14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6373

ISIS kërcënon në gjuhën shqipe përmes Facebook’ut (Foto)

0

Për kundër që shumë faqe propagandistike në mbështetje të organizatës terroriste ISIS që flisnin në shqip janë mbyllur nga autoritetet e sigurisë në vend, një faqe e re është hapur

Halal Channel quhet faqja që është duke shpërndarë propagandën e saj në shqip nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe që hapur mbështet të ashtuquajturin “Shtet Islamik”.

Ajo që është më shqetësuesja kjo faqe që veten e quan medium, publikon informacione të ndryshme rreth ISIS, duke keqpërdorur ajetet Kuranore dhe duke shpërndarë video që nxisin urrejtje.

Më tej kjo faqe jep mbështetje edhe për imamet radial shqiptar që janë të dënuar nga gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke u lutur që këta hoxhallarë të lirohen sa më shpejt.

auto_isis2_1469969155-21512081469969888

Gjuhë e ashpër dhe tensione në prag të debatit për demarkacionin

0

Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë në vend, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet.

Me një gjuhë më të ashpër të dy taborët janë akuzuar ndërmjet vete për, siç kanë thënë, bllokim të proceseve të rëndësishme të vendit, që, sipas tyre, kanë penguar ecjen e Kosovës.

Demarkacioni prej muajsh ka ngritur tensionet në vend, ndërkohë që pak ditë para organizimit të një tryeze të përbashkët, ai është bërë çështje e përplasjeve mbi atë se kush e ka të drejtën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën, por edhe ekspertë të ndryshëm se po e bllokojnë lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar, siç ka thënë, çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke i dhënë të drejtë nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore.

Por, në reagimin e menjëhershëm, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, vlerësimet e kryeministrit Mustafa, tregojnë për, siç ka thënë,“interesimin e tij që të bëjë propagandë e etiketime dhe jo të punojë për vendin dhe qytetarët”.

Analistët politikë vlerësojnë se fjalori fyes dhe gjuha degraduese që kohët e fundit i kanë përcjellë raportet edhe ashtu të ashpërsuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosovë, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.

Analisti dhe sociologu Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se komunikimet e tilla nuk mund të ndihmojnë në përmirësimin e raporteve, por në përkeqësimin e tyre.

“Elita politike në Kosovë vuan nga një ashpërsi e paraqitjes, e cila është shndërruar mbase edhe në sëmundje kronike, sidomos në situata të ndryshme, në të cilat deklarimet politike dhe prononcimet e ndryshme çojnë kah përçarjet ose çojnë kah krijimi i divergjencave të panevojshme ndërmjet politikanëve”, thotë Hasani.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, aq më pak në prag të debatit për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nga ana e tij, pushteti dëshiron që të mos i nxjerrë telashe vetes, kurse nga ana e opozitës është si një lloj presioni për zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, unë nuk pres që palët do të reflektojnë dhe do të gjejnë zgjidhje në këtë tryezë. Aty vetëm do të ashpërsohet vokabulari politik edhe më tutje”, vlerëson Matoshi.

Ai mendon se thellimi i ashpërsimit të fjalorit politik është rritur për faktin që, siç thotë Matoshi, Qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje dy çështjeve shumë të rëndësishme, demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Demarkacioni duket se duhet të jetë punë e kryer, pasi që janë involvuar edhe amerikanët në këtë aspekt, ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka ditur të argumentojë dhe plasojë në publik të vërtetën e saj zyrtare. Ndërsa, opozita megjithatë në disa tentativa ka dhënë disa argumente që e luhatin opinionin se, vërtet, Kosova mund të ketë humbur territor në demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, shpjegon Matoshi.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër, të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë,dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë ta konsiderojnë marrëveshjen me Malin e Zi, si të dëmshme për Kosovën, e cila, sipas tyre, i humb vendit më shumë se 8 mijë hektarë tokë./rel/

Blero i ka dhënë fund lidhjes me Afrona Dikën

0

Blero si duket i ka dhënë fund edhe lidhjes me Afrona Dikën.

Këngëtari veç martesës me Teuta Krasniqin ishte i fejuar edhe me një tjetër femër, shkruan GazetaExpress.

Blero dhe bukuroshja, e cila është pjesë e videoklipit të tij të titulluar “S’e di” janë njohur në Suedi, ku këngëtari ka jetuar para se të kthehej në Kosovë për të zhvilluar karrierën e tij muzikore./GazetaExpress

Pse humbi Adhurim Demi

0

Është ndër aktorët tanë më të pëlqyer dhe i adhuruar gjithandej, shkruan Kosovarja për Adhurim Demin, të njohurin e shumë shfaqjeve e të serialeve edhe humoristike.

Jo vetëm se nuk harrohen, por edhe janë të papërsëritshme rolet e tij, të cilat i ka luajtur me shumë origjinalitet.

Adhurimi veç roleve humoristike, njihet edhe si aktor i shkëlqyer i dramave , tek ka marrë pjesë në disa festivale edhe ndërkombëtare dhe është kthyer gjithmonë me shumë shpërblime e mirënjohje të veçanta .

Njohësit e këtij arti Adhurimin e kanë krahasuar edhe me aktorin me famë botërore Orson Wels.

Dihet se Adhurimi një kohë i mungoi skenës sonë artistike për shkak të sëmundjes që e kishte. Të gjithë iu gëzuan rikthimit tij në jetë dhe në punë. Ai edhe realizoi ca role , natyrisht me shumë sukses në disa skeçe humoristike, të cilat i bënte jo vetëm për kënaqësinë e tij , por edhe për ekzistencën e familjes .

Ka kohë që nuk kemi ndonjë informacion për te.Serish po i mungon skenës sonë , publikut të gjerë gjithandej. /Kosovarja/

Fortesa e zhdukur e Sarandës në foton e vitit 1892

0

Arkitekti Artan Shkreli i cili mban dhe postin e këshilltarit të Ramës për çështjet e territorit dhe urbanistikës ka postuar në facebook një foto që sipas tij daton në vitin 1892. Në foto, thotë ai, konstatohen rrënojat e një fortese të periudhës otomane në limanin e 40 Shenjtoreve (Santi Quaranta o Agios Saranda).

Ndoshta fotografia me e hershme qe trashëgojmë nga Saranda. Është bere ne vitin 1892. Verehet një diçka qe u ka shpëtuar historianeve dhe arkeologeve. Limani i 40 Shenjtoreve (Santi Quaranta o Agios Saranda) paska patur një fortese te periudhës otomane… dhe nuk behet fjale për rrenojat antike te kështjellës se Onkezmit. Vërehet ende ne foto porta jugore si dhe një kurtine (mur) relativisht i gjate ne anën perëndimore.

Ne paretin e kurtines, ashtu sikurse ne kështjella te tjera te kohës, janë hapur dritare për katin përdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër. Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi te, dhe ne mes dy syresh vërehet edhe një kulle rrethore e larte deri ne nivelin e bedenave. Pastaj muri rrethues (i rrënuar ne hapësirën midis dy ndërtesave për ti hapur vend selisë se Hyqymetit paksa e tërhequr), vijon si bazament i një ndërtese tjetër te gjate me një karakoll ne katin e trete, për te përfunduar pranë godinës trekatëshe ne fund.

Ndërtesa me karakoll, kati përdhes i se cilës përbehet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontraforte te fuqishme guri. Këto kontraforte nuk kane qene pjese përbërëse e murit te kalasë, por janë bere me vone dhe me siguri kane shërbyer për te mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjase ka shërbyer për depozitimin e kripes rifuxho (qe kur njomet nga ajri i detit e rrit shume peshën specifike te saj)… njësoj si ne rastin e depos se kripës ne Bashtove.

Ndonëse nuk mund te thuhet me siguri, për nga ngjashmëria qe ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave te kalasë ne derdhje te Vivarit ne Butrint, është e mundur qe ky fortifikim te jete i shek te XVI-XVII, kohe e ofensivave osmane ne Korfuz.
Një relike e kësaj kalaje ka qene një top bronxi qe deri ne vitin 1986 (kur është luajtur ne Sarande filmi “Dy here mat”) qëndronte gjysmë i mbuluar ne zhurin e plazhit pikërisht ne atë vend./KultPlus.com

Aksident i rëndë në Suharekë, lëndohen shtatë persona

0

Në fshatin Duhel, Suharekë, mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia njofton se aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke e drejtuar veturën në mënyrë të pa kujdesshme dhe pa sigurt, hynë në tejkalim me ç ‘rast aksidentohet me veturën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar e që ishte duke qarkulluar në drejtimin e kundërt. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe gjashtë (6) pasagjer katër meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ftesë për konkurrim në “Zambakun e Prizrenit”

0

Konkursi për edicionin e 18-të të Festivalit të këngëve të vjetra qytetare “Zambaku i Prizrenit”, vazhdon të mbetet i hapur deri me 7 gusht.

Festivali do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht. Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, vendin i dytë do të shpërblehet me shumë prej 300 euro dhe vendi i tretë me prej 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe prej 300 euro.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është shenja dalluese e qytetit të Prizrenit në fushën e organizimeve muzikore dhe nxit krijimin e muzikës së mirëfilltë qytetare dhe përbën hapësirë për afirmim të emrave të rinj të kompozitorëve dhe këngëtarëve.

Organizatori i festivalit fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, që të konkurrojnë në edicionin e 28 të “Zambakut… ‘, për të dëshmuar, bukurinë e këngës së vjetër qytetare.

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, i cili u themelua në vitin 1986, nëpër vite ishte i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptar, në qytetin Prizrenit, dhe i tillë vazhdon të mbetet.

“Zambaku i Prizrenit” përveç karakterit garues, çdo vit shquhej edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertorin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Viteve të fundit, për shumë arsye, mungoi edhe interesimi i kompozitorëve edhe i këngëtarëve që të jenë pjesë e Festivalit “Zambaku…”, për ta vënë në dyshim vetë ekzistencën e festivalit. Degradimi i vlerave muzikore dhe komercializimi i notave muzikore por edhe marrja në organizim të festivalit nga njerëz e organizata, të cilave më shumë u interesonte përfitimi se sa vlera e festivalit e kanë sjellë Zambakun e Prizrenit, përpara situatës “te jesh apo të mos jesh”.
Këtë vit Studio Helix, është rrekur punës në përgatitjen e edicionit të 28 dhe me të gjitha forcat është vënë në kërkim të cilësisë, që Zambaku i Prizrenit të rikthehet në fillimet e saj, kur këngëtarë e kompozitorë mbaheshin gjatë në mend për krijimet me të cilat prezantoheshin në festival.

Profesionisti i muzikës Menan Kiseri, thotë se kënga “Zambaku i Prizrenit” e kompozuar nga kompozitori Akil Koci kënduar nga Liliana Çavolli është një perlë e muzikës shqiptare. Edhe Fikrim Emra duke kujtuar kohët e arta të festivalit “Zambaku i Prizrenit” pohon se në festivalin e këngës së vjetër qytetare parakalonin emra kompozitorësh e këngëtarësh me vlera të mirëfillta të muzikës shqipe, mision ky i festivalit. Të gjitha këto dëshiron të ia kthej këtij festivali Studio Helix.

Drejtori i festivalit, Istref Krasniqi, pohon se kanë arritur këngë për edicionin ne 28 të festivalit, si nga kompozitorë nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe duke garantuar transparencë dhe organizim dinjitoz të festivalit thotë se do të ju krijojë kushte kompozitorëve e këngëtarëve që të paraqiten në mënyrë sa më dinjitoze. Ai i fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha trevat shqiptare, që të konkurrojnë për edicionin e 28 të festivalit Zambaku i Prizrenit, për të dëshmuar, bukurinë e këngës së vjetër qytetare, për të dëshmuar se kënga e bukur qytetare duhet t’i mbijetojë kohës në të cilën antivlerat dominojnë.

Krasniqi pohon se do të angazhohet me të gjitha forcat dhe potencialin për përgatitjet teknike të orkestrës për performim live, skenën, ndriçimin dhe do të ndërmerren të gjitha hapat teknikë për një edicion më të mirë dhe garanton me angazhimin maksimal dhe transparencën më të madhe. Kushtet për konkurrim janë këto:

– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare ndërsa pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë: demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje,
-Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit.

Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja, të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.
Festivali ka karakter garues.
Punimet duhet të dorëzohen deri më 7 gusht në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2016. Edicioni i 28-të i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht.
Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e telefonit 044/049 187 394.
/PrizrenPress.com/

Suharekë: Gjuan me armë në aheng, arrestohet nga Policia

0

Policia e Kosovës njoftoi se për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ka arrestuar një person në fshatin Savrovë të Suharekës, i cili në një aheng familjar kishte shkrepur në ajër disa herë me revole.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një AK/47, një pistoletë, 69 copë fishekë dhe një gëzhojë”, njofton PK-ja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPresss.com/

Ramush Haradinajt i aprovohet kërkesa për pjesëmarrje në tryezën e 3 gushti

0

Burime të lajmi.net brenda AAK-së thonë se kërkesa e Haradinajt ka hasur në mirëkuptim nga Veseli dhe atij i është kthyer përgjigje pozitive.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kohë më parë kishte bërë kërkesë te kreu i Kuvendit, Kadri Veseli që të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit, ku do të debatohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Lajmi.net ka raportuar se Haradinaj, kundërshtar i madh i marrëveshjes aktuale të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, kishte kërkuar të jetë pjesë e tryezës.

Burime të lajmi.net brenda AAK-së thonë se kërkesa e Haradinajt ka hasur në mirëkuptim nga Veseli dhe atij i është kthyer përgjigje pozitive.

Kërkesa e Haradinajt ishte bërë për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duan), pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët.

Kjo tryezë është thirrur nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, kundërshtar i demarkacionit aktual, por që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë Kadri Veseli ai që ka propozuar debat një debat të tillë. /Lajmi.net

Prizren: Shtëpia ku të burgosurit hapën kanal 300 metërsh me lugë

0

Në rrugën “Gjergj Fishta” në Prizren ndodhet një ndërtesë e vjetër, për të cilën thuhet se ka qenë konsullatë, por edhe burg i regjimit serb. Ajo ishte konsullatë në kohën e AustroHungarisë, pastaj ka shërbyer edhe si burg e së fundi si spital, ku shëroheshin njerëzit me tuberkuloz,raporton Gazeta Kosova Sot.

Në Arkivin Shtetëror të Austrisë, sipas profesor Sylejman Randobravës, ndodhet një numër i madh i dokumenteve dhe i raporteve që Konsullata e Prizrenit ia ka adresuar Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë në Vjenë, përmes shefit të saj Graf Andrassy, përmes të cilave pasqyroheshin, në njërën anë, zhvillimet politike shqiptare në kohën e Lidhjes së Prizrenit dhe, në anën tjetër, pozicioni i diplomacisë vjeneze karshi shqiptarëve. “Një javë pas hapjes së Kongresit të Berlinit, më 18 qershor 1878, në raportin politik nr. 11, të konsullit austro-hungarez nga Prizreni, Jelinek, informohet qeveria habsburgiane se shqiptarët kanë ftuar në Prizren të gjithë prijësit e Shqipërisë, përkatësisht të Vilajetit të Kosovës, të Sanxhakut të Jeni Pazarit, të Hercegovinës, të Manastirit, të Epirit dhe të Thesalisë, me qëllim të mbajtjes së një tubimi të përgjithshëm, thuhet në një studim të S.Ukshinit”, tregon Randobrava.

Ndërtesa ishte e rëndësisë së madhe edhe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Randobrava tregon ndërtesën gjatë regjimit serb para Luftës së Dytë Botërore që ka shërbyer edhe si burg.

“Kjo ndërtesë ka pasur rëndësi edhe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse ka mundur të shërbente dhe si burg i regjimit të egër serb. Burgu ka qenë i njohur edhe për faktin se aty të burgosur patën arritur që me lugë të ushqimit të hapin një kanal nën tokë të gjatë mbi 300 metra dhe nga aty të arratisen. Arratisja asokohe ka pasur një jehonë, sepse ata nga burgu u vendosën në male si kaçakë”. Historiani Qazim Kabashi nga Korisha tregon se ka ndodhur edhe maskara e Kabashit si një revoltë e shqiptarëve.

“Masakra e Kabashit e vitit 1913 nuk qe e vetmja në tokat shqiptare të pushtuara nga serbët gjatë luftërave ballkanike ose më vonë, por kjo jehoi më shumë se ishte e para, të tjerat ndodhën pas kryengritjes së shtatorit të 1913, të tilla masakra ndodhën edhe në Nishor, Bllacë, Bellanicë, Jezerc, Kabash të Moravës, Dobrusht, Pobreg etj. Kjo kohë e rëndë e luftës për mbijetesë ekonomike politike e mbi të gjitha fizike e kombëtare u dhuroi gjeneratave të reja nga 4 këngët që këndoheshin për të bëmat e burrave të Kabashit. Rapsodi popullor krijoi këngët për Sali Shabanin, Mahmut Halitin, Hysen Rexhepin dhe Hajrush Sylemanin. Nga koha e luftërave antiosmane ishin krijuar edhe dy këngë e Vesel Kukës dhe e Haxhi Rrustës. E ndoshta këto ishin ato që kësaj lufte i bënë vend shumë të favorshëm në ndërgjegjen kombëtare, ndërsa burrave të Kabashit nder dhe respekt në rrethinë” tregon ai. Kabashi pohon se nuk di a ishin të burgosur, porse që të gjithë u ekzekutuan, sepse ishin atdhetarë e burra të fjalës.