10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6374

Korrupsioni e mosndëshkimi e shtrijnë përtokë drejtësinë

0

Ka plot arsye dhe fakte se përse sistemit të drejtësisë në vend i ka rënë kredibiliteti dhe besimi karshi qytetarëve ka rënë në pikën zero. Prezenca e korrupsionit, krimit të organizuar, pastaj keqfunksionimi i drejtësisë, mungesa e etikës dhe integritetit, pavarësisë, e llogaridhënies, si dhe ajo e mosndëshkimit, janë vetëm disa nga faktorët, të cilët e kanë degraduar, dërrmuar e shtrirë përtokë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Së këndejmi, sipas njohësve të kësaj fushe, dukuritë dëmtuese dhe të shëmtuara në fjalë nuk japin as edhe një shpresë të vetme për një drejtësi, e cila do t’i hapë rrugën Kosovës drejt integrimeve evropiane, por edhe e cila do të shërbente për të mirën e qytetarëve. Është shumë e habitshme se asnjëherë politikanët kosovarë nuk preferojnë të debatojnë për drejtësinë e kapur nga vetë ata, por për temat e tjera. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se drejtësia është një temë jotransparente, e cila, sipas tij, asnjëherë nuk është debatuar seriozisht në Kuvend dhe të gjithë i kanë ikur këtij diskutimi.

Edhe presidenti i painteresuar për ndryshime Në këtë drejtim, Burjani ka nënvizuar se presidenti i vendit mund t’i prijë debatit për drejtësinë në Kuvend, pasi ai është edhe përgjegjës për funksionimin e rendit kushtetues, derisa ka edhe kompetenca të mjaftueshme për ta ndalë konfliktin e interesit në drejtësi, bazuar në kapitullin e pestë të Kushtetutës.

“Presidenti duket se nuk është i interesuar për të bërë këto ndryshime. Ky president është pa staf mbështetës profesional, derisa kam përshtypjen se është pensionuar dhe po merret me shëtitje, pastaj lobim, duke e thënë aty-këtu ndonjë fjali në ‘Facebook’ dhe organizon ceremoni që janë të tejkaluara për këtë lloj presidenti. Ai ka nxitur ndryshimin e Kodit Penal, por se di unë se çka do të ndryshojë dhe nuk e ka të qartë”, është shprehur Burjani.

Isufi: Drejtësia u shërben më shumë qarqeve politike në pushtet Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kanceri i Kosovës dhe me një drejtësi të dobët, çfarë ka ekzistuar në Kosovë, nuk kanë mundur të luftoheshin dukuritë negative në fjalë.

“Kjo u shërben më shumë qarqeve politike në pushtet, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga të gjitha abuzimet, të cilat janë duke i bërë. Së këndejmi shpresa është që të ndryshohet qeverisja e vendit, në mënyrë që nga kreu të fillojë të funksionojë shteti dhe të mos ketë ndërhyrje politike në drejtësi”, ka theksuar Isufi. E, analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, ka specifikuar se problemi i shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë është që nga zanafilla, pra nga administrimi i UNMIK-ut e deri më tani asnjë përpjekje e strukturave vendore dhe qeverisjeve, por në fund edhe EULEX-i bashkë me qeverisjet e një- pasnjëshme, nuk kanë qenë të angazhuara dhe të përkushtuara sa duhet e as të suksesshme në vënien e një sistemi të drejtë, të pavarur e funksional të drejtësisë. “Gabimet në këtë aspekt në radhë të parë janë tonat, për arsye se në rrugëtim e sipër kanë pasur ndikim të huajt dhe animim nga strukturat e brendshme, gjithmonë pa e njohur mirë sistemin, por as rrethanat dhe specifikat.

Andaj, ka përplot faktorë, të cilët kanë ndikuar, e këtu përfshihen edhe kërkesat e opozitës, të cilat herë pas here kanë qenë jo sa duhet të zëshme dhe pa ndonjë efekt. Strukturat oligarkike, të cilësdo qeverie, që nga fillimi apo bashkëqeverisje kanë qenë mbase shumë të interesuara që të mos ketë sa duhet avancim dhe as përparim në zbatimin e ligjit dhe në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, ka deklaruar për gazetën Baraliu/kosova sot/

Zafiri përfshihet në debatin Mustafa-Lekaj: Isa është i sëmurë !

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha është përfshirë në debatin e zvilluar në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe deputetit të AAK-së, Pal Lekajt.
Ai kërkon nga Mustafa që t’i ndalë ofendimet në drejtim të opozitës dhe të merret me faktet konkrete të cilat tregojnë se ku ka qenë kufiri më Malin e Zi.
Berisha ka ofruar edhe një hartë në të cilën shihet se ku ka qenë kufiri me Malin e Zi.

“Askush nuk ka nevojë as edhe Pali me dalë me kërku se ku janë të humbur mbi 8200 hektar tokë vendit tonë, sepse për këtë po tregojnë faktet shkencore, historike dhe studimore”,thotë Berisha,shkruan PrizrenPress.

“Isa le të na tregon në bazë të kësaj harte se kur ka qenë e Malit të Zi kjo pjesë, që ne po e kontestojmë me gjuhën e fakteve dhe argumenteve”.

“Mustafa ofendimet ndaj opozitës dhe gjuha juaj që e përdorni prej lopari nuk janë fakte shkencore e historike për me e mbrojt punën e gabuar të komisionit ,,Meha,”.

“Me një vend ku për shkak të papërgjegjësisë morale e institucionale gjërat dalin jashtë kontrollit, s’mbetet gjë tjetër… edhe fundërrinat e shoqërisë që s’kanë as komb, as fe e as iman dalin në media si top lajme ku me budallakit e veta torturojnë opinionin”.

“Një i sëmurë nga mania për pushtet si Isa Mustafa të akuzoi dikë pse e fol të vërtetën në aspektin profesional nuk ka koment”./PrizrenPress.com/

harta

Thahet lisi i Tupecit

0

Vidhi në malet e Krahinës së Hasit është mjaft i përhapur, kryesisht përdoret për lëndë djegëse. Por, një përhapje pak sa të çuditshme e ka edhe nëpër ara dhe livadhe. Madje, në shumë prej livadheve, preferohet që të jetë i mbjellë nga një vidh për dy arsye: që të shërbejë si hije e punëtorëve gjatë kohës së pushimeve dhe së dyti, që lëvorja e vidhit të përdoret për rastet urgjente në rast të dëmtimeve gjatë procesit të punës, e sidomos në livadhe në kohën e kositjes, kur janë prerë me kosë. Mirëpo, vidhi më i madh në gjithë hasin tashmë është vidhi i Tupecit apo siç quhet ndryshe lisi i Tupecit. Lëngu i lëvores së vidhit përdoret edhe si mjet dezinfektues i plagëve nga më të rëndat deri tek ato më të lehta, shkruan gazeta Kosova Sot.

Larja e plagëve me lëng vidhi ka qenë garanci se ato plagë nuk do të pezmatojnë, përkatësisht nuk do të qelbëzohen e do të shërohen shumë shpejt. Haxhi Qunaj nga fshati Kojush është shprehur për gazetën se vetëm lëvorja e vidhit është përdorur në raste urgjente të prerjeve në fushë ku është marrë një degë e vidhit, i është hequr lëkura dhe është lidhur plaga si me fashë. Ai ka thënë se pas këtij intervenimi është besuar se shërimi është i sigurt. “Në rastet të tjera, kur plagët kanë qenë të shkaktuara nga mënyra të tjera, atëherë është marrë lëvorja e vidhit, është zier në ujë deri sa gjysma e ujit është shtjerrë dhe lëngu i fituar është përdorur për dezinfektim të të gjitha plagëve”, është shprehur ai. Fazli Thaçi nga fshati Domaj tregon se ky lëng i përfituar nga zierja e lëvores së vidhit është përdorur edhe për lyerjen e plagëve të djegura dhe është treguar i suksesshëm.

“Thatësia nuk mund ta thajë, se i ka rrënjët e thella”

Sipas Thaçit, lëngu i zier i vidhit është përdorur shumë në të kaluarën edhe në pastrimin e plagëve të lëkurës, qofshin ato puçrra, apo sëmundje të tjera si majasili etj. “Ka pasur raste kur lëngu i vidhit është pirë në formë të çajit, por i shoqëruar me mjaltë dhe kjo ka ndodhur për shërimin e sëmundjeve të zorrëve dhe shërimin e të thatit të brendshëm”, tregon Ukë Deva, nga fshati Devë.

Mendohet se lisi i Tupecit qindravjeçar ka shëruar shumë banorë. Por, vidhi i Tupecit është duke shkuar kah tharja. Profesor Naser Bresa shprehet se Kosova për fat të keq ende këto raritete nuk i ka trajtuar siç duhet.”Unë mendoj se aty duhet të punojnë një ekip për ta pa se si ka ardhur deri këtu. Nga thatësia nuk mund të ndodhë, sepse ai i ka rrënjët e thella, por kjo është bërë nga ndonjë sëmundje e biodiverzitetit ose më keq ndonjë person ka shkuar e i ka vendosur aty ndonjë materie për ta tharë. Unë vazhdoj të mendoj se ato janë trashëgimi e rëndësishme për Kosovës. Tharja e tij e tërësishme po më befason dhe kjo është e trishtueshme”, është shprehur ai. Shton tutje se diku tjetër po të ndodhte kjo dikush do të burgosej për neglizhencë.”Sa e di unë as që ka hyrë në listën e trashëgimisë, edhe pse ka mbi 250 vjet. Kjo tregon se Kosova, por në veçanti Komuna e Prizrenit nuk është treguar e kujdesshme ndaj natyrës dhe mrekullive si kjo”, tregon Bresa. Ai mendon se si lis ka mundur të thahet edhe për shkak të ndonjë insekti që e ka dëmtuar, por nuk është dashur të lihet të shkojë dëm.

Askush nuk guxonte t’ia priste asnjë degë

Lisi i Tupecit mendohet se është më i madhi në gjithë Ballkanin. Bile në pak vende të tjera ka ndodhur që një vidh i tillë t’i mbijetojë kohës. Latif Çoçaj nga Gjonaj tregon se ky lis ka mbi dy tre qind, ngase brez pas brezi është përmendur ky lis. “Rëndësia e tij është e madhe, ka shumë njerëz që nuk guxojnë ta prekin me dorë, sepse tërheq ters”, është shprehur Çoçaj. Ai tregon se si një familjar e kishte dërguar një degë në shtëpi, por nga ai moment kurrë më ajo shtëpi nuk ka pasur ditë të bardha. Lisi ka hije të mirë dhe shfrytëzohej për ndeja të mira si ahengje apo ndonjë fjalë nuse.”Lisi i Tupecit dikur gjatë verës moti ka shërbyer si hije ku ka pasur pajtime të gjaqeve, pastaj ka qenë një vend i shenjtë. Shenjtëria e këtij vidhi shpjegohet edhe për faktin se është shërues. Tani edhe në këto ditë ka njerëz që i besojnë këtyre gjërave dhe vijnë marrin gjethe lëvore ose ndonjë rremb sa për shërim. Lisi iTupecit të thuash se në gjithë letërsinë gojore të Hasit është një lis i veçuar”, tregon prof. Nexhat Çoçaj nga Tupeci. Kurse gratë e moshuara flasim me pietet për lisin në fjalë. Të thuash se të rralla janë ato gra që kur përmendet ky lis të mos lëvizin nga vendi, në shenjë respekti për të. Naser Bresa mendon se ky lis nuk ka mundur të pësojë si edhe vidhat e natyrshëm.

(Kosova Sot)

Në Rahovec dhurohet gjak në kujtim të Elvis Pistës

0

Në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Rahovec është organizuar dhënie vullnetare e gjakut në kujtim të Elvis Pistës, ish-kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte vrarë me 15 qershor të viti 2014, por ende nuk ka të dënuar për rastin.

Për të shprehur revoltë ndajë organeve të drejtësisë që nuk kanë identifikuar ende vrasësit e Pistës organizata jo qeveritare nga Rahoveci “Iniciativa Pozitive”, ka organizuar dhurimin e gjakut nën moton “Dhuro gjak, ndihmoje zbardhjen e krimit”, njofton Klan Kosova.

Dhënia e gjakut mund të bëhet deri në orën 18:00, por deri tani pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e pakët. Organizatorët kanë thënë se presin që numri të shtohet orëve të pasdites.

Elvis Pista ishte njohur nga publiku kosovar para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme në Kosovë, kur iu fut garës për një ulëse si deputet nga PDK-ja. Pista kishte tërhequr vëmendje me paraqitjen e veçantë të tij.

Vrasja e Pistës ende mbetet një mister për organet e rendit. Përkundër se janë intervistuar rreth 60 persona, policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmë të vrasësit/ve.

Vrasjen e Pistës, Kryeprokurori Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, e kishte komentuar si një vrasje të kryer në mënyrë shumë profesionale shumë profesionale.

Pista ishte vrarë rreth mesnate derisa po dilet nga një lokal bashkë me bashkëshorten e tij.

16 vjeçarja nga Durrësi, e humba virgjërinë më biznismenin 45 vjeçar

0

Trendi i humbjës së virgjërisë në moshë të re ka ardhur edhe në vendin tonë, por kjo histori dashurie është edhe shokuese.

Një vajzë nga Durrësi, me incialët V-K i ka thënë revistës në Tiranë që ajo ka humbur virgjërinë në moshën 16 vjeçare. Ajo që është shokuese, është partneri i saj. Sipas kësaj vajze e cila deshion të jetë anonime, ajo me deshirën e saj e virgjërinë ia fali një 45 vjeçari nga Lezha.

“Në fillim kemi folur në Facebook, dhe aty ai i pëlqente fotot e mija, pastaj me kishte folur disa herë në chat, nuk i ktheja dot përgjigje. Ai çdo ditë më pershendeste në Faceboook, një ditë vendosa t`i flas edhe une, dhe kështu u afruam njëri me tjetrin. Pas 2 jave bisedë unë vendosa ta takoj këtë burrin që ishte në fakt i martuar, por aq shumë me bëri përshtypje saqë për një moment nuk me shkonte mendja fare andej. Me një fjalë ne ishim në lidhje për një kohë dhe asnjëherë nuk jam i penduar për gjestin që kam bërë ai ishte një zotëri i vertetë dhe një mashkull shumë i pashëm”.

Vërmicë: Kalojnë kufirin ilegalisht, dëbohen nga Kosova

0

Policia ka bërë me dije se në Vërmicë, një femër dhe një mashkull rom shtetas të Shqipërisë dyshohet se kanë hyrë në territorin e Republikës se Kosovës nga Republika e Shqipërisë në mënyre ilegale, shkruan PrizrenPress.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pas konsultimit me te, të dyshuarit janë dëbuar nga territori i Kosovës. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Arrestohet një person për kontrabandë me migrantë

0

Në Malishevë, dje rreth orës 17:05, është ndaluar një person nga policia ku gjate kontrollit ne automjetin e tije ishin duke u transportuar ilegalisht disa persona – viktima shtetas të huaj, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në strehimoren për të huaj. /PrizrenPress.com/

Dy të lënduar në dy aksidente në Prizren

0

Dy aksidente trafiku kanë ndodhurgjate dites se djeshme në Prizren, të cilët kanë përfunduar me dy persona të lënduar, shkruan PrizrenPress.

Në rrugën Ulqinit, raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave, njëra Mercedes C 220 që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe automjeti tjetër Ford tranzit që drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar.

Deri te aksidenti ka ardhë nga pakujdesia e të dyshuarit i cili me automjetin e tij për arsye të pa njohura kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe aksidentohet në mënyrë të drejtpërdrejt.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën Prizren – Reçan, në mes të tri veturave, njëra Fiat Croma që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Boshnjak dhe dy veturave të tjera Mitsubishi L -200 dhe Opel Corsa që drejtoheshin viktimat meshkuj K-Boshnjak.

Deri te aksidenti ka ardhë nga pakujdesia e te dyshuarit i cili me automjetin e tij hyn në tejkalim të pa sigurt me ç’rast aksidentohet me të dy automjetet e cekura.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjere femër k-boshnjake e cila është dërguar për tretman mjekësor dhe me pas është liruar. /PrizrenPress.com/

Në terminalin e Prizrenit rrëshqet kamioni i madh (Foto)

0

Në terminalin e Prizrenit, në veri të qytetit, aty ku bëhet lidhja e autostradës me qendrën, një kamion i madh ka rrëshqitur nga rruga. Raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e aksidentit.

Ne terminalin e Prizrenit rreshqet kamioni1

Prizren: Turqit rrahen mes vete bëhen “llom”

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se tre persona të nacionalitetit turk në Prizren, pas një mosmarrëveshje lidhur me hedhjen e disa mbeturinave në lagjen e tyre, janë rrahur në mes veti, shkruan PrizrenPress.

Si pasoj e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy te tjerë lëndime te lehta. Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor.

Më pas, tre të dyshuarit janë arrestuar me ç’rast dy prej tyre janë në ndalim policor në spital, ndërsa i dyshuari tretë në ndalim policor në stacion. /PrizrenPress.com/