13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6519

Olta Gixhari ndahet nga i dashuri?

0

Në portale të ndryshme online qarkullon lajmi se aktorja Olta Gixhari është ndarë nga i dashuri i saj Xhek Nasufi.

Madje shkruhet se Xheku i ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me të dhe se nuk do të ketë kthim pas në historinë e tyre.

Megjithatë në profilin e tij në Facebook rezulton se Olta dhe Xheku janë ende miq, madje ai ka ende në profilin e tij fotot me aktoren seksi. Të jenë të vërteta spekulimet mediatike mbi ndarjen e tyre?

Jericho sonte live në Prizren

0

Rok grupi i famshëm kosovar, Jericho, do të performojë sonte në Prizren.

Grupi do të interpretojë para publikut prizrenas në ora 22:00 në Kino Lumbardhi.

Rok grupi, Jericho vjen në Prizren në kuadër të festivalit 40 Bunar Fest.

Edicioni i 12-të i festivalit mbahet me 28 dhe 29 maj. /PrizrenPress.com/

Diçka për seksin në letërsinë shqipe

0

Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë, botërorë, është një prej shkrimtarëve të mi të preferuar. Tërë krijimtaria e tij është një marrëdhënie dashuri – urrejtje (më shumë urrejtje) me mentalitetin e jevrejëve në Amerikë, mentalitet konservativ, i mbyllur hermetikisht brenda vuajtjes kolektive në histori.

Në fillim të krijimtarisë së tij Roth zgjedh të ‘kapet’ me kompleksin e të pangopurit me seks, në Ankesa e Portnoit, rishtas përkthyer në shqip, për të depërtuar në ‘mekanizmin’ e seksit, brenda një shoqërie aq të ngjashme me ne, për nga konzervatizmi dhe ndarja aq ‘primordiale’ e së bardhës nga e zeza, e mira sipas kolektivit dhe e keqja.

Në fund të karrierës aktive, Philip Roth si shkrimtar që e ka trajtuar seksin për një jetë të tërë në krijimtarinë e tij, thotë se seksi – as erotika, as pornografia – si veprim, është ‘metaforë e jetës’.

Si minoren, edhe si fëmijë, të ‘habitur’ (filozofikisht) si njerëzim para televizionit (si tash para kompjuterit), ishim të ekspozuar ndaj gjithfarë ‘eksperimentesh’ (bëhet fjalë për shfaqjet televizive të viteve ’70-’80 të shekullit të kaluar): prej Twilight Zone (eksperimentim fascinant i shkrimtarëve të arrirë amerikanë), e deri tek eksperimentimet seksuale të ish-Jugosllavisë. Secila më interesante se tjetra, me gjithë dhunën filozofike të Twilight Zone dhe asaj morale të seksit në filmat e produksionit jugosllav.

Si pasojë e kësaj së dytës, seksi, zhveshur erotike dhe pa qëllim pornografie, ne minorenëve, sidomos trajtuar atë si diçka që ‘nuk’ përmendet, nuk flitet për, mësohet për dhe ndoshta, nuk bëhet, në mesin e shqiptarëve (ishte aq i “dëmshëm”), dhe sidomos duke qenë se paraqitej si njëlloj pushteti i mashkullit ndaj femrës, njëlloj ‘arme’, na dukej: sëmundje, serbe, fëlliqësinë e domosdoshme.

Ashtu dhe trajtoheshin femrat, ashtu dhe i ndodh shoqes së tre personazheve të tregimit të mrekullueshëm të Kadaresë.

“Ia fusin duart” pa e ditur pse duhej bërë kjo. Duke qenë se seksi është veprim biologjik, të shtyrë nga proceset biologjike, si qorra (nga këto procese biologjike) kërkonim në letërsinë shqipe bile së paku një grimë seks, ishte nevojë të mësonim, ne gjenerata jonë e televizionit, që shihnim Grace Jones, modelen më të njohur botërore duke u transformuar ‘disi’ nga improvizimi i goditjeve të shkopinjve të tupanëve në videon e këngës së saj.

Ishte shprehje perfide e mazohizmit seksual, derisa ne kërkonim pak seks për të mësuar në letërsinë shqiptare.

Shumë nga shprehjet seksuale, edhe me femra, thuheshin në serbishte, për të shmangur ‘pastërtinë’ e: familjes, kombit, idealeve, të tkurrura nga bombardimi i seksit që vinte pas revolucionit seksual në Perëndim.

Kishim gjetur, meshkuj e femra, të torturuar nga nevoja biologjike, “Sikur t’isha djal”, “Lulja e kujtimit”, “Lumi i vdekur” etj., ishte kjo letërsia ku konsumohej (lexo: krijohej me mund akti seksual përmes imagjinatës së lexuesit). Si të ‘korruptuar’ përjetë nga televizioni, më të padurimshmëve, kjo letërsi i tingëllonte në impotencë, ejakulim ‘pastërtie’ të dhunshme përkundër nevojës biologjike. Ishim të rinj, brenda vorbullës së natyrës.

Disa më të guximshëm, hulumtonin në vepra që shfaqnin transformime të sëmura të seksit: në Malësorja, Kroi i ilaqit etj., më kujtohet, romani ‘Femrat’ i Charles Bukowskit, në versionin kroatisht, në fillim të nëntëdhjetave bartej si pamflet i rrezikshëm prej shokut te shoku, prej tij te shoqja, etj.

Ishim të fascinuar nga mundësia e të përjetuarit të seksit, zhveshur nga erotika dhe komercialiteti i pornografisë.

Seksi vinte si kërkim i njeriut, si përjetim i tjetrit, mundje e vdekjes, përmes këtij romani.

Atëherë nuk ka ekzistuar qëllimi i të kënduarit për të shfaqur: prapanicat, gjinjtë, buzët, dhe shumë më shumë, si për këngëtaret e tanishme. Vonë pati filluar Adelina Ismaili ta bënte këtë. Tani plaku 70-vjeçar nuk e dëgjon, as shikon këngën, nëse nuk ka lakuriqësi, apo, “linja të bukura”.

Thënë shkurt seksi, seksualiteti, lakuriqësia, “linjat e bukura” që shfaqen në TV, para dhe pas lajmeve, derisa pimë çaj me familjen dhe hamë bukë, ndoshta janë pasojë e abstenimit gjysmëshekullor të popullit nga seksi? Shpërthim tej asaj “Pastërtisë” së dhunshme nga të qenët pjesë e botës perëndimore.

Dua të them se askund nuk ekziston një brumë i ‘vendosur’ në kulturën tonë lidhur me këtë akt biologjik dhe bukuroshet tona janë më të ‘hapura’ se, të themi, Beyonce, për shkak se veprojnë sipas instinktit për t’u njohur, jo për shkak të ndonjë përvoje të plleshme seksuale të jetëve të tyre. Janë të paformuara intelektualisht, mendoj në nivel me nevojat e profesionit të tyre, për të ‘mbështetur’ guximin seksual që kanë, gjë që është – duke filluar prej Adelinës minorene e deri tek Tuna etj., – njëlloj abuzimi seksual ndaj tyre.

Nga kush? Nga populli (i etur për seks, ndoshta) nëse faji nuk gjendet, nëse ai nuk kërkon racionalitet në tërë këtë. Seksi gjithherë është parë si një “e zezë” e domosdoshme brenda së “bardhës”, komuniste, patriotike, etj. Gjë që e ka paralizuar, dhe vazhdon ta paralizojë, jo vetëm shkrimtarin kur merret me seksin. Shfaqja e tij tek-tuk në letërsinë e sotit është njëlloj tragjedie në vete.

Populli është shumë më i ‘hapur’ seksualisht sot në krahasim me mentalitetin e shkrimtarit, brumin e tij, mekanizmat shprehës, falë abuzimeve seksuale televizive.

Në “Dying Animal” (“Kafsha në vdekje”, Philip Roth trajton tragjedinë e plakjes së njeriut) teksti fillon me seks oral, një profesor në moshë duke e ‘nënshtruar’ një të re studente, seksualisht, me dëshirën e të dyve, plaku duke u hakmarrë ndaj rinisë, jetës. Këtu nuk ka erotikë, dhe as pornografi, e vlerëson konteksti amerikan, ka shtjellim të ndodhjes së njeriut në botë, në tokë.  (Ballsor Hoxha /Gazeta Shqip)

Sulmohen policët në Qafë Morinë

0

Policia Kufitare ka arrestuar një person në Pikë Kalimin Kufitar Qafë Morinë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht policët gjatë detyrës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:20, raporton PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht policët gjatë detyrës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur PK-ja./PrizrenPress.com/

Goditet me veturë këmbësori në Prizren

0

Një person është lënduar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

Policia bën të ditur se këmbësori është goditur me veturë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, raporton PrizrenPress.

“Raportohet se i dyshuari mashkull k-shqiptar duke lëvizur me veturën “Alfa Romeo”, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin- viktima mashkull k-shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit është liruar”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Rrahen dy persona në Duhel të Suharekës

0

Dy persona janë rrahur mes veti në fshatin Duhel të Suharekës, pas një mosmarrëveshje, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole me gaz e llojit “Bruni”, ndërsa i dyshuari i tretë në shenje revolte ka dëmtuar disa orendi në shtëpinë njërit nga të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Motrat bukuroshe shqiptare, trafikante droge në SHBA

0

Shqiptari që punonte si shofer kamioni në Detroit, ka pranuar fajësinë për trafik droge, nga Clevelandoi në SHBA drejt Kanadasë. Sipas prokurorisë amerikane, pas një marrëveshje të avokatëve mbrojtës, Lekë Konini tashmë rrezikon një dënim nga 5-7 vite burg, ndërkohë që verdikti për të do të jepet në muajin gusht.

Lekë Konini, së bashku me tre shqiptarë të tjerë, u arrestuan në mars të këtij viti, si pjesë e një hetimi për kontrabandën e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht të marijuanës së cilësisë së lartë, në kufirin SHBA-Kanada, raporton TV Klan.

Gjithashtu, krahas tij të akuzuara janë motrat Jonida Aliçka (28) dhe Denisa Aliçka (26), si dhe Rinald Turhani (37).

Denisa dhe Rinaldi kanë pranuar fajësinë, ndërsa Jonida duhet te paraqitet në gjykatë në muajin korrik.

Dy vajzat shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e Policisë, me jetën luksoze, me makinat e shtrenjta, ndërhyrjet plastike dhe udhëtimet e shumta në Miami.

Osmani godet fort LDK-në

0

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka qenë sërish e ashpër me qëndrimin e partisë së saj ndaj Donika Gërvallës, që nuk u lejua sërish të merrte pjesë në Kuvendin e Punës të kësaj partie.

Ajo ka thënë se do ta vazhdojnë luftën për ndryshim dhe e ka quajtur krim vendimin e LDK-së që Donika Gërvalla të mos merr pjesë në Kuvendin e Punës.

“Kemi diskutuar me të gjithë kolegët që pavarësisht kësaj që po ndodhë ne duhet vazhdojmë luftën edhe brenda. Dua ta përsëris se trajtimi i familjeve dhe përfaqësuesve të diasporës është krim, sepse nuk ka asnjë arsye të frikësohen nga fjala e lirë. LDK nuk do të duhej të frikësohej nga pjesëmarrja e dy njerëzve legjitim nga diaspora”, ka thënë Osmani, raporton Indeksonline.

Gjykata: Azem Syla mund të ndikojë në dëshmitarë

0

Prokurori kërkesën për caktimin e paraburgimit të Sylës e arsyetoi me rrezikun e arratisjes dhe pengimin e procedurës.

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës do t’i duhet që pjesën më të madhe të verës ta kalojë në paraburgim, kjo pasi që gjyqtarja e procedurës paraprake e EULEX-it Jennifer Seal i caktoi masën e paraburgimit edhe për tre muaj.

Së bashku me Sylën paraburgimi iu cakta edhe shoferit të tij, Artan Vilës, por edhe Nuhi Ukës, Sabaudin Haxhiut, Avni Maxhunit, Hajrullah Berishës, Ilaë Sylës dhe Lubisha Vujoviciq të gjithë këta të dyshuar në rastin e njohur të keqpërdorimit të ish-pronave shoqërore.

Paraburgimin për Sylën dhe të tjerët e kërkoi prokurori i EULEX-it Danilo Ceccarelli, pasi konstatoi se të dyshuarit mund ta pengojnë procedurën.

“Përgjimet e fundit tregojnë se grupi është aktiv në pengimin e procedurave duke i fshehur dokumentet dhe duke komunikuar dijeninë e tyre për hetimet në vazhdim me njëri –tjetrin,” pretendoi prokurori Cecarreli në kërkesën e tij.

Cecarreli përmendi edhe rrezikun e ikjes për të gjithë të dyshuarit.

Pretendimet e prokurorit italian u kundërshtua3n nga avokatët mbrojtës të dyshuarve.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi në kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së prokurorit tha se prokuroria nuk ka arritur të argumentojë dyshimin e bazuar se Azem Syla ka kryer veprën penale, ndërsa edhe rreziku i arratisjes nuk ekziston se i mbrojturi i tij është kthyer nga Shqipëria vullnetarisht, ndërsa mohoi rrezikun për ndikim në dëshmitarë duketreguar se dy dëshmitarë janë të mbrojtur.

Edhe Tahir Rrecaj e kundërshtoi kërkesën për vazhdim të paraburgimit duke thënë se kërkesa e prokurorit është e bazuar në fakte abstrakte.

Kundështime ndaj kërkesës së prokurorit bënë edhe avokatët e të dyshuarve tjerë.

Gjyqytarja e procedurës paraprake tha se për disa nga të dyshuarit ekziston rreziku i moderuar i arratisjes, por ky rrezzik sipas saj për Azem Sylën është i ulët.

Megjithatë, gjyqtarja Seal u pajtua se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në dëshmitarë dhe të shkatërrojnë provat.

“Për disa nga të pandehurit sikurse për Azem Sylën, ka shumë të ngjarë që ai do të udhëzojë të tjerët që të pengojnë dëshmitarët, apo t’i shkatërrojnë apo fshehin dëshmitë dokumentare,” thuhet në vendimin e gjyqtares Seal me të cilin miratoi kërkesën e prokurorit Ceccarelli për vazhdim të paraburgimit edhe për tre muaj.

Gjyqtarja Seal më tej tha se pajtohet se në këtë moment ka rrezik shumë të lartë se mund të ndikohet në dëshmitarë pasi hetimet janë shumë aktive dhe se grupi ka rrjet të madh të bashkëpunëtorëve në dispozicion.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake lidhur me këtë konsideron se ka shenja se dëshmitarët potencialë janë penguar dhe kërcënuar, apo u janë premtuar shuma të parave për deklarata të rreme,” vlerësoi gjyqtarja Seal.

Krejt në fund, Seal konsideroi se vazhdimi i paraburgimit edhe për tre muaj, do të jetë i mjaftueshëm për prokurorin Ceccarelli që t’i përfundojë shumicën e veprimeve hetimore.

Nuhi Uka, Ilaz Syla, Arton Vila, Sabaudin Haxhiu, Hajrullah Berisha dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill, Azem Syla ishte dorëzuar dy ditë më pas, ndërsa Lubisha Vujovic më 1 prill.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për vepra që ndërlidhen me krim të organizuar lidhur me prona në regjionin e Prishtinës. /Kallxo.com/

LDK mban Kuvendin e Punës, pengohet sërish Gërvalla

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mban sot Kuvendin e Punës, do të diskutojë për sfidat lidhur me përgjegjësinë që ka marrë LDK për të qeverisur dhe rrugën që duhet ndjekur për realizimin e premtimeve.

Kryetarja e Degës së LDK’së në Gjermani, Donika Gërvalla, përsëri ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ndonëse asaj i qe ndaluar hyrja ditë më pare në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sigurimi sërish e ka penguar atë, me arsyetimin se ajo nuk ka ftesë.