12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6343

Pjaca: Dua të bëhem më i miri

0

Marko Pjaca një nga blerjet më të rëndësishme të Juventusit në këtë merkato verore u prezantua zyrtarisht nga Drejtoi Sportiv, Beppe Marotta në një konferencë për shtyp, ku talenti kroat shpjegoi arsyet pse kishte vendosur të pranonte ofertën e bardhezinjve.

“Erdha te Juventusi sepse besoj se është një skuadër e shkëlqyer dhe me një histori të gjatë suksesesh. Shpresoj që të përmirësohem ditë pas dite e ndeshje pas ndeshjeje për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat vitet e ardhshme. Arsye kryesore që zgjodha Juven është fakti se më jep mundësi të luaj në Champions.”

21-vjecari, një lojtar polivalent, u premton drejtuesve dhe tifozëve bardhezinj se nuk do të pendohen për investimin që kanë bërë për të.

“Te Dinamo e Zagrebit luaja në të majtë, por gjatë karrierës sime jam aktivizuar edhe si mesfushor qendre. Mund të luaj në cdo pozicion të mesfushës, varet nga zgjedhjet e trajnerit. Unë dua që të bëhem më i miri dhe t’i tregoj shoqërisë se kanë bërë një investim të mirë me mua.”

Pjaca ëshë nga ata futbollistë që i pëlqen dhe të dhurojë spektakël dhe si adhurues i lojës së bukur idhull ka Ronaldinhon.

“Kam zgjedhur numrin 20 sepse këtë numër mbaja edhe kur luaja me Dinamon dhe nuk doja ta ndryshoja. Kam folur me Mandzukic, i cili ka ndikuar në zgjedhjen time. Në fakt nuk kisha asnjë dyshim, vendosa me zemër, duke refuzuar më shumë para.”

Klopp: Të gjithë do ta kenë frikë Liverpoolin

0

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur plotë vetëbesim e optimizëm në një intervistë dhënë për Goal, ku thotë se skuadra e tij është e gatshme të bëjë gjithçka.

Duke folur me fjalë të mëdha për lojtarët e tij, Klopp ka thënë se futbollistët e Liverp00lit janë të gatshëm “të mësojnë, të përmirësohen, të punojnë bashkë dhe të besojnë në ekip”.

Ai ka thënë se Liverpooli do të rikthehet fuqishëm në Premierligë dhe të gjithë duhet t’ia kenë frikën këtij ekipi.

Jeton Krrabaj i dhuron topa Lirisë

0

Ish- futbollisti Jeton Krrabaj, ka dhuruar topa klubit të Lirisë së Prizrenit.

Krraaj, ka qenë futbollist i Lirisë. Ai është afarist i shquar në Zvicër.

Në emër Lirisë, Krrabajn e falënderoi , kryetari Mirsad Çollaku.

“Nuk është kjo hera e parë që z.Krrabaj ndihmon Lirinë. Gjithsesi, ai është ndër ish- futbollistët prizrenas, tash afaristë në Zvicërr që nuk e harron klubin, por e ndihmon sa herë që i jepet mundësia. Për këtë e falënderojmë’, ka thëhë Çollaku/PrizrenPress.com/

Zafir Berisha kritikon ashpër “Dokufest”-in

0

Deputeti i Nismës nga Prizreni, Zafir Berisha ka kritikuar ashpër festivalin “DokuFest”. Sipas tij, ky festival ka dal nga rruga që ishte nisur.
Berisha tha se organizatorët e këtij festivali, nëse nuk “kthjellohen”, do të lënë Prizrenin pa “DokuFest”

“I filluar si një eveniment shumë i rëndësishëm artistik para shumë viteve ‘DokuFest ka filluar të devijojë nga misioni i tij, dhe duke tentuar me u bë interesant ata kanë filluar me kalu në banalitet dhe në promovim të antivlerave”, shkruan Berisha në Facebook.

“Rastësisht duke kaluar në “Sheshin e Dëshmorëve” u ndala me e shiku një këndë të ngritur nga organizatorët e “DokuFest”-it me fotografi. U befasova me fotografi pa kurrfarë vlere artistike dhe me mesazhe çoroditëse”,shkruan PrizrenPress.

“Përpos që me ra me pa një kafshë të vdekur sipas përshkrimit jo të ngordhur befasues ishte përshkrimi i një fotografie ku shiheshin duart e lidhura të një viktime, por nuk ishin të sigurt organizatorë se ishte bë nga forcat serbe apo UÇK/ja”.

13892027_1479680085395498_1111905991625649_n“Këta tipa shkojnë edhe më larg dhe përmes shkrimit të një fotografi sipas tyre të 2004 njoftojnë opinionin se si shqiptarët i kanë djegur shtëpitë e serbëve dhe ata nuk kanë ku të flenë”.

“Se “DokuFest”-i, ka dalë nga rruga në të cilën është nisur, ka vite që flitet në Prizren, mirëpo unë nga dëshira që ky eveniment artistik të ketë suksese i kam dalë në mbrojtje edhe atëherë kur nuk e kanë merituar me i mbështet”.

“Ky festival i vlerave kulturore dhe artistike ka bërë promovim të jashtëzakonshëm të qytetit tonë dhe Kosovës, mirëpo për hirë të kësaj, nuk mundemi mos me e thënë se “DokuFest”-i po rrëshqet në “promovim” të llojit të drogave, prostitucionit dhe degjenerimit të rinis në të ashtqujturat “kampe vullnetarësh…”.

“Nëse për këto dukuri devijonte kem menduar se organizatorët dhe organet e rendit do t’i sanojnë nuk mundet me u leju që këta ,,ipika,, me promovua politikën fashiste të Serbisë dhe Dic Martit për UÇK/në”.

Organizatorët e ‘DokuFest’-it nëse nuk e marrin vetën dhe kthjellohen kam frikë,pas një kohe, se si kanë fillu do ta lënë Prizrenin pa “DokuFest”./PrizrenPress.com/

Ismail Kadare shtrohet me urgjencë në spital

0

Shkrimtari Ismail Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Shkrimtari i madh është shtruar me urgjencë në spitalin Amerikan numër dy, i transportuar me barrelë dhe nën masa të repta sigurie e privatësie.

Nga burime konfidenciale mësohet se Kadare është shtruar në pavionin urologjik të spitalit privat.

Ai ndodhej me pushime në Shqipëri dhe ka shkuar në gjendje shumë të rënduar në spital, ku është marrë menjëherë nën kujdes nga mjekët. Në dhomën ku është rehabilituar shkrimtari dhe ku është kryer vizita nuk është lejuar madje as stafi.

Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për prostatën.

Ai ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë asnjë të afërm të hyjë përveç bashkëshortes së tij, Helenës. /BoldNews/

Bedri Bytyçi: Po hetohemi në mënyrë të padrejtë

0

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi ka thënë se procesi i hetimit ndaj tij dhe dy drejtorëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, për vdekjen e trevjeçares Xheneta Gashi, është jo i rregullt dhe i padrejtë.

“Nuk është në rregull kjo. Do të vërtetohet se kush e ka përgjegjësin për këtë rast”,ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, objektet janë marrë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së trevjeçares Xheneta Gashi, është duke u trajtuar me prioritet nga institucioni që e drejton dhe policia.

Ai ka thënë se për këtë rast janë hapur hetimet dhe duke u mbledhur provat.

Drejtori i Inspektoratit, Bedri Bytyqi, ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, si dhe drejtori i Emergjencave, Bedrija Ejupagiq po dyshohen për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe mos evitim të rrezikut.

Tre zyrtarë të komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga prokuroria, me dyshimin për neglizhencë në rastin tragjik të shembjes së një shtëpie në qendrën historike të Prizrenit, ku gjeti vdekjen trevjeçarja, Xheneta Gashi në qershor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Kryeprokurori i Prizrenit: Vdekja e trevjeçares Xheneta Gashi, po trajtohet me prioritet

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së trevjeçares Xheneta Gashi, është duke u trajtuar me prioritet nga institucioni që e drejton dhe policia.

Ai ka thënë se për këtë rast janë hapur hetimet dhe duke u mbledhur provat.

“Kjo lëndë do të jetë me prioritet”, ka thënë Hoxha.

Drejtori i Inspektoratit, Bedri Bytyqi, ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, si dhe drejtori i Emergjencave, Bedrija Ejupagiq po dyshohen për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe mos evitim të rrezikut.

Tre zyrtarë të komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga prokuroria, me dyshimin për neglizhencë në rastin tragjik të shembjes së një shtëpie në qendrën historike të Prizrenit, ku gjeti vdekjen trevjeçarja, Xheneta Gashi në qershor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Chantelle nudo është femra më e nxehtë që do të shihni sot

0

Chantelle Connelly është zhveshur plotësisht dhe ka pozuar në disa foto mjaft provokuese.

Bukuroshja e emosionit Geordie Shore ka shpalosur hiret për kalendarin që po zhvillon për 2017-n.

Zara të mahnit me trupin e saj seksi

0

Ajo u shpall Miss Britania, por kurora iu hoq shumë shpejt pasi bëri seks në një program televiziv.

Megjithatë Zara Holland duket e lumtur dhe e relaksuar, teksa pushon në Barbados.

20-vjeçarja u fotografua në një jaht, në shoqërinë e miqve.

Napoli përgatit ofertën e fundit për Icardin

0

Skuadra napolitane nuk heq dorë nga sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i Interit vazhdon të mbetet preferenca kryesore e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, i cili këmbëngul që ta transferojë sulmuesin argjentinas.Ndonëse ofertat e deritanishme janë refuzuar nga ‘zikaltërit’, napolitanët do të provojnë edhe njëherë që ta bindin Interin, me një ofertë prej 70 milionë eurove.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, do të takohet me përfaqësuesit e lojtarit për t’i bindur ata që Icardi të transferohet në ‘San Paolo’, transmeton KosovaPress.Nëse Interi i thotë jo edhe kësaj oferte, atëherë Napoli do të heq dorë përfundimisht nga Icardi dhe do të kërkojë ndonjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin i cili është transferuar te Juventusi.