Kryeprokurori i Prizrenit: Vdekja e trevjeçares Xheneta Gashi, po trajtohet me prioritet

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së trevjeçares Xheneta Gashi, është duke u trajtuar me prioritet nga institucioni që e drejton dhe policia.

Ai ka thënë se për këtë rast janë hapur hetimet dhe duke u mbledhur provat.

“Kjo lëndë do të jetë me prioritet”, ka thënë Hoxha.

Drejtori i Inspektoratit, Bedri Bytyqi, ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, si dhe drejtori i Emergjencave, Bedrija Ejupagiq po dyshohen për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe mos evitim të rrezikut.

Tre zyrtarë të komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga prokuroria, me dyshimin për neglizhencë në rastin tragjik të shembjes së një shtëpie në qendrën historike të Prizrenit, ku gjeti vdekjen trevjeçarja, Xheneta Gashi në qershor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit