20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6397

Anulohet koncerti bamirës me artistë turq në Prizren

0

Shoqata Down Syndrome Kosova njofton për anulimin e koncertit bamirës me artistë nga Turqia, i cili duhet të mbahej më 20 korrik të këtij viti.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Turqisë dhe në konsultim me shoqatën partnere turke është marr vendim për anulimin e koncertit bamirës të 20 korrikut në Prizren me artistë nga Turqia. Shprehim keqardhjen tonë për këtë vendim të cilin jemi detyruar ta marrim, ndërsa ju njoftojmë që jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë e realizimit të koncertit në një datë tjetër të afërt”, thuhet në njoftim.

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me shoqatën Engelsiz Yasam Vakfi (Unimpeded Life Foundation) nga Turqia kishin paralajmëruar koncertin bamirës në Prizren me artistë të njohur të pop skenës turke. Koncerti ishte paraparë të mbahej më 20 korrik 2016 në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, ndërsa do t’i dedikohej personave me sindromën Down.

“Megjithatë, zhvillimet e ditëve të fundit në shtetin e Turqisë, bashkë me shumë organizime të tjera kanë sjellë edhe anulimin e këtij koncerti. Shoqata Down Syndrome Kosova shpreh keqardhjen për viktimat dhe solidarizohet me popullin turk. Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë përkrahësit e shoqatës tonë dhe në veçanti sponsorët dhe partnerët e koncertit, me të cilët do të jemi në komunikim të ngushtë ditëve në vijim për t’i sqaruar të gjitha detajet e këtij organizimi”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Kënga më e re e Shyhretes (Video)

0

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën më të re.

Kënga më e re e Behlulit mban emrin “Për shoqni” dhe është me tekst të Ilir Beranit.

Ky është projekti më i ri i këngëtares e cila numëron shumë hite ndërsa edhe kjo këngë, ashtu si pothuajse të gjitha këngët e fundit është e realizuar me videoklip.

Për videoklipin është përkujdesur produksioni “Mproduction”.

Eksperimentet rrënuan drejtësinë, forcuan oligarkinë

0

Drejtësisë në Kosovë që nga paslufta, por edhe tani në vazhdimësi, i ka munguar një qasje serioze, por edhe interesimi që ajo të forcohet e të bëhet sa më efikase dhe e mirëfilltë. Veç kësaj, analistët e kësaj fushe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe opozita kanë thënë se me sistemin e drejtësisë janë bërë pandalshëm eksperimente që nga koha e UNMIKU-u dhe më pas edhe nga EULEX-i, por edhe nga njerëzit e mafio-politikës vendore, duke e shkatërruar kësisoj dhe lënë sistemin e drejtësisë në këtë gjendje dhe shumë të dobët.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në sistemin e drejtësisë ka pasur eksperimente të shumta dhe të nduarduarta, dhe ato, sipas tij, kanë ndodhur jo vetëm aty, por gjithkund, gjë që ky kaos është reflektuar drejtpërdrejt në jetën qytetare, në administratën shtetërore dhe kudo.

“Pasi këto gjëra janë bërë edhe në drejtësi, dështimi është reflektim i kësaj ndërhyrjeje, duke i ngadalësuar kësisoj proceset e shumta, që janë grumbulluar në kohën e sistemit komunist dhe atë të tranzicionit fillestar, duke bërë që në Kosovë të jenë të paprekshëm bashkëpunëtorët e UDB-së dhe të KOS-it, madje bashkë me bijtë e tyre të shpërndarë nëpër OJQ dhe si këshilltarë të oligarkëve politikë. Rrjedhimisht, ky kaos me ligje e norma, të cilat jo rrallë kanë qenë të pazbatueshme, ka qenë një livadh për të kullotur pa pengesa oligarkët dhe mafio-politika e Kosovës”, thotë ai.

Mafia e shfrytëzoi kaosin ligjor Tutje, në këtë drejtim Dibrani ka thënë se jemi dëshmitarë të asaj se jo pak ligje dhe norma juridike kanë rënë në kundërshtim të njëra-tjetrës, derisa, siç tha, shumë ligje nuk kanë mundur të adaptohen as nga EULEXi, që ishte pasardhës i UNMIK-ut, e lëre më nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

“Me sa duket, këtë konflikt dhe këtë gjendje kaotike e ka shfrytëzuar me perfiditet mafia e politikës në Kosovë, e cila ka instaluar pa asnjë pengesë sistemin e haraçit, përmes së cilit ka lulëzuar krimi ekonomik dhe ai politik, që e ka prekur gjithë sistemin administrativ në Kosovë, duke filluar nga ai qendror e deri në nivelin lokal”, u shpreh ai.

Veç kësaj, Dibrani shton se edhe vetë fakti se struktura e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga sistemi komunist i kohës së Serbisë, është lejuar që të vazhdojë punën me struktura të paprekshme, sipas tij, kjo nënkupton se një pjesë e tyre duke u përpjekur që t’i mbulojnë veprimet e atij sistemi, kanë bërë gabime të reja, gjë që efikasiteti i drejtësisë nuk ka mundur të preket e përjetohet nga qytetarët e Kosovës.
“Andaj, si duket oligarkët e politikës së Kosovës me mjeshtri i kanë përdorur hipotekat e së kaluarës së tyre duke i shndërruar prokurorë dhe gjyqtarë në levë jo të pushtetit, por të interesave të grupeve të caktuara”, tha ai.

Hipotekat e së kaluarës Sipas Dibranit, njerëzit e sistemit të kaluar, qofshin edhe eprorë të njohur, që kanë punuar në UDB dhe KOS, kanë vazhduar paprekur veprimtarin e tyre në dëm të Kosovës, dhe ata nuk e kanë harruar zanatin e hershëm për t’u shërbyer interesave të Serbisë, në dëm të interesit kombëtar dhe nacional.

“Natyrisht disa i kanë pasur hipotekat nga sistemi paraprak, ku një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenë korruptuar, të tjerë janë shantazhuar, e shumë e shumë të tjerëve u ka pamundësuar veprimi i mirë, që do të thotë se pa spastrimin e listave nëpër partitë politike, dhe pa ua ndaluar me ligj të tillëve, që të jenë përfaqësues të popullit edhe në pushtetin legjislativ, vështirë se do të bëhen hapa konkretë në sistemin e drejtësisë. Por, si duket vetë kupola e krimit lidhet drejtpërdrejt, ose në mënyrë indirekte, me kupolën e politikës, të cilët si duket janë edhe kupola e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë”, është shprehur Dibrani.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, tha se Kosova paimagjinueshëm është larg vendosjes së një sundimi të ligjit.

“Në anën tjetër, një shtet ku nuk sundon ligji, por sundon mafia asnjëherë nuk do të bëhet shtet i mirëfilltë, por do të jetë një shtet ku sundojnë kriminelët e të gjitha ngjyrave, e veçanërisht krimi i organizuar dhe i lidhur me politikën”, ka theksuar deputeti Adem Salihaj për gazetën “Kosova Sot”

Duhet të iniciohet reforma Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, thotë se eksperimente të shumta janë bërë në këtë drejtim që prej kohës së UNMIK-u, ku ky mision, sipas tij, kishte bërë disa dështime, por edhe kishte zhvilluar një program të rikonstruimit të drejtësisë në Kosovë me kuadro të vjetra, dhe që aty kishte kuadro, të cilët kishin punuar në drejtësinë e dhunshme gjatë viteve të 90-ta, derisa më pas kishte filluar të rekrutojnë kuadër të ri. Ai tha se problemet e drejtësisë së UNMIK-ut ishin edhe në mandatet kontraktuese të dhëna, përderisa EULEX-i kishte marrë kompetenca vendore, duke respektuar ligjet aktuale, por duke vepruar njëjtë për rastet e rënda.

“Andaj, përplot eksperimente janë bërë në drejtësinë vendore, duke vendosur edhe kuadro me ndërhyrje nga bosët e politikes, të cilët i referuan ata për qëllime të caktuara, gjersa ndikimi apo ndërhyrja këtu vlerësohet se bëhet nga njerëzit e të gjitha partive. Andaj, presidenti duhet që të fillojë inicimin e reformës së bashku me KGJK-në dhe KPK-në, ngase është edhe garantues i funksionimit të institucioneve demokratike e të pavarura. Pra, në këtë aspekt, Thaçi ka problem si duket t’i kuptojë kompetencat kushtetuese ose qëllimisht u shmanget atyre kompetencave”, ka potencuar Burjani për gazetën “Kosova Sot”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se jo vetëm se është bërë eksperiment, por edhe është lënë qëllimisht niveli i sistemit të drejtësisë i dobët, në mënyrë që, sipas tij, krimi i organizuar dhe korrupsioni të lulëzojnë dhe në të njëjtën kohë të ketë vërejtje edhe nga mekanizmat e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ne mendojmë se është dashur që të ketë shumë kujdes, sidomos në rend dhe ligj dhe në drejtësi, sepse funksionimi i shtetit varet shumë nga stabiliteti ligjor e juridik, por nuk ka ecur një projekt i tillë”, tha ai. / Kosova Sot

Lucy Watson super sexy

0

Lucy Watson nuk ka respekt për armiqtë e saj, të cilët e kishin kritikuar për format e saj trupore. Ajo ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram një imazh super sexy.

26-vjeçarja Made In Chelsea dukej si yll me pamjen e saj, duke iu përgjigjur kështu atyre që diskutuan formën e saj.

Lucy Watson1

Pinë një shishe me alkool, vdesin 21 persona

0

Një shishe me pije alkoolike u ka shkaktuar vdekjen të paktën 21 personave. Ngjarja ka ndodhur në shtetin indian Uttar Pradesh. Policia ka arrestuar një person që mendohet se është përgjegjës për shitjen e pijes.

Lajmin e bën të ditur “Zee News”, sipas të cilës, të premten e kaluar, pesë persona kanë ndërruar jetë menjëherë pasi kishin shfaqur simptoma helmimi, ndërsa gjashtë të tjerë kanë humbur shikimin pasi kanë konsumuar pijen e blerë në një dyqan të zonës rurale ku jetonin.

Guvernatori i shtetit të Uttar Pradeshit, Akhilesh Yadav, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të disa gjyqtarëve dhe funksionarëve lokalë.

Dyshohet se pija që u mori jetën 21 personave ka qenë e falsifikuar dhe jashtë të gjitha parametrave të përcaktuar nga ligji.

Krim në familje: Gruaja vret me thikë burrin derisa ai flinte

0

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër, ku gruaja i ka marrë jetën të shoqit duke e qëlluar për vdekje me sëpatë teksa ai flinte.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e hënë në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Gjatë natës 35- vjeçarja Mirela Buzalli ka vrarë në gjumë me sëpatë bashkëshortin e saj Shkëlzen Buzalli 45 vjeç.

Pas krimit e dyshuara është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë të Vaut të Dejës, duke treguar gjithçka. Paraprakisht dyshohet se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ushtarët nuk janë zgjidhja

0

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, Fitues i Çmimit Nobel, ka folur rreth situatës kaotike në Turqi, pas tentativës së ushtarëve për grusht shteti ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoan.

Ai ka thënë se ushtarët nuk janë zgjidhja e problemeve të Turqisë.

“Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, që shkaktoi shumë viktima, edhe mes civilëve, gjatë përplasjeve që ndodhën natën e të premtes, më shkakton një dhimbje të thellë”.

“Edhe unë, ashtu si miliona qytetarë turq, natën e të premtes kalova orë të tëra përpara televizorit, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e grushtit të shtetit, dhe rezistencën që iu bë prej rrjeteve televizive”.

“Edhe unë i përqendruar, bashkë me miliona telespektatorë të tjerë, në tentativën për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë”.

“Dua të them se unë kam një besim të plotë te demokracia. Pastaj, për shumë arsye të ndryshme, unë jam kritik ndaj Qeverisë aktuale të AKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Megjithatë, dua ta them me shumë qartësi se grushtet ushtarake të shtetit nuk janë kurrë një zgjidhje për problemet e Turqisë”.

“Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh ‘të suksesshëm’, dhe katër ‘të dështuar’… Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdha, dhe njerëzit edhe më të pakënaqur. Kështu që, ndihem i lehtësuar që, partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit. Sepse, e ardhmja e Turqisë është te demokracia e plotë”, ka shkruar Pamuk në mesazhin e tij. / Bota.al

Bie koalicioni, Rama thërret urgjent qeverinë

0

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat e tij.

Zhvillimet vijnë pas deklaratës bombë të Ilir Metës që paralajmëroi rënien e koalicionit dhe kërkoi qeveri teknike me dhe pa reformën në drejtësi.

Burime të sigurta i thanë Opinion.al se në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme Rama ka thirrur urgjent në vilën qeveritare në Durrës, ministrat e PS dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Mbledhja po vazhdon edhe në këto momente. Opinion.al do tju informojë në vazhdimësi mbi të gjitha zhvillimet në vazhdim.

Flasin familjarët e puçistit nga Prizreni, Adem Hudut! (Video)

0

Gjenerali turk, Adem Huduti – me origjinë nga Kosova e i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan – një pjesë të fëmijërisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit. Në këtë lokalitet, ende jetojnë një pjesë e kushërinjve të tij, kryesisht nga ana e nënës.

Ata tregojnë se Huduti u largua nga Kosova në moshën pesëvjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij.

Një kushëriri i tij thotë se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbur, veçse me gjeneralin rrallë fiste.

E, një kushërirë tjetër e Hudutit, thotë se gjenerali turk me prejardhje nga Kosova nuk është shqiptar. /Klan Kosova/

 

Zhduken 42 helikopterë, a po përgatitet puç i ri kundër Erdoganit?

0

Kjo, sipas medieve turke, e rrit frikën për një puç të ri ushtarak kundër Erdoganit.

Së paku 42 helikopterë janë zhdukur në Turqi që nga nisja e puçit ushtarak kundër presidentit Erdogan dhe institucioneve shtetërore.

Kjo, sipas medieve turke, e rrit frikën për një puç të ri ushtarak kundër Erdoganit.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik ka mohuar informacionet për zhdukjen e disa avionëve.

“Prej mbrëmë flas, momentalisht nuk ka avion të zhdukur. Edhe unë më herët kam dëgjuar informacionet se janë zhdukur pesë-gjashtë helikopterë, se është zhdukur një avion, por kjo as për së afërmi nuk është e vërtetë”, ka pohuar Isik.