23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6501

Prizren: Dashuria e mbërthyer nën dry

0

Çifti Leart Gashi dhe Ardiana Berisha u shprehën të shtunën se në këtë urë po e vendosin drynin e dashurisë, duke i dhënë besën njëritjetrit se nuk do të tradhtojnë.

“Sikurse ky dry që mbyllet, ashtu dëshirojmë të mbyllim dashurinë tonë e ta bëjmë të fortë dhe të rrjedhshme si Lumëbardhi”, janë shprehur të rinjtë e dashuruar, raporton Gazeta Kosova Sot

Të shtunën në Prizren ishte një diell i fortë pranveror dhe çiftet e reja e vizitonin “Urën e kaltër të dashurisë”, siç njihet ajo. Dikur ka pasur edhe një emër tjetër dhe është quajtur “Ura e Naletit”. Legjendat flasin se sa herë ngrihej uji në Lumëbardhë kjo urë shembej. Një mëngjes kur kishte dalë pashai e kishte parë të prishur dhe e kishte quajtur si ‘Urë të Naletit’. Prandaj kjo urë nga “Ura e Naletit” u shndërruar në “Urën e kaltër dhe dashurisë”.

Prizreni, qyteti buzë Lumëbardhit, ka mbi 20 ura, me material të fortë, pa numëruar ato të konstruksioneve të hekurta të ndërtuara rishtas. Secila nga këto ura ka histori në vete. Shënimet e një studiuesi të vjetër, H. Kalleshi, tregojnë se në shekullin XVII mbi Lumëbardhë kishte 9 ura, por nuk dihet vendi i tyre sepse, atëbotë Lumëbardhi kishte tjetër rrjedhë dhe kalonte pranë secilës shtëpi në formë jazi.

“Ura e Naletit” u shndërrua në “Urën e kaltër të dashurisë” nga një aktiviste të shoqërisë civile, Doruntina Ukimeri, që tash njerëzit e njohin më shumë si “Urë e dashurisë”.

“Dashuria të ecë si uji i Lumëbardhit”

Në vitin 1908, kur kjo urë u vërshua dhe u rrënua, reisi i Prizrenit, Haxhi Rifati, kur e pa se përsëri ajo ishte rrëzuar tha: “Kjo urë i përket djallit”.

Vetë simbolika e urave tregon se urat bashkojnë dy brigje.

Ura e vjetër e kërkbunarëve, Ura e re e kërkbunarëve, Ura e Manastirit të kryeengjëjve, Ura e hidrocentralit ‘Prizrenasja”, tani dy urat e para e KFOR-it, e dyta e TMK-së, ajo e Jabllanicës, Ura e mullirit të Dehirëve, Ura e Mirashit, Ura e Lidhjes, Ura e Therandës, që dikur ishte Ura e Arastës, Ura e Vjetër e Gurit, Ura e rinisë, Ura e Beledies, Ura e Sozi Çelebisë, ndër më të vjetrat e këtij qyteti, Ura e Drurit, Ura e Kaçanikut, Ura e Buzagillëkut , bashkojnë dy anë dhe kanë histori të ndryshme.

Çifti Leart Gashi dhe Ardiana Berisha, që nuk pranuan të dalin në foto, treguan se po e vendosin drynin e dashurisë, duke menduar se kurrë në jetë s’do ta tradhtojnë njëri-tjetrin.

“Sikurse ky dry që mbyllet, ashtu dëshirojmë të mbyllim dashurinë tonë ta bëjmë të fortë dhe të rrjedhshme si Lumëbardhi”, u shpreh për gazetën Leart Gashi.

Çifti me këtë rast bëri një puthje të zjarrtë e nënshkruan drynin dhe e mbyllën në urë, e çelësin e gjuajtën në ujë, duke uruar që dashuria t’i ngjajë këtij uji që nuk pushon.

“Dashuria jonë u bëftë e fuqishme, e fortë dhe mbyllur vetëm për mua e për të dashurën time”, u shpreh Learti.

Nikqi i befasuar

Qytetari nga Peja, Demë Nikqi, që kishte ardhur për ta vizituar këtë urë, u shpreh për gazetën: “Unë jam nga Peja dhe në Prizren vij shpesh, por këtë urë për herë të parë e kam vizituar. Kjo që pashë këtu më ka befasuar dhe më ka bërë kaq shumë kureshtar. Kjo urë e kaltër e dashurisë vërtet më befasoi për të mirë. Unë nuk e dija se çka janë gjithë këta dryna, kur kuptova u befasova. Më beso kurrë se kam ditur që në Kosovë mund të ketë një urë të këtilla që simbolizon dashurinë”, u shpreh ai për gazetën.

Një çift tjetër i ri, të cilët nuk deshën të prezantohen me emër, thanë se janë të dashuruar, por këtë dashuri ende po e mbajnë të fshehur nga familjet. Ata treguan se tashmë i besojë shumë kësaj ure.

“Kjo urë jemi të bindur se sjellë fat e sjellë dashuri të pafund. Prandaj, shpesh vijmë këtu dhe shohin edhe drynin tonë që e kemi vendosur këtu, por që ende nuk e kemi finalizuar në pikëpamje ceremoniale”, u shpreh djaloshi. /Kosova Sot/

Nuk duhet të lejojmë veteranë të Kukësit e të Bllacës

0

Xhevat Klaiqi

Statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e kanë fituar diku 50 mijë persona. Sa e paimagjinueshme dhe e çuditshme!

Sa shumë ushtarë paskemi pasur e nuk e paskemi ditur!

Prokuroria e Kosovës duhet patjetër të merret me këtë çështje sa kriminale aq edhe përbuzëse për luftën dhe njerëzit që me të vërtetë luftuan dhe dhanë gjithçka nga vetja, e shumë nga ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Askush nuk mund ta përbuzë në këtë mënyrë luftën dhe mundin e atyre që luftuan dhe e fituan statusin e veteranit të vërtetë. Nuk duhet lejuar që të bëhet veteran asnjë, ama bash asnjë njeri i cili luftën e ka shikuar nga TV-ja ose nga kampet e refugjatëve.

Vërtet sikur Kosova të kishte 50 mijë ushtarë të uniformuar, atëherë pse na është dashur intervenimi ushtarak i NATO-s, a vetëm sa për të na i marrë “meritat e fitores”, mbi shtetin paramilitar serb.

Më ka rënë të lexoj në profile të ndryshme të “FB” se XY personi e ka fituar statusin e veteranit edhe atë pa qenë kurrë në Kosovë gjatë luftës e të mos flasim për pjesëmarrje në luftë ose se është bërë veteran vetëm e vetëm se paska mbledhur mjete financiare nga bashkatdhetarët tanë. Atëherë shtrohet pyetja: e këta inkasantët që punuan shumë vite në Kosovë për mbledhjen e 3% athua edhe këta duhet të jenë veteranë të luftës?

A thua si do ta ndjejnë veten ata njerëz të cilët Qeveria në ekzil i mashtroi me marrjen e shumave të mëdha parash në emër të luftës? Shtrohet pyetja tjetër se a më veteran është ai që i dha ato para për luftë apo ai që i mblodhi ato para nga njerëzit të cilët ndanë nga kafshata e gojës për ta ndihmuar luftën?

E them me përgjegjësi të plotë se unë dhe shumë njerëz që i njoh kemi punuar shumë vite para këtyre “veteranëve” të kampeve të Bllacës dhe të Kukësit ku kemi punuar dhe kemi qenë të armatosur për t’i mbrojtur lagjet tona nga bandat vrastare çetnike, neve që e mbajtëm gjallë shkollën shqipe për vite të tëra nuk na takon asgjë përveç një letërnjoftimi të shtetit të Kosovës e të cilin duhet ta paguajmë me para.

Shumë bile, gjysma nga ky numër i veteranëve duhet vullnetarisht të lajmërohen dhe të hiqen nga lista e veteranëve në të kundërtën Prokuroria e Shtetit duhet të angazhojë njerëz lagje më lagje e të dihet saktë se kush janë ata manipulator.

Një ditë, një mik i imi në “FB” e të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, ma dërgoi regjistrin e parave të cilat i ka dhënë për Kosovën dhe nga gjithë ato para që ka dhënë nuk ka fituar së paku ta shkollojë një fëmijë me ndonjë bursë nga shteti, sepse këto bursa ndahen nga kryetarët e komunave dhe u jepen së pari militantëve partiakë, pastaj fëmijëve të atyre që kurrë asnjë cent nuk e kanë dhuruar as në 3%, as në fondin “Vendlindja thërret”.

Shtëpia 250-vjeçare e familjes në zë rrezikon të zhduket në Prizren

0

Prizreni është njëri ndër qytetet me trashëgimi të pasur dhe me shtëpi karakteristike dhe të moçme. Disa nga këto shtëpi i përkasin ndërtimit të shekullit XVI dhe ky fakt flet mjaft.

Lidhur me këtë, drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren – QRTK Prizren, Samir Hoxha, ka theksuar se në bazë të kërkesës së kësaj qendre tashmë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Prizren është duke bërë restaurimin e katër shtëpive familjare dhe atë të familjeve; Zijabeu, Rekathati, Paçarrizi dhe Kantargjiu. Implementimi i këtij projekti po bëhet në bazë të masave emergjente, shprehet ai, teksa shton se po realizohet nga CVVB-ja.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që objektet të banimit me karakteristika dhe lloje të veçanta të mbrohen”, ka shtuar ai, shkruan gazeta ”Kosova Sot”.

Fontana nga ku afër saj kalonte jazi

Në lagjen e vjetër të “Saraçëve”në Prizren gjendet njëra ndër shtëpitë e vjetra që sipas familjarëve të Muhamed Paçarrizit kjo shtëpi ka mbi 250 vjet që është ndërtuar. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shprehet në formën e saj ndërtimore dhe shpirtërore. Shtëpitë tradicionale ishin ndërtuar për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe personalitete shtetërore të asaj, prandaj edhe janë me karakteristika të veçanta.

“Edhe pse Prizreni ka një thesar të çmuar të trashëgimisë historike – kulturore, kjo në mënyrë të vazhdueshme u është ekspozuar ndikimeve shkatërruese të faktorit natyror dhe faktorit njeri”, shprehet për “Kosova Sot” Samir Hoxha.

Kurse, Muhamed Paçarrizi, tani një person që mezi ia del të mbijetojë, tregon se shtëpia e tyre ka mbi 250 vjet të ndërtimit. Ai shton se pas një intervenimit që ka bërë CVB-ja, kjo shtëpi ende nuk është stabilizuar dhe, sipas tij, Prizreni po rrezikon të humbë një nga shtëpitë e bukura të këtij qyteti.

“Kjo shtëpi ka fontanën që dikur këtu kalonte edhe jazi”, tregon plaka e kësaj shtëpie Neale Paçarrizi.

Ky objekt ka pasur një renovim të gjerë në vitin 1860, sidomos në enterier.

“Objekti është ngritur në etazh dhe është i llojit simetrik me hajat në përdhese. Dekorimet në ballinën kryesore janë karakteristike, të dekoruara me elemente nën ndikimin e stilit neoklasik. Enterieri i objektit është i pasur me elemente etnografike. Drugdhendja është shumë e theksuar dhe është punuar me një mjeshtëri të rrallë. Është shembull i arkitekturës orientale-vendore të tipit rrafshinor që përkiste shtresës së pasur të shoqërisë. Shtëpia e familjes Paçarrizi është me rëndësi të veçantë nacionale (kombëtare)”, shprehet Paçarrizi.

Objekti përmban vlerat dhe karakteristikat e veçanta të arkitekturës folklorike të Prizrenit të fundshekullit XIX. Është shembull i arkitekturës orientale-vendore nën ndikimin e arkitekturës evropiane, sidomos në fasadë, dhe i takon tipit rrafshinor që përkiste shtresës së pasur të shoqërisë. Enterieri i objektit po ashtu është mjaft i ruajtur dhe ka elemente origjinale të kohës.

Shtëpia e familjes Paçarrizi është në pronësi private, por ajo megjithatë është një pasuri kombëtare, pasi pasqyron gjendjen sociale, ekonomik dhe shoqëror të Prizrenit dhe Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX. Ruajtja dhe prezantimi i këtyre vlerave është në interes të zhvillimit të turizmit kulturor dhe njëherësh rrit edhe vlerën kulturore të shoqërisë kosovare ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kjo familje e vjetër e Prizrenit shpjegon se shtëpia ka karakteristika shumë të veçanta dhe kjo është një perlë e këtij qyteti.

Muhamed Paçarrizi thotë se kjo shtëpi është nën mbrojte të shtetit, por, për fat të keq, ende nuk ka arritur që shteti të investojnë sa duhet këtu.

Shtëpia e Paçarrizëve në rrugën e “Saraçëve” po dëmtohet shumë nga shiu dhe të reshurat, të cilat dëmtojnë tej mase muret e vjetra, pastaj tavanet ose siç i quajnë ‘Shishtavenet”.

Paçarrizi thotë fontana i jepte bukuri kësaj shtëpie si dhe vetë jazi ku atje kishte edhe peshq dhe uji ishte plotësisht i pastër. Familjarët shpresojnë se kjo shtëpi do të rinovohet dhe të ruhet. /Kosova Sot/

Legalizojeni kopjimin!

0

Nga: Adrian Collaku

Derisa të gjithë janë “çu peshë” e i madh e i vogël po shkruajnë për vdekjen e legjendës së boksit, unë po i shkruaj nja dy rreshta për “legjendat” tona të kopjimit.

Sot ishte testi i maturës dhe u pa se si degradoi ky proces, duke u nxjerrë testet edhe nëpër rrjetet sociale. E pamë se nga Ministria e Arsimit u vlerësua si shumë i suksesshëm ky proces.

Mirëpo ka qenë e pritshme që do të ndodhë kështu, sepse askush në këtë vend nuk është i interesuar për vlera, e aq më pak këta të politikës, që janë aty falë gënjeshtrave e mashtrimeve dhe vlerave jodemokratike.

Pres që edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Kryeministri Isa Mustafa, dhe përgjegjësi kryesor për degradimin e vendit, presidenti Hashim Thaçi, të dalin me nga një deklaratë për këtë “sukses” të madh të Testit të Maturës.

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që në Testin e Maturës na ndodhin gjëra të tilla: kopjime masive, rrjedhje e testeve edhe nëpër rrjetet sociale, e si pasojë edhe kalueshmëria e atyre që s’dinë shkrim e lexim, institucionet vazhdojnë të heshtin dhe të vetëkënaqen.

Drejtuesit e institucioneve kanë edhe një arsye të fortë që të mos mërziten për këtë fenomen shqetësues dhe për nxjerrjen e analfabetëve me diploma, sepse shumica prej tyre fëmijët i dërgojnë në shkolla dhe universitete me renome, e që qytetarëve të zakonshëm nuk ua mban xhepi.

Edhe ky test që u mbajt sot, tregoi se po vazhdojmë me improvizime, si në dije, si në qeverisje, si në jetën e përditshme.

Thjesht, shoqëri improvizuese!

Prandaj, mos të presim vlera të mirëfillta në këtë vend.

Bile, i kisha propozuar ministrit të Arsimit e Kryeministrit, që me një udhëzim administrativ, me e kalu testin e maturës, të gjithë ata që dinë t’i përdorin rrjetet sociale.

Sepse, një pjesë e madhe që do ta kalojnë testin, do ta bëjnë falë përdorimit të rrjeteve sociale.

Prandaj, zgjidhja më e mirë është “legalizimi i kopjimit”!

Presidenti ledhaton qentë e “Sharrit” (Foto)

0

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar kufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi me ç’rast ka treguar se ka kaluar shtigje të gjata përderisa ka takuar edhe qentë e “Sharrit”.

“Me mot më të ngrohtë, ndryshova këtë vikend edhe shtigjet e shetitjes. Këtu përgjatë bregoreve të Sulbicës në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri – Mal të Zi”, ka shkruar ai.

Thaci me qente e Sharrit

Nait Hasani kërkon anulimin e testit kombëtar

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe drejtori i Komisionit për Arsim ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për blerjen e testit në rrjete sociale.

Ai e ka konsideruar vepër penale blerjen e testit në këto rrjete dhe fajtorët, që e kanë bërë këtë duhet dënuar sipas tij, shkruan Gazeta Fjala.

“Unë kërkoj nga Ministria e Arsimit të vlerësoj mundesin e anulimit të testit të maturës dhe keqbërsit të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Hasani.

Ai ka shtuar se logjika e tillë e mashtrimit nuk e ndrit cilësin e dijes në arsim, nuk na qon në dijen evropiane, kjo është mashtrim i vetës i familjes i shoqërisë dhe shkatërim i arsimit si vlerë në Kosovë.

Merkel: Po i mbyllëm kufijtë, Evropa merr fund

0

“Nëse i mbyllim kufijtë, Europa merr fund”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë kongresit të CDU-së, duke reaguar kështu ndaj planeve të Austrisë, që për të frenuar fluksin e emigracionit ka njoftuar mbylljen e kalimit të Brenerit, në kufirin mes Italisë dhe Austrisë.

Merkel ka deklaruar se deri para pak kohësh 50 mijë persona arritën në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Nëse këto flukse tani spostohen drejt Libisë dhe Italisë, nuk mund të themi të mbyllim Bernerin”, ka deklaruar kancelarja.

Sipas Merkel, duhet një “solidaritet i arsyeshëm”, edhe më i arsyeshëm se parashikimet dhe përforcimi i bashkëpunimit me vendet që kufizojnë zonat e krizave.

“Duke e dhënë ndihmën në vendin ku ka nevojë, bien motivet për t’u nisur drejt Europës në duart e skafistëve”, ka thënë Merkel.

Ajo ka kujtuar se, që nga fillimi i vitit disa qindëra persona janë mbytur gjatë arratisjes përmes detit nga vendet e luftës.

“Nuk mund të shtiremi sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të themi që skafistët të bëjnë ç’të duan dhe ne të mbyllim kufijtë”, ka shtuar Merkel.

Nxënësja në Rahovec përdor telefonin në test (Video)

0

Një nxënëse në Rahovec ka përdorur telefonin gjatë Testit të Maturës.

Ajo është “kapur” nga videoja e KALLXO.com duke kryer këtë veprim.

Thuajse në të gjitha shkollat ku u zhvillua testi, nxënësve u janë marrë telefonat, por ka pasur raste kur administratorët e këtij testi nuk ua kanë garantuar nxënësve ruajtjen e këtyre telefonave, prandaj edhe nuk ua kanë marrë ata.

Në këto raste administratorët ua kanë tërhequr vërejtjen maturantëve që nëse kapen me telefona do të nxirren nga testi.

KALLXO.com gjatë ditës raportoi edhe për përdorime tjera të telefonave gjatë testit.

Stella ka vendosur të zhvishet plotësisht

0

Ajo u bë e famshme vjet kur u tha se është e lidhur me këngëtaren Miley Cyrus.

Në fakt supermodelja Stella Maxwell ka pasur disa histori të tilla.

Këtë herë, bukuroshja e ‘Victoria’s Secret’ ka vendosur të tregojë asetet në një set super të nxehtë.

‘Vdes’ deputeti i Iva Alikos

0

Iva Aliko u bë emër i njohur si pa pritur e kujtuar.

Iva, së fundi u rezervua të këndonte “live”, me arsyetimin se është e ftohur, shkruan “Kosovarja”.

Në të vërtet, kush po pyet a di apo nuk di Iva të këndoj, krejt çka ju intereson njerëzve këto ditë, është të dinë se ku mbeti deputeti i saj që më nuk po e përmend.

A mos vdiq? Pse Iva po e “shukatë” këtë punë?

E qartë, edhe ajo e përdori strategjinë e Kallashit e Xhesika Ndojes për tu imponuar në treg, se realisht deputeti e apartamentet luksoze, me gjasë ekzistojnë vetëm në ëndrrat e saj, shkruan “Kosovarja”