22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

AAK: Arrestimet, skenar i pushtetit për të nxitur dhunë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i quan të qëllimshme arrestimet e anëtarëve të opozitës. Sipas kësaj partie, arrestimet e sotme lidhen me protestën e nesërme.

“Arrestimi mbrëmë i zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe sot i shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, si dhe paralajmërimet për arrestime të tjera të mundshme të aktivistëve të VV-së, për siç thuhet disa vepra të kryera shumë vite më parë, kjo pikërisht një ditë para protestës së madhe të opozitës në Prishtinë, dëshmon lidhjen e fortë të pushtetit dhe gjyqësorit”.

“Nuk mund të jetë krejt e rastësishme që pushteti vendosë ta ushtrojë zbatimin e ligjit në ditën më domethënëse për Opozitën, prandaj AAK, vlerëson se operacioni i arrestimeve pikërisht sot, është një ndërmarrje e kalkuluar, në mënyrë që të reflektojë keq dhe të nxisë dhunë në protestën e nesërme”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

“Por Opozita është shumëfish më e përgjegjshme dhe nuk do t’i nënshtrohet skenarëve të krerëve të pushtetit për një protestë të dhunshme, edhe ashtu të paralajmëruar, të sajuar e të deklaruar publikisht tash e sa ditë”.

“Protesta e 17 Shkurtit do të jetë qytetare dhe paqësore, prandaj kërkojmë që pushteti të mos e provokojë atë me skenarë të gatuar në kuzhinat e tyre politike, aq më tepër ta shfrytëzojë gjyqësorin për hesap të vet”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

  Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e...

Lajmet e Fundit