14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6511

Juventus: S’ka Olimpiadë për Dybalan

0

Drejtori gjeneral Giuseppe Marotta ka insistuar se skuadra kampione e Serie A nuk do ta lejojë Paulo Dybala të jetë pjesë e Argjentinës në Olimpiadë.

Gerardo Martino e përfshiu talentin e ri në listën e gjerë të futbollistëve, ndërsa e ka lënë jashtë asaj për Kupën e Amerikës.

Megjithatë, tek Juventus janë të vendosur të mos e lënë lojtarin të luajë në garën që mbahet në Brazil.

“Ai është përfshirë në listën e Argjentinës për Rio 2016. Por rregullat e FIFA na lejojnë të ia ndalojmë pjesëmarrjen. Ne duam që ai të mbetet këtu sepse pastaj edicioni i ri është afër”, ka thënë Marotta.

Shukriu në burg, Anisa vazhdon punën në bashki

0

Anisa A. vajza që denoncoi skandalin “Xhelili” vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion në bashkinë e Peshkopisë. Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Et’hem Fida tha për Gazetën Shqiptare se “Ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë.

Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor”.

Anisa.A u emërua nga Shukri Xhelili, ish kryetari i bashkisë së Peshkopisë si magaziniere në Shtëpinë e Kulturës. 22 vjeçarja vazhdon punën që kishte, ndërsa Xhelili është në burg, i akuzuar për shpërdorim detyre. Prova kundër tij është video që filmoi ish vartësja e tij në Bashki.

Kush ia dhuroi Kallashit lirat që shqiptarët ia dhurojnë veç nuseve? (Foto)

0

Valltarja seksi, Donjeta Kosumi, është njëra ndër femrat e vetme që befasohet në mënyra të ndryshe, ku fansat dhe gjithë të tjerët i dhurojnë asaj dhurata nga më të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi, Kallashit i kanë dhuruar një veturë luksoze, por tani ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar disa foto ku shihet se ka vënë një lirë në zingjirin e saj të arit.

Nuk dihet ende se kush ja ka dhuruar, por i shkëlqen në gjoksin e saj.

Kallashi me lira1

Dua Lipa pritet të shpërthej në verë

0

Ditët e nxehta të verës kanë filluar, ndërsa muzika është pjesë e pandashme e argëtimit veror.

Disa prej yjeve botërore kanë publikuar këngët që priten të jenë hite në këtë verë, e disa kanë konfirmuar se do t’i lansojnë më vonë. Por, uebfaqja Buzzfeed ka bërë një listë të këngëve që pritet të shpërthejnë në këtë verë.

Listës së Buzzfeed i prin këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila me këngët e saj ka marr vëmendjen e mediave botërore.

“Hotter Than Hell” është kënga që siç shkruan Buzzfeed do të jetë hiti i kësaj vere me “muzikën vallëzuese dhe vokalin e zjarrtë të Dua Lipës, do të jetë më e ëmbël se luleshtrydhja në ditët e nxehta të verës”.

Këto janë top pesë këngët sipas Buzzfeed do të jenë hitet e verës:

Dua Lipa – “Hotter Than Hell”

MO – “Final Song”

Dragonette – “Lonely Heart”

Shura – “What’s It Gonna Be?”

Clean Bandit feat Louisa Johnson – “Tears”

Formacioni më i mirë i Contes në histori

0

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte ka përzgjedhur ekipin e tij më të mirë në histori të futbollit.

Ai ka përzgjedhur formacionin 4-3-3, ku ka përfshirë lojtarë të kohërave të ndryshme, ku befason shumë, pasi në këtë formacion nuk është as Leo Messi e as Cristiano Ronaldo.

Formacioni i Contes: Buffon, Puyol, Facchetti, Beckenbauer, Maldini, Pirlo, Nedved, Iniesta, Zidane, Van Basten dhe Karl-heinz Rummenigge.

Sa më larg njëri-tjetrit, aq më mirë

0

Ashtu sikur edhe njerëzit e zakonshëm edhe yjet kanë armiqtë e tyre dhe marrëdhënie të këqija me disa kolegë. Këta yje nuk mund të durojnë njëri-tjetrin dhe nuk e kanë ndërmend të punojnë së bashku në të ardhmen.

Kevin Smith dhe Bruce Willis kanë një histori të tërë të mosmarrëveshjeve dhe grindjeve, për këtë arsye nuk është çudi që nuk kanë tolerancë ndër vete. Kevin dhe Bruce kanë punuar së bashku në filmin “Cop Out”, për të cilën Kevin-i kishte thënë se ishte “rraskapitëse” dhe puna me Willis ishte shumë e vështirë.

Nick Nolte dhe Julia Roberts kanë punuar së bashku në filmin “I Love Trouble”. Roberts beson se Nolte është i neveritshëm kurse aktori mendon se ajo nuk është person i mirë.

A keni menduar ndonjëherë pse Bill Murray nuk përsëriti rolin e tij në pjesën e dytë të filmit “Charlie’s Angels”? Me sa duket mospajtimi i tij me yllin e filmit, Lucy Liu, ishte i mjaftueshëm për të mos u shfaqur në atë projekt. Murray është i pari që publikisht kritikoi aktrimin e Lucy-s, ndërsa vlerësoi aktoret Drew Barrymore dhe Cameron Diaz.

Tyrese Gibson tha se James Franco ishte shumë i vrazhdë në filmin “Annapolis” dhe se me të vërtetë e ka goditur në skenat e luftës. Tyrese e përjetoi atë si përvojë personale dhe tha: “Unë nuk dua më të punoj me të dhe mendoj se edhe ai ka të njëjtin mendim”. Franco u përpoq për të kërkuar falje, por duket se djelmoshat ende nuk janë pajtuar.

Milani e do Vidalin e Barcës

0

Milan dëshiron që të bëjë një riformatim të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas TuttoMercatoWeb, në orbitën e Rossonerëve është mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal, i cili nuk po arrin kurrsesi të gjejë vend në formacionin e katalunasve.

Vidal ka luajtur në 14 ndeshje për Barcën këtë sezon në të gjitha garat dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e blerjes.

Tashmë palët janë takuar dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi.

Largohet Dzeko, vjen Milik i Ajaxit

0

Edin Dzeko nuk ka pasur një sezon të mirë me Romën.

Boshnjaku ka kaluar nëpër një formë të mirë si në aspektin teknik ashtu edhe fizik.

Sipas Il Tempo, me shumë mundësi Dzeko do të largohet gjatë verës nga kryeqyteti italian dhe në vend të tij pritet të vijë Arkadiusz Milik i Ajaxit.

Çmimi i polakut besohet se është rreth 10 milionë euro.

Në rast se dështon edhe Milik, atëherë Roma do të hidhet në sulm për Michy Batshuayi.

Arkadiusz Milik-Ajax

Prizren: 400 anëtarë të rinj, sot aderojnë në PDK

0

Në Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren do të aderojnë 400 anëtarë të rinj. Aderimi i tyre do të bëhet sot në Hotel “Theranda” në ora 18:00 në Prizren.

Në ceremoninë e aderimit të anëtarëve të rinj, do marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të bëj ndarjen e librezave për anëtarët e rinj në degën e PDK-së, në Prizren.

“Interesimi i shumë qytetarëve për tu bërë pjesë e sukseseve të Partisë Demokratike të Kosovës në krye me me lidershipin e saj z. Kadri Veseli, është dëshmi e pakontestueshme e fuqizimit të këtij subjekti politik, në realizimin e aspiratave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në integrimet euroatlantike, si dhe në tejkalimeve të gjitha sfidave që ka vendi ynë”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com/

Berisha: Selimi nuk lejoi takimin e Princit Charles me kryetarin Muja

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, nuk ka pranuar të thotë se Princi Charles, nuk e kishte dashur që ta takonte kreun e Prizrenit, në kohën kur kishte vizituar qytetin për shkak se ai është i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë.

Ka thënë se takimin nuk e kishte lejuar anëtari i partisë prej nga vjen edhe kryetari Muja, Petrit Selimi.

Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se Selimi, zëvendësministër i MPJ-së e ushtrues detyre i ministrit ua kishte dhënë kumtin se protokolli i Princi Charles nuk e kishte paraparë një takim me kryetarin.

“Duhet pyetur zotin Selimi për këtë gjë. Por ai ka thënë se takimi mes Princit dhe kryetarit nuk është paraparë në agjendë”, ka thënë Berisha. “Ai nuk e lejoi takimin, dhe me siguri për këtë nuk ndihet krenar”, ka thënë më tej ai.