18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6497

Artan Abrashi fajëson Komunën për vdekjen e fëmijës 3 vjeçar

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka fajësuar Komunën, për humbjen e jetës së fëmijës 3 vjeçar nga rrënimi i shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit. Ai thotë se në shtëpinë e vjetër që mori jetën e fëmijës është dashur të intervenohet më herët.

Postimi në Facebook

Tragjedi!!! Nga neglizhenca e Komunes se Prizrenit, zyrtaret e se ciles jane teper te zene duke vjedhe, dhe mosveprimi i Qeverise se Kosoves e cila eshte teper e zene me punesimin e militanteve te koalicionit, sot ne Prizren ne rrenojat e nje shtepie qe eshte dashur te intervenohet kahere, tragjikisht humbi jeten nje vajze 3 vjecare. Jeni paralajmeruar me qindra here o matrapaze! Ku jane parate qe u ndane per sanimin e objekteve te rrezikshme? Ku eshte zotimi per perkujdesjen ndaj objekteve ne zonen historike? Qofshi te mallkuar o kriminela!!!

Shyhrete Berishës i vdes vjehrra, shtyhet seanca

0

Avokatët e Xhelal dhe Arben Berishës e kanë njoftuar gjykatën se nuk mund të jenë të pranishëm në seancën e sotme për shkak se kanë rast vdekje në familje.

Seanca e sotme gjyqësore për kontestin rreth shtëpisë së familjes së Shyhrete Berishës në Suharekë është shtyrë për shkak të vdekjes së vjehrrës së saj.

Pikërisht e ndjera ka qenë e planifikuar që të dëshmojë në seancën e sotme.

Bashkë me bijtë e saj, Xhelalin dhe Arbenin, Bahrije Berisha pretendonte se reja e saj Shyhretja, e cila humbi në luftë burrin dhe katër fëmijët, nuk ka të drejtë ta trashëgojë shtëpinë e familjes në Suharekë.

Shyhretja e cila po këmbëngul në këtë të drejtë, tash e shumë vjet është duke ndjekur rrugën ligjore përmes gjykatës për ta marrë shtëpinë.

Avokatët e Xhelal dhe Arben Berishës e kanë njoftuar gjykatën se nuk mund të jenë të pranishëm në seancën e sotme për shkak se kanë rast vdekje në familje.

Të pranishëm në seancë ishin vetëm avokati i Shyhrete Berishës, Naim Qelaj, i cili u njoftua nga gjykatësi Shaban Zeqirja, se seanca e sot nuk mund të mbahet.

“Seanca e sotme nuk mbahet pasi që të autorizuarat e palëve të paditurve e kanë njoftuar gjykatën se nëna e të paditurve Xhelal Berisha ka vdekur dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të shtyhet seanca e sotëm dhe të caktohet për një datë tjetër”, tha Zeqirja.

Avokati Qelaj tha për KALLXO.com se ka qenë e pranueshme që të shtyhet seanca.

Ai tha se vdekja e vjehrrës së Shyhrete Berishës nuk ndikon në procesin gjyqësor.

“Nuk ndikon fare në proces, pasi që ka qenë vetëm dëshmitare dhe jo palë në procedurë”, tha avokati Naim Qelaj.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së forcave serbe të 26 marsit 1999, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte nën dyvjeçar, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Seanca e ardhshme u caktua me 8 korrik.

Të akuzuarit e “Ymer Prizrenit”, shpallen të pafajshëm

0

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda pashpallur aktgjykimin lirues ndaj 9 personave të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Të akuzuarit, me inicialet I.B. R.E. I.M. H.M. S.B. S.B. Sh.Sh. N.A. dhe V.H. nga Prizreni, akuzohen se me 16 shtator 2013, në cilësi të personave zyrtarë, si anëtarë të këshillit drejtues të shkollës së mesme “Ymer Prizreni” në Prizren, në kundërshtim me nenin 11 parag. 1, dhe paragrafin 2.13 të udhëzimit administrativ mbi aktivitetet jashtë shkollore me nr.27/2013, kanë marrë vendim për realizimin e ekskursionit në këtë mbledhje të këshillit drejtues dhe haptas kanë favorizuar kompaninë turistike “Bashkimi Reisen”.

Shoferi sekser i prokurorit Hamitaga, përjashtohet nga puna

0

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka raportuar se Luan Delili kishte luajtur rolin e sekserit në mes të prokurorit tashmë të suspenduar, Bajram Hamitaga, dhe familjes së të akuzuarit Granit Paqarizi.

Luan Delili, shoferi i Prokurorisë së Prizrenit, për të cilin emisioni “Drejtësia në Kosovë” raportoi se kishte luajtur rolin e sekserit në mes të prokurorit tashmë të suspenduar, Bajram Hamitaga, dhe familjes së të akuzuarit Granit Paqarizi, është shkarkuar nga detyra.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka raportuar se Luan Delili kishte luajtur rolin e sekserit në mes të prokurorit tashmë të suspenduar, Bajram Hamitaga, dhe familjes së të akuzuarit Granit Paqarizi.

Luan Delili, shoferi i Prokurorisë së Prizrenit, për të cilin emisioni “Drejtësia në Kosovë” raportoi se kishte luajtur rolin e sekserit në mes të prokurorit tashmë të suspenduar, Bajram Hamitaga, dhe familjes së të akuzuarit Granit Paqarizi, është shkarkuar nga detyra.

Siç pati raportuar “Drejtësia në Kosovë”, Luan Delili kishte ndërmjetësuar në mes të familjes së të akuzuarit Granit Paqarizi dhe prokurorit Bajram Hamitaga, i cili është suspenduar pas transmetimit të emisionit.

Sipas të gjeturave të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, prokurori Bajram Hamitaga dyshohet se u ka kërkuar mito familjarëve të Granit Paqarizit, të cilin e kishte akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Po ashtu, Hamitaga dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij si prokuror kishte kërkuar favore nga familjarët e të akuzuarit duke rregulluar kositëse të barit tek prindi i të akuzuarit pa paguar për shërbimin e marrë.

Gjithashtu Hamitaga e ka pranuar se e kishte pranuar edhe një çadër për kopsht nga familja e Granit Paqarizit, por të njëjtën e kishte kthyer një ditë më vonë./kallxo.com/

Traktori shtyp për vdekje një fëmijë në Mamushë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mamushë, ku një fëmijë është shtypër për vdekje nga një traktor i drejtuar nga axha i tij.

Rreshteri i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gash ka konfirmuar për PrizrenPress, aksidentin tragjike në Mamushë.

Ai thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të traktorit.

“Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, ku si pasojë ka ndërruar jetë”, tha Vseli./PrizrenPress.com/

Dua Lipa në Wind Music Awards

0

Këngëtarja e re kosovare, Dua Lipa, është ftuar të interpretojë në Wind Music Awards, në Itali, ceremoni kjo e ndarjes së çmimeve që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor dhe transmetohen në Rai Uno.

Wind Music Awards mbahet në Arena di Verona. Pos Dua Lipës, në këtë ngjarje do të interpretojnë edhe Marco Mengoni, Alvaro Soler, këngëtari i madh italian Nek, etj.

Wind Music Awards nderon këngëtarët italianë të cilët shesin më së shumti kopje të albumeve të tyre.

Zafir Berisha: Kthimi i opozitës në Kuvend, jo i analizuar mirë

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka vlerësuar se kthimi i opozitës në Kuvend ka rrezik që t’ia zgjasë jetën Qeverisë aktuale. Ai ka thënë se pa opozitën koalicioni PDK-LDK nuk ka arritur ta bëjë as kuorumin në Kuvendin e Kosovës.

“Kthimi i opozitës në Kuvendin e Kosovës, po dyshoj se nuk është mirë i analizuar, sepse duke mos marrë pjesë opozita në seanca u pa fytyra e vërtet e koalicionit Thaçi/Mustafa/Vuçiq, të cilët nuk ishin në gjendje të kenë as edhe kuorum për t’i mbajtur seancat plenare. Duke i bërë kuorum këtij koalicioni, ka rrezik që t’ia zgjasim jetën Qeverisë antikushtetuese, e cila është duke venë në pikëpyetje sovranitetin e vendit. Bojkoti ynë si një formë e protestës nxori në pah interesat e ngushta të parapolitikës së partive në pushtet si dhe u dhanë simptomat që ky koalicion elefantësh po shkon në vetëshkatërrim”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në Facebook.

‘Vetëvendosje’ kthehet në Kuvend

0

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të kthehet në Kuvendin e Kosovës kështu për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura.

Kryetari i VV-së Visar Ymeri ka thënë se Vetëvendosje do të jetë në Kuvend.

“Ne do të bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë çdo herë. Cfarëdo tentimi që ti ringjall projektet e dëmshme për vendin, Asocioni i Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni do ta rikthejnë edhe më fuqishëm kundërshtimin tonë”, ka thënë Ymeri.

Glauk Konjufca nga ky subjekt politik ka thënë se Vetëvendosje do të kundërshtoj çdo marrëveshje të cilat janë në dëm të Kosovës.

“Vetëvendosje do ta kundërshtoj çdo marrëveshje të dëmshme për Kosovës. Këto do të jenë të kundërshtueshme me çdo forma. Jemi të shqetësuar nga deklaratat e pushteti ku po duan ta sjellin sa më shpejt punën e demarkacionit. Zërat që vijn nga ana e ministrave tregojnë për një përshpejtim të procedurës së demarkacionit. Në po kthehemi në Kuvendin e Kosovës për të ngritur çështjen dhe dilemat ku do t’i kundërshtojmë marrëveshjet”, ka thënë Konjufca.

Stuhia e frikshme ‘gllabëron’ vilat në plazh

0

Sidnej në Australi u godit nga një prej stuhive më të këqija të katër dekadave të fundit.

Më shumë se 1 mijë njerëz braktisën shtëpitë, teksa stuhia ‘gllabëroi’ disa banesa buzë detit.

Stuhia nuk pritet të ndalet edhe të hënën.

Ushtarja bëhet më e bukura e Amerikës

0

26-vjeçarja Deshauna Barber, togere e ushtrisë amerikane dhe analiste informatike në Departamentin e Tregtisë në Washington, është kurorëzuar si më e bukura e SHBA-ve.

Barber ka lënë pas përfaqësueset e Xhorxhias dhe Havait, të cilat u shpallën shoqëruese e parë dhe e dytë.

Ajo ka dhënë përgjigjen më të fortë kur u pyet lidhur me gratë të cilat luftojnë.

“Si një grua në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, mendoj se dimë të komandojmë ashtu si burrat. Si komandante e njësisë sime, unë jam e fuqishme, unë jam e përkushtuar”, tha Deshauna Barber.

“Gjinia nuk na kufizon në Shtetet e Bashkuara.”

Mbretëresha e re e bukurisë amerikane në vitin 2011 ka përfunduar studimet në Universitetin e Virxhinias.

Ajo ka hyrë në ushtri në moshën 17-vjeçare, duke ndjekur gjurmët e prindërve dhe vëllezërve dhe e konsideron uniformën një traditë familjare dhe patriotizëm.