13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 6485

Rreziku nga skziofrenia në Kosovë

0

Pesë muaj më parë në një qytet të Gjermanisë një grua e prekur nga sëmundja e skizofrenisë i hodhi vaj të nxehtë burrit të saj në kokë dhe iku nga shtëpia.

Gjykata në këtë rast do të vendosë nëse ajo do të dënohet për shkaktim të lëndimeve trupore të bashëshortit të saj apo do të shtrohet në spital psikatrik.

Sëmundjet mendore si të 45 vjeçares në vendin tone gjatë dy viteve të fundit kanë shënuar shifrën prej 198 rasteve nga 501 hospitalizime sa kanë qenë në Klinikën Psikiatrike shkruan Gazeta Fjala.

Sipas Drejtorit të kësaj klinike, Shaban Mecinaj mosha e këtyre të prekurëve në Kosovë vjen varësishtë nga lloji i skizofrenisë që ata kanë.

“Disa paraqiten në moshë të re dhe kanë prognozë më të keqe, derisa një grup tjetër i skizofrenive mund të paraqiten në faza të mëvonshme të jetës dhe të menaxhohen më lehtë, nga aspekti mjekësor dhe shoqëror”, ka thënë ai.

Derisa gjinia e këtyre të prekurev sipas drejtorit të KP- së është më shumë mashkullore për arsye se burrat tentojnë të fshehin sëmundjen dhe nuk kërkojnë ndihëmn e psikiatrit.

Psikologu Adem Shala thotë se problemet e shëndetit mendor janë kthyer ne një problem shumë të madh veçanërisht vitet e fundit edhe në Kosovë.

E sipas tij njëri nga këto probleme është edhe skizofrenia shkruan Gazeta Fjala.

“Si një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që njerëzit e rëndomtë e quajmë “çmenduri””, ka deklaruar Shala.

Kosovarët shkojnë te hoxha për shërim

Ndonësë në Klinikën e Psikiatrisë ekzikton reparti i posaqëm per trajtim te psikozave akute dhe atyre kronike ( skizofrenive ).

E sipas drejtorit të kësaj klinike kushtet jane te pranueshme nga aspekti i ofrimit dhe qasjes profesionale ( psikiatrik dhe psikologjik).

Pavrësisht kësaj klinike, kosovarët e prekur me çrregullime mendore shpesh e shohin më të përshtatshme shkuarjen te hoxha, e mjëkët popullor se sa te specialistët e kësaj sëmundje.

Sipas Mecinaj arsyet për mos kërkimin e ndihmës së psikiatrit i përkasin aspektit kulturor, tradicional me teper, ngase kerkojne edhe ndihma alternative, tek mjeket popullore, prijes fetar etj.

Derisa psikologu Shala tregon se ky çrregullim kërkon trajtim nga profesionistët e shëndetit mendor për shkak se në momentin që e vërtetojnë diagnozën nisin trajtimin me antipsikotikë.

Ky çrregullim nuk mund të trajtohet asesi nga mjekët popullor sipas psikologut sepse është një prej atyre problemeve mendore më të vështira.

“Ndoshta për shkak të stigmës që egziston, kjo i shtynë më shumë që populli ynë mos ta pranojë si çrregullim dhe për rrjedhojë hezitojnë ta kërkojnë ndihmën e psikiatrit”, ka thën Shala.

Ndërkaq në KP aktualisht janë 16 specialist psikiatër, 5 psikolog klinik dhe 15 specializant, kurse psikiatrit e licencuar e trajtojnëskizofreninë.

Deri tani sipas drejtorit tëklinikës nuk ka pasur iniciativë për subspecilzim, që nënkupton një sepcialzim vetëm për sëmundjen e skizofrenisë.

Kjo sepse sipas tij diagnoze e skziofrenisë paraqet edhe entitetin kryesor me të cilin merret psikiatri ( psikiatria).

Hulumtimet që janë bërë në lidhje me skziofreninë tregojnë se ajo përfshinë nga 0.5 për qind deri në 1 për qind të njerëzve në gjithë botën.

E mosha më e shpeshtë e paraqitjes së kësaj sëmundje me epsidoat e para psikotike është 21 tek meshkujt e 27 te femrat.

Studimet tregojnë se në shfaqjen e kësaj sëmundje ndikon edhe gjenetika, mundësia që të zhvillohet ky çrregullim nëse njënga prindërit është deagnostifkuar me skizofereni është 10 deri në15 përqind.

Ndërkaq shkaqet e paraqitjes së kësaj sëmundje mendore sipas psikologut Shala ende janë të panjohura./GazetaFjala/

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në aksin Rubik-Milot.

Siç raporton “Ora”, dyshohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një person mund të ketë mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Mësohet se njëri prej mjeteve është me targa të Kosovës.

Italia shpëtoi mbi tre mijë emigrantë

0

Më shumë se 3.000 emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë dy trupa janë gjetur të pajetë.

Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare italiane, e cila shton se për shpëtimin e jetëve në det janë angazhuar 15 anije  dhe 1950 trupa të ekipeve të shpëtimit, transmeton OraNews.

Të gjitha operacionet janë zhvilluar në rrugën mes Libisë dhe Italisë, e riaktivizuar shumë pas ngritjes së temperaturave dhe mbylljes së rrugës ballkanike.

“Nuk vendosa rastësisht të shkoj në Libi apo Itali, kështu thjesht në një moment, jo.  Ishte dhimbja që më detyroi të ndërmarrë këtë udhëtim. Dhe këtu flas për vdekje kudo, uri, dhimbje e skamje”, thotë Mikeli,21 vjeç nga Nigeria.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në tre javët e fundit është rritur shumë jo vetëm numri i emigrantëve që tentojnë Evropën nga Libia në Itali, por edhe numri i vdekjeve të tyre në det.

2.809  persona kanë humbur jetën që nga janari i këtij viti, rreth 1 mijë herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reagimi kombëtar për demarkacionin

0

Një grup studiuesish nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan të premten një tribunë shkencore me temë “138 vjetori i Lidhjes së Prizrenit – kufijtë e trevave shqiptare”.

Ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, historisë, filozofisë, shkencave politike, gjeografisë dhe hartografisë diskutuan mbi këtë ngjarje me rëndësi historike, si një organizim kombëtar për mbrojtjen e trevave shqiptare.

Konfereca u mbajt në Bibliotekës Kombëtare, e cila çeli ekspozitën arkivore me materiale mbi Lidhjen e Prizrenit.

Në këtë përvjetor të Lidhjes së Prizrenit oratorët trajtuan çështjen e kufijve të trevave shqiptare dhe dëmet e pësuara gjatë shekullit XIX dhe XX, raporton VOA.

Prof. Ksenofon Krisafi shpjegoi qëllimin e Lidhjes së Prizrenit pikërisht në kohën kur në Kongresin e Berlinit u përgatit kompensimi i Malit të Zi me toka shqiptare.

Ndërsa prof. Pëllumb Xhufi tha se Lidhja e Prizrenit, organizimi politik i saj, la si trashëgimi vetëdijen kombëtare për vendin, historinë, territorin, luftën për mbrojtjen e kufijve dhe kërkesën e pandërprerë të organizimit kombëtar.

Studiuesit sollën disa punime shkencore mbi problemin e demarkacionit kufitar të Kosovës me Malin e Zi.

Prof. Zymer Neziri trajtoi temën e kufijve të trevave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke sjellë detaje nga të dhënat për kufirin Kosovë-Mali i Zi në këtë periudhë.

Ndërsa prof. Myslim Pasha solli të dhëna shtesë me punimin e tij sa i takon hartografisë për problemin e demarkacionit.

Profesorë e studiues nga Prishtina midis tyre Prof. Zejnullah Gruda, Prof. Zymer Neziri, Prof. Florim Isufi dhe Prof. Shpejtim Bulliqi kanë punuar prej më shumë se një viti për të vërtetuar shkencërisht rrezikun për humbjen e më shumë se 8000 hektarëve nga territori i Kosovës.

Prof. Florim Isufi i paraqiti këto rezultate në Tribunën e 138 vjetorit të Lidhjes, nëpërmjet hartave, që dëshmojnë këtë humbje, ku midis të tjerave ishte dhe harta e Kushtetutës së Malit të Zi, që konfirmon se demarkacioni është në dëm të Kosovës.

Ndërsa prof. Zejnullah Gruda trajtoi çështje të së drejtës ndërkombëtare sa i takon dëmeve nga kufijtë që kanë pësuar shqiptarët.

Studiuesit pohuan se ky riaktualizim i problemit të dëmtimit të trevave shqiptare kërkon po ashtu një riaktualizim të reagimit kombëtar.

Qëllohet për vdekje në koncert

0

Këngëtarja Christina Grimmie e cila ishte pjesëmarrëse në “The Voice of USA” të vitit 2014 ka vdekur pasi është qëlluar me armë në një koncert në Orlando të Floridës të premten mbrëma.

Përfaqësuesit e këngëtares 22 vjeçare e kanë bërë të ditur lajmin duke thënë se “me zemër të pikëlluar ju njoftojmë se Christina ka ndërruar jetë. Ajo është qëlluar gjatë koncertit të saj në Orlando dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë nga plagët e marra”.

I dyshuari kryesor për vrasjen e këngëtares ka qëlluar edhe vetën duke mbetur i vdekur po ashtu ka bërë të ditur zyra për informim e Departamentit të Policisë së Orlandos.

Thuhet se Grimmie dhe bendi i saj ishin duke nënshkruar autografë për adhuruesit e tyre kur një person i cili po mbante dy armë ka hyrë në sallën ku mbahej koncerti dhe e ka qëlluar direkt këngëtaren. /arbresh.info

Ronaldo frymëzon pornografinë

0

Cristiano Ronaldo shihet nga tifozët portugezë si frymëzuesi i skuadrës së tyre për një sukses në finalet e europianit francez, por jo vetëm kaq.

Sipas Pornhub, futbollisti i Realit është një ndër emrat më të kërkuar në faqet pornografike dhe për të përfituar nga rritja e interesit të publik për Euro 2016, një kompani portugeze e filmave me pullë të kuqe ka menduar si marketing përdorimin e emrit të tij.

Filmi titullohet “The Ronaldas” dhe vjen me përshkrimin: “Të sulmosh apo të mbrohesh? Pornostaret portugeze janë gati për çdo kundërshtarë dhe me to në fushë…europianin e kemi të fituar”.

“Të gjithë po flasin për europianin ndaj menduam pse të mos përfitojmë nga kjo valë interesimi për futbollin. Ronaldo është një lojtar i njohur në gjithë botën dhe do të na ndihmojmë të shesim filmin tonë”, thotë producenti i filmit, Carlos Ferreira për Correio da Manha.

Në film luajnë pornostarët Scarlet Johnson, Sonia Kel dhe Diana, që të trija emra që nuk duhet të kërkohen në Google nëse jeni nën 18 vjeç.

Trazira në Marsejë, aleancë anglo-ruse kundër francezëve

0

Në Vieux Port të Marsejës është verifikuar një tjetër natë përleshjesh mes tifozerive, të cilat kanë detyruar policinë të përdorë gaz lotësjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmat.

Bare e lokale të shkatërruara, të cilave u është vënë zjarri nga anglezë të marrosur, të dehur deri në palcë e në një aleancë të çuditshme me ultras rusë kundër atyre marsejezë.

Gjatë natës ka patur arrestime të shumta, por edhe të plagosur. Një anglez ka mbetur i shtrirë në tokë deri në 1 të mëngjesit, i përgjakur, pa ndjenja e i rrethuar nga qentë e policisë, që me zorr mbaheshin nën kontroll nga agjentët. Vetëm pas orës 1 është bërë i mundur largimi i tij në bordin e një makine ambulance.

Faktikisht, trazirat filluan që të enjten mbrëma, por pas një paraditeje të premteje të qetë, “shkëndija” u rindez rreth orës 6 pasdite, kur pasi ishin dendur në birra në pubet përreth, tifozët anglezë u konfrontuan me policinë.

Megjithatë, pala angleze pretendon se ishte tifozeria marsejeze ajo që u bë shkaktare e përballjes. Situata kulmoi pas ndeshjes Francë-Rumani. Në rrugicat rreth portit një bari iu vu flaka, karriket fluturuan e gjithçka u shkatërrua.

Francezët u përleshën me anglezët, këta të fundit të mbështetur nga rusët. Duke u qëndruar besnik taktikave të grupeve guerrile, grupet u spostuan nga një rrugicë në tjetrën deri në zemër të Marsejës. /Top Channel/

Queen refuzon Trumpin

0

Grupi i njohur britanik i muzikës pop ”Queen” është duke marrë masa për të ndaluar përdorimin e këngës së tij “We Are the Champions” (”Ne jemi kampionë”) nga kandidati republikan amerikan, Donald Trump në fushatën e tij.

“Leje për përdorimin e këngës as nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë”, ka postuar themeluesi i grupit Brian May në faqen e tij.

Trump së fundmi ka përdorur këngën para fjalimit të martën në mbrëmje pas garës kryesore republikane.

“Ne e kemi ndaluar që muzika e ‘Queen’ të përdoret si vegël në fushatat politike,” tha May.

”Muzika jonë shpreh ëndrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë”, shtoi ai.

”Queen” nuk është i vetmi grup i cili ankohet për përdorimin e këngëve të tij në fushatat politike.

Vetëm për këtë vit ka ankesa ndaj Trump nga ”Rolling Stones”, ”Aerosmith”, Adele, REM dhe Neil Young.

Rikthimi i bukur

0

The Stone Roses po rikthehen.

Bendi ka lansuar një këngë të re, të quajtur “Beautiful Thing”, për të cilën kritikat janë të shkëlqyeshme.

“Beautiful Thing”, e cila zgjat 7 minuta, vjen pas publikimit të singlit “All For One”, muajin e kaluar, një ngjarje kjo e madhe – pasi që shënon herën e parë, në dy dekada, që The Stone Roses sjell muzikë të re.

A janë këto shenja për një album të ri? Hamendësimet janë për po, por bendi nuk ka dhënë ende ndonjë konfirmim për këtë.

Dëgjojeni “Beautiful Thing”. Është klasike prej tyre. /Politiko.net

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, beteja e humbur me krimin

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar që mandati i EULEX-it të zgjatet edhe për dy vjet të tjerë. Kjo kërkesë e Qeverisë erdhi vetëm pak ditë para skadimit të mandatit të këtij misioni, ngase ai skadon më 14 qershor të këtij viti, derisa i mbetet Kuvendit të Kosovës që të vendosë për vazhdimin e mandatit të tij, para datës së lartcekur.

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen përmes miratimit të dy Projektligjeve përkatëse, të cili do t’i procedohen Kuvendit për miratim.

Vendimi i Qeverisë, sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasuar letrën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përmes së cilës ai e mirëpret vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në këtë aspekt, edhe Qeveria, ka thënë Mustafa, e mbështet EULEX-in në vazhdimin e punës në Kosovë. Gjatë dy vjetëve të ardhshëm, kryeministri Mustafa ka thënë se ky mision do të duhej që t’i bartte edhe një pjesë të kompetencave ekzekutive tek institucionet e Kosovës. Nga puna praktike në Kosovë, ky mision kryesisht është marrë me hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të cilësuara të krimit të nivelit të lartë, që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se me autoritetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që disa nga këto raste, megjithatë, t’u transferohen institucioneve vendore.

Njohësit e kësaj fushe dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës e shohin të nevojshëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it, pasi, siç kanë thënë ata, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar plotësisht për të pasur një gjyqësor dhe prokurori efektive, të paanshme e të pavarur.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se do ta quante sukses të madh po qe se drejtësia në Kosovë do të ishte e gatshme që brenda dy vjetësh të ballafaqohet me bandat dhe krimin e organizuar.

“Deri më tash drejtësia jonë nuk ka treguar as rezultatin më të vogël në luftimin e krimit të organizuar, ndërsa unë nuk besoj fare që do të jetë e gatshme që ta bëjë këtë as edhe pas dy vjetëve. Do të ishte sukses për Kosovën nëse pas dy vjetëve nuk do të kishte nevojë që të qëndrojë EULEX-i në Kosovë. Por, gjasat për këtë janë ende shumë të vogla, sepse në krye të shtetit janë kapot e bandave të Kosovës”, është shprehur deputeti Salihaj.

Avokati Nikë Shala thotë se përkundër reformimit që është bërë në sistemin e drejtësisë gjer më tani, sipas tij, ende ka vend për reformim të mirëfilltë të drejtësisë në vend.

“Konsideroj se vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera dëshmon se sistemi i drejtësisë është në gjendje të rëndë dhe akoma ka nevojë për prezencën e ndërkombëtarëve. Kjo ngase duke marrë për bazë se kemi lëndë të natyrës së rëndë për vepra penale të rënda, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, pastaj edhe vrasjet që dyshohen se janë me motive politike, e që në Kosovën e pasluftës kemi disa raste të vrasjeve të figurave të mëdha të kombit shqiptar, të cilat raste ende nuk janë gjykuar, pastaj raste ku të dyshuar janë persona të profileve të larta, dhe në këtë drejtim, përkundër faktit se kemi prokurorë dhe gjyqtarë vendorë profesionistë dhe të guximshëm, ende mungon guximi i duhur që këto lëndë ata t’i marrin në punë dhe ta vendosin çështjen në mënyrë meritore”, është shprehur ai, shkruan Kosova Sot.