17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6406

DokuFest me 238 filma për edicionin jubilar

0

DokuFest ka shpallur sot programin e filmave për edicionin jubilar të 15-të, i cili do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë. Të zgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, festivali do të prezantoj 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Kategoritë garuese të festiavalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentar, të filmave të shkurtë dhe eksperimental, të cilët janë nisë në qytetin sharmant të Prizrenit dhe kinemave të tij të njohura.

Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Një përzgjedhje e filmavë që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Rrenave, është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën.

Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuele goditëse që përputhet me temën e këtij viti.

View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë në Substancat Magjike: Muzika në Film premton një shiqim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.

Festivali do ti bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe të botës Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali poashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtër të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels. Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, poashtu do të shfaqet.

Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqën të arrijnë Evropën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti. Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë!

“DokuFest po feston edicionin e tij të 15-të me një program eklektik të filmave. Ne shpresojmë që ata do të ju mahnisin, emocionojnë dhe befasojnë aq sa edhe neve”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest.

“Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërës të ri dhe mjeshtërat e kinemasë në këtë përvjetor”. /PrizrenPress.com/

Alarmohet Serbia, gjendet një bombë në Beogradin e ri

0

Eksplozivi është gjetur mbrëmë gjatë mesnatës në ishullin që ndanë Beogradin e vjetër dhe Beogradin e ri, vendi i quajtur Ada Medica. Kështu kanë raportuar burime brenda policisë për Tanjug.

Ekipet emergjente dhe policia speciale janë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që zhytësit po kërkojnë nën ujin e lumit Sava.

Mourinho: Ibra i këndshëm, fitues dhe golashënues

0

Trajneri portugez ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sipas Mourinhos, Ibrahimovic është një djalë i këndshëm dhe fitues i lindur dhe nuk është ashtu si duket në shikim të parë, tip arrogant.

“Ju duhet të kuptoni atë. Ai është një djalë i këndshëm dhe në qoftë se ju nuk e dini atë, ndoshta ju mendoni se me disa citate ai është pak arrogant”, deklaroi Mourinho.

“Por, ai është vetëm një djalë i këndshëm. Pra, unë do të thosha vetëm se është i këndshëm, fitues dhe golashënues”.

“Unë kam qenë kaq i lumtur që kam marrë atë, dhe natyrisht, ai është i lumtur për të punuar me mua tani”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, Zlatan Ibrahimovic ishte në urdhrat e Jose Mourinhos edhe te koha sa ishin në skuadrën italiane, Inter.

Shfaqet Ceca, flet për jetën e saj pas vdekjes së Arkanit

0

Këngëtarja serbe e muzikës folk, Svetlana Ceca Raznatoviç në një intervistë për revistën “Ekskluzive” ka folur për jetën e saj dhe fëmijët e saj pas vdekjes së Arkanit – Zeljko Raznatoviç, udhëheqës i paraushtarakëve dhe njërit ndër kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Veljko dhe Anastasija Raznatoviç, janë dy fëmijët e këngëtares serbe Ceca dhe të njohurit Arkan, për të cilët ajo thotë se i ka rritur me dashuri dhe nuk ka lejuar që asnjëherë fëmijët e tyre të ndjenjë urrejtje ndaj ndokujt, përcjell Gazeta Express.

“Ata janë rritur pa baba, mirëpo mendoj që kam bërë punë të mirë në zhvillimin e tyre, pasi ata janë tani të mbushur vetëm me dashuri për secilin person”, thotë Ceca.

Ceca gjithashtu flet për problemet e së kaluarës, duke përfshirë edhe vdekjen e bashkëshortit.

Ajo rrëfen se tani në familjen e saj, nuk përmendet ajo kohë – koha kur bashkëshorti i saj Arkan ishte akuzuar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për vrasjet në kohën e ish-Jugosllavisë, e më pas i ekzekutuar edhe në Beograd, vrasësi i të cilit ende nuk dihet.

Arkani u vra në Beograd nga një vrasës i panjohur, në muajin janar të vitit 2000.

Dua Lipa ruan traditën (Foto)

0

Këngëtarja kosovare tashmë me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale të Instagram ku shfaqet me një veshje që ngjason me ato të veshjeve popullore shqiptare.

Në këtë foto shihet kombinimi i dy ngjyrave kombëtare shqiptare, të kuqes dhe të bardhës.

Dua Lipa ruan traditen1

City heq dorë nga Bonucci

0

Pasi e kanë kthyer vëmendjen tek lojtarë të tjerë në Angli, Manchester City duket se kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi Italian ka qënë shumë i lidhur me një kalim në Etihad Stadium së fundi, pasi që agjenti i tij fluturoi për në Angli dhe Pep Guardiola me Cityn ishin të gatshëm ta hapnin kuletën për mbrojtësin, por Juventus dhe Bonucci nuk u bindën për një lëvizje.

The Guardian njofton se tani të kaltrit nga Manchester janë të interesuar t’i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Evertonit, John Stones që konsiderohet njëri nga mbrojtësit më premtues në Premier Lighe dhe kushton 40 milionë funte.

Pogba befason për Ronaldon

0

Mesfushori i Juventusit ka thënë se ylli i Real Madridit e meriton “Topin e Artë”, pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe “Euro 2016”.

“Topin e Artë do t’ia jepja Cristiano Roanldos sepse ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian”, tha Pogba për ESPN.

“Kush është më mirë Messi apo Ronaldo? Më pëlqejnë të dy”, tha francezi.

Veteranët kërcënojnë Qeverinë

0

Dyert e institucioneve të Kosovës do të mund të bllokohen sërish. Pranë Qeverisë dhe Kuvendit pritet të kthehen me protesta ish-ushtarët e UÇK-së. Ata thonë se këtë veprim do ta bëjnë nëse shteti nuk i gjen paratë për t’ua paguar pensionet e premtuara.

E në Qeverinë e Kosovës tashmë janë deklaruar se për pensionet e veteranëve kanë para vetëm edhe për disa muaj, shkruan Gazeta Fjala.

Vërejtje se mund të rrezikohet buxheti nga pagesa e veteranëve Qeveria e Kosovës ka marrë edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar.

“Ne jemi në një fazë ku e rrezikojmë marrëveshjen drejtë për së drejti me FMN-në. Nuk e di ende se çfarë zgjidhje duhet gjetur tani për ta tejkaluar këtë çështje. Të dhënat e fundit tregojnë numrin prej 46 mijë e 230 veteranëve. Kjo i tejkalon të gjitha parashikimet tona”, ka deklaruar ditë më parë Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Mirëpo, atyre që luftuan për pavarësinë e Kosovës nuk iu interson aspak ky fakt.

Kryetari i veteranëve të Kosovës, Smajl Elezaj, thotë se Qeveria është e obliguar ta respektoj ligjin, për të vazhduar me pagesa për veteranët.

Elezaj, e quan propagandë një vendim të tillë, derisa arsyetohet se numri prej 46 mijë i veteranëve, nuk merr paga nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, një numër i tyre janë të punësuar, ndërkaq disa prej tyre punojnë edhe jashtë shtetit, gjë që sipas Elezajt, i tërhjek automatikisht, nga lista e pagave një numër të tyre.

“Nuk janë 46 mijë veteranë që do të marrin paga nga buxheti i Kosovës, pasi një numër i konsiderueshëm janë të punësuar, disa punojnë jashtë, kanë pas biznese dhe i kanë shly bizneset. Nuk ka fuqi ekzekutive Qeveria të merr vendim , përshkak se ligji është i miratum në Parlament të Kosoves”, ka thënë për Gazetën Fjala, udhëheqësi i veteranëve.

Elezaj, tregohet mjaft i vendosur e i guximshëm, duke i adresuar një lloj forme Qeverisë kërcënime, se nuk mund të konfrontohen me veteranët.

“Duhet ti gjajnë burimet për me u përball me veteranët, nuk besoj që janë aq budall me u konfrontu me veteranët, sjemi aq budall, që me u ballafaqu me neve”, ka deklaruar ai.

Protestë, nëse nuk paguhen veteranët

E nëse veteranët, nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre, për të marrë pagat që iu takojnë me ligj, ata kanë gjetur një rrugë tjetër alternative për t’iu kundërpërgjigjur vendimit të Qeverisë.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjën e veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Gazetën Fjala, se qeveria është dashur me kohë ti bëj planifikimet buxhetore.

Mirëpo, përkundër kësaj, nëse vendimi i Qeverisë do të fuqizohet, Qeriqi, ka thënë se protestat janë të pashmangshme.

“Qeveria me kohë është dasht me i ba planifikimet buxhetore .Na kemi reagu për këtë çështje mirëpo Qeveria nuk ka reagu në këtë drejtim Në rast se nuk paguhen veteranët, protestat janë të pashmangshme”, ka thënë për Gazetën Qeriqi.

Se me ligj iu takon paga prej veterani, njësoj sikur Smajl Elezaj, mendon edhe Qeriqi. Derisa ky i fundit, pohon se vazhdimisht janë bërë keqpërdorime me këtë kategori.

“ Qeveria është e obligume me ligj me i kry obligimet për veteranët.Në vazhdim janë ba shkelje e ka pas keqpërdorime. Si do që të jetë nëse nuk jepen pensionet siq shihen me ligj do të protestojmë”, ka shtuar ai.

Derisa, Fondi Monetar Ndërkombtar, vazhdimisht po alarmon, se numri për të paguar 46 mijë veteranët, po e rrezikon buxhetin e shtetit edhe për vitin e ardhshëm.

Në një prononcim për Gazetën Fjala, shefi i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen ka thënë se për momentin pensionet e veteranëve janë të mjaftueshme por nëse nuk reformohen skemat e lidhura me luftën buxheti për vitin 2017 mund të jetë në rrezik.

“…vitin e ardhshëm do të jetë vërtetë e vështirë për të mbajtur deficitin brenda kufijve të rregullës fiskale në qoftë se nuk bëhet asgjë”, ka bërë të ditur shefi i FMN-së, për Gazetën Fjala. /Gazeta Fjala

Në Prizren, sonte mbahet festivali i këngës për fëmijë “Fluturat”

0

Në Prizren çdo gjë është e gatshme, që sonte nga ora 20 e 30 në skenën e bukur, në qiellin e hapur, në kejin e Lumëbardhit, në Shatërvan të Prizrenit, të këndojnë 21 fëmijë të talentuar, këngët e reja enkas të krijuara për edicionin e 16 të Festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016” të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Kuvendit Komunal të Prizrenit që organizohet nga Studio Helix.

Organizatori i Festivalit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për të ju krijuar kushte fëmijëve, që synojnë botën e këngës. Nga këngët e paraqitura në konkursin për edicionin e 16, janë përzgjedhur 21 kompozime që i përshtaten karakterit të festivalit, dhe sipas organizatorit ofrojnë vlera të mirëfillta muzikore.

Istref Krasniqi, drejtor i Studio Helix, njofton se çdo gjë është e gatshme, ndërsa njofton se renditja e paraqitjes së këngëve, do të hidhet me short gjatë provës gjenerale që mbahet nga ora 17, dhe sipas tij ky short të të behet që të mos ketë ankesa, në renditjen e paraqitjes së këngëve. Ai gjithashtu njofton se emrat e jurisë do të bëhen publike vetëm para fillimit të festivalit, me qëllimin më të mirë, që të mos ketë ndikime në juri, dhe që kënga më e mirë të fitojë.

Në edicionin e 16 të festivalit për fëmijë “Fluturat 2016” do të paraqiten këta emra të talentuar që nesër do të jenë pjesë e skenës sonë muzikore: Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare”, Vesa Berisha me këngën “S’je i vetëm”,Erina Baftijari, me këngën “Mami im”, Elsa Randobrava me këngën “Dua”, Ester dhe Gjina Kraki, me këngën “Edhe shoqe, edhe motra”, Embla Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”, Melosa Fazliu me këngën “Mos i braktisni”, Jora Lleshi me këngën “Tridhjetë e dy dhëmbë”, Luljeta Bega, me këngën “Qilimi Fluturus”, Olisa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”, Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën “Tre ishujt”, Klea Sinamati me këngën “Kurorë dëshirash, Dhurata Rada me këngën “Do ta pushtojë botën”, Ermira Kastrati me këngën “Kampionët”, Puhiza Shemsedini me këngën “Festivali i fëmijëve”, Ela Kazazi me këngën “Dede”, Eda Lecaj me këngën “Vëllai im”, Dribardha Krasniqi me këngën “Engjellusha”, Erëza Elshani me këngën “Mbretëreshë pa viza”, Marigona Imeri me këngën “Marigona i këndon kukullës” dhe Era Xhakli me këngën “Lule për mësuesen”.

Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton se për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 euro dhe për vendin e tretë 200 euro. Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it. Gjithashtu nga revista “Fidani” do të ndahen çmimi për tektin më të mirë të këngëve.

Festivalin do ta hap kori i fëmijëve “Yjet” nga Prizreni. /PrizrenPress.com/

U ikën nga duart i ndaluari kosovar, arrestohen dy policë në Tropojë

0

Dy punonjës të policisë kufitare të Tropojës janë vënë në pranga nga kolegët e tyre, pasi duke shoqëruar një person të ndaluar nga Kosova ai iu është larguar me vrap.

Menjëherë, struktura e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme kanë vënë në pranga 2 punonjësit e policisë Musa Bisheva 53-vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Piken e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, si edhe Gëzim Shabanaj 48 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Piken e Kalimit kufitar Qafë Morinë.

Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” për ngjarjen që ka ndodhur më 13 korrik kur Xhevat Thaçi, i ndaluar prej tyre, iu ka ikur nga duart teksa po e shoqëronin. /shqiptarja.com