20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6507

Një histori mungese

0

Nga Alda Bardhyli

Fustani i Ana Kareninës teksa luhatet nga era, para se të humbë përgjithmonë në stacionin e trenit në Moskë, të kujton se letërsia është një histori dashurie dhe fati përzier bashkë, një përshkrim i uraganit të çmendur të pasioneve të njeriut dhe i luftës që ai bën me to. Por në fund, ashtu siç do të shprehej Vronski (i dashuri i saj) letërsia nuk është gjë tjetër veçse një histori mungese.

Të njëjtën gjë duhet të ketë menduar dhe Heathcliff teksa i dukej i pamundur takimi sërish me Katerinën në Londrën e viteve 1802 (romani “Majat e stuhishme”, Emily Bronte).

Juri Zhivago nuk do të mendonte ndryshe. Doktori dhe poeti i revolucionit rus të viteve 1917, do donte që Pastërnak të mos e kishte takuar kurrë më infermieren Lara. Ndoshta jeta e tij do të kishte shkuar e qetë dhe e lumtur përkrah aristokrates Tonia. Por jo, pasioni i një dashurie të pamundur do ta çonte këtë personazh drejt sfidave që as që i kishte menduar më parë. Kjo pasi në dashuri çdo gjë është e mundur.

Viktor Hygo do të mblidhte gjithë fatin e dashurive të tij të humbura te një histori. Në Parisin e viteve 1482, novela e tij mbi gungaçin e Notre Dame do të rrëmbente zemrat e miliona lexuesve. Kjo pasi historia e pamundur e tij me balerinën Esmeralda, ishte e njëjtë me historitë që çdo njeri kishte fshehur diku në jetë. Hygo do të idealizonte dashurinë me këtë libër, e cila ku ndien nuk do t’ia dijë për pamjen. Por a ishte kjo Franca që ai tregonte? Në një shoqëri ende në atë kohë të paçliruar nga konservatorizmi, ndarjet e personazheve nuk ishin gjë tjetër veçse pasojë e këtij mentaliteti.

Librat deri në kohët e sotme më shumë se na shtyjnë drejt kërkimin, na tregojnë se sa e vështirë është rruga e kthimit, por jo e pamundur. Të vendosur përballë situatash të vështira, janë të pafundme personazhet në galerinë e letërsisë botërore, të cilët kanë vuajtur pasojat e një ndarjeje të gjatë. Pothuajse në çdo libër ti gjen një të tillë, aq sa duket sikur është kjo gjendje njerëzore që ka shpikur shkrimin.

Fytyra e imët e një vajze teksa linte Tokion për të udhëtuar drejt një tjetër jete, tregon gjithë trishtimin për humbjen e një historie që po lë pas, te “Dashnori” i Margarite Duras. Në fund të këtij rrëfimi, Duras e mbyll librin me kthimin e tij në Paris, duke i telefonuar. Të gjithë kthehen një ditë, e këtë e gjen në fate librash, ashtu si në jetë. Por ajo që nuk i bën të bukura kthimet është koha. Distancat e gjata që i kanë ndarë personazhet në mes, kanë lënë shenja që nuk mund të fashiten me disa orë. Aq sa personazhi i Duras, nuk di të përgjigjet, kur ai i thotë se e dashuron ende. Duras e mbyll romanin pa zërin e saj, por thjesht me frymëmarrjen që duket sikur del nga fletët e librit.

Ernest Hemingëay është një tjetër mjeshtër i ndarjeve. Kodrat sa elefantë të bardhë, është ndoshta një nga prozat e shkurtra, por më me tension të ndarjes, ku si një stilist i gjuhës, ai e jep ndarjen e dy personazheve përmes përshkrimeve të natyrës. Hemingëay është i pamëshirshëm me personazhet e tij. Ata i ndan vetëm një fije e hollë nga dashuria te dhembja, ashtu siç ndodh te “Lamtumirë armë”.

“Është si në jetë, ti e di që një ditë do të kujtohesh për të”, do të shprehej Skot Fitzgerald pas dy gotave skoç.

Të njëjtin mendim ndan dhe John Fante, i cili do ta ndëshkonte fort personazhin e tij te “Pyet pluhurin” me vdekjen e Kamilës. Janë të ndryshme pyetjet që kritikët ngrenë sot për kryevepra të letërsisë, libra të ngritura mbi histori pasionesh të pamundura dhe tradhtish.

Libra që shpesh janë urryer me të njëjtën forcë siç janë dashur, janë botuar e ribotuar, dhe nga një shekull në tjetrin vazhdojnë të kenë të njëjtën forcë në mesazhet që mbartin. Që nga Penelopa, apo Andromaka, në libra vazhdojmë të shohim fytyra të trishtuara femrash që qajnë dashuritë e humbura. Të tjera fytyra do vazhdojmë të shohim në letërsinë e re që lind çdo ditë, për sa kohë ndarja apo ikjet vijnë shpesh duke na lënë befasinë.

“Unë besoj te kthimet”, shprehet shkrimtarja italiane, Susana Tamaro, e cila ndez një dritëz të vogël te personazhet e saj duke i kthyer larg në kujtesë, e për të hapur portat që dikur i kanë mbyllur”. Qëndro pa lëvizur, në heshtje dhe dëgjo zemrën tënde. Kur ajo të ketë folur, ngrihu dhe ndiqe nga pas”, thotë ajo.

Nga vendi i Alberto Moravisë, Dino Buzatit, apo Italo Svevos, ndarjet janë thjesht një ikje në kohë për t’u takuar në një kohë tjetër. /Shqip/

Krusha e Madhe, ‘Lazarati’ i Rahovecit

0

Njësiti policor i anti-drogës ka identifikuar kultivimin e një sasie të bimëve narkotike në një fushë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

“Të njëjtat ishin të kultivuara në një sasi prej 132 bimëve, në mes të arave dhe në mënyrë jo të rregullt të përziera edhe me bimë të tjera. Të gjitha bimët e dyshuara janë tërhequr nga vendi dhe janë djegur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent për proceduar të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Rrah dy meshkuj për pronë, arrestohet

0

Në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një konteksti pronësor ka sulmuar fizikisht dy meshkuj, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:20, në rrugën “Ilaz Agushi”.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet pasi nuk përfill urdhrat e Policisë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 20:00, ka arrestuar një person në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari po ashtu ka refuzuar të japë dokumentet e automjetit, ka qenë jokooperativë, ku gjatë arrestimit ka rezistuar, me çrast njëri nga zyrtarët policor pëson lëndime të lehta në dorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vetura përplaset me traktorin në Lubizhdë të Prizrenit

0

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, dje rreth orës 17:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori.

Lëndime trupore ka pësuar një femër në veturë.

“Deri tek aksidenti ka ardhur nga vozitja e pakujdesshme dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili e humb kontrollin ndaj automjetit dhe në shiritin e kundërt aksidentohet me traktorin”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër – pasagjere në veturë dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Vesel Kurtishaj i “Big Brother” i bashkohet PDK-së

0

(E plotësuar) Fituesi i “Big Brother Albania 8? Vesel Kurtishaj i është bashkuar sot zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ia ka dorëzuar atij edhe solemnisht librezën e anëtarësismit në këtë subjekt politik, njofton Klan Kosova.

Veseli njëherit i ka bërë thirrje  rinisë që t`i bashkohet politiksë dhe ka shtuar se partia që e drejton ai ka nevojë për rini.

Nga ana e tij, anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Vesel Kurtishaj deklaroi se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të rinjtë të tjerë, ndërsa theksoi se ka zgjedhur PDK-në pasi siç tha ai, ky subjekt politik “iu jep hapësirë të rinjve”, njofton Klan Kosova.

Vesel Kurtishaj aderon në PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet së cilës ka njoftuar për aderimin e radhës në këtë subjekt politik.

Zyra e Komunikimit e PDK-së ka bërë të ditur se kryetari i ri i partisë, Kadri Veseli, do t’i japë solemnisht Vesel Kurtishajt, fitues i Big Brother 8, librezën e anëtarësimit në PDK.

“Nesër, më 1 Qershor 2016, në ora 9.30, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli do të jap solemnisht librezën e anëtarësimit në PDK, Vesel Kurtishaj, fitues i “Big brother Albania 8”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK.

57 kilometra: Për këtë tunel po flet mbarë Evropa

0

A duhet të nisim edicionin e lajmeve me hapjen e një tuneli?

Kështu pyet BBC, teksa vendos se ky është një lajm me shumë rëndësi për kontinentin e vjetër.

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë hekurudhor në botë pritet të hapet zyrtarisht në Zvicër, pas thuajse dy dekadash punime.

Tuneli 57 kilometra i gjatë do të lidhë Europën veriore me atë perëndimore, duke çarë përmes Alpeve Zvicerane.

Zvicra thotë se kjo do revolucionarizojë transportin europian.

Tuneli Gotthard do të lehtësojë qarkullimin, pasi një milion kamionë që bënin rregullisht këtë rrugë, tani do zëvendësohen nga trenat.

Tuneli do të tejkalojë gjatësinë e tunelit Seikan në Japoni.

Tuneli japonez është 53.9 kilometra.

Në vend të tretë do spostohet tuneli 50.3 kilometra që lidh Francën me Anglinë.

Në ceremoni do jenë kancelarja Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi.

“Është pjesë e identitetit zviceran,” tha drejtori i zyrës së transportit zviceran, Peter Fueglistaler.

“Për ne, të pushtojmë Alpet është njësoj si holandezët që eksplorojnë oqeanet”.

Projekti, që ka kushtuar më shumë se 12 miliardë dollarë, u mbështet nga zviceranët me një referendum në vitin 1992.

Tuneli është 2.3 kilometra poshtë sipërfaqes së maleve dhe kalon përmes shkëmbinjve që arrijnë temperaturën 46 gradë Celsius.

Inxhinierët kanë gërmuar dhe shpërthyer mbi 73 lloje shkëmbinjsh, disa të fortë si graniti, të tjerë të butë si sheqeri.

Më shumë se 28 milion ton shkëmbinj është nxjerrë.

Nëntë punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve.

Tani që tuneli ka përfunduar, do të krijojë lidhjen kryesore hekurudhore mes Roterdamit në Holandë dhe Xhenovës në Itali.

Koha e udhëtimit nga Cyrihu për në Milano do reduktohet me një orë.

Rreth 260 trena mallrash dhe 65 trena pasagjerësh do të kalojnë në tunel.

Koha e udhëtimit do jetë 17 minuta.

Rita Ora ka nisur xhirimet e filmit erotik (Foto)

0

Ky është vazhdimi i filmit të parë, “50 Shades of Gray”, frymëzuar nga trilogjia e shkrimtares britanike, E. L. James, e cila është njëkohësisht edhe producente e versioneve kinematografike.

Këngëtarja shqiptare në këtë episod luan rolin e motrës së Christian Greyt. Në rolin e Mia Greyt, ajo ka ndryshuar edhe pamje, duke u kthyer në bjonde.

Në rrjetet sociale, ajo i ka ndarë me fansat momenten nga seti i xhirimeve, i cili po zhvillohet në Vankuver të Kanadasë, transmeton Top Channel.

Rita Ora nis xhirimet

Çka i bëri Tuna organit gjenital?

0

Tashmë organi gjenital i femrave ka një emër të koduar, një nofkë. Ai quhet “zog” dhe këtë pagëzim ja ka bërë Tuna.

Së paku ajo e ka bërë kaq të famshëm, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, nëse mendoni që media është ajo që po “kënaqet” me këtë gjë, harrojeni. Ishin vetë këngëtaret ato që e servuan.

Tuna e ka lënë pak rehat “zogun”, pasi momentalisht po mjaftohet me “tima”, por janë koleget e saj që po e ngacmojnë gjatë gjithë kohës

Epo, e kanë parë që me zog ju ecë.

‘Babai’ hapë ‘Mirdita, dobar dan’

0

Filmi “Babai”, me regji të Visar Morinës do të hapë këtë edicion të këtij festival që ka shtrirjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Në shenjë të 80 vjetorit të lindjes së aktorit shqiptar Bekim Fehmiu, do të hapet edhe edicioni i radhës së festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, në Beograd. Porgram i ngjeshur do të jetë përgjatë këtyre ditëve, sa do të zgjasë edhe festivali, kurse hapja e këtij edicioni do të bëhet me filmin artistik të metrazhit të gjatë “Babai”, me regji të Visar Morinës, shkruan KultPlus.

Ky film ngjarjen e ka të vendosur në vitet e 90-ta, dhe në këtë film flitet për vështirësitë e popullit shqiptarë, si pasojë e regjimit të atëhershëm serb në Kosovë.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Astrit Kabashi, Val Maloku, Adriana Matoshi, Alban Ukaj, Enver Petrovci…

Në këtë edicion, pos këtij filmi do të ketë edhe muzikë, prezantim të librit dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën. Ky festival ka një shtrirje mes Prishtinës dhe Beogradit.