19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Nesër ose pasnesër, seanca për zgjedhjen e Hashim Thaçit president?!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, nesër ose pasnesër mund të provojë të zgjedhet president i vendit. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni është duke i bërë përgatitjet e fundit që të krijohen kushtet për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit.

“Salla e Bufesë në Kuvendin e Kosovës është duke u përgatitur. Sot gjatë tërë ditës janë bërë përgatitje të shumta për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Edhe një numër i madh i policëve të Kosovës janë lart në këtë sallë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Ndërkohë, zyrtarisht askush nga Kuvendi i Kosovës nuk ka dashur që ta komentojë për mundësinë e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Përkundër kësaj, burime brenda PDK-së kanë thënë për Gazetën Blic, se pritet që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Hashim Thaçit për kryetar të shtetit.

“Duke parë që opozita do ta bllokojë seancën për zgjedhjen e presidentit, nuk përjashtohet mundësia që senaca të mbahet në një sallë tjetër”, tha ky burim.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kishte takime të shumta me ambasadorët e vendeve të Kuintit, ku tema kryesore ka qenë zgjedhja e Presidentit të ri. Veseli ka premtuar për një proces tansparent dhe kushtetes të zgjedhjes së presidentit.

Ndryshe, një kandidat për president mund të zgjedhet, nëse në dy raundet e para i merr 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. Mirëpo, nëse ai këtë shumicë nuk e arrin, atëherë në raundin e tretë, kandidati mund të zgjedhet president me 50+ 1 për qind, apo me 61 vota.

/GazetaBlic.com/

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit