14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6306

Dante transferohet në Francë

0

Mbrojtësi brazilian Dante, i ka dhënë fund aventurës së tij në Bundesligë dhe është transferuar në kampionatin francez.

Pas vetëm një viti në Wolfsburg, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante i është bashkuar skuadrës franceze Nice, njofton klubi i Ligue 1.

32-vjeçari ka kryer testet mjekësore të hënën në mbrëmje derisa sot është prezantuar si futbollist i skuadrës franceze.

Ende nuk është bërë e ditur shuma të cilën Nice e ka paguar për lojtarin, por ai pritet që të debutojë këtë fundjavë në përballjen me Lille.

Enca s’ua di shijen laraskave

0

Ka mundësi të ketë hequr ndonjë kilogram, por këngëtarja e kritikuar shpesh për modifikimet në fotografi duket se nuk ka hequr dorë nga “Photoshop”-i.

Enca Haxhia, e cila momentalisht po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, ka publikuar një fotografi buzë detit.

Ndonëse të pasmet janë ato që të gjithëve na bien në sy, pasi Enca na ka kthyer shpinën, nëse shohim më në detaje dhe analizojmë fotografinë, shohim se bukuroshja 20-vjeçare ka vendosur ta “pasurojë” foton me sfond perëndimi, duke i vënë mbi kokën e vet edhe tufë zogjsh.

Kushedi, ndoshta Enca ende nuk e di që laraskat nuk e preferojnë detin.

Vdes kitaristi i 3 Doors Down, Matt Roberts

0

Matt Roberts, ish-kitaristi i bendit “3 Doors Down”, ka vdekur në moshën 38-vjeçare.

Përderisa shkaku i vdekjes se tij mbetet të konfirmohet , sipas disa raportimeve, thuhet se Roberts ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Babi i Roberts, Darrelli, ka thënë që e ka parë të birin e tij pas provave që përfunduan në orën një pas mesnatës.

Robertsi pritej që të performonte në një ngjarje për bamirësi në Winsconsin.

Kjo humbje ka qenë e tmerrshme për fansat dhe familjen e Robert, të cilët kanë shprehur mërzinë edhe përmes postimeve.

Të rinjtë e Malishevës, në fushatë vetëdijesimi për kujdes në vozitje

0

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Malishevë, të rinjtë malishevas, po zhvillojnë një fushatë vetëdijesuese për kujdes në trafik, përkatësisht për kujdes gjatë vozitjes, me moton “Kujdes-Shpejtësia vret”. Gjatë kësaj fushate, të rinjtë, kanë shpërndarë edhe fletushka, përmes së cilave ju bëhet thirrje vozitësve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, njofton kumesa komunale.

Kryetari i Kuvendit të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala thotë se “kjo fushatë është mirëpritur nga ana e vozitësve dhe nga qytetarët, pasi numri i madh i veturave, sidomos gjatë verës, shton edhe rrezikun në trafik, ndërsa qytetarët dhe vozitësit, janë shprehur të kënaqur me veprimin e të rinjve, për t’iu bërë thirrje vozitësve për kujdes gjatë vozitjes”.

Po ashtu Buzhala, ka bërë të ditur se këtë projekt e ka ndihmuar Komuna e Malishevës dhe Policia e Kosovës.

Këta të rinj vullnetar gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me policinë, i kanë shpërndarë këto fletushka dhe kanë biseduar me vozitësit, duke ju sqaruar rrezikun e mos përshtatjes së shpejtësisë në trafik dhe duke ju dhënë këshilla profesionale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Marta, historia e një gruaje tradhtare

0

Historia flet për një grua që falë ose mbase jo vetëm vetes dhe sensit të saj kritik, lufton me modernitetin e vet. Janke Klok, kritik i njohur i letërsisë u përpoq të futej në mëndjen e saj. Ashtu si një burrë, ai e dinte se asnjëherë sdo të mund të gjente strehën e së vërtetës, në mëndjen e një gruaje. Ajo do ti hapte dyer pafund, por pa e futur asnjëherë në dhomën ku fsheh sekretet. Kështu ndodhi dhe me Martën, personazhin kryesor të romanin “Zonja Marta Ouli”, shkruar nga Singrid Unset. Një grua që pranon që në rreshtat e para të librit se ka tradhëtuar të shoqin, dhe nuk kërkon të fshehë asgjë, me guximin e pashoq që mund të kishte një grua gati një shekull më parë. Marta Benniche është shkrimtare dhe shtëpiake. Si një cand, philos njëzetedyvjeçare, ajo takohet me tregtarin e ri flokëkuq Oto Ouli, me të cilin martohet dhjetë muaj më vonë. Por Undseti nuk e fillon romanin me takimin e Martës me Oton, por me fjalët: “Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim”. Me këtë deklaratë e fillon Marta ditarin e saj pas njëmbëdhjetë vitesh martesë dhe e kishte mbajtur me kujdes për dy vite me radhë. Ky ditar është struktura e vetë romanit. Sepse Marta fillon një monolog, ku ajo tregon publikisht mendimet, ndjenjat e fajit dhe kthimet prapa në të kaluarën. Undseti e bën lexuesin t’i duket sikur është ulur e po dëgjon në radhën e parë.

Gjatë rrjedhës së romanit dalëngadalë bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur përpara se Marta të fillonte të tradhtonte dhe gjendjes ku ndodhet tani. Mënyra e rrëfimit e Undset të bën shumë të mendosh për teknikën e retrospektivës që kishte futur Ibseni për herë të parë në dramat e tij të kohës dhe që më pas u përdor sidomos nga autorë të tjerë në libra tërheqës. Undset shkon madje një hap më tej Ibsenit: përmes një libri në formë ditari, ndërkohë që zbulon dalëngadalë historinë, ajo të bën të ndiesh komentin ironik të personazhit, unë, në vetën e parë. Kështu vizioni i Otos se ç’është një “grua e rrëzuar”, mendon se duhej ndëshkuar duke u përfshirë në një flirt në rivierë, kjo e shoqëruar me idenë se perceptimi i Otos mbi gjërat ishte “tejet i thjeshtëzuar”. Duket sikur Undset, personazhit të saj kryesor Martës, do t’i japë të gjitha cilësitë e një gruaje moderne. Marta tregon hapur dëshirat e trupit të saj, përfshihet me dëshirë në diskutime nëpër kafene ose në vende të tjera publike; ajo nuk beson në Zot, është veprimtare e lëvizjes së grave dhe e arsimimit të të rriturve, punon jashtë shtëpisë pas martesës dhe lindjes së fëmijës së parë dhe është qytetare me zemër e zakone. Me fjalë plot dashuri, ku teknologjia moderne, kultura e hollë dhe natyra shkojnë dorë më dorë, ajo tregon për qytetin ku banon.

Falë vështrimit të mprehtë të Undset, romani jep një pamje magjepsëse të klasës së mesme në Kristianin e fillimit të shekullit 20, por libri para së gjithash hedh dritë mbi botën e brendshme të një gruaje të re gjatë periudhës kalimtare mes aristokracisë së vjetër në një botë në rënie, të përfaqësuar nga Henriku, dhe botës së re tregtare të mishëruar prej Otos. Një shkrimtar thoshte Undset, duhet t’u heqë maskën iluzioneve të personazheve dhe këtë ajo e ka bërë pikërisht në këtë roman. E veçanta e Martës është se ajo ndihet e afërt si me botën e Otos, ashtu edhe me atë të Henrikut.

Undset i vë këto dy botë, sidomos në lëmin estetik, kundër njëra-tjetrës, ndërkohë që si përmbajtje ato janë pazgjidhshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën: Oto dhe bota e tij nuk mund të ekzistojnë pa kulturën klasike të Henrikut, ndërsa Henriku dhe bota e tij nuk mund të bëjnë pa forcën dhe ëndjen për jetë të Otos. Marta është në këtë rast elementi bashkues. Zëri i saj është ai i Undsetit në kohën kur ishte në kërkim në punën e saj, zëri i një gruaje të pavarur që “nuk konkurronte me burrat dhe përmes tyre të mund të thoshte se çfarë është gruaja e përjetshme dhe se çfarë sjelljeje kishte parashikuar për këtë grua të përjetshme”, por që idetë klasike mbi të bukurën dhe përmbajtjen t’i integronte në kohën e saj. Historia e Martës i tregon lexuesit me një këndvështrim psikologjik dhe realist portretin e një gruaje në konflikt të brendshëm mbi temat e vjetra dhe të përjetshme të dashurisë, rolit të nënës dhe legjitimimit. Marta e Undset është Marta e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, që diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht. Marta është një grua që qëndron e pavarur ndaj të dyja botëve, asaj të Otos, por që në fund i braktis që të dyja.

Pasi vdes Oto, Marta nuk pranon të martohet me Henrikun. Ky vendim e vendos atë në një situatë ku ajo është njëkohësisht e çrrënjosur dhe e mbërthyer mirë në realitetin e saj të ri. Në këtë paradoks qëndron pjesërisht identiteti modern i personazhit kryesor të Undset. Por, një anë e jetës nuk zë më asnjë vend në këtë identitet të ri. Marta vendos që pas vdekjes së Otos të jetojë pa një partner, që në rastin e saj do të thotë, një jetë pa seksualitet dhe erotikë. Pranimi i idesë që erotika është pjesë e pandashme e jetës moderne dhe vendimi i personazhit kryesor për të jetuar pa asnjë partner, është kumti i dyfishtë i këtij romani. Historia e Martës mbaron midis tensionit të dëshirës për të qenë moderne dhe refuzimit të jetës moderne. Pikërisht në këtë tension qëndron moderniteti i këtij romani. Krahas tyre, romani me përshkrimet e qytetit, strukturën e fragmentuar të ditarit dhe përdorimin e larmishëm të elementeve natyraliste, bëjnë që në brendësi të traditës së vjetër të rrëfimit të shfaqet një shtysë e re e fuqishme. Singrid Unset në vitin 1907, Singrid Undset (1882- 1949) u prezantua për herë të parë me romanin bashkëkohor të shkruar në formë ditari “Zonja Marta Ouli”.

Fillimi i karrierës së Undset me një roman modern lidhet edhe me reagimin ndaj dorëshkrimit të parë që ajo dorëzoi asokohe te botuesi. Në vitin 1905, ajo pati dërguar në shtëpinë botuese “Gyldendal”, një roman për të cilin drejtori Peter Nansen u shpreh me këto fjalë: “Mos provoni më të shkruani romane historike. Nuk dini t’i bëni. Por mbase mund të shkruani diçka më moderne. Ku i dihet”. Kur mendon se vite më vonë Undset mori çmimin “Nobel” me romanet e saj historike, këto fjalë ruajnë ende brenda diçka legjendare. Pas mospëlqimit të hapur të Nansen, në vitin 1905 ajo u mbyll në shtëpi për të shkruar një libër që do t’i plotësonte të gjitha kushtet për t’u klasifikuar si modern. Ky libër ishte “Zonja Marta Ouli”, i pari nga shtatë librat modernë që u botuan gjatë periudhës 1906-1918 dhe që së bashku formojnë një kapitull të veçantë brenda veprës së Undset.

Alda Bardhyli

Lufta turke

0

STAMBOLL. Qyteti i masakrës ndodhet në juglindje, në afërsi të kufirit me Sirinë. Që kur filloi lufta, kanë ardhur me mijëra refugjatë. Nuk përjashtohet që djali “12 ose 14” vjecar, të ishte një prej tyre. Recep Tayyip Erdogani ka thënë se adoleshenti ishte autori i sulmit në natën e së shtunës. Ndoshta u hodh vetë në erë, si një kamikaz i rritur, ndoshta dikush ka aktivizuar bombën nga larg.

Gaziantepi, ku ndodhi masakra (51 të vdekur dhe 69 të plagosur), është një qytet i banuar nga një komuniteti i madh kurd. Sidomos lagja Shahinbej, ku martesa midis Besnas dhe Nurettin Akdoganit po festohej në ambient të hapur, dhe të ftuarit po largoheshin kur ndodhi shpërthimi.

Ceremonia po zhvillohej sipas traditës kurde. Dhe duke qenë se nuk ishte e mundur për të identifikuar terroristin e vogël, vullnetar ose i përdorur si një mjet, sepse ai ishte bërë copë nga shpërthimi, autoritetet turke, dhe presidenti Erdogan, nuk hezituan të tregojnë me gisht “Shtetin Islamik” si autor, ose të paktën si i dyshuari kryesor, për sulmin më të rëndë që ka ndodhur në Turqi kohët e fundit.

Militantët kurdë luftojnë në Siri dhe Irak. Ata janë këmbësoria e koalicionit kundër “shtetit islamik”, të udhëhequr nga amerikanët. Luftojnë pranë Mosulit, qyteti i dytë i Irakut, ku po përgatisin çlirimin përfundimtar të tij; dhe në Siri janë të angazhuar në betejën e Aleppos dhe pranë Rakas, “kryeqyteti i shtetit islamik”. Me një fjalë, ata janë protagonistët në terren ofensivës së madhe në luginën e Tigrit dhe Eufratit, e cila po vë në vështirësi serioze terroristët e “kalifatit”. I cili tani po hakmerret larg nga teatri i luftës, duke organizuar sulme, të destinuara për të mbuluar humbjet. Masakra në dasmë natën e së shtunës, në qytetin turk Gaziantep, në juglindje të vendit, mund të ketë patur këtë qëllim. Zgjedhja e rajonit, ku konflikti mes kurdëve dhe ushtrisë turke vazhdon, mund të ngatërrojë idetë. Mund të të nxisë shpejt e shpejt drejt gabimit të tregimit me gisht të fajtorëve. Dyshimet janë konstante.

Ai i Lindjes së Mesme, nuk i përgjigjet logjikës së konflikteve tradicionale. Aleatë dhe armiq ngatërrohen mes tyre. Aleatët mund të mos kenë të njëjtët armiq. Ose ndoshta marrëveshjet përmbysen. Rolet ndryshojnë sipas terrenit dhe momentit. Kështu kurdët, këmbësoria e amerikanëve, të cilët nga ana e tyre janë aleatë të turqve, në realitet janë kundërshtarë të këtyre të fundit.

Dhe këto kohë, reshtimet po bëhen edhe më konfuze. Turqia si fuqi sunite, armike e Iranit shiite, ka rivendosur marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, e cila përdor bazat ajrore në Iran dhe është aleate me Damaskun, ku sundon Bashar el Asadi, armiku i Rexhep Tajip Erdogan. Kjo do të thotë se këta të dy, Assadi dhe Erdogani kanë rregulluar marrëdhëniet? Situata e shtrembëruar dhe jo gjithmonë e kuptueshme është sfondi i gjakderdhjes në dasmë të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Gaziantepit, në lagjen Shahinbej. Një vend modest, i banuar nga njerëz modestë. Në luftën mes fuqive, jo vetëm rajonale, një djalë “12-14” vjeç hedh veten në erë, ose e hedhin në erë, duke shkaktuar më shumë se pesëdhjetë viktima, në një turmë që feston martesën e Besnas dhe Nurettin Akdoganit. Nusja, Besna, u plagos lehtë. Dhëndrri doli i padëmtuar nga sulmi.

Në Ankara, konsiderohet se PKK (Partia e Punëtorëve Kurdë, e nxjerrë jashtë ligji) është origjina e tri akteve terroriste që ndodhën gjatë javës në lindje dhe juglindje të vendit, me një numër prej katërmbëdhjetë të vdekurish. Në ato zona, përplasja mes ushtrisë dhe kurdëve rrallëherë njeh armëpushime. Qeveria ka akuzuar “shtetin islamik” për masakrën e qershorit, me dyzet e katër të vdekur, në aeroportin e Stambollit. Ky dallim mes autorëve të akteve të dhunës ka të ngjarë të diktohet më shumë nga pasionet dhe interesat politike, se sa nga rezultati i hetimeve të hollësishme. Qoftë sepse këta akte janë të shpeshtë, me intensitet të ndryshëm dhe të kryer me metoda të ndryshueshme, qoftë sepse rrallëherë ndokush merr përgjegjësinë. Grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut ka shkaktuar 240 viktima dhe nuk ishte një atentat i thjeshtë, por në diskutimet zyrtare hyn në kapitullin e terrorizmit.

Zakonisht i zellshëm për të marrë autorësinë e masakrave të organizuara ose të frymëzuara në vende të tjera, “shteti islamik” në Turqi rri i heshtur. Nuk hesht Presidenti Erdogan, që në në denoncimet e tij bën bashkë “shtetin islamik”, PKK kurde, dhe gulenistët. Këta të fundit, pasuesit e predikuesit Fethullah Gulen, akuzohen se kanë nxitur puçin e mesit të korrikut, edhe pse janë burgosur, spastruar, shpronësuar. Është vlerësuar se nga këto masa janë prekur tetëdhjetë mijë njerëz: burokratë të vegjël e të mëdhenj, ushtarë, policë, gjykatës, sipërmarrës.

Turqia të krijon përshtypjen sikur jeton një fazë tranzicioni. Që përpara grushtit të dështuar të shtetit, kish patur një periudhë të gjatë pasigurie, ku autoritarizmi i partisë së Erdoganit, fituese konstante që nga zgjedhjet e 2002-shit, dukej pangopur. E forcuar prej legjitimitetit popullor, imponohej karakteri turko-sunit dhe nacional-myslimanizmi i regjimit. Grushti i dështuar i shtetit ka ofruar shansin e diçkaje që duket si një grusht shteti i suksesshëm. Por ende i papërfunduar. Pikërisht, në një fazë tranzicioni. Përsëritja e atentateve është një simptomë. Krijojnë atë klimë pritjeje, për të cilën më foli me shumë emocion, një sociolog, menjëherë pas atentatit në juglindje të vendit.

La Repubblica / Bota.al

Rrëfehet vajza nga Kukësi: Si përfundova prostitutë në Prizren

0

Një vajzë e re nga Kukësi pretendon se është shfrytëzuar si prostitutë nga dy persona në Kosovë.

20-vjeçarja me inicialet H.Sh. ka rrëfyer dje se një mashkull dhe një femër, e kanë shfrytëzuar për prostitucion në një lokal në Prizren.

“Më shfrytëzuan si prostitutë në Prizren, më gjenin klientë dhe më kërcënonin që t’u bindesha”, shprehet ajo. Të kallëzuarit janë shtetasit Q.C., 39 vjeç dhe R.A., 48 vjeçe me banim në Kukës, të cilët duke shfrytëzuar njohjen e saj nëpërmjet mashtrimit e kanë çuar në Kosovë.

Vajza ka thënë se kishte njohje me 48-vjeçaren, e cila ka qenë bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Rasti në fjalë i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Kukësit.

Lajm i mirë për Lirinë e Prizrenit

0

Liria ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes me Prishtinën. Meriton Korenica, do të ketë të drejtë loje ndaj Prishtinës.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët përgjegjës për transferime nga Federatë e Futbollit, pasi për Korenicën ka ardhur fletë-lëshimi ndërkombëtarë (certifikata).

Korenica që po stërvitet me Lirinë që nga fillimi, e që ka treguar formë të mirë në këtë fazë përgatitore, ka ardhur nga Metalurgu, ku kishte qenë së fundi.

‘Pres me padurim të luaj dhe poqese më jepet rasti të dëshmojë vlerat. Liria ka ekip dhe loja jonë do të vije në shprehje nga ndeshja në ndeshje’, ka thënë ai /PrizrenPress.com/

Afrim Avdaj, takim me përfaqësues të projekteve të Qeverisë së Luksemburgut

0

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj, të martën ka pritur në takim përfaqësues të projektit të Qeverisë së Luksemburgut, ishe këshilltaren e deritanishme Dženeta Rami? dhe këshilltarin e ri Frederik Ruffe, zyra qendrore për ballkan.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e projekteve të deritanishme me fokus përmismin e kualitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në sistemin e informimit shëndetësor – SISH-it si standardë ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Si dhe bashkëpunimin në të ardhmen në projektet e reja, të cilat do implementohen nga Qeveria e Luksemburgut.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka falënderuar përfaqësuesit e Qeverisë së Luksemburgut për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm në projektet e ardhshme./PrizrenPress,com/

Aurela, kaq seksi

0

Modelja bukuroshe shqiptare ka në ‘look’ të jashtëzakonshëm dhe atë e shfaq vazhdimisht.

Aurela Hoxha e cila po shijon pushimet para punës, ka postuar një foto me bikini në llogarinë e saj të IG-të.

Ajo në këtë foto shfaq linjat e mrekullueshme, duke iu dhënë fansave të vetë një pamje fantastike të trupit të saj.

Bukuroshja ka publikuar edhe një video në të cilën është xhiruar me kostum larjeje.

Aurela do të jetë pjesë e vazhdimit të tretë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.