Anulohet koncerti bamirës me artistë turq në Prizren

Shoqata Down Syndrome Kosova njofton për anulimin e koncertit bamirës me artistë nga Turqia, i cili duhet të mbahej më 20 korrik të këtij viti.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Turqisë dhe në konsultim me shoqatën partnere turke është marr vendim për anulimin e koncertit bamirës të 20 korrikut në Prizren me artistë nga Turqia. Shprehim keqardhjen tonë për këtë vendim të cilin jemi detyruar ta marrim, ndërsa ju njoftojmë që jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë e realizimit të koncertit në një datë tjetër të afërt”, thuhet në njoftim.

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me shoqatën Engelsiz Yasam Vakfi (Unimpeded Life Foundation) nga Turqia kishin paralajmëruar koncertin bamirës në Prizren me artistë të njohur të pop skenës turke. Koncerti ishte paraparë të mbahej më 20 korrik 2016 në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, ndërsa do t’i dedikohej personave me sindromën Down.

“Megjithatë, zhvillimet e ditëve të fundit në shtetin e Turqisë, bashkë me shumë organizime të tjera kanë sjellë edhe anulimin e këtij koncerti. Shoqata Down Syndrome Kosova shpreh keqardhjen për viktimat dhe solidarizohet me popullin turk. Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë përkrahësit e shoqatës tonë dhe në veçanti sponsorët dhe partnerët e koncertit, me të cilët do të jemi në komunikim të ngushtë ditëve në vijim për t’i sqaruar të gjitha detajet e këtij organizimi”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit