhet nga Këshilli Shkencor i përbërë nga profesorët e të dyja fakulteteve, dhe pas përzgjedhjes do të vazhdohet me procedurat e tjera të dërgimit të punimeve të plota dhe përgatitjeve për mbajtjen e konferencës.

Konferenca parashihet të mbahet në datat 3 dhe 4 maj 2016, kurse një ditë më herët arritja e pjesëmarrësve. Pastaj me datën 5 maj do të organizohet një debat gjithpërfshirës me studentë të të gjitha universiteteve publike dhe kolegjeve private të Kosovës, me temë diskutimi “Si organizohen studentët”, kurse në ditën pas kësaj parashihet një udhëtim me karakter argëtues në disa nga destinacionet turistike të Kosovës. Me datën 7 maj bëhet nisja e pjesëmarrësve.

Për të marrë pjesë në konferencë, nuk aplikohet ndonjë tarifë pjesëmarrjeje, dhe po ashtu akomodimi në konviktet studentore si dhe ushqimi në menzën e Qendrës Studentore bashkë me transportin e pjesëmarrësve ndërkombëtar nga aeroporti dhe për në aeroport do të jenë të mbuluara nga sponzorët e konferencës.

Konferenca mbështetet ekskluzivisht nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, përkatësisht ish-rektori Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu si dhe sponzorë të jashtëm.

(Kosova Sot)

Prapaskenat presidenciale trazojnë Kosovën

0

Analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend dyshojnë se peticioni, i cili u iniciua javën e kaluar kundër ambasadorit amerikan në Kosovës, pas kritikave ndaj opozitës për sjelljet e dhunshme në Parlament mund të jetë një skenar i partive në pushtet dhe i SHIK-ut të PDK-së, për njollosjen e opozitës kosovare te SHBA-ja dhe faktori tjetër me ndikim ndërkombëtar, si dhe për të krijuar një lloj mjegulle në prag të seancës, në të cilën pozita do të tentojë të “kontrabandojë” votat, në të gjitha mënyrat e mundshme, për ta zgjedhur Hashim Thaçin president të vendit.

Analistët dhe opozita kërkojnë që AKI-ja dhe Prokuroria e Shtetit të shkëputen nga ndikimi i politikës dhe të përgjojnë zhvillimin e krejt këtij procesi për të parandaluar manipulimet dhe kontrabandën me vota. “Skenarët e tillë dinë t’i bëjnë vetëm shkollarët e shkolluar të SHIK-ut, të orkestruar nga njerëzit kriminelë, që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe miqësinë me shtetin më të madh mik të shqiptarëve, siç është SHBA-ja. Peticionet e tilla nuk janë të mirëseardhura për shoqërinë kosovare, sepse SHBA-ja ishte dhe do të mbetet një ndër aleatët më të mirë dhe besnikë të shqiptarëve”, ka thënë Ali Herica.

“Këto lloj veprimesh nën hije dhe shumë të tmerrshme mund të vijnë vetëm nga SHIK-u, servis kriminal i koalicionit PDK-LDK, me qëllim të dënimit dhe denigrimit të opozitës në sytë e faktorin ndërkombëtar, që opozita të mos ketë përkrahje nga faktori ndërkombë- tar, ku pretendon që ta izolojë nga skena politike, se kinse opozita kosovare qenka kundër SHBA-se”, tha analisti Hertica../kosova sot/