Rio2016: Urata Rama tregon pse u eliminua

Sportistja e parë që është paraqitur për Kosovën në Lojërat Olimpike ndonjëherë, Urata Rama, është eliminuar qysh në rrethin e parë të garave dhe ajo beson që ishin emocionet ato që ndikuan në përformancën e dobët të saj.

“Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Urata për RTK-në.

Rama u eliminua nga Lojërat Olimpike pasi nuk arriti pikët për të siguruar kalimin tutje. Ajo përfundoi garën me 402 pikë.

Pas katër serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë.

Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit