20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6332

Dibrani: Mallkimi i qytetarëve do ta përcjell deri në varr Isa Mustafën!

0

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryetarin e kësaj partie, kryeministrin Isa Mustafa, siç duket nuk dëshirojnë të lëshojnë pe në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Tashmë kur edhe anëtarët dhe deputetët e PDK-së, po deklarojnë se ratifikimi i Demarkacionit në këtë mënyrë nuk i shërben vendit tonë, për LDK-në është e kundërta. Këta në mënyrë mjaft të fuqishme po mbrojnë atë se, ratifikimi duhet të ndodh. Përveç disa deputetëve të LDK-së, të cilët mund t’i numërosh në gishta, të tjerët janë pro ratifikimit të Demarkacionit.

Opozita në Kosovë, dhe shoqëria civile, janë kundër këtij ratifikimi, madje këta kanë organizuar edhe protesta e disa prej tyre kanë qenë edhe të dhunshme. Natyrisht se, poqëse ratifikohet Demarkacioni, opozita është e gatshme prapë me organizua protesta të dhunshme, e këtë e kaun konfirmuar tashmë. Mirëpo këto protesta siç duket nuk po e trembin kryeministrin e vendit.

Kjo ngulje këmbë e kryeministrit Mustafa, sipas Shefqet Dibranit, kryetar i LDK-së në Zvicër, e që për shumicën e LDK-së në Kosovë, është kryetar ilegal, është për përfitime karrieriste, dhe me këtë LDK-aj do të pësoj humbje drastike dhe shkatërrimi i LDK-së është e paevitueshme.

Dibrani thekson për Gazetën InfoPress se, për fat të keq LDK-ja është bërë beden për mbrojtje të të këqijave që e kanë mbuluar këtë vend, sidomos që nga zgjedhja e Isa Mustafës, kryeministër!

“LDK-ja është stërkequr aq shumë sa as vet kryesia qendrore nuk është duke ditur se çka po përkrah dhe çka po kundërshton?! Me një fjalë, kryesisë së LDK-së iu ka rënë “terri i pulave”, prandaj në këtë terr në pikë të ditës duket anakronike insistimi i LDK-së për ta mbrojtur çështjen e Demarkacionit për të cilën çështje, tashmë edhe fëmija në djep e ka kuptuar se janë bërë pazare pa hanxhiun. Po ashtu u përmend edhe një paragraf i Kushtetutës në të cilin qartësohet se pazaret me tokën e Kosovës, kategorizohen në tradhti kombëtare”, pohon Dibrani.

Por, sipas tij, shihet se ata që kanë tradhtuar historikisht, edhe tani duan ta njollosin elektoratin e ndërgjegjshëm të LDK-së, i cili pa fajin e tij është lënë në aut, dhe nga aty nuk ka mundësi për të vepruar.

“Mos lëshimi pe i LDK-së duket edhe më grotesk, kur dihet se nga radhët e kësaj partie janë ekspertet, të cilët në mënyrë shkencore dhe profesionale e kanë dëshmuar se Komisioni Shtetëror për Demarkacionin ka bërë lëshime të ndjeshme, nga të cilat Kosova humb nga territori i saj, prandaj për këto lëshime të qëllimshme dikush duhet të shkojë edhe në përgjegjësi penale, ndërsa LDK-ja do ta merr ndëshkimin e merituar për këtë kurs kaq antidemokratik dhe me konotacione antikombëtare”, thekson ai.

Dibrani pohon se, Isa Mustafa nuk do të tërhiqet nga LDK-ja, dhe këtë mund ta bëjë vetëm elektorati i kësaj partie.

“Duke ia njohur karakterin Isa Mustafës, dhe duke e ditur se ai ka ardhur me mision për ta shkatërruar LDK-në, pavarësisht nga dështimi eventual i ratifikimit për demarkacion, Isa Mustafa nuk do të tërhiqet, atë duhet tërhequr elektorati i kësaj partie, përndryshe nëse vazhdon ky avaz, LDK-ja do të pësoj humbje drastike dhe shkatërrimi i saj është i paevitueshëm. Sigurisht Isa Mustafa do të shkon nga politika i turpëruar, kurse në analët e historisë ma të re të Kosovës, do të mbetet kryeministri ma kontrovers dhe më i dështuar, të cilin e kanë shoqëruar skandal pas skandali, pa shënuar asnjë sukses”, potencon ai.

Sipas tij, Isa Mustafa as për së afërmi nuk ka ditur për ta menaxhuar udhëheqjen e shtetit.

“Dështimi i LDK-së, tashmë është evident, por çështja për diskutim mbetet pse këtë fakt nuk po e pranojnë strukturat udhëheqëse të LDK-së, të cilat janë barrikaduar në konceptet e tyre të vjetruara. Por nuk dihet pse edhe në strukturat udhëheqëse në qeveri Isa Mustafës vetëm i bëjnë temena duke e përkrahur në heshtje”, shton ai.
Dibrani, po ashtu thekson se, Isa Mustafa ka bërë gabime të pafalshme, sidomos kur ka pranuar të bëhet kryetar i LDK-së dhe kryeministër i Kosovës.

“Prandaj, ai është i vetëdijshëm se do ta zë mallkimi i nënave të vitit 1981, pastaj mallkimi i mërgimtarëve, sikurse edhe mallkimi i luftëtarëve dhe tash së voni edhe mallkimi i qytetarëve të Kosovës do ta përcjell atë deri në varr, madje ky mallkim do t’u lë pasoja edhe pasardhësve të Isa Mustafës të cilët kapitalin ekonomik dhe bizneset i kanë të ndërtuara nga infuzionet e shpeshta të babait të tyre zyrtar i lartë në politikë! Por alibia e gjithë kësaj mbetet pse Isa Mustafa është i dhënë kaq shumë pas dështimit, dhe pse fare nuk po merakoset për mëkatin që është duke ia bërë edhe të tashmes traumatike dhe të ardhmes pa perspektivë në Kosovë. Por ajo që mund të konstatojmë është e dhëna se këtë vend nuk po lënë ta bëjmë ma mirë, andaj me të drejt pritet për një përfundim tragjik të karrierës së tij politike”, përfundon Dibrani.

/Gazeta InfoPress

Villa tregon kush është më i miri

0

David Villa beson se Leo Messi është futbollisti më i mirë

Sulmuesi spanjoll, David Villa sërish e ka përsëritur se sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi është më i miri në botë.

“Për mua, Leo Messi është më i miri në botë”, tha Villa për Omni Sport.

Leo Messi aktualisht ka nën pronësi Topin e Artë, por do të jetë shumë e vështirë ta fitojë sërish, pasi Cristiano Roanldo këtë edicion ka fituar Ligën e Kampionëve me Realin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Dosja e Shefave IX: Shteti në shërbim të djemve të Adem Grabovcit

0

Djemtë e Adem Grabovcit, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave. Ata, kishin autorizime nga i ati që shokun e tyre, Fidanin ta punësonin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Këtë ministri e kishte zgjedhur vetë Grabovci për shokun e djemve të tij, Guximit e Ngadhënjimit.

Aty, sipas Grabovcit, e kishte më së miri.

Fidani nuk e dinte anglishten, që ishte njëra prej kritereve të punësimit. Por, ky kriter binte poshtë për të.

Insajderi sjell biseda të përgjuara telefonike të Grabovcit me djemtë e tij si dhe ish-ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, e cila aktualisht është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një seri përgjimesh për këtë rast, zbulon veprimet e protagonistëve që Fidani të zinte vend në Ministrinë e Integrimeve.

“Babush, Ky Fidani tha, kallxoi…, axhit Adem se ‘unë me anglisht nuk jom fortë mirë’”, i thotë Guximi, të atit me telefon.

“Psee? Qy… s’ka randësi thuj.. anglishten thuj kape mso”, e këshillon Grabovci.

“Po i thash unë i thash. A e din pak a shumë? Tha ‘paj e di kshtu si elementare nuk jes keq’, po tha ‘qysh e lypin ata nuk e di’. Thash e mson. Tha, ‘ani tha t’paktën veç kallxoi axhit Adem që… toni mos me bo, mos mi.. A po din, tha mos mi thonë dikush valla jo s’po e dika, anena e nena”, sqaron Guximi.

“Hajt hiç mos ki dert ti”, ia kthen Grabovci.

Grabovci ndërkohë kishte folur me ish-ministren Vlora Çitaku. Ata ishin marrë vesh se pasi të kthehet ajo nga Amerika, ta priste Ngadhënjimin dhe Fidanin në zyrë.

“Fola djali jem, po, a bohet vonë mas ni jave”, e pyet Grabovci të birin.

“Jo se kom problem, veç po foli me Fidanin pra, po i kallxoj”, ia kthen Guximi.

“Fol me Fidanin se… udh.. ka.. udhëton prapë për Amerikë”, e udhëzon Grabovci.

“Unë po du me ta drejtpërsdrejti me.. le t’jetë n’kontakt. A përndryshe muj me e çu edhe najkun tjetër, po aty e ka ma mirë”, vazhdon ai.

Grabovci, i kishte telefonuar Vlora Çitakut për këtë çështje. Ajo pa më të voglin hezitim miraton kërkesën e “Shefit” siç e quan Grabovcin.

“A ti thom Ngadhnjimit me ardh dej te ti, për ni djalë, ni shok tinaj, për… edhe vendas temin, për praktikant”, i thotë Grabovci, Çitakut.

“Po more qysh jo”, ia kthen ajo.

“Unë qitash, s’jom n’zyrë me t’kallxu drejtën. Jom t’u dal, po edhe kom… a duhet sot gjithqysh? … Unë nesër ka me shku n’Amerikë, n’mëngjes, e a bon kur t’kthena prej Amerikës, sot ni javë”, e pyet Çitaku, Grabovcin.

Pas një jave, Guximi i telefonon të atit për ta pyetur nëse ishte kthyer ministrja prej Amerikës. Grabovci i tregon se është kthyer dhe se gjithçka është gati.

Në një bisedë tjetër, Adem Grabovci i thotë të birit që ta porosis Fidanin për të shkuar në Ministri. Atje do ta priste ministrja, Vlora Çitaku.

“M’thirri ky Fidani, djali i Demës bre… E tha ka.. dej ka n’sa punojnë (në Ministri të Integrimeve Evropiane) për me shku? Fol thash me Ngadhnjimin thash, shko me ta se unë jom n’shkollë”, i thotë Guximi të atit.

Grabovci e udhëzon që të shkojë direkt në Ministri.

“A me e lyp Vlorën a?”, e pyet Guximi.

“Po”, ia kthen Grabovci. “Ministreshen, Adem Grabovci le t’thotë”, vazhdon ai.

Biseda e parë

Grabovci: Po babush!

Guximi: Babush. Ky Fidani tha, kallxoi tha axhit Adem tha se unë me anglisht nuk jom fortë, fortë mirë.

Grabovci: Psee? Qy… s’ka randësi thuj.. anglishten thuj kape mso.

Guximi: Po i thash unë i thash. A e din pak a shumë? Tha paj e di kshtu si elementare nuk jes keq, po tha qysh e lypin ata, tha nuk e di. Thash e mson. Tha, ani tha t’paktën veç kallxoi axhit Adem tha që… toni mos me bo, mos mi.. A po din, tha mos mi thonë dikush valla jo s’po e dika, anena e knena.

Grabovci: Hajt hiç mos ki dert ti.

Guximi: I kallxova. U bo pra.

Grabovci: Hajde.

Guximi: Hajde.

Biseda e dytë

Çitaku: Po shef!

Grabovci: Hëhëhë…

Çitaku: Si je?

Grabovci: Gjallë, ku je ti?

Çitaku: Ça ka tre?

Grabovci: Hiç.

Çitaku: Ça po bon?

Grabovci: Vallain (nuk dëgjohet)

Çitaku: Ça ka? Ça ka ndodh?

Grabovci: Hiç, sen, sen, sen, krejt mirë, n’kontroll e kem.

Çitaku: Po a, qajo me rëndësi.

Grabovci: Edhe pse po na rrshqet kaiherë prapë (Nuk kukptohet)

Çitaku: Shuj se… hahaha, ça ka naj sen?

Grabovci: A ti thom Ngadhnjimit me ardh dej te ti, për ni djalë, ni shok tinaj, për… edhe vendas temin, për praktikant.

Çitaku: Po more qysh jo.

Grabovci: A t’pengon me ardhë tash? Kur, kur je ti e lirë që s’t’pengon hiç?

Çitaku: Unë qitash, s’jom n’zyrë me t’kallxu drejtën. Jom t’u dal, po edhe kom… a duhet sot gjithqysh?

Grabovci: Po nuk duhet gjithqysh.

Çitaku: Eh… ngo, unë ka me shku, jo unë nesër ka me shku n’Amerikë, n’mëngjes, e a bon kur t’kthena prej Amerikës, sot ni javë? Po menoj, jo, po bash sot ni javë se nesër kam me shku edhe s’ka kush merret me ta, edhe kjo shefja e kabinetit tem.

Grabovci: U bo.

Çitaku: A bon sens kshtu?

Grabovci: A bon mu pa niherë para se me shku ti n’Amerikë?

Çitaku: Po bon mu pa, bon.

Grabovci: Hajt se t’thirri bisedojmë, mi fol do sene…

Çitaku: Hajt pa merak. Gjithqysh.

Grabovci: Me kta dostat mirë i kom punt, mirë i kom edhe me kta t’ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë), e me kta tjertë.

Çitaku: E super, loçkë.

Grabovci: (S’kuptohet), E veç vetë pata metë qatu e ja pata marr inati çdo gjaje.

Çitaku: A le se kuku, po ti ngo, Adem deri sa ta kem Jakupin kot e ki. A din, se ai pot, po t’sabotojne (s’kuptohet)

Grabovci: Ai, ai ma qiti atë atë.. mirëpo hajt… ti spjegoj, ti spjegoj do sene… (nuk kuptohet)

Çitaku: Mirë, hajt, hajt.

Grabovci: Se i folum kto sene.

Çitaku: Hajt hajt…

Biseda e tretë

Guximi: Po babush.

Grabovci: He babi, qa bone.

Guximi: A fole a?

Grabovci: Fola djali jem, po, a bohet vonë mas ni jave?

Guximi: Jo se kom problem, veç po foli me Fidanin pra, po i kallxoj.

Grabovci: Fol me Fidanin se… udh.. ka.. udhëton prapë për Amerikë.

Guximi: Ëhë.

Grabovci: Unë po du me ta drejtpërsdrejti me.. le t’jetë n’kontakt. A përndryshe muj me e çu edhe najkun tjetër, po aty e ka ma mirë.

Guximi: Ani ani. U bo. Hajt veç po i tregoj pra atij.

Grabovci: U bo, ani hajt.

Guximi: Hajt.

Biseda e katërt

Guximi: Babush.

Grabovci: Po?

Guximi: A o kthy Vlora?

Grfabovci: A?

Guximi: Vlora a o kthy?

Grabovci: Po.

Guximi: A po fol me to pra tregoj që.. le tum pret sot atje?

Grabovci: Hajt se të thrras ma vonë.

Guximi: Mos koft ajo me e lyp zavendsin apo?

Grabovci: Masi… masi t’dal prej banjo.

Guximi: U bo hajt. Hajt.

Biseda e pestë

Guximi: Alo.

Grabovci: Çka ka t’re.

Guximi: Ç’kemi babi?

Grabovci: Kurgjo.

Guximi: Hej babush.

Grabovci: He.

Guximi: M’thirri ky Fidani, djali i Demës bre.

Grabovci: Po?

Guximi: E tha ka.. dej ka n’sa punojnë (në Ministri të Integrimeve Evropiane) për me shku? Fol thash me Ngadhnjimin thash, shko me ta se unë jom n’shkollë.

Grabovci: Le t’shkon n’ministri t’integrimeve te Vlora edhe…

Guximi: A me e lyp Vlorën a?

Grabovci: Po.

Guximi: Okej, n’rregull babush.

Grabovci: Ministreshen, Adem Grabovci le t’thotë.

Guximi: U bo babush.

Grabovci: Hajt.

Guximi: Hajt./Insajderi.com

Edhe sot

0

Shkruan: Skender Berisha 

Edhe sot si mot si kahmot
m’u kujtove moj molle
lash krejt c’pata
neper shtigje te gjata
motet ngelen atje larg
vec ti mbete ajo e mocmja
e mocmja e re
e ndijshme si nje re
kur ngitet ere jugu
ti vjen ti vjen
ketu a atje me gjen
me ndjell moj me ndjell
me ate ere
prap si sot e perhere

Në deti me veturë të shtetit

0

Megjithëse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para pak kohësh u ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve shtetëror që të mos keqpërdorim veturat zyrtare për shëtitje, një gjë e tillë duket se nuk po kryen punë.

Mëngjesin e së shtunës, një veturë zyrtare me regjistrimin “3Z” është parë duke udhëtuar nëpër Rrugën e Kombit, që dërgon drejt Shqipërisë.

Një qytetar i ka dërguar disa fotografi Insajderit të bëra në një pompe të derivateve në autostradë.

Keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale është duke ndodhur për shumë vite, ndërsa asnjëra qeveri deri më tani nuk ka arritur që të ndalojë një gjë të tillë./Insajderi.com

Schooling mposht Phelps, fiton medaljen e parë për Singaporin

0

Joseph Schooling ka fituar medaljen e artë në 100 metra flutur, duke mposhtur legjendën Michael Phelps

Notari i Singaporit, Joseph Schooling ka hyrë në histori si sportisti i parë që fiton medalje të Artë për vendin e tij dhe atë kundër legjendës Michale Phelps.

Schooling ka mposhtur Phelps në 100 metra flutur, në garën e fundit individuale të amerikanit në karrirë.

Phelps fitoi medaljen e argjendtë, të 27 në karrierë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi hungarezi Cseh. /Express/

Lufta në DokuFest

0

Derisa NATO po bombardonte Serbinë, një kamion me 53 trupa të vdekur zhytet në Danub, pranë kufirit me Rumaninë. “Depth two”, një film i regjisorit serb Ognjen Glavoniç, sjell një këndvështrim tjetër nga lufta e vitit 1999.

“Ideja e këtij filmi është të flasim ndryshe për viktimat, në vendin tim dhe në rajon në përgjithësi, politikanët shfrytëzojnë viktimat për poena politik, dhe unë e urrej këtë”, ka thënë Glavonic. Një e mbijetuar nga lufta e cila e kishte parë filmin, kishte thënë se më anë të këtij filmi “sot e di që nuk është e harruar” nga të tjerët. Grupi që ka realizuar filmin është një grup i vogël njerëzish dhe kanë vështirësi për ta shfaqur filmin e tyre në Serbi, për shkak të temës së ndjeshme. “Duhet të bësh teatër për fashistët e rinj”, ka thënë Glavoniç, duke cituar Pasolinin, për të bërë thirrje që të luftohet fashizmi dhe ngritja e nacionalizmit në rajon.

“Ne e kemi pritur këtë film”, ka thënë Nurkollari, duke përshëndetur Glavonic-in për guximin e tij, dhe duke e cilësuar filmin si një nga filmat më të mirë serb të xhiruar mbi luftën.

Teksa kanë folur për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, me probleme të ngjashme është ballafaquar edhe regjisori shqiptar me bazë në Zvicër, Fisnik Maxhuni. Derisa ai po xhironte filmin e tij “Lost Exile”, që përshkruan punën e një trafikanti njerëzish mes Serbisë dhe Hungarisë, ka thënë se nuk i është lejuar të xhironte në Serbi. Filmi është xhiruar në Kosovë nga një produksion zviceran dhe duket të jetë më shumë eksperimental.

“Unë jam munduar të jem sa më eksperimental në xhirimin e filmit, jam më shumë i fokusuar tek imazhet”, ka thënë Maxhuni. Sa i përket temës së filmit, Maxhuni është shprehur shumë i shqetësuar me faktin që edhe pas 23 vitesh, situata politike s’ka ndryshuar.

Filmi i cili u prezantua nga regjisori Issa Touma, poashtu trajton një temë të ndjeshme, atë të luftës në Siri. “9 Days – from my window in Aleppo” janë vetëm disa ditë nga lufta e vazhdueshme në Siri, te cilat regjisori Touma është munduar t’i sjellë nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë sirian. “Jam përpjekur të sjell një këndvështrim të një qytetari, i cili përbën pjesën dërrmuese të popullsisë siriane; në Siri ose duhet të përkrahësh qeverinë ose opozitën, por zërat e qytetarëve që përbëjnë shumicën nuk dëgjohen”, ka thënë Touma, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për të mbajtur gjallë jetën kulturore në Siri, duke mbajtur hapur galerinë e tij dhe duke organizuar festivale të ndryshme. Edhe pse i rrezikuar nga bombardimet, Touma beson që galeria e tij u jep njerëzve emër.

Siç duket artistët, duke përmendur edhe detyrën që ekipi i DokuFest-it i ka vënë vetes përpara, bëjnë punën më të mirë për të mbajtur gjallë jetën kulturore./zeri.info/

Kjo ishte inspektorja e policisë që u vetëvra në Sarandë

0

Jeroldina Iliazi është inspektorja 23-vjeçare e policisë që u vetëvra mbrëmjen e djeshme, në lagjen numër 3 në Sarandë.

Sipas policisë, ajo është gjetur e vrarë në dhomën e saj, rreth orës 19:21 të mbrëmjes së të premtes.

Çlirimi i drejtësisë, në duart e ndërkombëtarëve

0

Ekspertët e sundimit të ligjit theksojnë se depolitizimi i drejtësisë kosovare, të kapur nga regjimi i inkriminuar, mund të bëhet vetëm me presionin e fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-ja

Aq thellë ka depërtuar politika me ndikimin e vet në institucionet e rendit dhe ligjit, ndikimet ekstreme të të gjitha emërimeve në Polici, në Prokurori dhe në Gjykata, që mandej reflekton negativisht edhe duke ndërhyrë në punën e pavarur të këtyre institucioneve, për të pamundësuar funksionimin e shtetit ligjore, saqë tani një depolitizim i këtyre institucioneve, sipas njohësve të jurisprudencës, nuk mund të ndodhë pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Sipas ekspertëve, politika kosovare mund të bindet për ta lënë të qetë drejtësinë vetëm nëse një gjë të tillë e imponon me fuqishëm faktori ndërkombëtar, sikur që e imponoi një veprim të ngjashëm edhe në Shqipëri.

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani ka pohuar se derisa politika ka aq shumë interes nga kapja e drejtësisë për të pamundësuar luftimin e dukurive negative, pjesë e të cilave janë individë dhe struktura nga vetë politika zyrtare, atëherë nuk është e pritshme që kjo politikë vullnetarisht të tërhiqet dhe ta lërë të qetë, ta bëjë si duhet punën që i takon sistemit unik të drejtësisë kosovare.”Kjo mund të ndodhë vetëm nëse kushtë- zohet nga BE-ja dhe SHBA-ja , në të kundërtën kjo do të vazhdojë kështu si është, pa ndonjë kufi dhe pa fund”, theksoi ai.

Mungon iniciativa për depolitizim

Sipas Burjanit, është e njohur botërisht që sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur, ka gjyqtarë dhe prokurorë që janë shumë të afërt me njerëzit e partive politike, për të cilët thuhet se kanë ndikuar emërimet e tyre dhe në avancimin e karrierës së këtyre njerëzve të sistemit të drejtë- sisë. “Kjo edhe është ajo arsyeja kryesore pse akoma në vendin tonë nuk ka kurrfarë pavarësie të organeve të drejtësisë,” tha Blerim Burjani.

Ai ka pohuar se për këtë mosgatishmëri të tërheqjes së politikës nga ndikimet në këtë sistem, më së miri flet fakti që as presidenti i vendit, i cili ka kompetenca të mjaftueshme për të propozuar një reformim gjithëpërfshirës të sistemit, nuk e bën atë, ngase ai personalisht është pjesë e pazareve të politikës dhe jo i zgjedhur nga qytetarët, nga vota e tyre. “Depolitizimi nënkupton shpallje të konkursit për njerëz të rinj në drejtësi, dhe me një reformë të tille brenda 3-5 vjetësh do të arrihej depolitizimi i plotë, në të kundërtën do të mbetet kështu, prandaj duhet të ketë iniciativë për këtë çështje,”, tha Blerim Burjani..

Rusia mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

0

Rusia mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën, për shkak të pretendimeve ruse se Kievi po bën përpjekje për sabotazh në raport me Krimenë.

Këto komente i ka bërë kryeministri rus, Dimitri Medvedev, raporton Reuters.

“Ky është një akt i sabotazhit; në esencë është një krim që duhet të hetohet sipas procedurës së caktuar, dhe personat e përfshirë, e po ashtu edhe organizatorët, duhet të mbajnë përgjegjësi, pra përgjegjësi penale”, ka thënë Medvedev.

Sa i përket ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, Medvedev ka theksuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por ka shtuar se nëse nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur situatën, atëherë presidenti mund të marrë një vendim të tillë, transmeton Reuters.