30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6330

Restelica katër vjet pas tragjedisë nga orteku i borës (Video)

0

Në ditën kur janë bërë katër vjet nga tragjedia në Restelicë të Dragashit, banorët ndihen të harruar nga institucionet komunale e qendrore.

Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, u mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

Amsera ishte zhvendosur fillimisht te të afrmit e saj në Prizren, ndërsa banorët thonë se tani ajo gjendet në Itali, pasi që ka shtetësi italiane.

Në ditët e para pas tragjedisë, Presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë euro.

Sot, pas 4 viteve, bora sërish kishte mbuluar këtë fshat të thellë të rajonit të Gorës ndërsa disa nga shtëpitë e shkatërruara atë ditë të kobshme kanë mbetur në gjendje të njëjtë.

Në lagjen Reka, e cila gjendet në majën më të lartë të fshatit Restelicë nuk banon më askush.

Rruga e cila çon në shtëpinë e familjes Reka ishte edhe sot zor e kalueshme.

Velid Haxhisini, familjar i Amsera Rekës, dhe këshillat në asamblenë komunale të Dragashit, tha për KALLXO.com, se edhe sot pas 4 viteve, nuk është investuar asgjë në këtë fshat për parandalimin e ortekëve të borës.

Sipas tij, sot banorët e kësaj lagje nuk jetojnë në këtë pjesë, nga frika se mundet të paraqitet prapë ndonjë ortek tjetër gjatë dimrit.

Te qytetaret ekziston frika për të jetuar në këtë lagje, ndërsa qytetaret kanë vënë me vetë iniciativë disa mbrojtje që, sipas tij, janë primitive dhe nuk e mbrojnë ortekun.

“Ekziston ajo frika te qytetarët, nuk munden me jetu qysh kanë jetu në rehati. Kemi ndërmarrë disa aksione për me mbrojtjen në atë vendin ku ka ndodhur orteku, por ato janë primitive, nuk durojnë shumë…ato janë të diskutueshme, se sa e mbajnë ortekun eventual. Ishalla nuk ndodh”, thotë Haxhisini.

Ai njëjti tha se qeveria nuk ka investuar fare në këtë drejtim edhe pas 4 viteve që kanë kaluar nga tragjedia e Restelicës.

“Pikërisht në atë vend ku ka ndodhur orteku shumë pak ka investuar bile për qeverinë mundem me thanë bile aspak nuk ka investuar”, u shpreh ai.

Një banor tjetër i Restelicës, Himt Xhinxha, i cili katër vjet më parë kishte ardhur për të ndihmuar në gërmime pas tragjedisë tha se në momentin kur kanë ardhur, nuk kanë mundur t’i afrohen shtëpive për shkak se të gjitha kanë qenë të mbuluar nga bora.

“Orteku ka ra herët në mëngjes dhe ne kur kemi dëgjuar kemi ardhë këtu nga fshati, por nuk kemi pasur mundësi me ju afru shtëpive, sepse krejt këtë vend që po e shihni, ka qenë i mbuluar me borë”, tha ai. /Kallxo.com

Ja si u shkarkua nga puna për bindjet politike!

0

Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” trajtoi problemin e shkarkimeve dhe emërimeve politike. Si ndikojnë zgjedhjet në emërimet dhe shkarkimin e punonjësve të administratës, hera-herës edhe pa jua komunikuar zyrtarisht.

Gazetarja e “Fiks Fare” shkoi në Rubik në familjen e zonjës Dava Kola. Ajo kërkoi ndihmën e emisionit për një padrejtësi që pretendon se i është bërë me vendin e saj të punës.

“Unë kam mbi 30 vite pune në shtet, duke punuar si përgjegjëse e një çerdheje në Rubik. Jam shkarkuar nga ky pozicion më 15 gusht 2015 me urdhër të administratores së njësisë bashkiake Rubik, e cila ma tha gojarisht se unë nuk do të jem më përgjegjëse, por do të më kalonte si kujdestare çerdheje. Unë mendoj se arsyeja është politike. Ne kemi marrë pjesë në votimet e fundit, por ajo më ka akuzuar se nuk ka votuar për Partinë Socialiste. Unë vazhdova të mbaja pozicionin që kisha më parë dhe i kërkova zonjës të ma sjellë me shkrim lëvizjen time nga ai pozicion. Por, më pas më erdhi letra, por jo për zhvendosje, por për shkarkim nga puna. Unë tashmë jam e papunë”, shprehet zonja Dava Kola.

Pas kësaj që tha zonja Dava Kola gazetarja e “Fiks Fare” mori edhe një regjistrim audio, të bërë në zyrën e zonjës Flora Jushi, administratore e njësisë bashkiake Rubik.

Bisedë në zyrën e administratores Flora Jushi

Dava Kola: Kam qenë përgjegjëse e sot s’do jem…

Flora Jushi: Unë jam këtu me ba punën e shtetit…

Dava Kola: Po, si keni marrë super xhiro?

Flora Jushi: Atëherë, detyrat e punonjësve të çerdhes….ja detyrat, meqenëse e doshe jo ashtu si ishte në dritare…po mua më erdhi turp me e bë shumë zyrtare.

Dava Kola: Jo.

Flora Jushi: Një, e kemi shkru përgjegjse…tashti, unë do përgjigjem more dikund.

Dava Kola: Po, dakord.

Flora Jushi: Ashtu…Ky pozicion, jo Flora, se mund të mos jem unë këtu…Mbroj veten unë.

Dava Kola: Jo s’kam punë me ty.

Flora Jushi: Nuk më kuptove, unë do të mbrojë veten…

Dava Kola: Unë desha sqarim zyrtar prej teje.

Flora Jushi: Ti mos mban me fol…po a e din si asht e keqja? Flora nuk ka dasht me lef…sepse hajde ta normojmë, po e normojmë aty s’ka vend…po ka qenë o Dav…A e di si ka qene? Për të hek Davën qafe…je tu m’kuptu?

Dava Kola: Si pa kuptim asht.

Flora Jushi: A të lutem…po ka qenë pa kuptim pra.

Dava Kola: Po t’i a je t’u mpas frikë mu?

Flora Jushi: Jo, unë jo.

Flora Jushi: Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra…tashti… dhe në fund fare, që unë nuk e kam prit p[rej teje, po prit moj ta tregoj si ka qenë. Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu simjet… a kujton se unë e di që kalamajtë s’kanë ardh me votu? Do hap listat 99% nuk ka votu.

Dava Kola:Po, ka votu.

Flora Jushi: S’ka ardh. Unë jam ma socialiste se ty. Unë hala skam shku kund me than.

Dava Kola: Të tjerët shtojnë, unë s’di gja…

Zonja Flora Jushi edhe për gazetaren e “Fiks Fare” u shpreh se Dava Kola është kujdestare edhe pse në dokumente ajo është përgjegjëse e çerdhes. Ndërsa për shkarkimin e saj, administratorja ka thënë se ajo braktiste punën. Flora Jushi shprehet se kurrë nuk i ka pyetur punonjëset e çerdhes për përkatësitë e tyre politike edhe pse në regjistrim ajo i thotë Dava Kolës se djemtë e saj nuk kanë votuar. /Top Channel

Viva Mana!

0

Rok bendi i famshmëm meksikan Mana, u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, në mbrëmjen e kaluar, ndërsa të njejtit ishin fitues edhe të 4 çmimeve Grammy dhe 5 Latin Grammys.

Para fansave të kësaj cermonie, performuesi Fher Olvera, tha se diçka e tillë me të vërtetë është arritje e madhe.

Ai kërkoi që këtë yll ta ndajë së bashku me adhuruesit e bendit të tyre.

Fehr përdori disa deklarime për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të emigrantëve duke bërë thirrje komunitetit latin për të votuar që të parandalohet racizmi.

Sipas tij, në vend nuk duhet dashur asnjë njeri racist.

Ndërkaq, në këtë ceremoni morën pjesë edhe muzikanti Carlos Santana dhe aktorja America Ferrera.

Ymeri: Pavarësinë nuk duhej ta shpallte Thaçi

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se “demokracia është vendim i qytetarëve që merret përmes votës”.

Ymeri ka deklaruar se protesta e qytetarëve është demokratike, njofton Klan Kosova.

“Shteti është i kapur nga këta, e kështu ata po e luftojnë Republikën. 17 shkurti si datë do të jetë datë e protestës, veçanërisht duhet të protestohet që kjo Republikë të sovranizohet”, tha ai.

Sipas tij, një shtet nuk mund të ekzistojë nëse nuk është sovran.

“Pavarësinë ishte dashur ta shpallë kryetari i Kuvendit e jo Thaçi, ai e ka shmangur fjalën sovrane kur e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë”.

Sipas Ymerit, “fajin më të madh për këtë gjendje e ka ai që është në krye të shtetit, kapësi i tij në këtë rast”.

Ymeri ka folur për virtytin e sinqeritetit, i cili sipas tij ky është një vyrtyt që e kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj që në politikë një virtyt i jashtëzakonshëm është sinqeriteti, e ato janë dy lloje, një me konceptin politik e tjetra me transmetimin e këtij koncepti tek të tjerë”, tha ai.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ne jemi të tillë pra jemi të sinqertë, nuk jemi të njëjtë me të tjetër”.

Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është bashkuar me Nismën për Kosovën dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të ndalë marrëveshjet.

“Bashkëpunimi me dy subjektet tjera është bërë për një çështje, ndaljen e këtyre marrëveshjeve të dëmshme”.

“Ky bashkëpunim me dy subjektet tjera opozitare ka qenë i suksesshëm. Qëllimi nuk ka qenë që të rrëzohet vetëm kjo Qeveri”.

“Mendoj që përpjekja e jona e përbashkët, prej gjashtë muajve e ka krijuar një mundësi të bashkëpunimit, nuk e dimë nëse do të dalim së bashku në zgjedhje, por nuk e dijmë nëse do të përfundojë kështu”.

Ymeri tha se një shtet ku ka korrupsion, nuk mund të jetë shtet që garanton të drejta për qytetarët e saj.

Ai tha se Republika e Kosovës rrezikohet nga Zajednica, rrezikon mirëqenien e qyetatarëve të saj, përfshirë edhe ata serb.

“Për diskursin e VV-së, si program politik e kemi barazinë e qytetarëve, duke mos u diskriminuar askush pavarësisht përkatësisë etnike”.

“Një politikë e tyre është ajo se serbët në Kosovë nuk mund të jetojnë të qetë dhe për këtë ata mendojnë që të kenë qasje këtu. Por për ta shmangur këtë atëherë duhet të krijohet një hapësirë autonome, pra Serbia po mendon që kudo që ka serbë të ketë Serbi, e kjo është politikë fashiste”.

“Kjo logjikë politike që na e ka sjell Zajednicën që ka ardhur si rezultat i dialogut në Bruksel në thirrje të normalizimit po e dëmton edhe më shumë vendin”.

“Në momentin që duam shtet atëherë do të duhet të diskutojmë se di të bëhet shteti. Kemi tetë vite pavarësi e ne për çdo herë e më shumë po i afrohemi Bosnjës”.

“Zajednica rrezikon që vendi të shkojë në bosnjëzim. Nuk nisem me numrin e banorëve por me mekanizmin, ne Bosnjë 23% e kanë bërë, këtu do ta bëjnë këta sa janë 4 %”.

“Republika do të ekzistoj me një barazi të të gjithë qytetarëve, si për nga përkatësi fetare, seksuale, shpërndarja e të mirave të bëhet në mënyrë të drejt. Pakicat duhet të trajtohen në bazë të standardeve evropiane, atë duhet ta marrim si model dhe ta aplikojmë në Republikën e Kosovës”.

“Integrimi i pakicave është i domosdoshëm. Plani i Ahtisarit nis diskriminimi, sepse të drejtat që iu dhënë serbëve janë më të mëdha se të shumicës, jo vetëm të pakicave tjera. Kështu është bërë diskriminimi edhe ndaj pakicave tjera”.

Kadare dhe lexuesi kinez

0

Për fat të keq, Gjenerali i ushtrisë së vdekur u përkthye dhe u bë i njohur në Kinë me shumë vonesë. Përkthyesi dhe shkrimtari kinez, Zhen En Bo, ua dha lexuesve të vendit të vet drejtpërdrejt nga shqipja në vitin 1992. Romanin e botoi shtëpia botuese Shkrimtari. Për arsye të tirazhit të kufizuar (2500 kopje në Kinë nuk mund të konsiderohen ndryshe) dhe të statusit të tij të veçantë në qarkullim (u botua për shkrimtarët), ky roman s’pati ndikim në shumicën e lexuesve të thjeshtë kinezë. Po më 1992, kanali i parë i televizionit qendror kinez CCTV-1 shfaqi filmin Kthimi i ushtrisë së vdekur, realizuar nga regjisori Dhimitër Anagnosti (1989) sipas këtij romani. Siç përmend Zhen En Bo, ky film u shfaq i ndarë në dy pjesë dhe pati një jehonë të gjerë. Pa dyshim qindra mijë teleshikues kinezë e kanë parë këtë film, edhe pse nuk kemi një shifër të saktë për këtë.

Në vitin 2008, romanin e ribotoi shtëpia botuese Chongqing, bashkë me dy vepra të tjera të rëndësishme të Kadaresë: Prilli i thyer (2007) dhe Pallati i ëndrrave (2009). Më vonë, në vitin 2012, Huacheng, një shtëpi tjetër botuese, më e madhe, nisi projektin për Kadarenë në gjuhën kineze, në të cilin u përfshi botimi i tri veprave të tjera të tij: Kronikë në gur, Kush e solli Doruntinën dhe Darka e gabuar. Të dyja nismat e botimit janë sponsorizuar nga shteti kinez.

Shfaqja e filmit qe sinjal i rëndësishëm, që u bëri të ditur kinezëve se në Shqipëri, përveç filmave të vjetër artistikë, që ishin mjaft të njohur atje, ka dhe dukuri të reja, që lidhen me një shkrimtar shumë të talentuar, i cili shquhet për narracion të veçantë, përfytyrime të çuditshme, metoda të pjekura dhe filozofi të thellë. Duke pasur në fokus vetëm romanin Gjeneralin e ushtrisë së vdekur (1963) dhe filmin Kthimi i ushtrisë së vdekur, do të përpiqemi të paraqesim situatën e receptimit të kësaj vepre të I. Kadaresë në mjedisin kinez.

Sipas statistikave të faqes së specializuar për raportime zyrtare rreth studimeve në Kinë, website-i www.cnki.net, që nga viti 1988 deri në vitin 2015 janë realizuar 48 punime shkencore dhe disertacione me objekt veprat e Ismail Kadaresë. Shumë prej tyre janë botuar pas vitit 2005, kur Kadareja fitoi çmimin The Man Booker International Prize. Shumica e tyre jep një analizë të përgjithshme për autorin dhe veprat e tij. Prilli i thyer dhe Pallati i ëndrrave janë dy veprat më të diskutuara.

Në vitin 2014, studiuesja kineze prof. dr. Ke Jing botoi monografinë me titull Katër “të tjerë” në veprat e Ismail Kadaresë – studim për identitetin kombëtar shqiptar, në të cilën bëhen interpretime origjinale për veprat e Kadaresë nga këndvështrimi i katër të tjerëve: tjetri, i Lindjes; tjetri, i fqinjëve; tjetri, i Perëndimit; dhe tjetri, brenda vendit. Në këtë studim vihen në pah marrëdhëniet e ngushta e të pashmangshme midis letërsisë dhe politikës për shumicën e shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë, që kanë përjetuar regjimin komunist.

Me zhvillimin e mediave të reja, për veprat e Kadaresë debati u zgjerua së shumti. Web site-t kryesore me profil kulturor-letrar në Kinë, duke përfshirë faqet www.book.douban.com dhe www.blog.sina.com.cn, që funksionojnë si platformë përbashkuese për polemika letrare, kanë pasur në vëmendje qendrore romanet e Kadaresë. Siç mund të kuptohet, shumica e pjesëmarrësve në debat janë lexues të thjeshtë, por ka raste që janë edhe kritikë dhe shkrimtarë profesionistë ose të vetëformuar.

Për sa i përket Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, mund të kujtohen dy raste përfaqësuese. Njëri është titulluar Në hijen e paskajshme të luftës – për romanin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, dhe mban nënshkrimin e Gaoxing (7 shtator 2007); tjetri është titulluar Kadareja, romancier poetik tërheqës – komente për ‘Gjeneralin e ushtrisë së vdekur’, dhe është nënshkruar nga një zonjë, Heilang (u publikua më datën 20 mars 2011). Gaoxing vlerëson se në këtë roman përshkruhet hija e luftës, jo lufta direkt, e cila dëmton psikikën e njerëzve më ashpër sesa lufta vetë. Heilang vlerëson se Kadareja e vështron luftën nga varret, riprodhon në mënyrë absurde historinë e luftës, për të dalluar goditjen e fortë shpirtërore që pësuan të dy popujt ndërluftues, urrejtjet e vazhdueshme që u shkaktuan nga tragjedia e luftës, si dhe thelbin jonjerëzor të luftës. Heilang pohon se Kadareja përzien njërin pas tjetrit me mjeshtëri artistike elementet historike, gjeografike, kulturore, folklorike në episode të ndryshme. Ky roman plotëson kërkesat e lexuesve për të njohur kombin shqiptar, duke shkuar përtej një romani të zakonshëm kundër luftës në përgjithësi. Nga teknika e krijimtarisë, Kadare ngre një strukturë të përsosur dhe kompakte në romanin me temë luftën antifashiste, por të cilit i mungojnë skenat e mëdha të luftës: ato zëvendësohen me skena kërkimi eshtrash dhe gërmimesh pas njëzet vjetësh. Siç vlerëson Gaoxing, brenda strukturës së përgjithshme janë vendosur shumë episode të detajuara, në të cilat me forma të ndryshme, si kujtime, dialogë, aluzione, ironi, përshkrime psikologjike etj., autori kontrollon gjithmonë ritmin e romanit; kështu shkallë-shkallë e çon romanin në kulm kur, del papritur thesi me skeletin e kolonelit Z.

Në fragmentet e cituara duket vëmendja e lexuesve dhe kritikëve për këtë roman. Siç konsideron Heilang, në roman paraqitet aty-këtu humori i zi i autorit, i cili ka thyer atmosferën e mërzitshme monotone që mbizotëron, çka e bën lexuesin që të buzëqeshë jo rrallë bashkë me autorin sikur të kishin nënshkruar një marrëveshje të fshehtë. Në fund të romanit jepet një episod i bukur, ku gjenerali i dehur troket në derën e priftit në mesnatë, duke i përsëritur që ta fshihte faktin që thesi me skeletin e kolonelit Z u shty në humnerë. Tjetër fragment është përshkrimi i fshatares së pastër shqiptare Kristina në ditarin e një dezertori, përsëri nga këndvështrimi i tjetrit. Mjeshtëria e shtjellimit e autorit përbën bukurinë gjuhësore dhe mendore të tij.

Lexuesit ose shikuesit kinezë duan ta marrin romanin ose filmin për krahasim me ndonjë vepër artistike ose me fenomenet e shoqërisë kineze. Në krahasimet midis romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe filmit kinez Sinjal grumbullimi (një vepër kinematografike që i kushtohet luftës civile çlirimtare 1945-1949, e realizuar në vitin 2009), kritiku Luhe, në një vështrim krahasimtar në artikullin Dhimbjet që nuk u shuan nga koha, publikuar më 17 dhjetor 2008, shpreh mendimin se protagonisti i romanit të Kadaresë, gjenerali, u kthye në Shqipëri me mision për mbledhjen e eshtrave të ushtarëve italianë, por vazhdimisht ndiente poshtërim dhe zymtësi, derisa përfundoi me çmenduri; ndërsa regjisori i filmit kinez na e kujton këtë personazh përmes kapitenit të kompanisë Gu Zi Di, që u kthye në fushën e betejës për të kërkuar arsyet pse shokët e tij të luftës dhanë jetën…

Karakteristika e parë në receptimin e veprës Gjenerali i ushtrisë së vdekur është individualiteti ose diversiteti. Përveç komenteve të gjata, në internet do të hasim edhe komente shumë të shkurtra. Një lexues thotë se romani është i zhytur në luftë, por pa e përshkruar direkt (Clomer, Romani me temën e luftës pa përshkruar luftën, 6 mars 2015); tjetri thotë se Gjenerali nuhaste erën e vdekjes pranë vendeve ku u varrosën ushtarët e tyre (Luoshun, Vdekja dhe ndjenja e vdekjes në hijen e luftës, 5 gusht 2009). Ka raste kur komentet bëhen me pak fjalë: në tërë librin binte shi, ose është historia e një trupi pa jetë në kërkim të një togu eshtrash.

Karakteristikë e dytë është ndërveprimi në vazhdimësi. Receptimi i një vepre letrare në internet përbën vetë një proces të gjatë dhe të vazhdueshëm pas botimit të veprës. Në këtë proces, me ngritjen e numrit të lexuesve, pasurohet edhe receptimi në tërësi. Efekti i receptimit ruhet automatikisht dhe referohet në çdo moment për të interesuarit. Versioni i vitit 1992 i Gjeneralit në internet ka marrë 16 komente, kurse versioni i vitit 2008 po i këtij romani 111 komente. Kështu komentet mbi komente, ndërveprimet shtrihen ndër lexues, kritikë, dhe në fund formohet një debat me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. E treta karakteristikë është promovimi. Megjithëse pjesëmarrësit e kësaj faqeje letrare nuk kanë qëllim të caktuar fitimprurës, vetë faqja synon që të zgjerojë ndikimin e saj në fushën e letërsisë, madje jep linkun e adresës së shitësit në internet për promovim. Për këtë arsye, zakonisht në vendet më të spikatura, jepen informacione të hollësishme për librat. Në këto faqe mund të gjendet edhe një paraqitje e shkurtër për autorin, përmbajtjen e librave të tij, madje edhe fragment prej veprave më të shitura. Në të njëjtën kohë, në fund të faqes, ofrohen edhe disa vepra të tjera që parashikohet se do të pëlqehen nga ata që e duan këtë vepër. Për shembull, në faqen e veprës Gjenerali, rekomandohen edhe veprat e tjera të Kadaresë, si Kronikë në gur, po dhe Vetëdija e Zenos e shkrimtarit italian Italo Svevo-s dhe Palltoja magjike e autorit italian Dino Buzati.

Duke u nisur nga receptimi i kësaj vepre në mediat e reja kineze, ne e dimë qartë se është zgjeruar gradualisht në Kinë ndikimi i veprave të Ismail Kadaresë. Dëshmitë e shumta për receptimin e veprës janë dhënë dhe do të jepen më shumë në mediat e reja. Dihet se receptimi i një vepre në internet nuk mund të ndodhë pa përkthimin ose botimin e veprave në formën tradicionale, por për shkak se mediat e reja kanë pasur një audiencë më të re, grupet më aktive shoqërore, të cilët janë më të lëvizshëm, më të lirë, më dinamikë, prandaj studimi i receptimit të një vepre në internet mund të dëshmojë në njëfarë mënyre gjendjen e përgjithshme të receptimit të saj. /Shqip

Vriten 52 persona në burgun e Meksikës

0

52 persona kanë mbetur të vdekur pas një përleshje dhe shpërthimi të zjarrit pranë burgut në Monterrey në veri të Meksikës.

Guvernatori i këtij shteti, Jaime Rodriguez është shprehur se 12 persona janë lënduar në burgun Topo Chico pas dhunës që shpërtheu gjatë natës në mes të burgosurve që i përkasin fraksioneve rivale.

Zyrtarët janë shprehur se situata është nën kontroll si dhe asnjë prej të burgosurve nuk ia ka arritur që të arratiset.

Shumë persona janë shqetësuar për të afërmit e tyre të cilët gjenden në këtë burg.

“Dëshiroj të di nëse vajza ime është në rregull. Ajo është në spital. Ka edhe fëmijë brenda aty”, ka thënë një grua.

Zjarri dhe tymi ka kapluar ndërtesën e burgut, raporton televizioni shtetëror meksikan Televisia, transmeton Gazeta Express.

Ky incident ndodhi vetëm disa ditë para vizitës së Papa Fraçeskos i cili do të vizitoj burgun në qytetin verior Cuidada Juarez, një zonë që njihet për dhunën famëkeqe në mes të karteleve të drogës.

Licencohet Qendra e Rinisë në Malishevë

0

Qendra Rinore, si organizatë rinore joqeveritare do ta menaxhojë Qendrën Rinore Publike në Malishevë, në tri vitet e ardhshme, pasi e ka fituar konkursin e shpallur për licencimin e Qendrës Rinore.

Në ceremoninë e licencimit ka marrë pjesë edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e cila edhe ia ka dorëzuar zyrtarisht licencën Amrush Elshanit, kryetar i Qendrës Rinore në Malishevë.

“Kjo është një arritje e drejtorisë që drejtoj, në kuadër të fuqizimit të rinisë në Malishevë dhe në kuadër të promovimit të vullnetarizmit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa Amrush Elshani e ka falënderuar Komunën e Malishevës për bashkëpunimin, duke shtuar se do të angazhohen në përkrahje të rinisë dhe në promovim të vullnetarizmit, nëpërmjet aktiviteteve dhe zbatimit të planit programit që kanë paraparë në tri vitet e ardhshme.

Shtyhet data e ceremonisë së zhvarrimit të Ibrahim Kodrës

0

Ministria e Kulturës njofton se në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme.

Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mbramë të Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.

“Fondacioni “Ibrahim Kodra” përjetësues të vullnetit të Mjeshtrit Kodra, në nismën e tij për plotësimin e vullnetit të Maestros paraqitur në Ministrisë e Kulturës, theksonte rëndësinë e promovimit të vlerës së artistit dhe të njeriut. Me kërkesë të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të Maestro Ibrahim Kodrës, në kuadër të dhjetë vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore, në përputhje me ligjet në fuqi, nisën një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë, sipas vullnetit të tij.

Me gjithë bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqsuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të Maestros.

Ky qëndrim i paarsyeshëm, e pamundësoi përkohësisht realizimin e amanetit dhe nderimin e Maestros në një monument të ri në Tiranë, veç atij ekzistuesit në Ishëm.

Shteti Shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Kulturës mori përsipër të organizonte ceremonialin protokollar të nderimit dhe promovimit të vlerave të Mjeshtrit, njohur botërisht si “Primitivi i fundit i një qytetërimi të ri”. Njohja e brezave me punën e mjeshtrit dhe atë çka ai bëri për vendin e tij është publike dhe me interes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Çështja e zhvarrimit të piktorit të njohur ka ngjallur diskutimet të shumta duke sjellë së pari reagimin e banorëve të Ishmit, ku aktualisht prehet piktori, të cilët kanë protestuar disa ditë me radhë kundër këtij vendimi, por edhe të eksponentëve politike, siç është deputeti socialist, Ben Blushi i cili i ka kërkuar llogari ministres së Kulturës se pse nuk foli më parë me banorët e ishmit lidhur me këtë vendim.

Nesër ose pasnesër, seanca për zgjedhjen e Hashim Thaçit president?!

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, nesër ose pasnesër mund të provojë të zgjedhet president i vendit. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni është duke i bërë përgatitjet e fundit që të krijohen kushtet për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit.

“Salla e Bufesë në Kuvendin e Kosovës është duke u përgatitur. Sot gjatë tërë ditës janë bërë përgatitje të shumta për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Edhe një numër i madh i policëve të Kosovës janë lart në këtë sallë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Ndërkohë, zyrtarisht askush nga Kuvendi i Kosovës nuk ka dashur që ta komentojë për mundësinë e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Përkundër kësaj, burime brenda PDK-së kanë thënë për Gazetën Blic, se pritet që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Hashim Thaçit për kryetar të shtetit.

“Duke parë që opozita do ta bllokojë seancën për zgjedhjen e presidentit, nuk përjashtohet mundësia që senaca të mbahet në një sallë tjetër”, tha ky burim.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kishte takime të shumta me ambasadorët e vendeve të Kuintit, ku tema kryesore ka qenë zgjedhja e Presidentit të ri. Veseli ka premtuar për një proces tansparent dhe kushtetes të zgjedhjes së presidentit.

Ndryshe, një kandidat për president mund të zgjedhet, nëse në dy raundet e para i merr 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. Mirëpo, nëse ai këtë shumicë nuk e arrin, atëherë në raundin e tretë, kandidati mund të zgjedhet president me 50+ 1 për qind, apo me 61 vota.

/GazetaBlic.com/

Erdogan kërcënon: Do t’i nisim refugjatët në BE

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, për shkak të presionit që po i bëjnë Turqisë që të hapë kufijtë e saj për refugjatët.

“Neve nuk e kemi fjalën ‘idiot’ të shkruar në ballë. Do to jemi të duruar por në fund do të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë. Mos mendoni se avionët dhe autobusët janë aty pa ndonjë arsye”, ka deklaruar Erdogan i zemëruar.

Më parë ai ka kërcënuar se do të dërgojë miliona refugjatë që gjenden në Turqi në shtet e tjera të Evropës. “Jam krenar për atë që kam thënë”, deklaron kreu i shtetit turk.

“Në të kaluarën i kemi ndalur njerëzit në portë, kemi ndalur autobusët në Jedren. Do ta hapim rrugën dhe do t’u urojmë rrugë të mbarë”, deklaron ai.

Erdogan është i zhgënjyer me BE-në, që nuk ka përmbushur premtimin e saj për dhënien e 3 miliardë dollarëve për Turqinë, si ndihmë për përballimin e situatës me refugjatët.