18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6496

Hapet Panairi i Librit në Prishtinë

0

Shoqata e Botuesve të Kosovës do të organizojë Panairin e 18-të të librit, i cili do të mbahet nga 7-12 qershori në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ky panair, do të ketë një varg aktivitetesh të cilat përkojnë me përvjetorë të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si:

– 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit

– 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit

– 400-vjetori i vdekjes së Servantesit

– 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës

– 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

– 100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

– 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit

– 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit

– 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës

– 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

– 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes

– 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit

Shoqata e Botuesve të Kosovës, për këtë vit ka paraparë informimin e përditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe digjital, përmes faqes http://youname-it.com/panairi/site/

Në kuadër të Panairit të Librit, SHBK-ja ka paraparë darkë solemne më 9 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

– Prozë

– Poezi

– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë

– Përkthim letrar

– Projektin kapital

si dhe shpallet:

– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)

– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)

– Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.

Në Panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, ku do të prezantohen rreth 1,200 tituj të ri, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit do të jetë rreth 4.500.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Nëna që humbi fëmijën nga shembja e shtëpisë nuk ka ku të fle

0

Ka humbur të bijën 3 vjeçare dhe tjetrën vajzë 10 vjeç e ka të lënduar si pasojë e shembjes së shtëpisë të vjetër dhe të pa banuar në Prizren, por kjo nënë ka edhe një tjetër problem: nuk ka ku të fle.

Për shkak të murit të shembur të shtëpisë dhe shkatërrimit të shtëpisë skaj saj ku ka qëndruar kjo nënë me vajzat e saj, ajo nuk ka ku të qëndrojë.

Kështu thonë vet qytetarët e Prizrenit, disa prej të cilëve kanë kërkuar që kushdo që ka mundësi të ndihmojë, ta bëjë këtë duke i ofruar një shtëpi apo hapësirë banimi.

Numri në të cilën mund ta kontaktoni zonjën Mihrie është 045 /504- 487.

QKSS: Tragjedia në Prizren, dështim i institucioneve

0

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Prizren, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie, ka humbur jetën një vajzë e moshës tri vjeçare.

QKSS thekson se derisa autoritetet lokale dhe qendrore të shtetit dështojnë t’i përmbushin obligimet ligjore që të garantojnë ambient të sigurt për qytetarët e tyre, do të përballemi me raste si ky i sotëm që më të vërtetë nuk mund të quhet ndryshe veç se tragjedi.

Zëdhënësja e QKSS-së, Leonora Aliu në rrjetin social facebook, ka shkruar se gjetjet e edicionit special të barometrit për siguri publike të QKSS, patën treguar se qytetarët e Kosovës nuk ndihen plotësisht të sigurt jashtë territoreve të shtëpive apo lagjeve ku jetojnë.

Kjo sipas Aliut po dëshmohet edhe me ngjarjen tragjike në Prizren.

“Kur autoritetet lokale dhe qendrore të shtetit dështojnë t’i përmbushin obligimet ligjore që të garantojnë ambient të sigurt për qytetarët e tyre, atëherë do të përballemi me raste si ky i sotëm që më të vërtetë nuk mund të quhet ndryshe veç se tragjedi. Humb ja e jetës së një fëmiu nuk duhet heshtur assesi pa gjetur përgjegjësit”, thuhet në reagimin e Aliut.

Ajo ka shtuar se akoma më tragjedi është fakti se u desh të ndodhte kjo në mënyrë që autoriteteve përgjegjëse t’i hapin sytë.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizreni, Vesel Gashi tha se vajza tre vjeçare ishte dërguar e vdekur në Spitalin e Prizrenit.

“Prindërit e kanë dërguar në emergjencë, mirëpo mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha Veseli.

Nëna e vajton vajzën 3-vjeçare që vdiq nga shembja e objektit në Prizren (Video)

0

Nëna po vajton për vajzën 3-vjeçare që i vdiq dhe tjetrën 10 vjeçe, që po trajtohet këtu në spitalin e Prizrenit.

E gjitha ndodhi kur u shemb muri i këtij objekti të vjetër, duke i zënë vajzat që po luanin nën të, njofton Klan Kosova

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë ofruar policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Lajmi për vdekjen e fëmijës e mërziti shumë këtë pjesëtar të forcave të rendit.

Nisma akuzon pushtetin për vdekjen e 3-vjeçares në Prizren

0

Nisma për Kosovën ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një vajze tre vjeçare në Prizren, si pasojë e shembjes së një shtëpie.

Dega e Prizrenit e partisë së udhëhequr nga Fatmir Limaj, nëpërmjet një reagimi, ka thënë se fajin për vdekjen e fëmijës e mban pushteti, i cili, sipas saj, e ka neglizhuar rinovimin e këtyre shtëpive dhe si rezultat qytetarët po pësojnë me fatalitet.

“Edhe ‘NISMA’–dega në Prizren ndjen dhimbje të madhe lidhur me tragjedinë e ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën fëmija 3 vjeçar. Edhe sa tragjedi të tilla duhet të ndodhin, që ne vetëm të dimë fajtorin, duke mos e ndëshkuar kurrë atë. NISMA-dega Prizren fajin dhe përgjegjësinë për këtë tragjedi që ndodhi sot nga rrënimi i shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit e adreson direkt tek Komuna, por edhe tek Ministria që ka në përgjegjësi të veten, këto objekte kulturo-historike.

Ngase kjo Ministri paraprakisht është dashtë të investoj në restaurimin e këtyre objekteve tashmë të vjetruara, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve deri në fatalitet”, thuhet në reagimin e Nismës.

“Të ndahen nga jeta njerëzit vetëm e vetëm për shkak të neglizhencës, nuk ka se si ti ipet spjegim tjeter, perveqëse një Tragjedie!!. Neglizhencë kjo e krijuar nga ata pushtetar që vjedhin qytetarin e tyre. Tashmë këta pushtetar jo vetëm që po vjedhin qytetarin, porse mosveprimi i tyre për të evituar tragjeditë e tilla si kjo e sotshmja, nënkupton edhe vrasje për qytetarin, siç ka pasur fatin voglushja 3 vjeçare. Ngushëllime për familjarët, ndërsa mallkuar qofshin ata që parësore e shohin paranë dhe postet, e jo jetën e një njeriu!!”, përfundon reagimi.

Ramadan Muja ndjen vetëm keqardhje për vdekjen e fëmijës

0

Vdekja e një fëmije 3-vjeçar dhe lëndimi i rëndë i nënës së saj dhe motrën 10-vjeçare pasi shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, për Komunën e Prizrenit, është një tragjedi për të cilën nuk ndjehen fajtor.

Sipas Ymer Berishës, zëdhënësit të Komunës së Prizrenit, vdekja e shkaktuar nga shembja e shtëpisë, nuk ka ndodhur si pasojë e papërgjegjësisë ose mungesës së reagimit të Komunës.

“Në emër të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, ngushëllojmë familjen dhe ndjejmë keqardhje për tragjedinë e tyre. Në këtë rast nuk mund të veprojmë sipas tekeve të secilës organizatë”, ka thënë Berisha, për Insajderin, duke iu referuar kërkesës për dorëheqje të kryetarit nga organizata “Ec ma ndryshe në Prizren”.
Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqjen edhe të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe atij të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Sipas Berishës, organizatat sikur “Ec ma ndryshe” nuk duhet të bëjnë deklarata që ai ka quajtur “jo serioze” kur bëhet fjalë për tragjedi të tilla.
Insajderi e ka pyetur Berishën nëse Komuna e Prizrenit ka qenë e njoftuar me rastin e shtëpisë për të cilën “Ec ma ndryshe” thotë se ka kërkuar intervenim urgjent në shtëpitë në rrugën “Marlin Barleti”, por sipas Berishës, për këtë çështje duhet të pyetet Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

“Deri më tani është kërkuar që këto shtëpi të ruhen, të konservohen. Problemi është se për këtë çështje i ka duart e lidhura, sepse është çështje e Qendrës për trashëgimi. Ata e hartojnë listën bashkë me Ministrinë”, ka thënë Ymeri për Insajderin.

Sipas Berishës, Komuna e Prizrenit do të krijojë një komision, i cili do të analizojë shkaqet që kanë sjellë deri në shembjen e shtëpisë.

Sipas Policisë së Kosovës, shembja ka ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit të shiut./insajderi.com/

Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi

0

Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.

Kështu ka deklaruar, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Bedri Bytyqi.

“Edhe pse jo në përgjegjësinë e Komunës, ne si Drejtori e Inspektoratit kemi ndarë 20 mijë euro për të intervenuar në shtëpitë që paraqesin rrezik, duke mënjanuar lëndimin e njerëzve nga ndonjë fatkeqësi”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin.

Komuna e Prizrenit sipas tij, ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por “si pasojë e vonesave burokratike të tenderimit është vonuar”, ka thënë Bytyqi.

Për Insajderin, Bytyqi ka treguar se ka qenë në plan që shtëpitë e vjetra në Zonën Historike të Prizrenit, saktësisht ato në rrugën “Marin Barleti” të sigurohen nga qasja e njerëzve në to, si pasojë e rrezikut.

“Tenderin e kemi shpallur për të siguruar jetën e njerëzve. Ka qenë në plan sipas tenderit që të sigurohet ambienti rreth shtëpive, kemi kërkuar ndihmën edhe të Qendrës Rajonale për Trashëgimi në Prizren dhe ata kanë dërguar paramanat mbi të cilat duhet të bëhet ndërhyrja por ja që procedurat burokratike bëjnë që të vonohet dhënia e tenderit”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin, pa sqaruar arsyen pse nuk është intervenuar më herët./Insajderi.com

Tre vjeçarja, vdes nga shembja e shtëpisë në Prizren

0

Një vajzë tre vjeçe ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë nga shembja e shtëpisë në Qendrën Historike në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizreni, Vesel Gashi tha se vajza tre vjeçare ishte dërguar e vdekur në Spitalin e Prizrenit.

“Prindërit e kanë dërguar në emergjencë, mirëpo mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha Veseli./PrizrenPress.com/

Një fëmijë e grua lëndohen rëndë pas shembjes së një shtëpie të vjetër në Prizren

Një fëmijë dhe një grua janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve që kanë marrë pasi një shtëpi në Prizren është shembur.

Shtëpia ndodhet në zonën historike të qytetit ndërsa autoritetet në Prizren kanë qene të njoftuara edhe më herët se shtëpia paraqet rrezik për qytetarët për shkak të vjetërsisë së saj.

Një qytetar ka dërguar tek Insajderi foto nga vendi i ngjarjes dhe ka njoftuar për rastin.

Ministria thërret takim për vdekjen e fëmijës, zyrtarët e Komunës nuk janë askund

0

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu thotë se ka 40 minuta që po i pret në takim zyrtar, drejtuesit e Komunës së Prizrenit në një mbledhje të thirrur si urgjente, por asnjë nga zyrtarët e lartë të Komunës nuk po paraqiten.

“Kam më shumë se 30 minuta që kur kam ardhur këtu në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë në Prizren dhe po i pres zyrtarët e Komunës por nuk po vijnë”, ka thënë Aliu, për Insajderin.

Sipas saj, arsyeja e këtij takimi është vdekja e fëmijës si pasojë e shembjes së shtëpisë së vjetër që ndodhi sot pasdite në Prizren, saktësisht në Zonën Historike të Prizrenit.

“Po më thonë se në orën 20:30 në takim do të vij edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, por ende po pres”, ka thënë Aliu.

Për Insajderin, ajo ka treguar se Komuna e Prizrenit e ka ditur qysh prej janarit për rrezikun nga kjo shembje e shtëpisë por nuk është ndërmarrë asnjë veprim./Insajderi.com

“EC Ma Ndryshe” fajëson Mujën, Shalën e Aganin për vdekjen e 3 vjeçes

0

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka thënë se moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në gjendje të tanishme ka prodhuar edhe tragjedi. Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqje dhe përdjegësh penale për Ramadan Mujën, Kujtim Shalën e Ferid Aganin.

“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në reagimin e “EC Ma Ndryshe”.

“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”.

“EC Ma Ndryshe” edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit. /PrizrenPress.com/