23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6500

Rrahje në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

0

Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit mbrëmë, në ora 21:30, është arrestuar një person, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht një mashkull, bënë të ditur Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Vërmicë arrestohet shtetasi shqiptar me urdhërarrest francez

0

Në Vërmicë të Prizrenit, dje në orën 17:05, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë ndaj të cilit kishte urdhërarrest nga Franca.

“Në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Francës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Aksidentoi për vdekje djalin e Visar Zhitit, 3 vite burg shokut

0

Serxho Martiniani, djali që ngiste motorin me të cilin u aksidentua për vdekje djali i shkrimtarit Visar Zhiti, Artioni, është dënuar me tre vjet burg nga gjykata.

Serxho Martiniani, 21-vjeçari që ka mbetur i paralizuar nga aksidenti, u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpejtësi e lëvizjes së tij me motorrin “Yamaha” ishte 160 km/h mëngjesin e aksidentit, më 20 dhjetor 2014 në autostradën Tiranë-Durrës, tek u përplas me sinjalistën e vendosur për punimet që po kryheshin në rrugë.

Ata kishin frekuentuar gjatë natës lokale të ndryshme në Durrës, por nuk ishin të alkolizuar.

Gjatë kthimit, Martiniani, me shpejtësi e sipër, nuk ka mundur të devijojë rrugën siç duhet për t’iu shmangur pengesave prej betoni dhe ka rrëshkitur anash duke dalë në një tokë arë ku është plagosur rëndë, ndërsa shoku i tij, Zhiti, gjeti vdekjen. /Mapo/

Tuna përqeshë Ledrin? (Video)

0

Dikur si dyshe ishin prej më të komentuarve në estradën shqiptare. Pasi ndanë rrugët, Tuna dhe Ledri vazhduan rrugëtimin e tyre në mënyrë të pavarur.

Por, në një situatë jo fort të favorshme për të duket se Tuna ka vendosur t’i rikthehet një prej emrave më të komentuar, Ledrit përmes disa videove në Snapchat.

Në rrugë prej rikthimit nga Prizreni ku performoi mbrëmë, Tuna ka postuar në Snapchat video ku në prapavijë dëgjohet hiti ‘SRMN’ i Ledrit dhe fare pak minuta pas, Snapi pasues i saj tallet me repertorin e muzikës.

‘O Zot! Repertori i menaxherit tem në kerr është tepër palidhje’ – dëgjohet duke thënë këngëtarja bashkë me një prej shoqeve. Pas pak sekondash, ajo poston një tjetër video ku bën me dije ‘vendimin’ që një person të caktuar ta marrë si ‘kameraman, regjisor, drejtor fotografie’ për klipet e saj.

Duke ditur se Ledri është me profesion regjisor që i realizon me idetë e tij klipet ky ton përbuzës i Tunës lë të kuptohet se ndoshta i dedikohet reperit.

Nuk dihet se ku realisht ka dashur të dalë Tuna me këto video. Përpjekje e dëshpëruar për vëmendje apo koincidencë ?! Hmmm! /Prive/

U martua Leonora Jakupi? (Foto)

0

Leonora Jakupi është ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ende nuk po sjell asgjë të re. Çka po ndodh?

Këngëtarja e njohur prej muajsh po thuhet se është në lidhje. Thashethemet thonë se ajo është martuar. Pra, Princi i Kaltër ka mbërritur, po thonë…, transmeton “Kosovarja”.

A është e vërtet: A u martua Leonora?

Leonora Jakupi1

Kallashi vishet pak ditë para Ramazanit (Foto)

0

Vallëtarja Donjeta Kasumi e njohur me Kallashi, është femra e cila më së shpeshti mund ta shohim të zhveshur dhe duke ekspozuar linjat trupore bombastike qe ka.

Secila fotografi që ajo poston mund të shikohet vetëm mbi moshën 16 vjecare, ndërsa tani ajo shfaqet pak më ndryshe.

Një foto të cilen ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram tregon një ndryshim tek Kallashi.

Sic duket vallëtarja dhe tashmë edhe këngëtarja Donjeta Kasumi, është veshur para fillimit të muajt të shenjët të Ramazanit.

Se a do të agjeroj Kallashi nuk dihet, por ky postim i fundit i saj na bënë të kuptojmë se ajo e bëri këtë që të zgjoj kurreshtjen e fansave qe ka.

Kallashi e veshur

Hillary shënoi edhe një fitore

0

Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuata, Hillary Clinton, ka shënuar fitore në votimet partiake në Ujëdhesat Virxhine, duke i fituar të shtatë delegatët.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84.2%, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, mori 12.2%.

Sipas rregullave të Komitetit Kombëtar Demokratik, kandidati duhet t’i fitoj së paku 15% që të mund të llogarisë në ndonjë delegat, raporton agjencia AP.

Aktualisht, Hullary Clinton i ka 1,776, ndërsa Bernie Sanders 1,501 delegatë.

Tashmë kanë mbetur zgjedhjet partiake në gjashtë shtete, përfshirë Nju Xherzi dhe Kalifornia, ku votohet të martën, e që mund të fitohen 694 delegatë.

Votimet e fundit mbahen në Distrikt Kollumbia, më 14 qershor.

Në garën republikane tashmë udhëheq bindshëm kandidati Donald Trump.

Në Prizren u shënua Java e Distrofisë Muskulare

0

Me qëllim të sjelljes së sfidave të personave me distrofi muskulare në vëmendjen e shoqërisë në tërësi dhe institucioneve të shtetit në veçanti të premten dhe të shtunën në Prizren është shënuar “Java e Distrofisë Muskulare”.

Programi i “Javës së Distrofisë Muskulare” përmbante aktivitete sensibilizuese, të realizuara në formë të aktivizmit kulturor në hapësirën publike, duke synuar adresimin e çështjeve me të cilat ballafaqohe personat me nevoja të veçanta në baza ditore.

Distrofia muskulare është gjendje në të cilën muskujt, me kalimin e kohës (muajve dhe viteve) bëhen gjithnjë e më të dobët, dhe paraqitet në forma të ndryshme. Por përkundër kësaj, bëhet fjalë për persona me karakter të fortë, gjë të cilën ata e demonstrojnë gjatë tërë vitit, por edhe në kuadër të “Javës së Distrofisë Muskulare”. Prandaj, është detyrë e shoqërisë dhe institucioneve që ti dëgjojnë kërkesat për të siguruar një jetesë më të dinjitetshme për personat me distrofi muskulare.

Aktivitetet në kuadër të “Javës së Distrofisë Distrofisë” sivjet u organizuan nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës dhe u përkrahën financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një pjesë e aktiviteteve të Javës së Distrofisë u organizua në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Prizreni, qytet pa pengesa”, që përkrahet financiarisht nga USAID nga programi E4E dhe mbikëqyret nga ATRC.

Në ditën e parë të këtij manifestimi janë vendosur siluetat para institucioneve publike dhe në disa hapësira publike, për të vënë në pah pengesat fizike për personat me nevoja të veçanta dhe një hapësirë është improvizuar si zyrë pune në Sheshin e Lidhjes, për të adresuar problemin e mungesës së hapësirave të punës dhe rehabilitimit të personave me distrofi muskulare.

Gjatë ditës së dytë, përsonat me nevoja të veçanta dhe aktivistë tjerë realizuan një numër aktivitetesh në qendrën e qytetit: lidhur për karrocë, kafe për të gjithë, një përqafim për mua, izolimi, zyrtarë me kufizime, ekspozitë, pikturim dhe parashura.

“Java e Distrofisë Muskulare” është aktivitet tradicional i Organizatës së Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës. /PrizrenPress.com/

NISMA sot mban Kuvendin Zgjedhor në Prizren

0

NISMA për Kosovën-Dega në Prizren, sot do të mbajë Kuvendin Zgjedhor .

Kuvendi mbahet në Hotel “Theranda” në ora 16:00.

Pushtetarët e korruptuar fshehin pasurinë jashtë shtetit

0

Deklarimi i fundit i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës, ashtu edhe si herëve paraprake, edhe tani ka treguar se nuk është shumë bindës, por as edhe i besueshëm, ngase ajo çka deklarohet është në shpërputhje të madhe me atë që ata e kanë në realitet. Por, fshehja e pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë tanimë thuajse nuk është diçka e re, pasi kjo është bërë edhe një praktikë e keqe që të mos e deklarojnë në tërësi pasurinë që e posedojnë, madje as gjysmën e saj. Në këtë drejtim, shtrohet edhe pyetja se a është kjo klasë politike e paturpshme dhe e padinjitet me rastin e deklarimit të pasurisë, pasi kësisoj po e mashtrojnë opinionin e gjerë rreth pasurisë së tyre, kurse Prokuroria e Shtetit nuk po fillon hetimet e pjesës së padeklaruar dhe të dyshimtë të pasurisë së tyre, të cilën besohet se e kanë shpërndarë qoftë në Shqipëri, Zvicër, Dubai, Maltë e gjetiu.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot” ka thënë se politikanët e shumtë të Kosovës, të involvuar deri në fyt në banda kriminale, duke uzurpuar, vjedhur e plaçkitur, po ashtu duke blerë me dallavere ndërmarrjet shoqërore, apo edhe duke bërë kontrabandë dhe lloj-lloj trafikimesh, janë bërë edhe multimilionerë. Salihaj thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tyre është e padeklaruar. “Firma të ndryshme, pastaj komplekse banesore, konto bankare e para të gatshme, po ashtu depo me mallra, hotele dhe pompa benzine ata i kanë bartur në emra të vëllezërve e motrave, kunatave e dhëndurëve, pjesëtarëve të bandës e personave të tjerë, brenda e jashtë shtetit. Askush nuk i heton dhe ndjek ata, pasi një Prokurori dhe Polici e futur plotësisht nën kthetrat e tyre, kuptohet se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”, është shprehur ai. Dibrani: Duhet të rishikohen deklarimet e pasurisë.

Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani thotë se edhe nëse për një çast qytetari do t’i harronte të gjitha problemet dhe vështirësitë, nëpër të cilat po kalon Kosova dhe, nëse mirëqenia qytetare do të ishte shembulli më i mirë karshi vendeve në rajon, ky deklarim i papërgjegjshëm dhe pa fije dinjiteti, do të duhej t’i shqetësonte të gjithë qytetarët, të cilët është dashur të kërkojnë llogari penale dhe në të njëjtën kohë edhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme të pushtetarëve. “Në Kosovë politikanët po del të jenë shtresa më e pasur, ndërsa në fakt pasuria e tyre e vetë- deklaruar nuk është as gjysma e asaj që e kanë në realitet, pasi po e fshehin pasurinë e tyre të dyshimtë dhe të fituar përmes rrugëve kriminale, duke e mashtruar kështu opinionin e gjerë të qytetarëve.

Natyrisht se kjo gjendje është shumë shqetësuese, ngase kjo pasuri e tyre aq e madhe nuk mund të krijohet kaq shpejt edhe sikurse secili t’i mbante pesë apo gjashtë vende të punës në të njëjtën kohë, pasi dihet mirëfilli se secili i punësuar ka obligime ndaj shtetit dhe sektorit të tatimeve, pastaj çdo punë prodhon shpenzime, derisa në anën tjetër janë edhe obligimet e tjera familjare dhe kështu me radhë”. Dibrani ka ngritur edhe dilemën se si është e mundur që një zyrtar kosovar t’i shkollojë dy apo tre fëmijë në vendet perëndimore me të ardhurat që i siguron në Kosovë?, derisa ka thënë se në anën tjetër qytetarët e Kosovës heqin të zitë e ullirit për t’i mbuluar shpenzimet e fëmijëve të tyre gjatë shkollimit, e sidomos atij universitar. ” Pjesë tjetër e fshehjes së pasurisë apo vlerësimit vullnetar që ata ua bëjnë pasurive të tyre këtu do duhej që një komision zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, këto deklarime, përkatësisht pasuri të tyre ta vinte në ankand publik për ta parë realisht vlerën e atyre pasurive dhe për të dëshmuar kësisoj se si zyrtaret e Kosovës e vlerësojnë pasurinë private të tyre, dhe se si e keqpërdorin pasurinë shtetërore e publike”.

Sipas Dibranit, nëse Prokuroria e Shtetit e ka të pamundur që të hetojë pasurinë marramendëse, të cilin e kanë blerë zyrtarët e Kosovës në Shqipëri, Zvicër, Dubai, Maltë e gjetiu, ajo ka mundësi që t’i rishikojë deklarimet e pasurive të zyrtarëve, të cilët edhe pse kanë pasuri marramendëse kudo, shihet se shënojnë të hyra nga pensionet e prindërve, pastaj nga vëllezërit dhe farefisi i tyre në vendet perëndimore. Dibrani thotë se realiteti është i kundërt, shqetë- sues dhe i dhimbshëm.

“Në të vërtetë shumica e bashkëkombësve tanë me udhëtimet e tyre drejt Kosovës derdhin me mijëra franga, të cilat hynë në kategorinë e remitancave, kurse secili zyrtar dhe pronar gjigantësh tashmë të deklaruar në Kosovë pasurinë e tyre e lidhin kryesisht me një anëtarë të familjes që i jeton jashtë. E kur të merret vesh se ata vëllezër në Perëndim punojnë punë të rëndomta dhe kanë rroga minimale, investimi kapital në Kosovë, dhe mjetet e gatshme që ua dërgojnë vëllezërve të kamur e qet më në pah tërë demagogjinë e zyrtarëve të Kosovës, të cilët jo pak i kanë lidhur këto vegëza të rrejshme, për të cilat Prokuroria e Shtetit duhet që menjëherë t’i nisë hetimet për të zbardhur mashtrimet që vetë zyrtarët ia bëjnë shtetit të tyre, derisa në anën tjetër ky lloj hetimi do të prodhojë një efekt shumë pozitiv tek shtresa dërrmuese e mërgimtarëve, të cilët përveç ndonjë ndërhyrjeje në gjendjen sociale nuk kanë mundësi të dërgojnë rregullisht para”, është shprehur Dibrani/kosova sot/