Dua Lipa pritet të shpërthej në verë

Ditët e nxehta të verës kanë filluar, ndërsa muzika është pjesë e pandashme e argëtimit veror.

Disa prej yjeve botërore kanë publikuar këngët që priten të jenë hite në këtë verë, e disa kanë konfirmuar se do t’i lansojnë më vonë. Por, uebfaqja Buzzfeed ka bërë një listë të këngëve që pritet të shpërthejnë në këtë verë.

Listës së Buzzfeed i prin këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila me këngët e saj ka marr vëmendjen e mediave botërore.

“Hotter Than Hell” është kënga që siç shkruan Buzzfeed do të jetë hiti i kësaj vere me “muzikën vallëzuese dhe vokalin e zjarrtë të Dua Lipës, do të jetë më e ëmbël se luleshtrydhja në ditët e nxehta të verës”.

Këto janë top pesë këngët sipas Buzzfeed do të jenë hitet e verës:

Dua Lipa – “Hotter Than Hell”

MO – “Final Song”

Dragonette – “Lonely Heart”

Shura – “What’s It Gonna Be?”

Clean Bandit feat Louisa Johnson – “Tears”

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit