Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus, shkruan PrizrenPress.
Oficerët doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur dy revole të tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm dhe Bruni Mod. 85 kal 8 mm, si dhe 200 copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK.
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë. /PrizrenPress.com/
Në Prizren, sot rreth orës 00:15, Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar një person me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar 2.62 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress.
Me tej, në raport thuhet se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/
Sot, me fillim në ora 16:00, tek keji në afërsi të Shadërvanit, do të hapen zyrtarisht dyert e Muzeut të Korrupsionit, një bashkëpunim ky në mes të projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it. Në këtë muze do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës.
Në këtë muze, që ka konotacion sarkastik, do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës. Muzeu ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Muzeu, që është vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00.
Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA). /PrizrenPress.com/
Nga sot shtëpia botuese “Onufri” hedh në treg librin e ri të studiueses Blerina Suta, e cila na zbulon faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit. Bëhet fjalë për një ekzemplar deri tanii të panjohur e veprës “Doktrina e Kërshtenë”, të përkthyer nga Pjetër Budi.
Dhe jo vetëm një ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur.
Ky botim bëhet e ditur, se është gjendur pas hulumtimeve të bëra në bibliotekat e Propagandës së Fides dhe të Vatikanit, përgjithësisht nëpër bibliotekat dhe arkivat e Romës, fillimisht për të gjetur gjurmë të shkrimeve shqipe dhe të autorëve të tyre “nëpër ato kthina të errëta, të vizituara nga shumëkush, po ndoshta jo rrallë edhe ende të paprekura”.
Rezultati i këtyre kërkimeve e ka çuar studiuesen drejt ekzemplarit deri tani të panjohur të veprës së “Doktrina e Krishtenë”, të përkthyer nga Budi. “Dhe jo vetëm ekzemplar i panjohur, por edhe më me interes: një ekzemplar që përmban një fashikull të ndryshëm nga ai që kemi njohur. Dhe shumë shpejt zonja Suta e bëri të njohur këtë zbulim në një konferencë shkencore. Pas kësaj, unë pata rastin të takohesha me znj. Suta në Tiranë pikërisht për të biseduar lidhur me këtë zbulim. Ajo pati mirësinë të më tregonte gjithë materialet që kishte në dispozicion, fotokopjet e fashikullit që nuk e njihnim të Doktrinës dhe tekstin studimor që kishte përgatitur ajo me këtë rast. Të gjitha materialet pata rastin t’i lexoja…” shënon për këtë punim studiuesi i Kosovës, Rexhep Ismajli, i cili është marrë me redaktimin e transkriptimit e tekstit të Budit.
Në anën tjetër, studiuesja Suta në përvojën e këtij kërkimi thotë se materialet e punimit e patën burimin në përgatitjen për Kuvendit albanologjik “L’Albania nell’archivio di propaganda Fide”, të organizuar nga Universiteti Papnor Urbanian në Romë, më 26–27 tetor të 2015-s. “Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjeter Budit, Dottrina christiana (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve te tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të veprimtarisë të tij, vazhdoi të ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkëmbim idesh, sidomos nga pikëpamja metodologjike, me specialistë, në kuadër të nevojës dhe të përpjekjeve që po bëhen për përgatitjen e botimit kritik të veprës së Budit”, shpjegon Suta.
Kërkimet në arkivat e Vatikanit kanë ndjekur burimet parësore, që tashmë njihen nga studiuesit e albanologjisë, siç është vëllimi VII i Illyrici Sacri, në të cilin gjendet dhe informacioni që i takon Budit, “Petrus il episcopus sardensis et sappatensis XIV”. Verifikimi i dokumenteve të indeksit “garampi”, të arkivit Sekret të Vatikanit, dëshmoi një ndryshim të vendit në të cilin ruhen këto dokumente.
“Veç këtyre burimeve parësore, u thelluam në punime bibliografike, që trajtojnë veprimtarinë botuese të tipografive në shërbim të Selisë së Shenjtë. Burime te paeksploruara deri me tani nga “Reverenda Camera Apostolica” na lejuan të rindërtojmë fazën e veprimtarisë së Budit më 1621-1622, periudhë kur ai punonte në kontakt të ngushtë me shtëpinë botuese “Zanetti”, për botimin e veprave të tjera, Rituale Romanum dhe Speculum Confessionis. Në këtë kuadër, jemi munduar të rindërtojmë kronologjinë e përmirësimit dhe të zëvendësimit të fashikullit të parë të veprës Dottrina Christiana (1618), para se autori t’ia dhuronte Bibliotekës Apostolike të Vatikanit (janar 1622)”.
Nga ana tjetër, për të qartësuar më mirë kontekstin e veprimtarisë së një personazhi kompleks si Budi, Suta shpjegon se ndoqën edhe kanale të tjera kërkimore në arkiva papnorë, ku mundëm të gjente të dhëna për Shqipërinë dhe për kontekstin ballkanik, në kuadër të veprimtarisë shkollarizuese të Selisë së Shenjtë, në kapërcyell të shekujve XVI–XVII, nëpërmjet përhapjes së “doktrinës” në gjuhët vulgare. Ky punim, ku paraqiten këto të dhëna të reja, si dhe materialin gjuhësor deri më tani të panjohur të fashikullit “a” të botimit origjinal të veprës Dottrina Christiana (1618), është sipas studiueses vetëm një fazë e parë e kërkimeve, e cila mund të plotësohet në të ardhmen me të dhëna të reja. Suta është njohur më parë si studiuese e veprës së Fishtës, në raport me letërsinë kroate, apo si studiuese të aspekteve të caktuara të veprës poetike të Martin Camajt, po ashtu edhe si përkthyese e veprës poetike të Ali Podrimjes në italisht etj. /Mapo
Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliçi, ka thënë se Turqia është mike e Kosovës dhe do ta përkrahë atë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kiliçi ka vlerësuar lart marrëdhëniet e mira në mes të Turqisë dhe Kosovës, si dhe është zotuar se do të ketë avancim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe dy popujve.
Ndërkohë, duke folur për grushtshtetin e 15 korrikut në Turqi, ajo ka thënë se Turqia, miqtë e saj dhe i gjithë rajoni, e kanë tejkaluar një rrezik shumë të madh. Sipas Kiliçit, Turqia është përballur me një tradhti dhe tentativë nga ana e grupit terrorist të Fetullah Gulenit (FETO), që ka pasur për qëllim rrëzimin e institucioneve demokratike dhe marrjen e shtetit në dorë.
Interesat për të sistemuar njerëzit e tyre në një pozitë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kishte rezultuar me një përplasje me fyerje në mes të dy krerëve të lartë të PDK-së, Adem Grabovcit dhe Ramë Bujës. Buja e kishte ndarë pozitën për Fatmir Arifin të cilin e kishte sjell nga Amerika, derisa Grabovci donte që në këtë pozitë të sistemohej, Ramadan Gashi, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt. Insajderi sjell dy përgjime telefonike që dëshmojnë një gjë të tillë.
Adem Grabovci e Ramë Buja ishin përplasur për një pozitë të lartë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Buja, atëkohë ministër i Arsimit e kishte shpallur një konkurs formal për mikun e tij, Fatmir Arifi, derisa Grabovci, shef i Grupit Parlamentar në PDK, donte që në këtë pozitë të vendosej, Ramadan Gashi, ish – kryetar i Komunës së Skenderajt.
Kjo përplasje për interesa të dy krerëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga dy përgjime telefonike të kryera në nëntor të vitit 2011, të cilat i sjell Insajderi në kuadër të hulumtimit “Dosja e Shefave”.
“Adem… po ta them mënyrën ma të qetë të mundshme, pa hiç hajgare, unë e lëshoj venin, ja lëshoj Ramdan Gashit, po mu bo poçaver, e me lujtë koqe, nuk ka mundësi me ndodhë”, i thotë Buja Grabovcit në një telefonatë të shkurtër.
“Osht ni problem. Dy herë është shpall konkursi, tash ma çojnë si kontrabandë…, e kom lut njerin, e kom kthy prej Amerikës, për me, edhe kjo punë po ta them shumë qetë, shumë arsyeshëm, Ramadan Gashi bahet Ministër i Arsimit Shkencës edhe Teknologjisë dhe punë e kryme është”, vazhdon ish-ministri i Arsimit.
“As ni idhnim unë shkoj te shpija…”.
Grabovci, i përgjigjet se për të është e vdekur ajo punë, pa sqaruar se çfarë do të thotë kjo. “O, dosti, dosti jem. Shiqo, për me mu jo… absolutisht, unë absolutisht, absolutisht, për mu është e dekne ajo punë edhe as me ty as me ata. Çka t’doni boni ju dy. Unë nuk ju përzina, ajo punë e juja”, ia kthen Grabovci.
Agjencia e Kosovës për Akreditim është institucion i pavarur që kontrollin cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo Agjenci, akrediton universitetet dhe kolegjet private e ato publike.
Krerë të kësaj agjencie janë duke u përballur me akuza për korrupsion. Dy prej tyre janë duke u gjykuar.
Asnjëri prej protagonistëve të kësaj bisede nuk kanë pranuar të flasin për Insajderin.
Një bisedë para kësaj përplasjeje, Buja e Grabovci kishin diskutuar për këtë pozitë si dhe për Fatmir Arifin e Ramadan Gashin.
Grabovci i telefonon Bujës për ta pyetur nëse e ka dërguar dike në Agjencinë e Akreditimit. Buja thotë se në këtë pozitë e ka dërguar Fatmir Arifin.
Mirëpo, Grabovci i thotë se Ramadan Gashi është dashur ta sistemojë aty.
“Ëëë, Ramadanin u duft”, ndërhyn shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Po… ku Ramadanin? Po hajgare, je tu bo? Qe dy herë u shty konkursi, e u rishty e tjera, tjera…”, thotë Ramë Buja.
Grabovci e pyet ministrin e Arsimit se a ka konkurruar Gashin. Buja thotë se nuk e di nëse ka hyrë në këtë konkurs formal.
“Ku e di unë a ka kunkuru o burri botës. Mu m’kanë thanë pardje, kur ajo u vendos para katër javësh, o Adem”, sqaron Buja.
“Kështu që… m’kanë thanë tepër vonë. Unë kom lyp liri, kom lyp liri, me gjet njeri që duhet…, tash bon hajgare. Është vonë tash. Kqyr diku tjetër për Ramadanin… o kry ajo punë tash”, ngulmon Buja.
Betejen e kishte fituar Ramë Buja, pasiqë njeriu i tij ishte sistemuar në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Biseda e parë:
Buja: Alo
Grabovci: Tungatjeta!
Buja: Tungat edhe ty!
Grabovci: A je, si je?
Buja: Mirë jam, ti si je?
Grabovci: Mirë, mirë!
Buja: Pse se çilshe telefonin?
Grabovci: Tybe në paça ni. Hej, kon, kush osht në akreditim?
Buja: Ku?
Grabovci: Për akreditim?
Buja: Çka kush është?
Grabovci: A e ke çu kon a?
Buja: Po.
Grabovci: Kon?
Buja: Ëëë, qysh e pat more emrin, tybe s’pom kujtohet qetash emri, Fatmir.
Grabovci: Fatmir kushi?
Buja: Arifi, po, fol!
Grabovci: Po, po, të nijë mirë.
Buja: He.
Grabovci: Ramadanin u duft.
Buja: Po… qy. Ku Ramadanin, po hajgare je tu bo. Ai, qe dy herë u shty konkursi, e u rishty e tjera, tjera…
Grabovci: A ka, a ka konkuru Ramadani? Alo?
Buja: Po, po, t’dëgjoj.
Grabovci: A.. kk, a k.. pa konk…
Buja: Ku e di unë a ka kunkuru o burri botës. Mu m’kanë thanë pardje, kur ajo u vendos para katër javësh, o Adem!
Grabovci: Ëhë…
Buja: Kështu që sss… M’kanë thonë tepër vonë. Unë kam lyp liri, kam lyp liri, me gjet njeri që duhet…, tash bon hajgare. Është vonë tash, kqyr diku tjetër për Ramadanin… O kry ajo punë tash.
Grabovci: Hej…
Buja: Qysh po ja bajmë për Malishevë sonte, bre m’tha shefi?
Buja: Thirre, thirre Idrizin.
Grabovci: A vjen edhe Idrizi?
Buja: Ti edhe Idrizi.
Grabovci: Po, kur po nisum, në rregull është.
Buja: Kur dush.
Grabovci: Me kryeministrin.
Buja: Edhe pse e lash, kishe ditëlindjen e kom sot me honger ni darkë me fmi po, po shkojmë u bo, çka u bo.
Grabovci: Hahahaha, hajt urime, urime.
Buja: Faleminderit!.
Grabovci: Tung, Tung.
Buja: Nuk, urohet ashtu, tash unë jam bajat…
Grabovci: Po de po, u bo pra, u bo.
Buja: E kur dush nisemi.
Grabovci: Okej.
Buja: Në sa ki me kanë atje.
Grabovci: Hajt.
Buja: Alo, hej.
Biseda e dytë:
Grabovci: Alo
Buja: Adem?
Grabovci: Po zotëri ministër.
Buja: Po ta them mënyrën ma të qetë të mundshme, pa hiq hajgare. Unë e lëshoj venin, ja lëshoj Ramdan Gashit. Po mu bo poçaver, e me lujt koqe, nuk ka mundësi me ndodhë. Osht ni problem, dy herë është shpall konkursi, tash ma çojnë si kontrabandë. E kam lut njerin, e kam kthy prej Amerikës, për me, edhe kjo punë po ta them shumë qetë, shumë arsyeshëm, Ramadan Gashi bahet Ministër i Arsimit Shkencës edhe Teknologjisë dhe punë e kryme është. As ni idhnim unë shkoj te shpija e kom…
Grabovci: O, dosti, dosti jem. Shiqo! Për me mu jo… absolutisht, unë absolutisht, absolutisht, për mu është e dekne ajo punë edhe as me ty as me ata. Çka t’doni boni ju dy. Unë nuk ju përzhina, ajo punë e juja.
Buja: U kry, u kry.
Grabovci: Eh! Hajt.
Buja: Nuk kuptohet.
Grabovci: Jo, jo. Absolutisht, absolutisht.
Buja: Përshëndetje. Tungjatjeta!
Grabovci: Tung! T’lutem!/Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
Pos Dua Lipës e Rita Orës, shqiptarët kanë edhe Bebe Rexhën si krenarinë tjetër dhe suksesin e garantuar në muzikën botërore.
Bashkëpuntore e Eminem e Rihanna, Bebe Rexha ka shkruar në Twitter se në muajin shtator do ta vizitojë Kosovën. Një fanse e ka pyetur “kur po vjen në Kosovë”, ndërsa Rexha është përgjigjur vetëm “Shtator”.
Rexha, e njohur edhe për “No Broken Hearts” dhe për bashkëpunimet e saj me Nicki Minaj, i ka uruar edhe fitoren e mbrëmshme Majlinda Kelmendit. Rexha jeton e punon në Amerikë ndërsa ka treguar në disa intervista origjinën e saj nga Dibra e Madhe. Emri i saj i vërtetë është Bleta.
Këtë vit ajo ka shkruar tri këngë për Iggy Azalea, dhe është goxha e suksesshme si tekstshkruese. /KultPlus.com
Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në ‘Rio 2016’
Suksesi i historik i Majlinda Kelmendit, ka ngjallur interesimin e pothuajse gjitha mediave botërore. Eurosport, i ka kushtuar një shkrim special krenarisë së Kosovës.
“Majlinda, krenaria e sportit të Kosovës. Ky shtet ka fituar medaljen e parë olimpike dhe për të fluturuar me flamurin e vendit të vogël ballkanik ishte pikërisht Majlinda Kelmendi”, shkruan në artikullin e saj.
Xhudistja pejane fitoi medaljen olimpike në ‘Rio 2016’ për gategorinë 52 kg.