23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6315

Arrestohen 10 persona në Bruksel

0

Policia belge ndërmori një operacion kontrolli në disa banesa në Bruksel duke arrestuar 10 persona si të dyshuar për rekrutim të xhihadistëve për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

“Hetimet tona kanë zbuluar se disa persona janë larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik”. Prokurorët federal të Belgjikës thanë në një deklaratë për shtyp.

Nëntë operacionet e bastisjes janë kryer në 4 lagje periferike të Brukselit përfshi dhe Molenbek ku kanë qëndruar shumë ekstremistë

Prokurorët thanë se kanë sekuestruar kompjuterë, telefona dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe ata pritet të dalin sot para gjykatës.

Operacioni nuk ka lidhje me sulmet vdekjeprurëse të Parisit vitin e kaluar

Më shumë se 1/ 4 e popullsisë në Bruksel është myslimane.

PDK në Prizren: 17 Shkurti përjetësisht në historinë e Kosovës

0

Me rastin e shënimit të 8-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dega e PDK-së, në Prizren, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit dhe të gjithë Republikës së Kosovës me rastin e kësaj dite të shenjtë.

“17 shkurti 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor”, thuhet në urimin e këtij subjekti.

“Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari”. /PrizrenPress.com

Veseli – opozitës: Jeni të fortë por mos u bëni shkatërrues

0

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se të premten, 19 shkurt, në seancë e Kuvendit do të jenë 22 pika të rendit të ditës.

Duke uruar të gjithë për përvjetorin e pavarësisë, tha se në seancën e së premtes presin vendimmarrje, ashtu sikur të gjithë qytetarët e Kosovës, me disa vendime të cilat kanë lidhje me liberalizimin e vizave.

Veseli tha se presin bashkëpunim nga opozita, duke thënë se i respektojnë dhe se janë të fortë, por këshilloi të mos jetë shkatërruese, raporton lajmi.net

“Ka pas një unitet që më 17 shkurt të mos mbahet seanca por nëse shefat e grupeve parlamentare PDK dhe LDK janë të interesuar mund të thërrasin seancën sot”, tha Veseli.

I pyetur nëse një gjë e tillë mund të ndodh edhe të premten për tu zgjedhur Presidenti, Veseli tha se deputet mund të bëjnë një gjë të tillë nëse mbledhin 40 nënshkrime.

Policia për arrestimet: Veç po i zbatojmë urdhëresat

0

Policia e Kosovës nga orët e hershme të mëngjesit ka nisur arrestimin e disa prej aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në të gjithë Kosovën.

Pas arrestimit të djeshëm të zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi, Policia sot ka arrestuar edhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufcën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Zeri.info” se PK-ja ka realizuar disa aksione të arrestimeve, duke u bazuar në disa urdhëresa të organeve kompetente.

“Policia rregullisht kryen arrestime në bazë të urdhëresave të gjykatës. Detyrat dhe autorizimet janë të përcaktuara me ligj si dhe zbatimi i urdhëresave të organeve të drejtësisë. Kemi të bëjmë me zbatim të urdhëresave”, ka thënë ai.

Prizren: Godet me kondak revole një person dhe arratiset

0

Një person është sulmuar me kondak revole në rrugën e “Muhaxhirëve”, në Prizren.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuar gjendet në arrati.

“Viktima mashkull ka raportuar sepas një zënke është sulmuar fizikisht  me kondak revole nga i dyshuari mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com

VV: Qeveria e frikacakëve po arreston

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar fort ndaj arrestimeve të anëtarëve të saj, duke e quajtur Qeverinë e dyshes Mustafa-Thaçi si ‘qeveri frikacakësh’.

“Qeveria e frikacakëve Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duke e parë që protesta e 17 shkurtit do të jetë masive dhe e fuqishme, po e vazhdon fushatën e përndjekjeve dhe arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendsoje”, thuhet në një reagim të VV’së.

“Gjatë natës, fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata. Pas propagandës e shpifjeve policeske se kinse paskan informata për përgatitjen e akteve të dhunës në protestë, ata vazhduan me aksionin e tyre policor për të mbjellë frikë. Sot herët në mëngjes, u arrestua në banesën e tij drejtuesi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ndërkohë që në Vushtrri policia arrestoi aktivistin Kasim Uka”.

Sipas VV’së, kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet ‘dhe secilën prej këtyre ditëve po e vendos në funksion të projektit kriminal të Vuçiqit, ‘Zajednicës’. Kushdo që e kundërshton Serbinë në Kosovë po arrestohet’.

“Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje më 2009 kundërshtonte Protokollin e bashkëpunimit që kishte nënshkruar EULEX-i me policinë kriminale të Serbisë, pra për ta lejuar ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Ky protokoll mes tjerash parashihte këmbimin e informatave mes policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë për aktivitetin policor. Nga ky protokoll nuk rezultoi të jenë arrestuar asnjë prej kriminelëve të luftës nga radhët e policisë e paramilitarëve të Serbisë, asnjë prej kriminelëve e kontrabanduesve në veri. Por pati një mori akuzash e dënimesh të pjesëtarëve të UÇK-së për gjoja krime lufte. Sepse këtë e do Serbia, e kështu do Serbia”.

“Aktivistët tanë po arrestohen sot, një ditë para protestës së madhe kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër kësaj qeverie që po e shtyn përpara një gjë të tillë”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Glauk Konjufca, të Frashër Krasniqit dhe Kasim Ukës, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Nuk do të imponohet Serbia në Kosovë pavarësisht vullnetit të Mustafës e Thaçit”. /PrizrenPress.com

AAK: Arrestimet, skenar i pushtetit për të nxitur dhunë

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i quan të qëllimshme arrestimet e anëtarëve të opozitës. Sipas kësaj partie, arrestimet e sotme lidhen me protestën e nesërme.

“Arrestimi mbrëmë i zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe sot i shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, si dhe paralajmërimet për arrestime të tjera të mundshme të aktivistëve të VV-së, për siç thuhet disa vepra të kryera shumë vite më parë, kjo pikërisht një ditë para protestës së madhe të opozitës në Prishtinë, dëshmon lidhjen e fortë të pushtetit dhe gjyqësorit”.

“Nuk mund të jetë krejt e rastësishme që pushteti vendosë ta ushtrojë zbatimin e ligjit në ditën më domethënëse për Opozitën, prandaj AAK, vlerëson se operacioni i arrestimeve pikërisht sot, është një ndërmarrje e kalkuluar, në mënyrë që të reflektojë keq dhe të nxisë dhunë në protestën e nesërme”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

“Por Opozita është shumëfish më e përgjegjshme dhe nuk do t’i nënshtrohet skenarëve të krerëve të pushtetit për një protestë të dhunshme, edhe ashtu të paralajmëruar, të sajuar e të deklaruar publikisht tash e sa ditë”.

“Protesta e 17 Shkurtit do të jetë qytetare dhe paqësore, prandaj kërkojmë që pushteti të mos e provokojë atë me skenarë të gatuar në kuzhinat e tyre politike, aq më tepër ta shfrytëzojë gjyqësorin për hesap të vet”. /PrizrenPress.com

NISMA: Mos provokoni me arrestime

0

Në lidhje për arrestimet ka reaguar dhe NISMA për Kosovën, e cila konsideron se fushata e arrestimeve të zyrtarëve dhe aktivistëve të opozitës, dy ditë para protestës është tregues i qartë që ky regjim e ka veç një qëllim, të provokoj dhe frikësoj qytetarët.

“Ndryshe s’ka si shpjegohet fakti i arrestimit të zëdhënësit të Vetëvendosjes”.

“Ftojmë qytetarët që të mos provokohen nga këto masa represive të regjimit aktual qeverisës”, thuhet në reagimin e Nismës. /PrizrenPress.com

Caktohet seanca e radhës e Kuvendit

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e parë parlamentare  për këtë vit të mbahet të premten.

Ky lajm u bë i ditur nga shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike Ismet Beqiri.

Shoqëria Civile në përkrahje të protestës së 17 shkurtit

0

Një grup prej 54 personash kanë nënshkruar një deklaratë në përkrahje të protestës së nesërme organizuar nga tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma.

Në këtë grup sipas një komunikate për media dërguar në emër të analistit Imer Mushkolaj, thuhet se nënshkruesit e deklaratës janë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, analistë, gazetarë, publicistë, profesorë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe sipërmarrës privatë, të gjithë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ata, shprehin shqetësimet e tyre rreth krizës politike që ka përfshirë vendin. Duke u bashkuar në protestë ky grup mendon se do të kontribuojnë drejt gjetjes së një zgjidhje.

Ky grup mendon se në këtë situatë, protesta është një mjet demokratik që duhet shfrytëzuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Duke marrë parasysh krizën politike në vend, zgjedhja e Presidentit në këto kushte nuk do të kontribuonte drejt një zgjidhjeje. Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Kryeministri i vendit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja në vend, për të evituar çdo tensionim të mëtejshëm të gjendjes politike, dhe për të rikthyer besimin e humbur në institucionet demokratike të shtetit”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu bëhet thirrje për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe masive në protestën e 17 shkurtit.

Nënshkruesit e deklaratës:

1. Adelina Lipovica (aktiviste e shoqërisë civile)

2. Adriana Nimani Kutllovci (aktiviste e shoqërisë civile)

3. Agron Demi (aktivist i shoqërisë civile)

4. Alban Rafuna (aktivist i shoqërisë civile)

5. Arben Qirezi (prof./aktivist i shoqërisë civile)

6. Ardian Veliu (aktivist i shoqërisë civile)

7. Argjentina Grazhdani (aktiviste e shoqërisë civile)

8. Armend Mazreku (analist). /KP/

9. Arnisa Xharra (aktiviste e shoqërisë civile)

10. Bardha Ahmeti, (aktiviste e shoqërisë civile)

11. Bekim Ramku (arkitekt)

12. Besa Luzha (prof./aktiviste e shoqërisë civile)

13. Besa Shahini (hulumtuese/aktiviste e shoqërisë civile)

14. Bim Bima (Burim Kursani – artist)

15. Blerta Avdili (aktiviste e shoqërisë civile)

16. Bora Duli (aktiviste e shoqërisë civile)

17. Dardan Islami (sipërmarrës/aktivist i shoqërisë civile)

18. Dardan Velija (aktivist i shoqërisë civile)

19. Donat Dedi (aktivist i shoqërisë civile)

20. Diora Binxhiu (aktiviste e shoqërisë civile)

21. Donik Sallova (prof.)

22. Dukagjin Gorani (analist)

23. Edona Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

24. Eli Gashi (aktiviste e shoqërisë civile)

25. Eli Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

26. Elona Kastrati (aktiviste e shoqërisë civile)

27. Faton Kryeziu (piktor)

28. Fanol Duli (aktivist i shoqërisë civile)

29. Florina Duli (aktiviste e shoqërisë civile)

30. Furtuna Sheremeti (aktiviste e shoqërisë civile)

31. Genta Hoxha (muzikante/filarmonia e KS)

32. Imer Mushkolaj (analist)

33. Jeta Berisha (aktiviste e shoqërisë civile)

34. Kastriot Jahaj (aktivist i shoqërisë civile)

35. Kombëtar Ramadani (sipërmarrës)

36. Krenar Shala (aktivist i shoqërisë civile)

37. Kushtrim Shaipi (konsulent/aktivist i shoqërisë civile)

38. Linda Shala (sipërmarrëse)

39. Luljeta Çeku (aktore)

40. Oda Haliti (aktiviste e shoqërisë civile)

41. Petrit Gora (aktivist i shoqërisë civile)

42. Rasim Alija (aktivist i shoqërisë civile)

43. Roland Sylejmani (aktivist i shoqërisë civile)

44. Saranda Sylejmani (aktiviste e shoqërisë civile)

45. Shqipe Gjocaj (aktiviste e shoqërisë civile/publiciste)

46. Tringë Shpendi (aktiviste e shoqërisë civile)

47. Valbona Bajrami (punëtore sociale/aktiviste e shoqërisë civile)

48. Veton Sylhasi (aktivist i shoqërisë civile)

49. Veton Zogaj (aktivist i shoqërisë civile)

50. Vigan Rogova (Prof.)

51. Visare Aliu (aktiviste e shoqërisë civile)

52. Visare Gorani-Gashi (aktiviste e shoqërisë civile)

53. Xhevdet Gegollaj (aktivist i shoqërisë civile)

54. Yll Rugova (aktivist i shoqërisë civile)