Italia shpëtoi mbi tre mijë emigrantë

Më shumë se 3.000 emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë dy trupa janë gjetur të pajetë.

Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare italiane, e cila shton se për shpëtimin e jetëve në det janë angazhuar 15 anije  dhe 1950 trupa të ekipeve të shpëtimit, transmeton OraNews.

Të gjitha operacionet janë zhvilluar në rrugën mes Libisë dhe Italisë, e riaktivizuar shumë pas ngritjes së temperaturave dhe mbylljes së rrugës ballkanike.

“Nuk vendosa rastësisht të shkoj në Libi apo Itali, kështu thjesht në një moment, jo.  Ishte dhimbja që më detyroi të ndërmarrë këtë udhëtim. Dhe këtu flas për vdekje kudo, uri, dhimbje e skamje”, thotë Mikeli,21 vjeç nga Nigeria.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në tre javët e fundit është rritur shumë jo vetëm numri i emigrantëve që tentojnë Evropën nga Libia në Itali, por edhe numri i vdekjeve të tyre në det.

2.809  persona kanë humbur jetën që nga janari i këtij viti, rreth 1 mijë herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit