Home Blog Page 6303

Grua për mua

0

Edison Ypi

Dua grua të lartë. Por jo sa Nëmërçka që ta hedhi shurrën sa Vjosa dhe pordhën sa të tundet Gjirokastra. E dua të lartë sa, për shembull Sonila Meço, por të mos peshojë më tepër se Eni Vasili me gjithë lecka. Qefi ma ka që gruaja për mua të ketë edhe hire nga nënfustani i Zonjës Meço. Por nuk i duken. Meçua nuk ka dalë kurrë me bikini. Nuk i ka treguar kurrë ato llaftarira. I ka mbyllur me kyç, kyçin e ka hedhur në fund të Liqerit, nga Liqeri e nxorri me sqep Nositi, Nositi ja dha Lasgushit.

Dua grua që të ketë hiret e Anjeza Majës, a të paktën të Monica Belluccit. Halli se duke i puthur, mund t’i kafshoj, po i kafshova mund t’i gëlltis, po i gëlltita bëhem kanibal.

Dua grua që të jetë Femër sa Juliette Binoche. Ka të tilla. Halli se janë të çartallosura. Ta lënë dobiçin te dera.

Dua grua që flokët t’i ketë si të Catherine Zeta-Jones, sytë si të Angelina Jolie, buzët si të Claudia Lynx. Edhe mund ta gjej, por nuk kam naftë për makinën për ta zbuluar në cilin katund kullot lopën.

Dua grua që të kem qef t’ja dëgjoj zërin. Si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, Billie Holiday, Joan Baez, Ornella Vanoni. Mirpo humori im ndryshon çdo çast. Një herë do dua të dëgjoj njërën, pas pak tjetrën. Punë që s’bëhet t’i marr për grua të pesta.

Dua grua me sisë si të Çilietës. Jo këto të tanishmet që s’mjaftojnë as për meze. Ato të parat me të cilat mund të shtroje gosti.

Dua grua që të ketë zotnillikun e Nicole Kidman. Ah, kaq sinjorilitet nuk di pse mund të më vlejë, s’kam ku ta konsumoj.

Dua grua të ëmbël, por më të ëmbël se Brigitte Bardot kam frikë se më thahet gjuha duke e lëpirë dhe nga ëmbëlsia më zë diabeti.

Dua grua hutonjëse, turbullonjëse, marramendëse, si Elisabet Taylor, por kam frikë se më bie damllaja.

Dua grua inteligjente, erudite, diskrete, pakashum si Rozafa Basha. Rozafa i ka humbur gjurmët.

Dua grua të brishtë, të hajthme, fine, të tillë që kur të jetë cullak të duket më e bëshme se kur të jetë e veshur, pra si Audrey Hepburn. Të tilla që ende nuk janë martuar ndodhen vetëm nëpër libra dhe filma.

Dua grua që të ketë talentin e retorikës konservative si Mesila Doda. Por Mesila është migratore politike, sa te njëra parti te tjetra.

Dua grua që karakterin të mos ja vizatojë në fytyrë parukjerja por ta ketë të thellë, integral, jashtë e brenda. Vështirë të gjesh femër të tillë. Megjithatë ekziston Bruna Qeva, së cilës, në reliev, në tipare, në qelizë, karakterin ja ka gdhendur Perëndia.

Dua grua të ketë fiksim përndjekjen, internimet, burgosjet, torturat nëpër burgjet e kurvit, posaçërisht vuajtjet e priftërinjve. Domethënë dua grua si Keda Kaceli.

Mirpo tironcja Keda s’po kthehet ku e ka vendin, në Shqipëri, mbeti në Itali.

Dua grua me forma joshëse, por jo si të Bleona Qerretit edhe sikur të kem 20 vjet pa parë femër me sy.

Dua grua të qytetëruar që të dijë të llafoset. Zoti më ruajt nga Iris Luarasi. Rroftë Moza Ahmeti. Ku është zhdukur Moza ?

Dua grua me vendosmëri politike të gurtë dhe forma femërore të mermerta të lëmuara si të shtatoreve antike, pra si Grida Duma.

Dua grua acqua e sapone dhe superinteligjente si kolonjarja Anika Taçi. E kotë. Si Anika s’ka të dytë.

Dua grua që politikën me biznesin t’i lidhi më mirë se Berlusconi, pra dua grua si Keti Bazhdari. Jam vonë për këtë kombinacion.

Dua grua këshilluese, ndihmëse, bashkëpuntore, besnike, si Helena Kadareja. Ah, shpresat janë zero.

Dua grua që të më dojë më tepër se Keti Bashhysa Violinçelin.

Dua grua që të dijë të shkruaj të paktën si Desada Metaj. Kam provuar ta gjej, por pa sukses, para më dalin ca budallaqe.

Dua grua me seriozitet nazist, hitlerian, gestapoist, si Eliana Hoxha. E kotë ta kërkoj. Eliana është e vetmja.

Dua grua erudite, të qytetëruar, të butë, bindëse, të flasi rrjedhshëm, të komunikojë ëmbël, si Ermira Mehmeti. Ermira Mehmeti është një rastësi kozmike, është një kometë që kalon vetëm një herë dhe arratiset në qiellin e zi, mbyllet, erret, dritën e mban për vete, botës i fal atë që bota meriton, errësirën.

Dua grua ekzotike mesdhetare si Sophia Loren ose Gina Lollobrigita. Ka plot të tilla që kanë lindur në Myzeqe, Zadrimë, Mirditë, Devoll, Tropojë, Gjirokastër, Përmet, por kanë ikur në Itali Greqi, Belgjikë, Angli, ku kanë humbur gjurmët.

Dua grua si Sheherazade. Duke më rrëfyer çdo natë nga një përrallë, të mos më lërë asnjë çast të dal nga ëndërra.

I “pazëvendësueshëm”

0

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka mbetur pa drejtor. Ish-drejtori Bedri Bytyçi është shkarkuar javën e kaluar bashkë me të tjerët, mirëpo në vend të tij nuk është emëruar askush.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, gjatë prezantimit të drejtorëve të rinj, pat premtuar se brenda dy-tri dite, do të emërohet edhe drejtori i ri në Inspektoratit.

“Brenda dy-tri dite do të emërohet edhe drejtori i ri në Drejtorinë e Inspektoratit”,pat premtuar Krasniqi.
Pavarësisht këtij premtimi, kjo drejtori ka mbetur pa drejtor.

Zyrtarët e PDK-së në Prizren nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se PDK-ja është në kërkim të gjetjes së emrit për drejtor të kësaj drejtorie.

“ I kemi disa emra,por nuk jemi përcaktuar”, tregon burimi brenda PDK-së në Prizren.

Komuna e Prizrenit javën e kaluar ka emëruar drejtorët e rinj, pas shkarkimit të gjashtë drejtorëve në këtë komunë./PrizrenPress.com/

Nëse Kosova është Siri, kush e ka përgjegjësinë?

0

Nga Jakup Krasniqi
Ka kohë që çdo deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, është goditje mbi demokracinë, mbi mendimin opozitar, mbi idetë ndryshe të demokracisë. Ky njeri si duket i edukuar në shkollat e Kumrovcit te LKJ-së, në shkollat e njëmendësisë komuniste i ka mbetur idol, shteti totalitar i Tito – Rankoviqit, mbase edhe i Millosheviqit! Tani është i angazhuar që edhe shtetin e Kosovës ta shndërroi në sistem totalitar! Të cilin po e krahason me shtetet më të dështuara të Botës! Nëse është kështu si po e quan Kryeministri i vendit, kush e solli në ketë ditë Kosovën?! Ju, krerët e koalicionit qeverisës a ndjeheni përgjegjës dhe cili është kontributi i juaj këtu?

Ati regjimi i pat shërbyer gjatë Isa Mustafa, për dekada të tëra. Totalitarizmi jugosllav çdo përpjekje të shqiptarëve për çlirim e liri, e quante: “irredentizëm, nacionalizëm, fashizëm, që qellim final kishin, shkatërrimin e shtetit të punëtorëve e vëllazërim-bashkimin dhe bashkimin e shqiptarëve në Jugosllavi me Shqipërinë”. Ata, kurrë nuk shikonin nga vetja e tyre, vetëm te shqiptarët nacionalist! Po ky Kryeministër, që në kohën e Luftës Çlirimtare (1998/99), ishte Ministër i Financave në Qeverinë e Bukoshit, luftëtarëve në Kosovë ua patën ndërprerë financimin.

Edhe atëherë në Kosovë vriteshin fëmijë, gra e pleq, zoti Kryeministër, por atëherë pak mendoje për golgotën shqiptare te fëmijëve të vrarë, të 20.000 grave të dhunuara dhe të rreth 13.000 njerëzve të vrarë e të zhdukur! Ndërprerja e financimit për çlirimtaret, nuk ishte gjë tjetër veçse sabotim i luftës, pa aftësim i veprimeve luftarake kundër makinerisë vrastare serbe, ishte vënie në shërbim të pushtuesit, pasi ai e dëshironte paaftësinë luftarake të UCK-së. Edhe Serbia e kohës, çlirimtarët i quante: “terrorist e fundamentalist islamik” luftëtarët e lirisë. Madje edhe para pak kohe, drejtues të lartë të shtetit të Serbisë e akuzonin Kosovën për ISIS?!
Sot koha e atyre epiteteve ka mbaruar. Ju po i sillni epitetet e reja. Sot, Kryeministri i Kosovës, luftën opozitare për një qeverisje ndryshe dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale me sovranitetin e shtetit, ja me ke e krahason:

“Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Omar Daqnesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Avganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë.”

Kryeministër pas kësaj që keni thënë shtrohet pyetja: Cila është përgjegjësia e juaj dhe e bashkëpunëtorëve tuaj në qeverisje për ketë realitet tepër të zymtë që e keni përshkruar me dorën tuaj në fb? Kush është përgjegjës për ikjen e para sa kohëve te 100.000 qytetarëve nga Kosova? Mos edhe ajo ishte vepër e opozitës? Kryeministri bëri edhe një gabim të madh, kur ju drejtua miqve të tij e jo qytetarëve të Kosovës. Ai duhet të deklaroi se, a është Kryeministër i miqve apo i qytetarëve të Republikës?! Është aty për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve apo te akrabave?! Apo për t’i punësuar miqtë e akrabatë, ashtu si po dëgjojmë përditë! Apo ndoshta ai po i ndan qytetarët e Kosovës në miq e armiq! Tamam logjikë komuniste?!

Akuza të tilla të renda vendit të vet nuk besoj që do t’i bënte ndonjë Kryeministër i përgjegjshëm?! Madje, nëse gjendja është kaq e zymtë dhe e pa shtegdalje në Kosovë, pse nuk dorëheqesh? Nuk dorëheqesh se më nuk mund t’ju krijoni favore miqve e fisit! Prandaj po e rrezikoni tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit që duhet ta mbroni!

Nëse Kosova është si: “Siria, Afganistani, Iraku, Libia, Ukraina e Krimeja”, cili është roli i juaj në gjithë ketë katrahurë?! Madje, pse atëherë duhet t’ju mbështesin për gjithë ketë katrahurë afro-aziatike (të grumbulluar në 11.000 km. Katrore), miqtë nga SHBA-ja e Bashkimi Evropian?

Ish- studenti që ia bëri 8 me 2 Murat Mehes

0

Edon Maliqi, ish studenti i Murat Mehës po e akuzon profesorin e tij për përdorim të paautorizuar të të dhënave zyrtare për përfitime personale si dhe krijimin e hartave dhe atlaseve, duke keqpërdor pozitën zyrtare si kryeshef i Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Eksperti i sistemit të informacionit gjeografik, Edon Maliqi, pyet ish’profesorin e tij Murat Mehën se ku i ka marrë të dhënat zyrtare për kthesat kthesat e Çakorrit.

“…e që un nuk dyshoj se i ke përdor të dhënat zyrtare pasi kthesat e Çakorit nuk vizatohen me dorë të lirë), atëherë na e thuaj se ku i ke marrë ato të dhëna, përfshirë: institucionin, kohën, datën, vitin dhe vendin madje dhe fletëpagesën për produktet hartografike të nevojshme ?!!”, thotë Maliqi.

Ai hedhë dyshimet edhe nëse të dhënat janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ato janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Nëse ke vepruar sikur kjo e fundit, kjo nënkupton keqpërdorim i pozitës zyrtare-institucionit për përfitime personale dhe vjedhje të dhënave nga baza e të dhënave e AKK-së, që është vepër e dënueshme, për të cilën në këtë rastë prokuroria dhe gjyqësori do të duhej të merret me ju fill pas këtij publikimi, në mos edhe komisioni kompetent i AKK-së- si fillim i ngritjes së çështjes në hetuesi. Meqë të dhënat në harta nuk i takojnë vetëm informacioneve nga baza e AKK-së, organet e hetuesisë duhet të mirren edhe me të dhënat tjera të cilat ka gjasa se janë marrë në formë ilegale edhe prej insitucioneve tjera (qeveritare, vendore dhe të tjera)”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e njohësit të sistemit të gjeografisë, Edon Maliqi.

Teksti i plotë:

Reagim ndaj reagimit të Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës (AKK) z.Murat Meha, njëherit kryetarë i Komisionit për Demarkacionin me Malin e ZI, përmes një shkrimi të publikuar më datën 24 Gusht 2016 në disa prej portaleve të vendit tonë. Para se të kaloj tek qështja që dua ta ngrisë, dua të theksoj se z.Murat Mehën e njoh nga afër:

si ish student i tij, edhe pse rrallë jemi taku në klasat e fakultetit – siç duket për shkak të bizneseve të tij rrallë dukej në fakultet ose e kishte vetëm hobi çështjen e mësimdhënies dmth e bënte vetëm kur ka kohë të lirë,
pastaj edhe si kryeshef në AKK,
Përveç tjerash përmes këtij shkrimi dua ta “uroj” për arritjen e qëllimit të tij duke dashur që të jetë “VIP person” pra të jetë personi për të cilin janë bërë shkrime pothuajse më së shumti vitin e fundit pasi që për nga natyra z. Meha është person i dashuruar në vetën e tij (narcisoid). Në çështjen se për çfarë ka dal të jetë personi për të cilin është shkruar më së shumti nuk po ndalemi pasi që tashmë dimë të gjithë. Po ua kujtojmë që asnjëherë asnjë gazetarë nuk ka shkruar për ndonjë sukses apo arritje të tij – kaq mjafton !!

Në reagimin e tij të datës së lartë cekur ajo që më bënë përshtypje që në fillim është kjo fjali “Duke përcjell mediat e shkruara dhe elektronike, shpesh herë të krijohet përshtypja se gjithçka mund të kontestohet bile edhe ajo që është reale, e prekshme dhe e pakontestueshme.” Nuk e di nëse e kam kuptuar drejtë këtë fjali por do të doja shumë të di që a përfshihet këtu edhe pasuria juaj z.Meha, për që është reale dihet (e prekshme: toka, banesa, kesh, etj), por tek pika e pakontestueshme, në aspektin e përfitimit të saj- këtu ngritën dilemat ose për të thënë më mire ne që të njohim dhe kemi punuar me ju e themi me shumë të drejtë që nuk kontestohet joligjshmëria e saj. E tërë ajo pasuri që ke të deklaruar dhe të padeklaruar (shembull i jo deklarimit: Prona-banesë në Tiranë, rruga “Mujo Ulqinaku”) janë produkt i zhvatjes dhe keqpërdorimit me AKK-në, shpresoj një ditë të hapet proces i mirëfillt gjyqësorë për këtë.

Sidoqoftë i nderuar Z.Meha, ne kolegët tuaj ndoshta edhe duhet të mburremi me ju sepse kudo në botë milionerët nuk gjendet aq lehtë kurse neve kolegëve tuaj në Kosovë na “bekoi” zoti me ju, pra me milionerin e komuniteti GJEO të Kosovës !!

Për këto që thashë më lartë por edhe për shumë të tjera shpresoj që një ditë kurdo qoftë ajo do të flasim në gjykatë se edhe ashtu kemi shumë për të thënë për ju por ti kthehemi çështjes për të cilën e fillova këtë shkrim.

Për ne si profesionist e dimë që çdo hartë është produkut i të dhënave burimore të cilat duhet përpunuar dhe përdorur për të përpiluar harta ( duke iu dhënë një tematikë të veçantë sipas kërkesës). Në reagimin e datës 24.08.2016 ju z.Meha e thatë që keni përdorur të dhëna zyrtare, dhe nëse është kështu siç thua (e që un nuk dyshoj se i ke përdor të dhënat zyrtare pasi kthesat e Çakorit nuk vizatohen me dorë të lirë), atëherë na e thuaj se ku i ke marrë ato të dhëna, përfshirë: institucionin, kohën, datën, vitin dhe vendin madje dhe fletpagesën për produktet hartografike të nevojshme ?!!

Nëse thua që produktet janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, pyetja ime është se a ke vepruar në përputhje me ligjet dhe udhëzimin administrativë për “tarifat e shërbimeve dhe produkteve kadastrale” gjë që nënkupton se a ke bërë pagesat e nevojshme dhe të duhura për të dhënat e marra apo ke keqpërdorur pozitën tuaj si kryeshef i institucionit në fjalë duke vjedhur të dhënat nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për ti përdorur ato për qëllime komerciale nëpërmjet përpilimit të hartave dhe atlaseve komerciale? Nëse ke vepruar sikur kjo e fundit, kjo nënkupton keqpërdorim i pozitës zyrtare-institucionit për përfitime personale dhe vjedhje të dhënave nga baza e të dhënave e AKK-së, që është vepër e dënueshme, për të cilën në këtë rastë prokuroria dhe gjyqësori do të duhej të merret me ju fill pas këtij publikimi, në mos edhe komisioni kompetent i AKK-së- si fillim i ngritjes së çështjes në hetuesi. Meqë të dhënat në harta nuk i takojnë vetëm informacioneve nga baza e AKK-së, organet e hetuesisë duhet të mirren edhe me të dhënat tjera të cilat ka gjasa se janë marrë në formë ilegale edhe prej insitucioneve tjera (qeveritare, vendore dhe të tjera).

Krahas mënyrës të marjes të dhënave, hetuesia dhe institucionet tjera duhet të mirren edhe me të drejtat e autorsisë që i keni përvetsuar ju ndaj të dhënave të mara (vërtetoni ju se si i keni marrë) prej AKK dhe institucioneve tjera. Deklaroni a keni dokument për të drejtat e autorsisë mbi të dhënat, ose kush ju ka dhënë të drejtat e autorsisë juve për ti përdor ato të dhëna për përfitime personale dhe komerciale, dhe në bazë te cilit ligj për të drejtat e autorsisë, pasi në hartë ju e përdorni simbolin me të cilën pretendoni se ju i posedoni tërësisht të drejtat e autorsisë ndaj hartës – atlasit.

Marja e të dhënave mund të vërtetohet me fletpagesa dhe aktpërcjells për dorëzimin e të dhënave të blera. Nëse kjo nuk egziston, ajo nënkupton se të gjitha hartat janë prodhuar me të dhëna të vjedhura !!!!!!!!!

Kësaj radhe me kaq po e përfundojmë në shkrimet e ardhshme do të flasim për të tjera keqpërdorime tuaja në AKK dhe me AKK-në.

Ass.Dr.cand. Edon MALIQI,

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”

Kryetar i Regjionit të Mitrovicës në SHGJK.

Në Kleçkë, ekspozohet vetura e Komandant Kumanovës

0

Sot, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë, është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës.

Ky ekspozim i veturës, është përcjellë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit, si dhe me përurimin e librit “Në çdo lis një sy shqiponje”, kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121.

Këto aktivitete janë mbajtur në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121, e cila mbante emrin e Komandant Kumanovës, i cili bashkë me luftëtarë të tjerë, ranë heroikisht më 25 gusht të vitit 1998, në vargmalet e Berishës.

 Fillimisht, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në kompleksin memorial, kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121, ku morën pjesë, deputeti dhe kryetari i “NISMA për Kosovës”, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, deputet tjerë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunal të Malishevës, familjarë të dëshmorëve, veteran të luftës, dhe qytetarë të shumtë.

Më pas, në këtë kompleks memorial, është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës,  të cilën e kishte përdorur komandanti gjatë luftës, dhe e cila është një “artefakt” i luftës dhe dëshmi e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përurimin e vendit ku është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës, e bënë Fatmir Limaj, ish-anëtar i SHP të UÇK-së, Nderim Jashari, nipi i komandant Kumanovës, Metush Kryeziu, kryetari i ShVL të UÇK-së në Malishevë dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.

Në këtë ditë të shënuar për Brigadën 121, u bë edhe promovimi i librit monografi “Në çdo lis një sy shqiponje” me autor Arsim Krasniqi, Nasuf Gashi dhe Hasan Maksuti, kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121 “Kumanova”.

“Ky libër është një përjetësim i luftës çlirimtare”, tha Ibrahim Gashi, historian dhe recensues i librit.

Gashi, e quajti përgjegjësi të madhe, përjetësimin e një lufte, ose të një pjese të luftës, por autorët, sipas tij, e kanë dokumentuar mirë këtë libër dhe këtë përgjegjësi, pasi është libër i kompletuar në aspektin metodologjik dhe me fakte.

Për aspektin luftarak të artilerisë foli major Petrit Rrahmani, ndërsa për rolin që ka pasur gjatë luftës foli Haxhi Shala-komandant i Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. /Telegrafi/

Elisabetta Gregoraci mahnit Greqinë

0

Elisabetta Gregoraci mahniti Mikonosin e Greqisë me fizikun e saj perfekt.

Bashkëshortja e Flavio Briatores kishte zgjedhur një bikini shumë të vogël për të treguar edhe më mirë format e saj.

Sigurisht që nga fotot, ish-modelja duket shumë më e re se 36 vitet që mban mbi shpatulla.

Fillojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë

0

Me ndezjen e flakës së festivalit dhe me recitimin e poezisë “Malli për Jugun” (T’ga za Jug) nga Konstantin Miladinov në Strugë u shënua fillimi i 55-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë manifestim të njohur poetik botëror i cili mbahet që nga viti 1962 do të marrin pjesë 32 poetë nga gjithsej 30 shtete nga të gjitha kontinentet.

Fituesi i sivjetshme i çmimit kryesor, Kurora e Artë është poetesha nga Kanadaja, kritike letrare, eseiste dhe romansiere Margaret Etvud. Ajo mbërriti në Strugë të premten. Çmimi do ti ndahet në manifestimin tradicional “Urat” në Strugë.

Festivalin e hapi ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kamçevska Milevska. Ajo tha se 55 vite, Struga poetike është shtëpi e shkrimtarëve më të mëdhenj të poezisë botërore, të cilët ndërtuan ura mes civilizimeve dhe ura mes të tashmes dhe së ardhmes.

“Mbrëmjet strugane të poezisë në një mënyrë falënderuese e pasurojnë hapësirën evropiane dhe botërore, i afirmojnë vlerat poetike të të gjitha gjuhëve dhe e madhërojnë ëndrrën universale të njerëzimit i cili thotë se poezia do ta shpëtojë Botën”, tha Kamçevska.

Në hapjen ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve nga jeta shoqërore dhe publike në Maqedoni.

Drejtori i festivalit Mite Stefoski tha se programi i sivjetshëm do të jetë atraktiv dhe provokativ për publikun e festivalit.

“Mbrëmjet strugane të poezisë në 55 vitet e kaluara e festuan atë në qindra gjuhë, në më shumë se pesë mijë poetë të cilët morën pjesë në Strugë”, tha Stefoski.

Në festivalin e sivjetshme ishin të pranishëm edhe poetë nga Turqia dhe Shqipëria përderisa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të kenë përfaqësues të tyre.

Nga Shqipëria merr pjesë poeti Arian Leka, i cili është drejtor i festivalit poetik Poetika. Nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë paralajmërojnë për marrëveshje me këtë festival në Shqipëri, për përkthim të ndërsjellë të poezisë maqedonase në Shqipëri dhe të poezisë shqiptare në Maqedoni.

Nga Turqia me të cilën bashkëpunimi është shumë vjeçar në festival këtë vit është i pranishëm është poeti Erdal Alova. Për këtë vit janë paraparë edhe përmbajtje të reja të festivalit. Nga festivali paralajmërojnë se qëllimi i tyre kryesor është përfitimi i audiencës së re por edhe prezantim më i madh në korniza botërore.

Çdo pasdite do të pihet ‘kafe poetike’ e shoqëruar me biseda letrare, debate dhe lexim poetik në nder të ndonjë nga pjesëmarrësit ndërsa lexime poetike do të ketë edhe në Manastir, Resnjë, Ohër.

Programi i Festivali përfundon më 29 gusht me një shfaqje poetike në Matkë dhe tubim Ndërkombëtar poetik në Urën e Gurit në Shkup.

Murgesha e mbijetuar shqiptare: Më shpëtoi një djalë

0

Një murgeshë që mundi t’i shpëtonte tërmetit që ra në Italinë qendrore, tha se atë e kishte shpëtuar një djalë, duke deklaruar se ai është hero.

“Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte. Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë”, tha 32 vjeçarja Motër Mariana, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.

Tri murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa kërkimet po zhvillohen për tri motra dhe katër të ftuar të tjerë, të cilët janë zhdukur pas tërmetit.

Vrasje në tentativë në Malishevë

0

Policia ka njoftuar se në Malishevë, dje në ora 20:30 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht me një mashkull e me pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në njoftim të Policisë thuhet se janë konfiskuar arma e tipit “Bereta” me tre fishek dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Wilson i pari i shekullit 21 që luan në Premierligë

0

Kane Wilson është vetëm 16 vjeç, por që është afër të shënojë historinë.

Ai ka gjasë të bëhet këtë fundjavë i pasi futbollist që ka lindur pas vitit 2000 e që do të luajë në kampionatin anglez.

Wilson ka pasur paraqitje të mira për West Brom të martën, edhe pse skuadra e tij u eliminua nga Northampton Toën nga EFL Cup.

Trajneri i West Brom, Tony Pullis ka lavdëruar paraqitjet e adoleshentit, ndaj ai mund ta shkruaj historinë.