14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6508

Mustafa: Kështu erdhën krishterizmi dhe islami në Kosovë

0

Ishte Kryeministri Mustafa që mori fjalën i pari në ditën e dytë të kësaj konference.

Ai tha se Kosova është shtet i ri por ka kulturë të vjetër.

“Para dy mijë vitesh këtij është shpërndarë krishterimi, ndërsa këtu para 600 vitesh është shpërndarë edhe islami. Poashtu kemi edhe shumë fe të tjera që krijojnë mozaikun shumë kulturor të vendit tonë. Duhet të punojmë shumë që të ruajmë këtë pasuri tonën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij është bërë anëtare e rëndësishme në luftën kundër ISIS-it, duke shtuar se roli i grave është i fuqishëm në shoqëri.

Mustafa ka thënë se pa angazhimin e gruas në shoqëri nuk ka emancipim shoqëror.

Video e patransmetuar, momenti kur Kenedy-t i ndahet koka në dysh (+18)

0

Këto janë pamje të reja që tregojnë vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kennedy më 22 Nëntor të vitit 1963.

Pamjet e rënda tregojnë më qartë momentin kur vrasësi qëllon për vdekjen Kennedy-n gjatë kohës që ai udhëtonte me makinën presidenciale në Dallas të Teksasit.

Në video, momenti i goditjes së presidentit mund të shihet në minuten e 02:30.

https://vid.me/jteo

Maqedonia vendi i skllevërëve

0

Sipas një hulumtimi nga Fondacioni “Walk Free” për Skllavërinë Globale për vitin 2016, indeksi u publikuar tregon se 45.6 milionë njerëz në mbarë botën po jetojnë në skllavëri.

Mirëpo, sipas këtij hulumtimi për Europën është shënuar më shumë se 1.2 milionë njerëz që mbahen në skllavëri.

Fondacioni “Walk Free” ka treguar se Europa mbanë 1.2 milionë njerëz në skllavëri të plotë, kështu duke e renditur Maqedoninë me përqindjen më të madhe të robërisë. Pas saj vjen menjëherë Polonia dhe Bosnja.

Shtetasit e vendeve të BE’së përbëjnë 65 për qind të të gjithë viktimave të identifikuara të trafikimit me qenie njerëzore në Europë, thotë raporti.

Sipas këtij hulumtimi, dy të tretat e 45.8 milionë personave që jetojnë në skllavëri, janë të abuzuar seksualisht, martesa të detyruara, trafikim, punë e detyruar, shkruan Telegraph, transmeton Gazeta Express.

Vendi i parë në botë që përmban më shumë skllevër është India me 18.3 milionë persona të detyruar në skllavëri.

Menjëherë pas Indisë vjen Kina me 3.9 milionë persona, Pakistani me 2.1 miliona, Bangladesh me 1.5 milionë, Uzbekistan me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë persona, Malajzia me 129 mijë persona që mbahen në skllavëri.

Sulmohet në podium Bernie Sanders (Video)

0

Fushata e kandidati presidencial Bernie Sanders në Kaliforni u ndërpre ditën e së hënës, kur një grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuan të nxitojnë drejtë skenës, para se të ndaloheshin nga agjentët e shërbimit sekret.

Kandidati demokrat për president po i drejtohej turmës, një numër prej mbi 60 mijë personave jashtë bashkisë së qytetit të Oaklandas, në kohën kur ndodhi kjo ndërhyje dramatike.

Grupi i cili më vonë mori përgjegjësinë për aksionin, tha se ishin duke protestuar rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që të protestojnë veçanërisht kundër kandidatit.

Pamjet nga incidenti tregojnë momentin kur dy agjentët e shërbimit sekret u mblodhën rreth Sanders dhe kërkuan nga ai që të largohej nga podiumi teksa personeli tjetër nga sigurimi filluan largimin e protestuesve.

https://youtu.be/LxCYvGaODGQ

Zafir Berisha ambicioz, synon të bëhet kryetar i Prizrenit

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka treguar për vendimin që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik (BD) për t’iu bashkuar Nismës për Kosovën.

Ai, në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se efekti i parë i këtij bashkimi në strukturat e Nismës do të shihet në qytetin e Prizrenit.

Berisha është shprehur i bindur se me këtë bashkim Nisma do të dalë fituese në Prizren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, fitorja në këtë komunë do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën.

Zafir Berisha nuk e ka fshehur ambicien e tij për të qenë kandidat i koalicionit AAK-Nisma për kryetar të Prizrenit.

“Natyrisht se nuk e fsheh ambicien për ta menaxhuar qytetin e Prizrenit”, ka thënë Berisha për ‘Epokën e re’.

Burgoset modelja turke, ofendoi Erdoganin

0

Merve Buyuksaraç e cila ka qenë miss Turqia, është dënuar për ofendim ndaj presidentit, pasi ajo kishte shpërndarë në Instagram një poezi satirike kundër Erdoganit.

Modelja kishte thënë që i ishte dukur për të qeshur ajo poezi, prandaj e kishte shpërndarë.

Ylli televiziv pozon krejtësisht nudo (Foto+16)

0

Zënka ndërmjet Marnie Simpson dhe Jasmine Lennard ka nisur prej momentit kur kjo e fundit e ka akuzuar atë se ka flirtuar me të dashurin e saj.

Dy yjet televizive kanë vazhduar me akuzat ndaj njëra-tjetrës, ndërsa më e reja është kur modelja 30-vjeçare Jasmine ka thënë se ylli i “Geordie Shore” ka “prapanicë të trashë”.

Dhe reagimi i 24-vjeçares ishte publikimi i një fotografie krejtësisht nudo.

Marnie Simpson nudo

Moratti: Po shesim aksionet e Interit

0

Massimo Moratti ka thënë për mediumet italiane se 20 për qind e klubit është në shitje.

Në kohën e fundit është folur shumë se Moratti mund të shes 30 për qind të aksioneve të tij, ndërsa 30% tjera do të shiteshin nga Erick Thohir drejt një kompanie kineze.

“Besoj që jemi duke biseduar dhe nuk kam lajme të reja dhe mbetemi në vendimin që t’i shesim 20 për qind”.

Interi ka hasur në vështirësi financiare në vitet e fundit për këtë duan që të fusin edhe investitor kinez në klub.

Xhaka ndërron mendje

0

Granit Xhaka ka ndërruar mendje sa i përket numrit të fanellës te Arsenal.

Ai tash do të bartë numrin 29 në shpinën e tij, shkruan Goal.com.

Mesfushori është bashkuar me klubin për vlerën prej 35 milionë funtave një javë më parë.

Ai u tha se në Emirates do të bartë numrin 16, numër që deri tash e ka bartur Aaron Ramsey, i cili tash ka 8-shin te skuadra londineze.

Bayern refuzon Realin për Alaban

0

Këtë të martë është raportuar se Real Madrid ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Por është klubi gjerman që është përgjigjur menjëherë ndaj Los Blancos për austriakun.

Kështu ata kanë refuzuar ofertën e Kampionit të Evropës, edhe pse ajo në vete barte vlerën prej 50 milionë euro, shkruan AS.