11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6325

Smajl Latifi i kundërpërgjigjet Ademit e Mujës: I “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë!

0

Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po e quajnë “i sëmurë psikik”, duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë.

“Unë, Smajl Latifi që dikush më paska diagnostifikuar si i ‘sëmuri psikik’ vazhdoj edhe sot të ndihem mirë e shëndosh si molla, ngase isha bërë pengesë për aprovimin në Kuvendin e Kosovës dhe më pastaj edhe isha kundër zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Po ju vë në dijeni se ‘sëmundja psikike’ nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër:

*Asociacionit/ Zajednicës;

* Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi;

* Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion;

* Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së “shefave” si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin;

* Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës.

E pra, unë i “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë:

– kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike;

– kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë;

– kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj.

Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Prezantuesi i BBC zgjohet nga koma: Është viti 1952

0

Një prezantues i BBC i cili ka kaluar 12 javë në kujdes intensiv pas një aksidenti të tmerrshëm me biçikletë është zgjuar nga koma.

Bëhet fjalë për Will Glennon i cili theu të gjitha brinjët, çau një mushkëri dhe pësoi një dëmtim masiv në kokë, pas përplasjes fatale me një furgon që po udhëtonte me 40 km në orë.

Mirëpo prezantuesi i BBC pasi doli nga kujdesi intensiv 12 javor, mendoi se jemi në vitet 1950. 44 vjeçari ka thënë: “Ata më bënë 3 pyetje: Ku je? Çfarë viti është? Dhe çfarë do të bëni për të jetuar?

“U thashë se isha në Amerikë, ishte viti 1952 dhe se unë jam një shofer garash”, ka thënë prezantuesi, shkruan The Sun.

“U deshën shumë muaj që mjergulla të pastrohej. Ishte një proces shumë i ngadaltë”, ka treguar ai.

Ja çfarë pritet të ndodhë orën e fundit në Seria A

0

Në një merkato kaq të pasur dhe të mbushur me lojtarë cilësorë, mund të ketë hapësira edhe për një paradoks. Juventus, për shembull, që ka investuar më shumë se të tjerat, kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e merkatos, është e detyruar të bëjë një sforcim tjetër për të mbuluar boshllëkun që ka lënë Paul Pogba. Ndërkohë, mund të konsiderohet një ekip i kompletuar ai i Inter-it “made in China”, me merkaton e klubit zikaltër që ka kaluar në plan të dytë për shkak të tërmetit të shkaktuar nga largimi i trajnerin Roberto Mancini. Në këto ditë do të bëhen edhe tentativat e fundit për të kapur dy mbretëreshat e merakos italiane. Napoli, Roma dhe Milan, që janë shumë më mbrapa, janë paralajmëruar.

JUVENTUS

Nuk ka dyshime, Juventus ka bërë lëvizjet më të mira. Ka filluar duke i marrë lojtarin më të mirë një rivali direkt për titullin, Pjanic nga Roma, dhe e ka mbyllur duke marrë qendërsulmuesin më të mirë të kampionatit të sezonit të kaluar, Higuain nga Napoli. Në mes kanë ardhur edhe Dani Alves, Benatia dhe Pjanic, plus prenotimi i Berardi-t për vitin e ardhshëm dhe blerja e Mandragora-s. Është i vetmi klub italian që ka shpenzuar sa një “big” europiane, 148 milionë euro, por largimi i Pogba e detyron administratorin e deleguar të bardhezinjve, Beppe Marotta, të vendosë një tjetër qershi mbi tortë. “Zonjës” i mungon vetëm një mesfushor i fortë, i cili mund të mbulojë disa pozicione dhe të mos jetë fantazist, por me eksperiencë ndërkombëtare. Prej javësh torinezët janë vënë në ndjekje të Ëitsel, teksa ëndrra Matic është bllokuar nga Conte dhe Matuidi mund të jetë një alternativë e minutës së fundit. Ndërkohë, po rritet interesi për interistin Brozovic, por nuk përjashtohet edhe një goditje surprizë.

INTER

Kaosi i gjeneruar nga lamtumira e Mancini-t rrezikon të lërë në hije gjithçka tjetër. Por merkato e parë e pronarëve të rinj kinezë, pavarësisht kushtëzimit nga “fair play”-it financiar, ka qenë e rëndësishme. Shifra të tilla dhe lojtarë të tillë nuk shiheshin që nga kohët e arta të Massimo Moratti-t: 45 milionë euro për Joao Mario dhe 25 për Candreva, kanë mbushur me shpresë tifozët zikaltër. Një tjetër lëvizje e mirë ka qenë edhe marrja me kosto zero e Banega-s dhe ajo e një mbrojtësi krahu si Ansaldi. Çfarë duhet tjetër? Ndoshta një mbrojtës i majtë, por në pritje për të kuptuar vlerën reale të Erkin, De Boer do të donte një mesfushor tjetër (Luiz Gustavo është zgjedhja e parë). Megjithatë, nëse Icardi, Brozovic dhe Handanovic do të qëndrojnë, ky Inter mund të konsiderohet më shumë se i kompletuar. Gjithsesi, duket se drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për të bërë një blerje tjetër. Ëndrra e fundit quhet Gabigol. Nëse nuk merret menjëherë, mund të jetë dhurata e De Boer për Krishtlindje.

NAPOLI

Shitja e Higuain ka krijuar një boshllëk të madh që, pothuajse një muaj pas largimit të tij, nuk është mbushur akoma. Milik është një lojtar premtues, Gabbiadini po punon për t’u bërë një qendërsulmues i madh, por tifozët (dhe Sarri) duan diçka tjetër: De Laurentiis po provon të rrisë presionet për Icardi-n, por muri i ngritur nga Inter rreth argjentinasit duket se do të rezistojë. Stoli është përmirësuar me Giaçherini, Zielinski dhe Tonelli, por diferenca e madhe me Juventus-in është rritur gjithashtu. Drejtori sportiv Giuntoli po punon për një ose dy mesfushorë të rinj, zgjedhjet e para janë Rog dhe Diaëara, për një mbrojtës të krahut të majtë (objektivi është De Sciglio) dhe për një qendërmbrojtës, duke parë se Tonelli është dëmtuar dhe Koulibaly do të luajë në Kupën e Afrikës.

ROMA

Kjo është vera më e varfër e viteve të fundit. Vështirësitë në bilanc dhe pasiguria nëse ekipi do të marrë pjesë ose jo në edicionin e ardhshëm të Champions League kanë detyruar Roma-n që të mendojë për të shitur para se për të blerë. Edhe këtu vlen i njëjti diskutim i bërë për Napoli-n: Pjanic ka qenë një humbje e madhe, dhe nuk është zëvendësuar akoma. Mbrojtja është rindërtuar: Mario Rui (menjëherë i dëmtuar), më pas Fazio, Juan Jesus dhe Vermaelen duket se janë elementët e duhur, me kusht që të mos ketë surpriza në lidhje me Manolas. Për sa i takon krahëve të mbrojtjes, Sabatini ka siguruar Bruno Peres nga Torino për 15 milionë euro dhe në kohë për ta aktivizuar në Champions. Në sulm nuk duhet shumë punë, Spaletti ka shumë alternativa cilësore. Por blerja e një lojtari si Borja Valero mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e mesfushës dhe t’i japë një ritëm tjetër sulmit. Ai është ëndrra e madhe.

MILAN

Vangioni me parametra zero, Lapadula i rrëmbyer nga duart e Genoa-s dhe Gustavo Gomez, i cili do të debutojë në futbollin europian. Këto kanë qenë lëvizjet e Milan, i paralizuar për një verë të tërë për shkak të shitjes së klubit dhe nga një strategji vetëfinancimi e bllokuar nga refuzimet e Baça. Një merkato fantazmë, e kushtëzuar, që Milan po provon ta shkundë në dy javët e fundit të merkatos ku pritet të vijë sakrifica e fundit e Berlusconi-t: rreth 15 milionë euro për t’i investuar te Bentancur. Përforcimi në mesfushë është objektivi kryesor i kuqezinjve, por një qendërmbrojtës tjetër dhe një qendërsulmues (Pavoletti) mund ta bëjnë këtë Milan akoma më kompetitiv. /telesport.

Emma shijon famën në Marbela

0

U bë e njohur në spektaklin ‘Love Island’, ndërsa tashmë Emma-Jane Woodham po shijon famën.

Bukuroshja 19-vjeçare ndodhet në Marbela së bashku me të dashurin e saj, ku ka marrë të gjithë vëmendjen me format e saj superseksi.

Emma është fotografuar me bikini të bardha, të cilat ja tregonin më së miri format. Ajo është fotografuar edhe nën shoqërinë e disa miqve të saj, me të cilët duket se ka kaluar momente mjaft të bukura.

/ Top Channel

Prizren: Tentim vrasje për shkak të një punësimi

0

Rreth orës 14:40 minuta, patrulla e Policisë që po lëvizte përgjatë rrugës “Jusuf Gërvalla” në Prizren është ndaluar nga qytetarët të cilët kanë treguar se në një lokal dy persona po rrihen në mes vete.

Polica ka hyrë në lokal dhe ka vërejtur të dyshuarin F. Hoxha me pistoletë në dorë dhe tjetrin të gjakosur.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë pyetur për sherrin që kishte plasur dhe bëhet me dije se D. K. kishte shkuar për të kërkuar sqarime lidhur me punësimin e premtuar nga firma “MNP” dhe ndjehej i mashtruar nga kjo firmë, mirëpo kjo e kishte zemëruar të dyshuarin Hoxha i cili e kishte sulmuar ankuesin e këtij rasti.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit Zastava model M88 kalibri 9mm me shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

Minir Krasniqi: Drejtorët e shkarkuar të Ramadan Mujës, do të transferohen në Prishtinë

0

Ish-drejtorët e Ramadan Muja, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, nuk do të mbesin në pa punë.

Ata do të transferohen në poste të ndryshme në Qeverinë e Isa Mustafës dhe Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Degës së PDK-së, Minir Krasniqi tha se dy prej ish-drejtorëve të shkarkuar tashmë janë në Prishtinë.

“ Ish-drejtori Hasan Hasani është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Nijazi Kryeziu zyrtar i Kuvendit të Kosovës”, tha Krasniqi, transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, deri më tash Dega e PDK-së në Prizren nuk ka qenë e përfaqësuar në institucionet qendrore në Prishtinë.

“Një pjesë e drejtorëve që kanë dhënë kontributin në parti dhe Komunë, do të transferohen në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës”.

“Edhe të tjerët do të trajtohen në këtë mënyrë, por për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi.

Gjashtë drejtorë të Ekzekutivit të Prizrenit, janë shkarkuar nga detyra me vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërkaq, vendet e tyre janë zëvendësuar me emra të rinj. /PrizrenPress.com/

Arrestohet plaçkitësi i veturave në Prizren

0

Hetues policorë të Stacionit Policor ”Veriu” në Prizren, pas një pune hetimore disaditëshe kanë arritur që ta identifikojnë e më pas ta arrestojnë të dyshuarin J. Doqaj nga fshati Marmull i Gjakovës mbi bazën e dyshimit se i njëjti në bashkëpunim edhe me një të dyshuar nga Shqipëria në dy data të ndryshme, me 12 korrik dhe 19 korrik kanë plaçkitur dy vetura: njërën në Arbanë dhe tjetrën në Piranë të Prizrenit.

I dyshuari është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në Marmull pas një bastisje të organizuar nga Policia e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës.

Gjatë bastisjes është sekuestruar një veturë e llojit Golf dhe dokumente të veturave të plaçkitura të cilat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës e ka sqaruar mënyrën se si i kontaktonte pronarët e veturave që ishin në shitje pastaj i mashtronte duke ua marrë çelësat kinse për ta provuar veturën dhe zhdukej në drejtim të panjohur.

Hetuesit thonë se veturat e plaçkitura i dyshuari nga Shqipëria i kalonte kontrabandë andej kufirit. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit. Policia po bën përpjekje për kapjen e të dyshuarit tjetër.

Ramadan Muja krenohet me punën e ish-drejtorëve të shkarkuar

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka lavdëruar punën që kanë bërë ish-drejtorët e shkarkuar të tij. Ai tha se drejtorët e shkarkuar kanë bërë punë të mëdha në qytetin e Prizrenit.

“Falënderoj drejtorët e deritanishëm për punën e madhe që e kanë bërë .Ata kanë bërë një punë të madhe në të mirë të qytetarëve dhe qytetit të Prizrenit”, ka thënë Muja.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, mbrëmë ka shkarkuar 6 drejtorë të Ekzekutivit ë Prizrenit. Ndërkaq, zëvendësimi i tyre është bërë sot, transmeton PrizrenPress.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është përzgjedhur, Sulltan Badallaj – ekonomist i diplomuar; për drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është përzgjedhur, Visar Islamaj – Jurist i diplomuar; në drejtorinë e Arsimit, Prof Dr. Zahadin Shemsedini; në drejtorinë e Shëndetësisë, Shpresa Goçaj Specialiste e Radiologjisë; në drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sherife Balaj – Mr. e Sociologjisë. Ndërkaq, drejtori i Inspektoratit nuk është emëruar sot./PrizrenPress.com/

Mushkolaj: Dorëheqja e Grabovcit, lojë e PDK-së!

0

Analisti politik Imer Mushkolaj duke komentuar dorëheqjen e Grabovcit pas publikimit të skandaleve, ka theksuar se kjo nuk mjafton.

Mushkolaj për Gazetën Blic tha se e kemi thënë edhe në protestë atë çfarë duhej të thuhej, dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton dhe krejt kjo është një lojë e PDK-së

“Siç ekemi thënë edhe në proteste dorëheqja nuk mjafton është vetëm një lojë e PDK-së për opinionin”, ka thënë njëri ndër organizatorët e protestës qytetare kundër zyrtarëve shtetëro, që janë pjesë e skandalit Pronto 2.

Mushkolaj për Gazetën Blic po ashtu tha se PDK-ja në vend të tij kanë edhe ndonjë Grabovc tjetër dhe se dorëheqja e tij nuk mjafton.

“Për neve ne vend te Grabovcit ata munden me e pas një Grabovc tjetër. për ne është problem qeverisja e shtetit, Dorëheqja e tij për ne nuk mjafton”

Jep dorëheqje Adem Grabovci

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ai ka thënë se këtë akt e ka bërë pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Online Insajderi, ku dëshmohet se si Grabovci dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie ndikojnë në punësimin e njerëzve të afërt me ta në institucione të pavarura të vendit.

“Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time. Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së”, ka njoftuar Grabovci.

Megjithatë, në njoftimin e tij, Grabovci nuk përmend askund se do të dorëhiqet edhe nga posti i deputetit.

“Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë”, thuhet në deklaratën e tij.

“Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem”, thuhet tutje në letrën e Grabovcit.

Letra përfundon duke falënderuar PDK-në për besimin e dhënë për të mbajtur këtë post. /Insajderi.com