12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6356

PSG fiton Superkupën

0

Paris Saint Germain ka fituar Superkupën e Francës.

Trajneri Unai Emery e ka nisur me trofe aventurën e tij te PSG-ja, pas ekipi i tij mposhti 4:1 në finale Lyonin për ta fituar Superkupën e Francës.

Javier Pastore, Lucas Moura, Hatem Ben Arfa dhe Lavyin Kurzawa ishin golashënuesit për PSG-në, derisa golin e vetëm për Lyonin e shënoi Corentin Tolisso.

Aksident i rëndë rrugës për Reçan

0

Një aksident i rëndën ka ndodhur rrugës për Reçan në qytetin e Prizrenit ku janë përfshirë dy vetura, një ‘Mercedes’ dhe një ‘Golf 3’.

Në vend ngjarje ka dal Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejt për t’i ndihmuar të lënduarit.

Ndryshe Policia e Kosovës para disa ditësh ka nisur patrullimin me vetura civile për shkak të aksidenteve të shumta që janë duke ndodhur sidomos gjatë verës.

Dy meshkuj rrahin një femër në Rahovec

0

Një femër në Rahovec ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj, njëri prej të cilit është bashkëshorti i saj.

Viktima nga goditjet e marra, është dërguar për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dy personat e dyshuar dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Kujdes pamjet! Atleti francez thyen këmbën

0

Gjimnasti francez Samir Aït Said thyen këmbën pas një kërcimi së larti me shkop.

Nga rënia këmba është thyer në një formë të tmerrshme e cila bëri jehonë në mbarë arenën.

Ai ka marrë ndihmën e shpejtë duke u përcjell me ambulancë.

Çarshia e Shkupit bëhet me “lum” (Video)

0

Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut që filluan në orët e pasditës, kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Shkupit, e sidomos në pjesët shqiptare të Komunës së Çairit.

Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëive të tyre. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit. Pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, për shkak të rrjetit të dobët të kanalizimit, shtëpitë e qytetarëve të Çairit stërmbushen me ujë, gjë që u shkakton probleme dhe vështirësi të mëdha.

Gjithashtu në Çarshinë e Shkupit, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm uji shkon rrëke në rrugë, madje të bën të mendosh se Çarshia është bërë me lum. Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e Çarshisë gjatë vërshimeve, ushtëpitë e vërshuara si dhe rrugët thuajse të pakalushme nga vërshimet.

https://youtu.be/kTtSu3AA9xU

https://youtu.be/CKyGeVqrr0c

Aksident në Suharekë, shtatë të lënduar

0

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Studenqan të Suharekës.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe tri femra, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Dy persona lëndohen me traktor

0

Dy persona janë lënduar me traktor në Suharekë. Policia njofton se njëri prej viktimave ka ndezur traktorin në mënyrë të pakontrolluar.

“Viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, njofton PK.

Rio2016: Urata Rama tregon pse u eliminua

0

Sportistja e parë që është paraqitur për Kosovën në Lojërat Olimpike ndonjëherë, Urata Rama, është eliminuar qysh në rrethin e parë të garave dhe ajo beson që ishin emocionet ato që ndikuan në përformancën e dobët të saj.

“Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Urata për RTK-në.

Rama u eliminua nga Lojërat Olimpike pasi nuk arriti pikët për të siguruar kalimin tutje. Ajo përfundoi garën me 402 pikë.

Pas katër serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë.

Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.

Kur Shkëndija e nxjerr “zogun”, të lë pa mend…!

0

Shkëndije Mujaj, e kthyer në një personazh i shoubizit për hir të të pasmeve të saj, së fundmi vjen me një fotografi, me të cilën do t’ju lërë pa fjalë.

Në këtë foto kosovarja shfaqet e zhveshur nga brezi i poshtë dhe thuajse e ka zbuluar zogun, i cili për fat të keq mbetet ende i strukur poshtë cepit të një bluzë, që Shkëndija mban në dorë.

Gjithsesi duket që kosovarja nuk është e kënaqur, pasi në komentin shoqërues të fotografisë shkruan se “Ju ende nuk më kuptoni mua, mos u shqetësoni…!”.

Holly: Kjo është ‘bomba’ më seksi e kësaj fundjave

0

Ajo ka botuar dy libra për dietat dhe fitness-in sivjet.

Rezultatet i shpalos vetë ajo.

Holly Hagan po pushon në Ibiza.

24-vjeçarja është kaq seksi.