11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6324

Libra të shkëlqyer: Duhet t’i lexoni pa i mbushur 30 vjeç

0

Çështjet e përgjithshme që shkrimtarët i ngrisin në librat e tyre dhe zgjidhjet që ofrojnë ata, shpesh janë zgjidhje efektive dhe praktike për problemet e çdo ditshme.

Më poshtë janë disa libra me vlerë për ju që duhet t’i lexoni para se të bëheni 30 vjeç, njofton Klan Kosova.

Secili libër do të jetë një thesar i veçantë që do të pasurojnë botën tuaj shpirtërore dhe përmes tyre do të bëni zgjidhjet të zgjuara.

Scarlet Sails, Alexander Grin

A Clockwork Orange, Anthony Burgess

The April Witch, Ray Bradbury

Lord of the Flies, William Golding

Heaven Has No Favorites, Erich Maria Remarque

1984, George Orwell

To Kill a Mockingbird, Harper Lee

For Whom the Bell Tolls, Ernest Hemingway

War and Peace, Leo Tolstoy

Light Breathing, Ivan Bunin

One Hundred Years of Solitude, Gabriel García Márquez

The Dharma Bums, Jack Kerouac

The French Lieutenant’s Woman, John Fowles

The Wind in the Willows, Kenneth Grahame

The Art of War, Sun Tzu

The Lord of the Rings, J. R. R. Tolkien

David Copperfield, Charles Dickens

Bel Ami, Guy de Maupassant

Revolutionary Pamphlets, Peter Kropotkin

The Great Gatsby, F. Scott Fitzgerald

The Catcher in the Rye, J. D. Salinger

Crime and Punishment, Fyodor Dostoevsky

The Prince, Niccolò Machiavelli

Walden; or, Life in the Woods, Henry David Thoreau

Republic, Plato

Lolita, Vladimir Nabokov

The Master and Margarita, Michael Bulgakov

The Metamorphosis, Franz Kafka

The Little Prince, Antoine de Saint-Exupery

Trap for Cinderella, Sébastien Japrisot

Filmi “Granatë” i Ornela Pekës në San Jose International Film Festival të Kalifornisë

0

Regjisorja Peka e cila jeton në Londër, por filmin e pat xhiruar në Shqipëri, ka për bazë një rrëfim real, kurse në këtë film luan edhe aktorja kosovare Ilire Vinca, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtë “Granatë”, me regji të Ornela Peka është përzgjedhur të jetë pjesë e festivalit San Jose International Film Festival, që do të mbahet prej 20 deri më 23 tetor.

“Granatë”, do të jetë në garë me filmat e tjerë ndërkombëtarë që janë përzgjedhur në edicionin e tetë të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Regjisorja Peka e cila jeton në Londër, por filmin e pat xhiruar në Shqipëri, ka për bazë një rrëfim real, kurse në këtë film luan edhe aktorja kosovare Ilire Vinca./KultPlus.com

Medel, objektiv i Klopp-it

0

Liverpool është duke kërkuar mesfushorin e Interit, Gary Medel.

Mediat italiane raportojnë se ‘Reds’ janë duke përgatitur një ofertë 15 milionë eursh për Medel.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp synon që akoma më shumë ta forcojë mesfushën, dhe kiliani është objektivi i tekniku gjerman.

Por, thuhet se ‘Nerazurtë’ nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga Medel, pa u definuar e ardhmja e Marcelo Brozoviq.

Maldini i shqetësuar për gjendjen e Milanit

0

Legjenda e AC Milanit, Paolo Maldini e pranon se menaxhmenti i ‘Rossonerëve’ nuk është në gjendje të mirë.

Gjiganti italian pak ditë më parë i është shitur një grupi kinez, por procesi i shitjes sipas Maldinit nuk do të përfundojë deri në muajin nëntor.

“Ka shumë konfuzion në klub. Nuk dihen rolet e asnjë personi dhe nuk ka lider të qartë për president”, ka thënë Maldini. “Në mënyrë të pashmangshme rezultatet do të mungojnë, edhe në qoftë se ka njerëz që e kuptojnë futbollin”, ka theksuar ai.

De Gea: Transferimi i Pogbas nuk është i veçantë, ai është kthyer në shtëpi

0

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea mendon se transferimi i Paul Pogbas nuk është diçka e veçantë, sepse sipas tij, francezi është kthyer në shtëpinë e tij.
Pogab pak ditë më parë iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga Juventusi për çmimin mbi 100 milionë euro.De Gea është i kënaqur 24-vjeçari është kthyer në Manchester dhe është i bindur se Pogba do të jetë një shtesë e madhe për Unitedin.

“Unë mendoj se nuk është diçka e veçantë. Ai ka luajtur më parë për këtë klub dhe ai është kthyer në shtëpi”, ka thënë De Gea.“Ai e di se kjo është shtëpia e tij dhe me të vërtetë të gjithë jemi të lumtur që përsëri do të luajë në Manchester”.“Ai me të vërtetë është i mirë për ekipin”, ka theksuar ‘gardiani’ spanjoll.

Biden: Nëse ju arrini sukses, edhe rajoni do të ketë sukses

0

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e vendit Hashim Thaçi, se po kthehet në Kosovë pas 7 viteve për të parë gjendjen.

Ai ka thënë se i pëlqen të vijë në Kosovë, pasi sa herë që kthehet në SHBA, ai kthehet më I gjallërishëm me një besim të madh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Do të largohem nga ky vend sot pasdite me shpresë për rimëkëmbje, dhe mendoj se gjithmonë e kam mbajtur vëmendjen qysh kur kemi biseduar për pavarësinë. Kjo vizitë ka rëndësi për mua, gruan, djalin, nusen dhe dy nipërit e mi. Pata qejf që edhe ata të jenë këtu, ta shohin Kosovën dhe ta shijojnë atë”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se me Thaçin ka pasur një bisedë të gjatë.

“Këtu jam për një arsye shumë të rëndësishme e jo për ta nderuar vetëm djalin tim. Shpreh urime për zgjedhjen e Thaçit president dhe e di se sa shumë brengoseni ju për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Ju gjithmonë e vini vendin në vend të parë, këtu jam për t’ju siguruar se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës gjithmonë, e s’po e them vetëm si shprehje amerikane, por ky është suksesi juaj i jashtëzakonshëm edhe për interesin e vendit tim. Nëse ju arrini sukses, atëherë edhe rajoni do të ketë sukses. Duhet të kemi një Evropë të lirë dhe të bashkuar, e kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Biden.

Gjithashtu Biden ka theksuar se sot me familjen e tij do të marr pjesë në emërimin e një rruge me emrin e djalit të tij Beau.

“E falënderoj Mustafën, Thaçin dhe miqtë kosovarë për miqësinë që kanë treguar për mua dhe familjen time. E çmoj shumë një gjë të tillë”, ka thënë Biden

Krim makabër në një familje në Vlorë, xhaxhai i pret kokën nipit 12-vjeçar

0

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore.

Sipas të dhënave paraprake, përcjellin mediat shqiptare, bëhet e ditur se, Jorgo Zani i ka prerë kokën nipit Andrea Zani 12 vjeç.
Fillimisht u lajmërua se një person me kokë të prerë është gjetur në rrugicat e fshatit dhe grupi hetimor ka shkuar në vend ngjarje.

Konfiskohen para, drogë e thika në Prevallë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, gjatë një kontrolli në Prevallë, janë gjetur dhe konfiskuar 20 gramë substancë e dyshuar narkotike, një shumë parash prej 1280€ dhe dy thika

Tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra, dyshohen për posedim të tyre.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Gjenden të groposura granata dore në Korishë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit njësitë për dominim të FSK-së kanë tërhequr pa pasoja disa granata dore, të groposura afër vendbanimit.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës theksohet se për ekzistimin dhe vendndodhjen e tyre kishte raportuar një mashkull, K/shqiptar. “Në fushë, në afërsi vendbanimit, në një gropë gjenden disa granata dore”, kishte raportuar ai.

Ndërkohë, njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt, pa incidente, thuhet në raport.

Dosja e Shefave XII: Telefonatat që dëshmojnë kontrollin e Grabovcit dhe Beqajt mbi ndërmarrjet milionëshe

0

Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.

Hashim Thaçi u kishte dhënë autorizime të plota Besim Beqajt e Adem Grabocit që të menaxhonin qysh të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.

Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishin prishur konkurset në këto institucione për Borde dhe për kryeshefë ekzekutivë.

Dy krerët e lartë të PDK-së, kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njëri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.

Ndërkohë, Sejdi Hoxhën, nipin e Azem Sylës do ta sistemonin në krye të Postës së Kosovës.
Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin do t’ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj, emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre. Krasniqi është mik i afërt i Xhavit Halitit.

Në serinë e dymbdhjëdhjetë të përgjimeve telefonike “Dosja e Shefave”, Insajderi sjell bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit me Besim Beqajn.

Ato, dëshmojnë për kontrollin e plotë që pushteti i PDK-së kishte mbi ndërmarrjet publike, e bordet e tyre. Beqaj, ndonëse tregohet i kujdesshëm kur flet, megjithatë zbulohet duke bërë plane për vendosje të njerëzve që përfaqësonin interesin e tyre në këto ndërmarrje multimilionëshe.

Beqaj, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

“U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…”, i tregon Grabovci, Beqajt në një bisedë telefonike. Fjalën e ka për Ferat Shalën, një drejtues i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës, që për një kohë ishte drejtor i Trepçës. Shala, është zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai… Ta boj ni telefon e dalum n’drekë bashkë”, i thotë Grabovci, Beqajt. Beqaj merr përsipër rezervimin e tavolinës për drekë.

Gjatë bisedës, Beqaj e porosit Grabovcin që të flas me kryeministrin për ushtrues detyre të PTK-së. Grabovci, i thotë që këtë do ta bisedojnë në drekë.
“Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin… Nesër Bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre”, thotë Beqaj.

“Okej okej, sot bisedoj me to”, i përgjigjet Grabovci.

“Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…”, vazhdon Beqaj.

“Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem”, thotë Grabovci.

Biseda tjetër ka të bëjë me Trainkosin dhe Infrakosin si dhe me një person që quhet Afrim. Ai është Afrim Dauti nga Klina të cilin, Grabovci e kishte sistemuar në një institucion nëpërmjet Ilhami Gashit.

“A ke Afrimi”, e pyet Beqaj, Grabovcin, i cili e pohon se ishin takuar dhe e pyet nëse Beqaj e kishte dërguar tek ai. Ata flasin me numra, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për renditje kandidatësh.

“E 13, 14 i ke mi bisedu do… deri te 12-tit i ki”, thotë Grabovci.

“Okej”, ia kthen Beqaj.

“Për… Prishtinë ktu i kishin pas harru te unë. A munesh me…”, vazhdon Grabovci… Nëse nuk i kanë shti, mi shti”, thotë më tej ai.

Beqaj e pyet Grabovcin që a t’i rishpallin konkurset për ndërmarrjet që lidhen me hekurudhat.

“A ti thom qetyne dyve, dytë t’i rishpallum? Trainkos edhe Infrakos”, pyet Beqaj.

“Sejdës (Hoxhës v.j.) i thash po edhe atij tjetërit nëse don thuj”, i përgjigjet Grabovci.

“Vallain pi thom…, o ka qet kushte, o ka qet shkokla”, shton Beqaj.

”Jo, e. Ken ata te unë thash… hiç thuj shko n’rrot t’samës. Pederi”, tregon Grabovci.

“A… t’iau… pra, t’iau rishpallum”, pyet serish Beqaj.

“Bon”, konfirmon Grabovci.

“Dytë. T’ia rishpallum edhe tanaj t’shohim”, përgjigjet Beqaj. “Edhe i zgjedhum tani edhe bordet edhe… U bo hajt”.

“U bo hajt. U bo, hajt, tung, tung”, përserit Grabovci.

Në një bisedë tjetër, dy protagonistët e zhvillimeve në Kosovë flasin konkretisht për Agron Thaçin. Grabovci thotë se dikush ia ka lavdëruar shumë, derisa shton se nëse në pozitën që nuk ia përmendin emrin e dërgojnë dikë që i referohet “ai i Skenderajt” veç telashe do t’u del.

“Për qatë farë idenë si e patum, për me shty”, thotë Beqaj, teksa merr përgjigje nga Grabovci që të shkojë ëprpara procesi.

“Le t‘ecin… hiçu, mos, mos, veç na nxjerr telashe me çu atë t’Skenderajit aty”, sqaron Grabovci.

“Se fola me ata që ke nejt ti pramë, për atë Agrnonin ma livdoi… thash okej thash qysh t’dush veç… se ish për ata, mirë kanë bo, që spaskanë… mos i jepni shans, se veç ju nxjerrin telashe, se edhe unë jom darkord. Veç na del tani telashe mu e ty.

“Jo jo, po flas për, për kta krejt komplet”, thotë Beqaj. Po, veç fol me ata t’parin niher”, shton Beqaj, duke aluduar tek kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.

“Mu, e ty na ka lanë”, sqaron Grabovci autorizimet e marra nga Thaçi.

“Nëse na ka lanë mu e ty, unë po t’kallxoj, është mirë niherë mas pari m’u ul na tre bashkë edhe me ditë çka po dojmë”, kërkon Beqaj.

Biseda e parë

Beqaj: Alo.

Grabovci: A je çu?

Beqaj: Mirë, ti?

Grabovci: Ça i ki puntë?

Beqaj: Vallain që qitu n’zyrë.

Grabovci: A ka naj sen tre, a sen a?

Beqaj: Hiç, ti?

Grabovci: Qysh i ki puntë me kohën?

Beqaj: Me kohën… deri ka 2 jom ksajde, tanaj m’duhet me shku dei n’Shkup.

Grabovci: N’Shkup?

Beqaj: Po.

Grabovci: Kqyr mos ëë…, mujmë edhe ma heret po… Ferati, Shala.

Beqaj: Po.

Grabovci: U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…

Beqaj: Ëhëë…

Grabovci: E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai.

Beqaj: Ëhëë…

Grabovci: Ta boj ni telefon e dalum n’drekë bashkë.

Beqaj: Ani de, pe rezervoj unë drekën.

Grabovci: A?

Beqaj: Pe rezervoj unë drekën pra.

Grabovci: Okej.

Beqaj: Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin.

Grabovci: Po?

Beqaj: Ëëë…, nesër bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre.

Grabovci: Okej okej, sot bisedoj me to.

Beqaj: Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…

Grabovci: Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem.

Beqaj: Hajt, hajt, tung, tung.

Grabovci: Hajt.

Biseda e dytë

Grabovci: Alo.

Beqaj: Adem.

Grabovci: Përshëndetje.

Beqaj: A ke Afrimi?

Grabovci: Po.

Beqaj: Okej.

Grabovci: Ti çova unë ato…

Beqaj: Okej.

Grabovci: E 13, 14 i ke mi bisedu do… deri te 12-tit tin i ki.

Beqaj: Okej.

Grabovci: Për (nuk kuptohet) për Prishtinë ktu i kishin pas harru te unë. A munesh me…?

Beqaj: Po a?

Grabovci: Po bre. Nëse nuk i kanë shti, mi shti?

Beqaj: Hajde po kqyri.

Grabovci: Qata si na vyen(nuk kuptohet).

Beqaj: Dëgjo… dëgjo.

Grabovci: He?

Beqaj: A ti thom qetyne dyve, dytë ti rishpallum? Trainkos edhe Infrakos?

Grabovci: Sejdës i thash po edhe atij tjetërit nëse don thuj.

Beqaj: Vallain pi thom, (nuk kuptohet) o ka qet kushte, o ka qet shkokla.

Grabovci: Jooo… eeee ken ata te unë thash… hiç thujj shko n’rrot t’samës. Pederi.

Beqaj: A… t’ja u… pra, t’jau rishpallum…

Grabovci: Bon.

Beqaj: Dytë. T’ja rishpallum edhe tanaj t’shohim (nuk kkuptohet)…

Grabovci: Okej, Okej. Masi t’shpallet ky tjetëri… (nuk kuptohet)

Beqaj: Tani i shpallum dytë.

Grabovci: Po dytë.

Beqaj: Edhe i zgjedhum tani edhe bordet edhe… U bo hajt.

Grabovci: U boo hajt. U bo, hajt, tung, tung.

Biseda e tretë

Grabovci: Po zoti ministër.

Beqaj: Qysh t’kom?

Grabovci: Mirë, mirë.

Beqaj: A joe lodh hiç a jo?

Grabovci: (Kosovën sot t’djeshit a po ma gjanë), ça po bon ti? Kah je?

Beqaj: Qe jom tu shku n’Vushtrri.

Grabovci: N’Vushtrri!

Beqaj: Po.

Grabovci: O ty tezet binak t’bofshin.

Beqaj: A…?

Grabovci: Tezet t’bofshin binak.

Beqaj: Tezet m’bofshin binak, i kanë krye, ça kanë pas ndërmen me ba.

Grabovci: Hahahaha…

Beqaj: E kanë bo fetë, hahaha…

Grabovci: S’u takum?

Beqaj: Fetë e kanë bo krejt.

Grabovci: S’u takum, a u shnoshe?

Beqaj: Se di çka me të thon po more po qysh jo.

Gabovci: A vonohesh shumë atje a?

Beqaj: Paj jom t’u shku me vizitu qit fabrikën e Lamkos-it.

Grabovci: Aha, aha.

Beqaj: Masi ka fillu punën.

Grabovci: Okej.

Beqaj: Po.

Grabovci: Hajde pra pe lam nesër.

Beqaj: Ani pe lam nesër, u takova unë me atë jaranin pramë pak, a mos t’tregoi?

Grabovci: Po m’tregoj, po m’tregoi, shihem bashkë.

Beqaj: Okej, hajt.

Grabovci: Shihemi, shihemi shoqi.

Beqaj: Fol fol edhe me atë tjetërin.

Grabovci: Ëhë…

Beqaj: Për qatë farë idenë si e patum. , pPër me shtye.

Grabovci: Jo more (nuk kuptohet) let shkojnë.

Beqaj: A…?

Grabovci: Le t‘ecin… hiçu, mos, mos, veç na nxjerr telashe me qu atë t’Skenderajit aty.

Beqaj: Okej.

Grabovci: Se fola me ata që ke nejt ti pramë, për atë Agrnonin ma livdoji, tha… thash okej thash qysh t’dush veç… se ish për ata, mirë kanë bo, që spaskanë… mos i i jepni shans, se veç ju nxjerrin telashe, se edhe unë jom darkord. Veç na del tani telashe mu e ty.

Beqaj: Jo jo, po flas për, për kta krejt komplet.

Grabovci: Aaa… eee, veç a mujmë?

Beqaj: Po, veç fol me ata t’parin niher.

Grabovci: Mu, e ty na ka lanë.

Beqaj: Nëse na ka lanë mu e ty, unë po t’kallxoj, është mirë niherë mas pari m’u ul na tre bashkë edhe me ditë çka po dojmë.

Grabovci: Ani hajde hajde…

Beqaj: Le Le nesër takohum na apet.

Grabovci: Ani nesër, u bo, u bo, hajt.

Beqaj: Hajt hajt./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).