Një femër në Prizren ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të banesës së saj dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njësit policore janë duke e hetuar rastin.
Policia e Kosovës ka arrestuar Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.
Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.
“Këta 3 po e përjetojnë veten sikur të jenë pronarë faktik të Kosovës dhe si të tillë mund të bëjnë ç‘të duan me të. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës ”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.
Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre./Telegrafi/
Gushti i vitit 2014 e pa DokuFestin të hapet me një protestë si përgjigje ndaj tentimit për privatizim të vendit ku ky festival lindi – Kino Lumbardhi. Formimi i Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit ndali privatizimin e kinemasë dhe e ktheu atë në një monument të trashëgimisë kulturore.
Ku është sot Lumbardhi, sa hapa ka bërë përpara se sa prapa, një panel dje në Prizren provoi ti jepte dritë hijeve të këtij debati dhe këtij lokacioni që ndër vite ka zgjuar jo pak aktivizim e probleme në mes të qytetarëve në Prizren dhe institucioneve të larta qeverisëse.
Fillimisht një broshurë rreth çështjes shërbeu si një thumbim për debat.
Kjo fletushkë shënon një përpjekje për të komunikuar një proces në vazhdim të kuptimit dhe imagjinimit të jetës së një objekti dhe një vendi shumë të dashur i cili ka një histori gati 70 vjeçare të mbijetesës në momente të vështira dhe i cili ka përmbajtur kuptim të ndryshme, tani duke akomoduar shumë mundësi në rrugën e ribërjes. Qëllimi ynë ka qenë që të ndalemi dhe shikojmë se çfarë ka ndodhur në dy vitet e kaluara kur kinemaja po zhdukej para syve tanë, dhe sot, në kohën kur shumë prej nesh po flasin dhe mendojnë për të ardhmen e këtij vendi” shkruhet mes tjerash në këtë fletushkë.
Veton Nurkollari – pjesë e Festivalit Dokufest dhe i përfshirë në dy iniciativa për mbrojtjen e Lumbardhit, një në vitin 2007 dhe një shtatë vite më pas, tregoi më shumë për Fondacionin Lumbardhi i formuar vitin e kaluar me qëllimin për të stabilizuar gjendjen e këtij lokacioni në qytetin e Prizrenit.
“Jam shumë i intriguar sepse para disa ditësh kam dëgjuar një sqarim pa ndonjë sens nga zëdhënësi i Komunës i cili ka thënë se duhet ti angazhojmë dy ekspertë nga Brukseli, për të na treguar për gjendjen dhe ndikimin emocional në lidhje me kinemanë e Lumbardhit, dhe thuajse ne kemi nevojë për angazhimin e këtyre ekspertëve për të na treguar se për çka kjo ndërtesë ka nevojë dhe çfarë ndikimi ka për neve” ka nisur Nurkollari.
Duke u rikthyer në restrospektivë deri te tentimi i Komunës për ta shkatërruar objektin për shkak të natyrës së saj komuniste, Nurkollari thotë se nuk e kupton se si dikush i ndan ndërtesat dhe rëndësinë e tyre duke u bazuar në kohën ose pjesën e historisë kur janë ndërtuar.
“Ata që duan ta shkatërrojnë Kino Lumbardhin nuk kanë asnjë ndjenjë për të, nuk kanë puthur ndonjë femër aty, dhe është kjo shumë e rëndësishme sepse Kryetari i ka dashur ta shkatërrojë ndërtesën për shkak se ai nuk ka shkuar ndonjëherë aty apo ka shkuar dhe i ka ndodhur diçka e keqe e andaj nuk dëshiron ta shoh më” tregon Nurkollari, duke përmendur fletushkën në fjalë si një pikënisje që jep ide e rekomandime rreth lokacionit.
Ares Shporta nga Lumbardhi Foundation gjatë këtij paneli tregoi më shumë për suksesin që është arritur në parandalimin e shkatërrimit të lokacionit me histori shpirtërore për banorët e qytetit.
“58 organizata e kanë përkrahur themelimin e Fondacionit, e ndërsa vitin e kaluar kemi shënuar sukses dhe me përfshirjen e partive tjera kemi ardhur në konsensus që objekti të qëndrojë aty ku është. Kemi pasur një numër problemesh me të cilat jemi ballafaquar, ka pasur një juridiksion që ishte i privatizimit. Roli i organizatës është bërë një instrument i përfshirjes së publikut në njërën anë për të bërë hulumtimet e duhura dhe për të komunikuar për ndërtesën në aspekte ligjore që kanë qasje njëra me tjetrën. Jemi në një pikë ku po mundohemi ti shtyjmë gjërat përpara” tregon Shporta.
Kino Lumbardhi është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit. Në hapësirën e Kino Lumbardhit kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kino Lumbardhi.
Aslihan Demirtas nga Asl?han Demirta? Research and Design Studio, pjesë e panelit, thotë se konservimi është mënyrë e ruajtjes së një gjëje, dhe jo vendosja në një muze.
“Dëshirojmë që ky objekt të ketë përdorim në të ardhmen. Ekziston një komunitet funksional i cili dëshiron ta shohë Lumbardhin përsëri funksional dhe kjo është shumë me rëndësi sepse objektet nuk janë vetëm mure dhe dritare të cilat njerëzit dikur i kanë përdorur dhe i kanë aktivizuar këto hapësira. Kjo është një nga arsyet përse ky panel quhet kinofigurim. Jemi duke shikuar për konfigurimin me alternativa të ndryshme jo duke filluar nga zero por nga copëzat e mbetura dhe të shohim se çka mund të bëjmë aty” ka shtuar mes tjerash Demirtas.
Në debat ka folur edhe Vasif Kortun nga SALT Research and Programs, i cili duke potencuar rëndësinë e Dokufestit si festival për Prizrenin si qytet deri vonë i panjohur për hartën kulturore evropiane, e ka quajtur Kino Lumbardhin si një projekt të kujtimit dhe të së ardhmes, që nuk niset nga themeli por vazhdohet me projekte për ta ndihmuar çdo organizim kulturor në Prizren. / KultPlus.com
Një bashkëpunim mes ReMusica dhe DokuFest ka nis brenda këtij viti, ku fillimisht të dy këto festivale janë paraqitur në edicionin e sivjetmë të ReMusica.
“In Search of Ottoman Empire” është pika ku bashkon ReMusica dhe DokuFest, ku sonte prej orës 22:00, te kinemaja në Lum do të paraqiten një sërë filmash dhe xhirimesh të metrazhit të shkurtë pa zë , ku paraqiten pamje filmike të Evropës Juglindore dhe Azisë, ku emocionin përfundimtar do jepet nga performuesit në skenë, çellisti Adorel Haxhiaj dhe pianistja Artemida Qarri Haxhiaj.
Një bashkëpunim mes ReMusica dhe DokuFest ka nis brenda këtij viti, ku fillimisht të dy këto festivale janë paraqitur në edicionin e sivjetmë të ReMusica, shkruan KultPlus./KultPlus.com
Michael Phelps, mbrëmë pas mesnate fitoi dy medalje të arta në ”Rio 2016”, e që tani e bëjnë sportistin me më së shumti medalje të arta në botë. Me dy fitoret e fundit në Lojërat Olimpike, notari amerikan ka grumbulluar plot 21 medalje të arta të fituara në karrierën e tij, shkruan Gazeta Fjala.
Fillimisht, Phelps fitoi garën në garën 200 metra të stilit flutur e më pas, rekordmeni 31 vjeçar fitoi edhe stafetën 4 x 200 metra në stilin e lirë për meshkuj duke e ndihmuar ekipin e SHBA-s për të artën.
Rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës po përkeqëson edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë si dhe po ngushton hapësirën për gjetjen e një konsensusi politik për të dalë nga kriza politike në të cilën aktualisht është vendi, thonë analistë të çështjeve politike.
Sipas tyre, situata në Kosovë mund të përshkallëzohet edhe më shumë në kohën e dërgimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, në Kuvend.
Analistët thonë se është urgjente që të gjenden forma për të tejkaluar këtë situatë në të cilën ka hyrë vendi dhe se mënyra e vetme mbetet dialogu, por për të cilin, shprehen mjaft pesimistë se ka mbetur hapësirë.
Gazi lotsjellës është rikthyer në Kuvend të martën, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku po shqyrtohej Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Malit të Zi.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi pak para se të votohet ky projektligj nga komisioni për procedim në kryesinë e Kuvendit për procedura të mëtutjeshme, ka hedhur gazin lotsjellës në sallë ku po mbahej mbledhja.
Imer Mushkolaj, njohës i rrethanave politike në vend për Rel, thekson se autoritetet e Kosovës kanë humbur rastin që të gjejnë një zgjidhje të situatës në të cilën ndodhet vendi.
“Është shumë vonë të gjendet një zgjidhje e cila nuk e përmban gazin lotsjellës dhe nuk e përmban dhunën, pasi që është lëshuar rasti me kohë që kjo gjendje të zgjidhet”.
“Duke pasur parasysh se si është zhvilluar procesi në demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke pasur parasysh qasjen që e kanë pasur institucionet e Kosovës duke treguar një mospërfshirje të akterëve që do të duhej të ishin konsultuar për këtë çështje, pasi që është çështje nacionale, atëherë për mua kjo pikë në të cilën ka arritur reagimi për këtë çështje është logjik”, thekson Mushkolaj.
Me muaj të tërë ka vazhduar këmbëngulja e partive në pushtet dhe atyre në opozitë për të mos lëvizur nga qëndrimet e tyre të kundërta lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Një debat i mbajtur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, me pjesëmarrjen e Komisionit shtetëror, të ekspertëve, shoqërisë civile, deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare dhe udhëheqësve të institucioneve të vendit, ka ripërsëritur qëndrimet e palëve.
Opozita thotë se Demarkacioni duhet të zhbëhet për të rinisur një tjetër proces, por paritë në pushtet dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë bërë thirrje për votimin e marrëveshjes me të cilën do të hapej perspektiva e Kosovës.
Analisti i çështjeve politike Ismaj Hasani, ndërkohë thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë politike në të cilën ka hyrë vendi është dialogu.
Sipas tij, përsëritje e hedhjes së gazit lotsjellës është shenjë e keqe që flet për mospërgjegjësinë e opozitës në raport me atë që do të duhej të sillej lidhur me debatin me Demarkacionin.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut sepse marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, rrugë tjetër nuk ka. Nëse duam integrime evropiane nëse duam liberalizim të vizave nëse duam që Kosovën ta shohim pjesë përbërëse të integrimeve euroatlantike atëherë është rruga e vetme është ofrimi i fakteve ofrimi i argumenteve në suazë të dialogut dhe në asnjë mënyrë me sjellje siç është gazi lotsjellës”, thekson Hasani.
Analisti Hasani beson se është momenti i fundit që partitë politike në pushtet dhe atyre në opozitë të gjejnë një zgjidhje.
“Është mirë që të gjitha partitë politike, zyra diplomatike në nivel ambasadash duhet të ofrojnë shërbime sepse është momenti i fundit që kjo kauzë e cila po mbrohet me gaz lotsjellës dhe më mjetë tjera të pa justifikueshme për demokracinë të jenë një storie e së kaluarës për Kosovën”, thotë Hasani.
Megjithatë, analistët shprehen pesimist se para votimit në Kuvend të marrëveshjes për Demarkacion, do të ketë ndonjë konsensus politik. Aq më tepër kur qeveria tashmë e ka proceduar Projektligjin në Kuvend dhe ai po u nënshtrohet procedurave deri në seancën kur pritet të votohet.
Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj ratifikimin e marrëveshjes, qoftë edhe me metoda jokonvencionale dhe ato radikale, duke mos e përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.
Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Prokurori që ka drejtuar hetimet paraprake, Julian Zonja, depozitoi dje në Gjykatën e Tiranës materialet shkresore me të cilat kërkon masën “arrest me burg” ndaj katër shtetasve të prangosur dhe një tjetri në kërkim.
“Masa e sigurisë arrest me burg është kërkuar për shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues ekskavatori; Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës turni; Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve; dhe për shtetasin Edurim Teqja, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K sh.p.k.”, bënë me dije burimet zyrtare.
Sipas tyre, masa e arrestit me burg është kërkuar për shkak të pasojës së rëndë të ardhur nga ngjarja, me humbjen e jetës së 17-vjeçarit. Seancat pritet të zhvillohen ditën e sotme në Gjykatën e kryeqytetit.
DËSHMITË “RRËQETHËSE”
Burimet nga grupi i hetimit thanë se pas arrestimit në flagrancë nga Policia, katër personat e akuzuar janë marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Hetuesit e Prokurorisë dhe të Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë marrë dëshmitë e përgjegjësit të firmës, Besnik Braha, drejtuesit të ekskavatorit Edmond Kollari, përgjegjësit të turnit Dëfrim Hakrama, si dhe përgjegjësit te punonjësve, Bujar Daja.
Këto deklarime, në fund kanë rezultuar kontradiktore dhe për këtë arsye është vendosur edhe arrestimi i të dyshuarve.
Hetuesit i cilësuan rrëqethëse dëshmitë e dhëna nga katër të arrestuarit. “Nuk e njohim personin që u gjet i vdekur në landfill dhe nuk e kemi idenë si ka hyrë aty”, kanë thënë të arrestuarit, duke shfrytëzuar mesa duket faktin se i riu nuk ishte i regjistruar e i deklaruar në punë.
Ata kanë shtuar se trupin e pajetë mund ta kenë sjellë kamionët që dërgonin mbeturina nga Tirana në landfill dhe e kanë hedhur aty mes mbetjeve, duke hedhur poshtë mundësinë e vrasjes nga “ekskavatori me kova”.
Ky mjet mendohet se e ka goditur 17- vjeçarin e vrarë tragjikisht me plagë në kokë dhe dëmtime të tjera të rënda në gjithë trupin
Në shumicën e paneleve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të kompanive publike, agjencive të pavarura dhe institucioneve tjera, Adem Grabovci e delegon Ilhami Gashin. Gashi është i gatshëm të çojë përpara procese edhe atëherë kur Ambasada Amerikane është kundër. Por, paraprakisht i duhet bekimi i Hashim Thaçit. Insajderi sjell tri biseda telefonike në pjesën e parë të aktiviteteve të Ilhami Gashit.
Ilhami Gashi e kishte në tavolinë kontratën e bashkëshortes së Adem Grabovcit.
Të hënën do ta nënshkruante.
Me këtë akt formal, Adem Grabovci do të merrte “nota pozitive” tek gruaja, e cila do të zinte një pozitë të lartë në kompaninë publike “Ibër-Lepenci”, që drejtohej nga Hajdar Beqa, një mik i ngushtë dhe bashkëpartiak i Grabovcit.
Pas kryerjes së këtij amaneti, Ilhami Gashin, anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e prisnin detyra të reja.
Do të shkonte tek drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni së bashku me Adem Grabovcin për të futur njerëz tjerë në këtë institucion të rendit dhe sigurisë.
Kjo nuk ishte e tëra.
Gashi ishte vendosur në krye të paneleve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KEK-ut, PTK-së, Agjencisë për Produkte Medicionale, e shumë agjenci e institucione tjera.
Gashi do të zgjidhte për drejtor të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camajn, ani se ishte shumë i dobët në menaxhim dhe intervistë. Por, për të ecur përpara i duhej bekimi i Hashim Thaçit, aso kohe lider i PDK-së dhe kryeministër.
Camaj, i cili ishte suspenduar me vendim të ish-ministrit, Bajram Rexhepi për skandalin e pasaportave, është nip i Xhavit Halitit, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Përveç kësaj, ai do t’i kryente punë Grabovcit duke ia ndihmuar djalin e axhës dhe disa të afërm tjerë.
Gjithë ky aktivitet i Gashit, dëshmohet nga një seri përgjimesh telefonike, tri prej të cilave Insajderi i sjell të plota në pjesën e parë që dëshmon për aktivitetet e tij.
“… bashkëshortes tande t’hanën, ka me ja kry amanetin”, e informon Gashi, Grabovcin në një bisedë telefonike.
“T’hanën me ja kry amanetin? Bravo”, e përgëzon Grabovci.
“Po, e kom, e kom n’tavolinë kontratën, veç u mbet me nënshkru t’hanën… T’hanën, kam me ia nënshkru… Kshtu që një lajm i mirë, se edhe ti ma merr menja, merr nota pozitive te ajo”, vazhdon Ilhami Gashi, teksa Grabovci thotë se pa dyshim se po.
Gashi do të shtynte përpara edhe një emërim të lartë në institucione, ani se një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga Ambasada Amerikane.
“O kfalifiku edhe intervista është, të ejten”, thotë ai pa përmendur emrin dhe pozitën, apo insitucionin.
“E kshtu që Zyrën Amerikane, boll e kom dertin me ma hjek, po me Fitimin e kem shty, edhe Zyrën Amerikane opet duhna me çu, po se di tanaj ti çka bon mas neve”, thotë Gashi.
“Okej, okej”, përgjigjet Grabovci.
Gashi i tregon se është me Fitim Krasniqin, sekretarin e Zyrës së Kryeministrit, me të cilin po i shtynë proceset përpara. Grabovci ia jep gjithë përkrahjen për këtë.
Ilhami Gashi e informon po ashtu për aktivitetet tjera.
“Mirë çdo gja është, vetëm jom jom, tanaj n’panel edhe për bordin e PTK-së edhe t’KEK-ut e s’di çka, tanaj opet duhet me bisedu”, raporton ai.
“Po duhet atëherë edhe për ato”, thotë Grabovci.
“Eee… tash duhna me kqyr edhe m’u taku, se duhet me shiqu edhe për Policinë, tanaj edhe aty mi kqyr do emra e do sene”, vazhdon Gashi.
“Ani, ani merri, merri edhe i kqyrum… Edhe me Shpendin e me kon t’ka nevojë…”, i thotë Grabovci.
“Edhe.., shkojmë, bashkë te Shpendi loçkë”, i thotë Gashi, për të marrë konfirmimin prej Grabovcit se kështu do të ndodh.
“Edhe… duhet, duhet, përkrahja jote se je me autoritet pasha zotin”, ndërhyn Gashi.
“Okej, okej shoqi”, rikonfirmon Grabovci.
Në një bisedë tjetër Gashi i raporton Grabovcit për aktivitete tjera. Ata nisin bisedën në gjuhën italiane.
“Duhet nja dy dosta, mas pari t’falenderoj shumë… Se t’kom thirrë s’di sa herë me t’falenderu, për ata që e ke kry… tamon burrnisht, po”, thotë Grabovci.
“A, jo mor, s’u bo ajo kurgjo”, thotë Gashi.
Grabovci vazhdon bisedën duke folur për djemtë e axhës së tij dhe vëllain e një doktori.
“Po kshtu, për ata djemtë, djalin e mixhës edhe ket’ vllaun e doktorit… Kur me ju than me t’i pru dokumentat, nesër a… ? Se me kta tani na duhet me udhtu toni bashkë atje, që patum bisedu me Fantinellin për Fabrikë”, thotë Grabovci.
Ata e lënë një takim për të martën për të biseduar për këto çështje.
Në një bisedë tjetër telefonike, Grabovci e pyet Gashin se ku kanë shkuar procedurat për Afrim Dautin nga Klina.
“Po, m’doket qysh ke thanë ti qashtu e kem lon… Veç nuk u shpall, n’gazetë zyrtare se u kry”, thotë Gashi.
“Hajde shpalle, qashtu bravo, hajde, hajde nesër, gjoni kohë e na qet ni drekë”, ia kthen Grabovci.
Insajderi ka kontaktuar Ilhami Gashin lidhur me këto përgjime. Gashi ka refuzuar të flas për këtë çështje. Krejt cka ka thënë është se që nga viti 2013 nuk është pjesë e politikës.
#DosjaeShefave VI: Ilhami Gashi, zbatuesi i skemës së Adem Grabovcit (p1) http://bit.ly/2b7wnvw
Gepostet von Insajderi am Mittwoch, 10. August 2016
Biseda e parë:
Gashi: Po, zoti kryetar.
Grabovci: Ç’kemi, zoti shef.
Gashi: Unë po mundona me qenë shumë racional.
Grabovci: Ëhë…
Gashi: Edhe… bashkëshortes tande t’hanën, ka me ja kry amanetin.
Grabovci: T’hanën me ja kry amanetin? Bravo.
Gashi: Po, e kom, e kom n’tavolinë kontratën, veç u mbet me nënshkru t’hanën.
Grabovci: A?
Gashi: T’hanën, kam me ia nënshkru.
Grabovci: Bravo.
Gashi: Kshtu që një lajm i mirë, se edhe ti ma merr menja, merr nota pozitive te ajo.
Grabovci: Pa dyshim… qe, qe…
Gashi: A?
Grabovci: Bashkë jemi.
Gashi: E, boni t’fala, t’hanën thuj amanetin ja çoj n’ven.
Grabovci: Ilhamia po thotë… t’fala po thotë amanetin t’hanën e nënshkruj. U bo, a ke qenë atje me ata n’ato far (nuk kuptohet)…
Gashi: Urno ?
Grabovci: …
Gashi: Po, po është kfalifiku…a po, për për atje, a po?
Grabovci: Hee…
Gashi: O kfalifiku edhe intervista është, të ejten.
Grabovci: Okej.
Gashi: E kshtu që Zyrën Amerikane, boll e kom dertin me ma jek, po me Fitimin e kem shty, edhe Zyrën Amerikane opet duhna me çu, po se di tanaj ti çka bon mas neve.
Grabovci: Okej, okej.
Gashi: E qishtu qe jarani jem, se me Fitimin jom, a ke fol hiq me Fitimin?
Grabovci: Po, po.
Gashi: E qashtu qe.
Grabovci: E ki n’përkrahje, u ba.
Gashi: Eee…
Grabovci: U ba, mirë, mirë, mirë.
Gashi: Mirë çdo gja është, vetëm jom jom, tanaj n’panel edhe për bordin e PTK-së edhe t’KEK-ut e s’di çka, tanaj opet duhet me bisedu.
Grabovci: Po duhet atëherë edhe për ato.
Gashi: Eee… ku je ti nesër?
Grabovci: Nesër jom n’Prishtinë.
Gashi: Eee… tash duhna me kqyr edhe m’u taku, se duhet me shiqu edhe për Policinë, tanaj edhe aty mi kqyr do emra e do sene.
Grabovci: Ani, ani merri, merri edhe i kqyrum…
Gashi: Hajde, pra ti kqyrum edhe qata.
Grabovci: … Edhe me Shpendin e me kon t’ka nevojë…
Gashi: Edhe edhe… shkojmë shkojmë, bashkë te Shpendi loqkë.
Grabovci: Po, po.
Gashi: Edhe… duhet, duhet, përkrahja jote se je me autoritet pasha zotin.
Grabovci: Okej, okej shoqi.
Gashi: Hajde hajde, shoqi t’fala. Tung.
Grabvci: Po ti nesër je n’parlament aty se është dhjetë vjetori.
Gashi: Nesër, nesër, n’ora sa e ki?
Grabovci: N’11. Është dhjetë-vjetori i Parlamentit.
Gashi: Vallain po dufka me ardhë, bo vaki valla.
Grabovci: Qishtu t’kanë çu ftesë.
Gashi: Po vi valla, nuk um kanë çu ftesë hiq, se s’po ma fusin pej gjynahit.
Grabovci: Hajde hajde…
Gashi: Jo jo, veç ti si shef i grupit çoma speciale, a pe di ?
Grabovci: More hajde ti se…
Gashi: Hahaha
Grabovci: (nuk kuptohet)…
Gashi: Hajde u bo shef hajde, hajde, tung.
Biseda e dytë:
Gashi: Alo.
Grabovci: Bona sera?
Gashi: Bona sera, amigo ?
Grabovci: Kome stai, amigo ?
Gashi: Bene bene, si je?
Grabovci: Hehehe… mirë faleminderit.
Gashi: Si kalove, ça…
Grabovci: Mirë, mirë, mirë.
Gashi: S’mujta dje me ardhë se…
Grabovci: Ça i ki puntë ti ?
Gash: A?
Grabovci: Ça i ki puntë ti, a je mirë?
Gashi: Hiq, mirë valla qe.
Grabovci: A je lodh a, qysh ke kalu a?
Gashi: Gjitha nga pak, mirë mirë, shumë. Si ke qenë ?
Grabovci: Mirë mirë, nuk o keq.
Gashi: Ça ka naj risi ?
Grabovci: Vallain… kshtu.
Gashi: Veç urno.
Grabovci: Duhet nja dy dosta, mas pari t’falenderoj shumë.
Gashi: Po… !
Grabovci: Se t’kom thirr s’di sa herë me t’falenderu, për ata që e ke kry.
Gashi: Ëëë… për…
Grabovci: Tamon burrnisht, po.
Gashi: A, jo mor, sss… s’u bo ajo kurgjo.
Grabovci: Po kshtu, eee… për ata djemtë, djalin e mixhës edhe ket’ vllaun e doktorit.
Gashi: Po.
Grabovci: Kur me ju than me t’i pru dokumentat, nesër a… ? Se me kta tani na duhet me udhtu toni bashkë atje, që patum bisedu me Fantinellin për Fabrikë (Sabrinë).
Gashi: Po, po, s’ka problem, ja nesër ata, prej ka vin, a qysh i kanë, qysh jonë me kohën ata?
Grabovci: Kur t’thush ti ?
Gashi: Po jo..
Grabovci: Kur o ma mirë ?
Gashi: Po, nesër, nesër, osh e hane, paradite pak e kom tollovi nesër, po s’o problem e organizoj veten, ja paradite n’qoftëse…
Grabovci: A e ki ma lirë, t’martën ?
Gashi: T’martën e kom t’lirë.
Grabovci: Eee…, t’martën po ju thom, ka sa ora duhet me ardhë?
Gashi: N’et vinë 11 e gjysë i pres.
Grabovci: Ka 11 e gjysë, u bo jaran.
Gashi: Pa problem.
Grabovci: Unë dola qitu me pi kafe.
Gashi: Po.
Gabovci: Veç për qef me do dosta, te Marko Pollo.
Gashi: Bash mirë.
Grabovci: Eee…,n’paç kohë t’lirë kshtu për qef, del mos paq, nesër pra po pimë kafe.
Gashi: Nesër gjithë qysh deshta edhe unë me dal se… kom edhe… bisedojmë pak rreth do punve e qishtu do sene.
Grabovci: Hajde, del del te unë mos prito, nesër, n’zyrë.
Gashi: Ta boj unë ni zile kur je edhe ma i lirë, kur je ma i lirë nesër?
Grabovci: Kur dush, hiq pa kurrëfa…, mas, mas dhetëve, kur t’dush.
Gashi: U kry, ta boj ni tel.
Grabovci: Kur t’lirohesh, se a din që ki ato obligimet.
Gashi: U kry.
Grabovci: Se e kom parasysh, mas pushimi vikendi, zakonisht t’hanët po jonë t’ngarkune…
Gashi: A e ki a e k i najkon n’drekë naj kon nesër, a jo?
Grabovci: Nuk kom t’parapme diçka.
Gashi: E po dalum nestra, bashkë pra.
Grabovci: Hajde kqyrum pra e dëgjohem.
Gashi: Hajde u bo.
Grabovci: Hajde u bo, u bo. Shnetin. Tung, tung.
Biseda e tretë:
Gashi: Urno, kryeshef i shefave.
Grabovci: Shefi i shefave, t’shefave, prej shefit.
Gashi: Po, po.
Grabovci: Me Afrimin… Dautin a u përfundu ?
Gashi: Me?
Grabovci: Afrim Dautin, kta t’Klins, atë juristin ?
Gashi: Po, m’doket qysh ke thanë ti qashtu e kem lon.
Grabovci: Po de po, hala sss…, nuk u shpall a?
Gashi: Veç nuk u shpall, nuk u shpall, n’gazetë zyrtare se u kry.
Grabovci: Hajde shpalle, qashtu bravo, hajde, hajde nesër, gjoni kohë eeee na qet ni drekë.
Gashi: S’po muj me t’nxon, ti tridhet vetë aty, ti duhet me na qit ni drekë ja kojsha nanën.
Grabovci: Hahahahah.
Gashi: Qyre nihere, aiiii…
Grabovci: Unë, nuk dal para institucioneve. Unë i respektoj institucionet.
Gashi: Domethanë, na e kem ekzekutimin ju veç e boni organizimin a?
Grabovci: T’lutëm, t’lutëm, na veç…, na porosinë e bojmë.
Gashi: U bravo ju qoftë, mirë osht, mirë osht situata pra.