10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6479

Rrahje në Rahovec, arrestohen dy persona

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy meshkuj shqiptarë në Rahovec, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja nuk do të dorëhiqet

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë se kryetari Ramadan Muja nuk do të japë dorëheqje përkundër një protestë të thirrur për sot në Prizren ku do të këkohet që ai të largohet nga komuna pas vdekjes së një fëmije tre vjeçar pas shembjes së murit të një shtëpie të vjetër.

Berisha i ka thënë Insajderit se Muja do t’i qëndroj besnik votuesve të tij.

“Kryetari i Komunës vazhdon me qëndruar besnik votuesve të tij në zgjedhjet e fundit elektorale dhe konsideron se duke iu shërbyer me politika dhe me vendimmarrje administrative po e mbron interesin e qytetarëve dhe vazhdon me përmbush mandatin,” ka thënë ai.

“Ai është zëri i 36 mijë qytetarëve të cilët me votën e tyre e kanë votuar si kryetar të tyre”, ka shtuar ai.

Sot në Prizren do të mbahet protestë qytetare, ku do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi.

Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar se protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, në Sheshin” Shatërvani”, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tri vjeçare.

Javën e kaluar, një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe se në gjendje të rëndë janë edhe nëna me fëmijë tjetër, 10 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se ministria ka insistuar që ajo zonë ku ka edhe shtëpi të tjera të vjetra duhet të ruhet, porse sipas saj, ata kanë dërguar kërkesë nga Komuna e Prizrenit që të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin.

Kryeprokurori Hoxha ka thënë se në këtë rast ka elemente të neglizhencës.

“Ka diçka, me siguri do të ketë diçka. Sigurisht që ne do të marrim ndonjë veprim”, ka thënë ai.

Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.

Komuna e Prizrenit ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por si pasojë e vonesave burokratike të tenderimi është vonuar./Insajderi.com

Prizren: Burri rrah bashkëshorten, arrestohet

0

Dje në Prizren, rreth orës 18:30, është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Tentim vrasje e rëndë në Malishevë

0

Në fshatin Novosellë të Malishevë, mbrëmë rreth orës 23:05, është qëlluar me armë zjarri një mashkull shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar, pasi që i njëjti pas një komunikimi verbal ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull k/shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Policia e Kovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar arma e përdorur në rast e llojit TT me një karikator me 9 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm ndërsa në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kanye West nis turneun muzikor

0

Kanye West po rikthehet në skenë!

Reperi fitues i çmimit Grammy do ta nisë një turne muzikore për herë të parë pas tre vjetësh, për nder të albumit të tij të shtatë “The Life of Pablo”.

Koncertet janë planifikuar të fillojnë me 25 gusht në Indianapolis dhe do të vazhdojnë më pas në qytetet e mëdha të Amerikës së Veriut, si Boston , Çikago dhe New York, para shfaqjes së fundit në Las Vegas me 29 tetor.

Vrasje në Tropojë, një i vdekur e një i plagosur

0

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një konflikti mes të rinjve. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrnicë të Tropojës, teksa dy të rinjtë ishin ulur në një lokal duke parë ndeshjen. Sipas dëshmitarëve, ata kanë debatuar me një person tjetër, debat i cili më pas ka degraduar.

Policia ka bërë të ditur se Ardit Mrishaj, 25 vjeç dhe Florian Qehaja, 29 vjeç, kanë qenë në një lokal në fshat duke parë Portugali-Islandë. Mrishaj dhe Qehaja në një moment kanë debatuar me shtetasin Henerik Niklekaj.

Pas një sherri fillimisht verbal e më pas fizik, Niklekaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar. Si pasojë ka ndërruar jetë Ardit Mrishaj dhe është plagosur Florian Qehaja.

Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ka shkruar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ShekulliOnline/

Suhareka pret në ankth zjarret e verës

0

Njësia për Shpëtim dhe Zjarrfikës në komunën e Suharekës po kërkon trefishin e stafit që ka aktualisht për t’u bërë ballë emergjencave.

Aktualisht në këtë njësi që përkujdeset 24 orë për thirrjet e qytetarëve, punojnë 14 veta, por drejtues të tij thonë se për ta kryer punën si duhet, nevojiten edhe 40 zjarrfikës.

Kjo njësi punon me ndërrime, 3 zjarrfikës në një ndërrim, ndërsa për intervenim shkojnë vetëm 2 zjarrfikës, ndërsa kur ndodh që të bëhen dy thirrje në të njëjtën kohë, atëherë vetë zjarrfikësit duhet të vendosin se cili rast është më urgjent për të intervenuar.

Vehbi Krasniqi, udhëheqës i njësisë për shpëtim dhe zjarrfikës në Suharekë, tha për KALLXO.com, se njësia që e drejton probleme me numrin e vogël të punëtorëve, që ndikon direkt edhe në intervenimet në teren.

“Një ekip për të qenë sa më i suksesshëm në intervenim, duhet të ketë minimumi 5 zjarrfikës, kurse ne në intervenim shkojmë me dy zjarrfikës”, tha Krasniqi.

Kur po i afrohet stina e verës dhe emergjencat janë më të shpeshta, kjo njësi ka bërë kërkesë në komunën e Suharekës, për 10 punëtorë sezonalë, për t’i përmbushur kërkesat sado pak, gjatë verës.

Nënkryetari i komunës së Suharekës Rexhep Kuqi, tha për KALLXO.com, se janë të njoftuar me problemet që ka kjo njësi, por zjarrfikësit.

Ai tha se kanë pranuar kërkesën dhe kanë planifikuar që gjatë muajit të verës të marrin 10 punëtorë sezonalë.

“Ne planifikojmë që gjatë tre muajve të verës të marrin 10 punëtorë sezonalë, kuptohet paguhen me kontrata mbi vepër”, tha Kuqi.

Në pamundësi për t’i përmbushur nevojat që ka Njësiti, Nënkryetari i komunës bën apel te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm me zjarrin gjatë verës.

“Shpresojmë që edhe qytetarët të jenë më të vëmendshëm gjatë punëve që i bëjnë në fushë, sidomos gjatë muajit korrik, gjatë korrjeve së grurit, kur ka raste kur i djegin arnishtat”, tha Kuqi. /Kallxo.com/

Chris Brown koncert në Shqipëri!

0

Chris Brown ka bërë të ditur në rrjetin e tij social të Instagram datat e koncerteve që do të zhvillojë këtë verë.

Mes këtyre datave të këngëtarit të famshëm amerikan ndodhet edhe Shqipëria.

Brezzy do të jetë më 8 korrik në Durrës, por deri më tani nuk është bërë ndonjë promo se ku do të performojë këngëtari.

Chris Brown ka bashkëpunuar dhe me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Orën, duke sjellur hitin “Body On Me”.

Zafiri thirrje për Veselin: Lirojeni Ramadan Mujën!

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha i ka bërë thirrje publike kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që të lirojë dhe dërgoi në shtëpi kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën. Ai, madje ka sugjeruar që një gjë të tillë të bëjë para fillimit të protestës.

“Liroje të gjorin R. Mujën që të shkojë në shtëpi para se me fillu protesta në ora 12:00”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Mos u bënë si Hashim Thaçi i cili para dy viteve e obligoi të kthehet në punë pas një jave që kishte shkuar në shtëpi, ku gjykata e kishte dënuar me dy vite burg për krim të organizuar, korrupsion dhe shkelje të ligjit”, shkruan Berisha. /PrizrenPress.com/

Sot protestohet në Prizren, kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës dhe dy ministrave

0

Sot në Prizren do të mbahet protestë qytetare, ku do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi.

Xheneta ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë nga shembja e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike në Prizren.

Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar se protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, në Sheshin ”Shatërvani”, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tri vjeçare.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës së sotme për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës. /PrizrenPress.com/

Prizren-proteste1