Home Blog Page 6304

Dosja e Shefave XIX: Intervenimi i Grabovcit për kushëriun e kreut të Administratës Tatimore

0

Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës. Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, ta avanconte, në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes. Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.

Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibrër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publike.

Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.

Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë serinë e VI-të të përgjimeve.

Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtares së Bordit.

Në serinë e XIX të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të përgjuara telefonike. Të gjitha ato, dëshmojnë fuqinë vendimmarrëse të Grabovcit për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Beqa që e quan Grabovcin, “Shef”, nuk i bën presion që më çdo kusht Hajzeri të avancohet nga pozita e sekretares, në anëtare të Bordit të ndërmarrjes.

“Hej…, myti bre ky djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, dita e fundit, Hajzeri, m’ka thanë me t’vetë, a me kunkurru, a mos me kunkurru. Ajo u kanë sekretare aty, naj bord”, e pyet Beqa Grabovcin.

“Naj bord, lypi a me kunkuru diçka? Paj s’po di qysh e ka ata…, paj p’i thom burrë s’varet prej kti (Grabovcit v.j,.)”, thotë Beqa.

“Po de, normal”, ia kthen Grabovci.

“Qind për qind, s’mun t’garanton. Qishtu, hajde shihum”, përfundon Beqa.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte i interesuar për një person të quajtur Shemsi Fetahu. Ai i telefonon një personi të paidentifikuar, por që mbanë pozitë të lartë shtetërore, për ta pyetur se mos ia “kishte harruar Fetahun”.

Shemsi Fetahu është kushëri i Naim Fetahut, një zyrtar i lartë i PDK-së që ka mbajtur një kohë pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore. Aktualisht është deputet i kësaj partie në Kuvend.

Gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.

“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.

“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.

“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.

“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.

Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.

“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.

Nuk dihet se për cilin institucion intervenon Grabovci, por Shemsi Fetahu, aktualisht punon në Aeroport Ndërkombëtar të Prishtinës.

Grabovcin e informonin kandidatët për procedurat që kishin ndjekur dhe deri ku kishte shkuar procesi. Mes tyre, Afrim Dautaj. Ai kërkon takim për këtë çështje. Miro, pasi Grabovci i thotë se është i zënë, Dautaj i tregon se intervistën me shkrim e kishte kryer dhe kishte mbetur edhe intervista me gojë. Grabovci i thotë që të mos shqetësohej se gjithçka në është në rregull.

“… Thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marrë kohë ma tepër. E kom kry qit intervistën me shkrim, tash veç me gojë. E me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri. Qit javë na kanë thanë”, tregon Dautaj.

“Hajt se n’rregull o… Hajt se s’ki nevojë për kurgja, n’rregull o”, e garanton Grabovci.

“Faleminders prej teje shumë, shef! Hajt kalofshi mirë”, e uron Dautaj.

Një tjetër person i kishte telefonuar Grabovcit për t’i treguar se emri i një personi nuk ishte në listën e të zgjedhurve për një instucion.

Arben Kabashi, e informon me habi Grabovcin, për këtë gjë.

“S’ka treja hiç. Dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç”, thotë Kabashi.

“Jo a”, habitet Grabovci për t’i treguar se edhe një personi të quajtur Fatmir, i kishte dërguar SMS. Gjithashtu, nuk dihet nëse e kishte fjalën për Fatmir Limajn, aso kohe ministër i Transportit.

“Hajt, nesër po kqyri, po interesona”, shton Grabovci.

“Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë”, ia kthen Kabashi.

Biseda e parë

Grabovci: Po, Hajdar?

Beqa: Alo, shef, ça bone?

Grabovci: Qe.

Beqa: Hej…, myti bre djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, e dita (nuk kuptohet) Hajzeri, m’ka thon me t’vetë, a me kukuru, a mos me kukuru, ajo u kon sekretare aty, naj bord.

Grabovci: A?

Beqa: Naj bord, lypi a me kunkuru diçka, paj s’po di qysh e ka ata, paj p’i thom burrë s’varet prej kti.

Grabovci: Po de, normal.

Beqa: Qind për qind, s’mun t’garanton, qishtu, hajde shihum.

Grabovci: Hajde.

Biseda e dytë

Kabashi: Alo, mirëmrama, m’fal Adem.

Grabovci: Alo.

Kabashi: Arbeni, Arben Kabashi, n’telefon.

Grabovci: Po, Arben.

Kabashi: Mos po t’pengoj naj sen. Ça i ki puntë?

Grabovci: Qe, mirë shnosh, Arben, ça i ki puntë?

Kabashi: Paj tu (nuk kuptohet) qishtu sen.

Grabovci: Ça ka tre ka ti?

Kabashi: Ka treja, s’ka treja hiç, dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç.

Grabovci: Jo a?!

Kabashi: Jo vallahi.

Grabovci: Nejse edhe Fatmiri, ma kish pas qu ni sms.

Kabashi: Po.

Grabovci: Hajt, nesër, nesër po kqyri, po interesona.

Kabashi: Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë.

Grabovci: Okej, okej.

Kabashi: Hajde, kalo mirë.

Biseda e tretë

Grabovci: Përshëndetje.

X: Ku je zotëri Grabovci?

Grabovci: A je gjallë, a ku je a, si je a?

X: Vallain qe bre, nom rahat.

Grabovci: Ça i ki puntë?

X: Mirë, mirë, qysh je ti?

Grabovci: Mirë, shnosh rahat niher.

X: Çka po bon a, qysh po t’shkon a?

Grabovci: Vallain, kurgjo qishtu me punë të përditshme të…, ndërtimit të institucioneve të vendit edhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

X: Heheheh…

Grabovci: Hahaha…, çka po bon ti a je mirë?

X: Vallahi…

Grabovci: A je lodh, si ke kalu?

X: Jaa…, mirë mirë?

Grabovci: Te shpija mirë?

X: Mirë, mirë vallahi.

Grabovci: Ëëë…, t’kom thirr edhe niher me ta përsërit, ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin.

X: Ëhë…

Grabovci:Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru?

X: Joo… vallahin se kom harru.

Grabovci: Ani…, a ma ke zgjedhë hala?

X: Unë, e kom përcjell me me… se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë.

Grabovci: Hajt, interesohu jarani jem. Nuk priton a…?

X: A?

Grabovci: Nuk priton, mu interesu?

X: Jo, jo aspak.

Grabovci: Hajt, kqyr t’lutem, osht kusherini i Naimit, e ki parasysh.

X: Pe di, pe di.

Grabovci: Naim Fetahut.

X: Hajt, let shofim.

Grabovci: U bo shoqi.

X: Hajt.

Grabovci: Shneten, gjithë t’mirat, faleminderit shumë a.

X: Flm, hajt çao.

Biseda e katërt

Grabovci: Alo.

Dautaj: Shef, mirëmrama, Afrim Dauti, n’telefon, mos po t’pengoj.

Grabovci: Oo…, Afrim, tungatjeta.

Dautaj: A je mirë, a si je a?

Grabovci: Gjall, rahat.

Dautaj: Vallain, t’fort jeni boll, qysh jeni krejt? A jeni lodh a? A ka mundësi nesër, kur je i lirë, kur je i lirë nja pesë minuta te ju me ardh?

Grabvci: Pse?

Dautaj: Paj vallain, thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marr kohë ma tepër. E kom kry qit intervisten me shkrim, tash veç me gojë, e me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri, qit javë na kanë thanë.

Grabovci: Hajt se n’rregull o.

Dautaj: Ma mos me dal hiq a?

Grabovci: Hajt se s’ki nevojë për kurgj, n’rregull o.

Dautaj: Faleminders prej teje shumë, shef, hajt kaloshi mirë.

Grabovci: Hajt, çao, çao.

Dautaj: Hajt, naten e mirë, m’fal pash zotin.

Grabovci: Tung, tung./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Biel dhe Timberlake në përkrahje të Clinton (Foto)

0

Jessica Biel dhe bashkëshorti i saj Justin Timberlake ishin vetëm udhëheqës të organizim për mbledhje fondesh për kandidaten presidenciale të Demokratëve Hillary Clinton – por ata gjithashtu edhe bënë disa fotografi qesharake me të.

“Shikoni se kush erdhi për drekë…#unëjammetë”, shkroi aktorja 35 vjeçare krahas fotografisë së postuar.

Ky organizim në mbështetje të politikanes është mbajtur në shtëpinë e këtij çifti të famshëm, ku u përfshinë edhe fytyra të tjera publike si Jennifer Aniston, dizajnerja e bizhuterive Jennuifer Meyer dhe menaxheri Scooter Braun.

Vedat Ademi ka disa fjalë për këngëtarët që kanë shumë klikime në YouTube

0

Edhe pse shpesh herë diskutohet për numrin e klikimeve në kanalin e “Youtube” që shumë artistë shqiptarë marrin falë projekteve të tyre muzikore, së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga këngëtari i njohur, Vedat Ademi.

Vedati, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me J.Gashi “Thirrëm Dashuri”, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ka “thumbuar” këngëtarët shqiptarë të cilët suksesin e tyre e matin me numrin e klikimeve në “Youtube”.

Sipas Vedatit, klikimet në “Youtube” nga artistët shqiptarë janë të vjedhura. Këngëtari ka publikuar një këngë të artistit me famë botërore Bon Jovi të titulluar “This House Is Not For Sale”, e publikuar më 12 gusht të këtij viti, i cili për 1 javë ka marrë 1.717.123 klikime.

“Nuk di çfarë të të them more Bon Jovi, vetëm di të them që iu vjen anash me klikime ‘këngëtarëve’ tanë”, shkruan bashkangjitur postimit të tij artisti./TMA.

Haradinaj: Thaçi, Mustafa dhe Veseli po bëjnë fushatë antikushtetuese

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.

Haradinaj theksoi se neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

“… Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve. Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nënën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove. Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t’i nisin themelet e kësaj Republike”, thekson Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se Kosova do t’i ketë kufijtë e saj, pa i marrë dhe pa i dhënë askujt.

“Do ta ketë të ardhmen e vet euroatlantike dhe rrugën e pakthyeshme drejt BE-së dhe integrimeve të tjera. Por Kosova sot është e papërfunduar dhe populli i saj nuk do ta lejojë askënd që t’ia vrasë të ardhmen, qoftë edhe me do farë marrëveshjesh të dyshimta, me njerëz të dyshimtë e pa fije transparence. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”, tha kryetari i AAK-së. /Telegrafi/

20 shprehjet më të mira të Borgesit

0

Me rastin e 117-vjetorit të lindjes së tij, janë botuar 20 shprehjet më të spikatura të Borgesit. Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për Letërsinë.

117 vjet kanë kaluar nga lindja e shkrimtarit të njohur botëror nga Argjentina, Jorge Luis Borges. Krijimtaria e tij letrare ka lënë gjurmë të pashlyeshme në literaturën botërore duke u përcjellë brez pas brezi. Një ndër figurat letrare më unike të shekullit 20, përveç si shkrimtar, njihet edhe si eseist, poet dhe përkthyes, dhe një figurë e rëndësishme në literaturën në gjuhën spanjolle.

Jorge Luis Borges u lind në Argjentinë më 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtra, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri vitin që vdiq, më 1986.

Me një shkollim të kualifikuar, Borgesi nisi të angazhohej në jetën intelektuale të vendit, duke frekuentuar dhe ambientet e larta ku flitet jo vetëm për politikë. Poezitë që kishte nisur të shkruante herët nisi t’i botonte në revistat letrare. Ajo çfarë binte në sy te vargjet e tij ishte një surrealizëm, një pasion për të folur për ëndrrat, filozofinë, apo gjithçka tjetër që dukej e padukshme në jetën reale. Në fillim të viteve ’30 ai nisi të ngrejë pikëpyetje ekzistenciale në veprat e tij. Kritikja argjentinase, Ana Maria Barrenechea, do ta quante “Irreal”.

Borgesi do ta ndiente veten të tërhequr nga filozofia e Heideggerit, Sartrit, Juan Ruflo. Duke e kthyer shkrimin në një mjet për ta zbuluar botën dhe qenien njerëzore, Borgesi ka lënë pas një trashëgimi të çmuar letrash, ku çdokush mund të endet dhe t’u japë përgjigje pyetjeve që i enden rreth vetes.

Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për Letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke pasur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010-n.

Me rastin e 117-vjetorit të lindjes së tij janë botuar 20 shprehjet më të spikatura të Borgesit:

1- Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës.

2- Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë.

3- Vetë jeta është një citat.

4- Teksa mendoj për mitet e shumtë, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve.

5- Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen.

6- Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.

7- Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyes.

8- Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale.

9- Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm.

10- Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, momenti në të cilin njeriu gjen, njëherë e përgjithmonë, kush është.

11- Unë kam përfytyruar gjithmonë se Parajsa do të jetë njëfarë biblioteke.

12- Në përgjithësi çdo vend ka gjuhën që meriton.

13- Asgjë nuk është ndërtuar në gurë, gjithçka është ndërtuar në rërë, por ne duhet të ndërtojmë sikur rëra të ishte gur.

14- Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lum që më merr mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua; por unë jam zjarri.

15- Të jesh i pavdekshëm është e zakonshme; përveç njeriut të gjitha krijesat janë të pavdekshme, sepse ato nuk e njohin vdekjen; hyjnore, e tmerrshme, e pakuptueshme, është ta dish se je i pavdekshëm.

16- Çdo poezi është misterioze; askush nuk e di në tërësi atë që i është dhënë për të shkruar.

17- Shtypja e një lajmi në letra të mëdha i bën njerëzit të mendojnë se është padiskutushmërisht i vërtetë.

18- Pasqyrat dhe marrëdhëniet e shtratit janë të urryeshme, sepse e shumëfishojnë numrin e njerëzve.

19- Më së shumti vlerësoj inteligjencën, sepse ndershmëria dhe guximi i një njeriu nganjëherë nuk ndihmojnë për dialog.

20- Jetojmë në një epokë shumë torollake; për shembull, njerëzit blejnë prodhime, shkëlqimi i të cilave mburret nga vetë njerëzit që e shesin.

Sot 18 vite nga rënia heroike e Ismet Jasharit- komandant Kumanova

0

Sot mbushen përplot 18 vite nga rënia heroike e heroit shqiptarë Ismet Jasharit apo i njohur si komandant Kumanova.

Në kohën e regjimit komunist shumë shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur e të torturuar madje edhe shumica të likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyrojë popullatën në Kosovë e gjetiu të organizohen në luftë kundër regjimit të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj që shumë djem e vajza të rradhiten nën amblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte dhe Ismet Jashari, një djal i ri dhe shumë modest që me veprën e tij do të ngriste lavdinë familjes, fshatit të lindjes Orizares e UÇK-së e do të bëhet krenaria e kombit.

I lindur më 16 prill 1967 në fshatin Orizare, shkollën fillore e kreu në fshat ndërsa të mesmen në Kumanovë. Që si gjimnazist filloi të merret me aktivitete patriotike dhe shpejtë ra në sy nga ana e pushtetit të atëhershëm duke u përjashtuar nga bankat shkollore por që Ismeti shkollimin e vazhdon në Preshevë.

Më 25 gusht në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për vallë me kriminelët serb ra dëshmorë një yll i pashuar i lirisë. E falë gjakut që derdhën Ismeti e shumë dëshmorë të tjerë sot Kosova gëzon pavarësinë si shteti më i ri në botë. Ndërkohë që më 25 gusht të vitit 2009 Ismet Jashari u shpall hero i Kosovës.

Krahasimi i pavend i Kryeministrit

0

Kryeministri Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar për kauzat që po ndodhin në botë muajve të fundit. Duke përmendur bombardimet ne Siri, sulmet ruse në Krime, krizën e refugjatëve, aktet terroriste në Francë e Belgjikë dhe tentim grushtshtetin në Turqi.

Të gjitha këto, kryeministri i krahason me sulmet që kanë filluar në Kosovë, gazin lotsjellës, sulmet me shishe molotovi në qeveri, shtëpi private dhe RTK’së, gjuajtjen me armë drejtë ndërtesës së Kuvendit, ku ndër to përmend edhe të gjeturat në selinë e VV’së – maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte të tjera të rrezikshme.

Lexoni statusin e tij të plotë:

Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Omar Daqnesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë.

Edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin publik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme. Të çdoditshme janë kërcënimet e njerëzve nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtetndërtimit të vendit tonë. Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime.

Nëse jo të tjerët, Kosova ka të freskët kujtesën për shumë e shumë fëmijë tanë, moshatarë të Omarit, për një milion të përzënë nga shtëpitë e tyre. Për shkatërrimet e pronave dhe shtëpive, për dhunimet, masakrimet e popullatës civile.

E kemi të freskët edhe kujtesën për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar nga gjenocidi dhe zhbërja. Kosova e ka përjetuar tmerrin e dhunës dhe nuk përkrah dhunën. Kosova ka pasur fatin që në momentet më të vështira i kanë dalë në krah SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar. Këtë fat nuk do ta kemi përherë. Prandaj askush nuk ka nevojë të matë patkoin e atij që nuk i bie për këmbe. Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi.

/GazetaExpress/

Shkon në 250 numri i viktimave në Itali

0

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes. Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekurve ka arritur në 250 persona, transmeton Express

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore. Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë./GazetaExpress/

‘Pallati i ëndrrave’ i Kadaresë botohet në serbisht

0

Libri “Pallati i Ëndrrave” është botuar në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, shkruajnë mediat serbe.

“Pallati i Ëndrrave” është një kryevepër e Kadaresë, ku flitet për një institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e ëndrrave në perandori, sistem i mbyllur i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si një version i ferrit të një shteti totalitar”, shkruan media serbe B92.

“Ka qenë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e mahnitshme që në Shqipërinë staliniste, ku e gjithë kultura ishte nën kontrollin ideologjik, ndërsa kanonet e realizmit socialist drejtonin letërsinë, papritmas një shkrimtar me një shprehje të tillë moderne si Kadare imponoi vetveten”, shkruan kritiku i artit dhe analisti Shkëlzen Maliqi.

Arsenal transferon sulmues

0

Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, po synon ta forcoj sulmin para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sipas El Confidencial, ekipi londinez ka shprehur interesim që ta transferoj sulmuesin e Deportivo La Corunas, Lucas Perez.

Thuhet se Arsenali është i gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin prej 20 milionë për Perezin.

Perez kërkohet edhe nga ekipi tjetër i Premierligës, Everton. Por, sulmuesi dëshiron që të bashkohet me Arsenalin.