10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6518

Mbretërit e Europës

0

Ata janë Mbretërit e Europës. Reali i Madridit është shpallur për të 11-n herë kampion në Champions League, duke e fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në finalen ndaj Atletico-s pas gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi 120 minutat e lojës ishin mbyllur në barazim 1-1.

Sergio Ramos dhe Carrasco ishin autorët e dy golave të shënuar përkatësisht nga një për secilën pjesën. Megjithatë në fund vendimtar ishte sërish Ronaldo. Portugezi ktheu në gol penalltinë e pestë të Realit, ndërsa më parë kishte gabuar për Atletico-n Juanfran.

“Los Blancos” e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 15 me anë të mbrojtësit Sergio Ramos. Bale devijon topin që vinte nga një goditje dënimi dhe Ramos e dërgon në rrjetë. Lojtarët e Atletico-s pretenduan për pozicion jashtë loje, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.

Më pas, Atletico tentoi më shumë drejt portës së Realit, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Ekipi i drejtuar nga Simeone e nisi furishëm pjesën e dytë dhe menjëherë fitoi një 11-metërsh, por sulmuesi francez Griezmann u tregua i pasaktë, duke goditur traversën.

Më pas ndeshja u zhvillua thuajse e barabartë, ku Reali po tregohej i kujdesshëm duke e mbrojtur mirë rezultatin. Por ishte minuta e 79 e takimit, kur Carrasco bëri të heshtin tifozët madrilenë.

Belgu 22-vjeçar e dërgoi topin në rrjetën e Realit pas një krosimi nga krahu i djathtë duke barazuar rezultati. Minutat e mbetura, por edhe shtesa, dy herë nga 15 minuta nuk mjaftuan për të vendosur kampionin dhe u nevojitën goditjet e 11-metërshave.

Juanfran ndëshkoi ekipin e Simeones, duke gabuar penalltinë e katërt për Atletico-s, ndërsa madrilenët ishin perfektë, duke u kurorëzuar me titullin e 11 në Champions, si askush tjetër në Europë.

Gjendet 16 vjeçarja nga Prizreni, e cila qe zhdukur muaj më parë

0

Vajza nga Prizreni, gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Elfi Bajrami është raportuar që është zhdukur muaj më parë në polici.

Zhdukja e saj nuk kishte lënë asnjë gjurmë të vetme për policinë me ç’rast ata u detyruan të kërkojnë edhe ndihmën e qytetareve.

Një burim i afërt i Infokusit mëson se e mitura Elif Bajrami është gjetur ditën e sotme dhe tani është pranë familjes së saj.

Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Për detaje të tjera mbetet të mësohet më vonë, ngase tani për tani nuk dihen rrethanat se si është gjetur e mitura

Haradinaj në Prizren: Kosova peng i dy marrëveshjeve të dëmshme dhe korrupsionit

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar sërish Prizrenin, me çrast ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Haradinaj thotë se Kosova po kalon në etapa të rënda kohore, duke mbetur peng i dy marrëveshjeve të dëmshme si dhe nivelit të lartë të korrupsionit.

“Çështja e demarkacionit duhet të analizohet mirë para se ajo të ratifikohet nga Kuvendi, dhe se kjo çështje nuk duhet të kushtëzohet me liberalizimin e vizave, për të cilën gjë jam angazhuar edhe unë personalisht”, theksoi ai.

I pari AAK-së ka thënë se sinjali i dhënë nga SHBA-të që Kosova të përgatitet për Partneritet për Paqe në NATO, është lajmi më i mirë që ka ndodhur për shtetin tonë kohëve të fundit.

“Institucionet janë vonuar në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, dhe nuk guxojmë më që kjo të vijojë, dhe ka shtuar se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe vet qytetarët e këtij komuniteti duhet të kenë parasysh se kjo Forcë së bashku me NATO-në do të jetë në shërbim të sigurisë edhe të vet atyre”, tha ai.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri në Prizren gjatë vizitës që i bëri bizneseve tek tregu në lagjen “Bajram Curri”, ndërsa më pas ai ka vijuar agjendën e tij duke vizituar disa familje prizrenase dhe bizneset tjera në tregun e Qylhanit. /TV Prizreni/

Uashington Post: Amerikanët injorantë të mos votojnë

0

Gazeta e njohur amerikane Uashington Post ka publikuar një artikull që ka ngjallur shumë diskutime. Në një koment të David Harsanyi-t hidhet një ide tejet e çuditshme për zgjedhjet e ardhshme.

Uashington Post sugjeron që në zgjedhje të mos votojnë injorantët. “Duhet të heqim qafe zgjedhësit injorantë”, shkruan autori. Ai sugjeron që para zgjedhjeve të bëhet një testim për çdo votues potencial për të parë kapacitetin e tij mendor.

Në bazë të rezultateve të vendoset se kush duhet të votojë apo jo.

“Po u besojmë fatin e kombit tonë miliona njerëzve të papërgjegjshëm. Le të fusim një testim dhe të votojnë vetëm ata që janë të përgjegjshëm”, shkruan autori.

Më tej ai e zbut qëndrimin e tij radikal duke bërë edhe ironi me kandidatët. “Ndoshta shumica e qytetarëve mund ta kalojnë testimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për kandidatët”, shkruan ai. /Shekulli/

NATO: Rusia, kërcënim real

0

NATO, më shumë se asnjëherë ka pranuar kërcënimin ekzistencial që vjen nga Rusia. Duke folur gjatë stërvitjeve të përbashkëta të NATO-s në Poloninë lindore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, komandanti i lartë i Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjeneral-major Hans van Griensven paralajmëroi për një kërcënim shumë real.

Ai pohoi se Moska ka “destabilizuar rajonin” dhe paralajmëroi për mundësinë e një përshkallëzimi të tensioneve përgjatë kufirit lindor të Evropës. Këtë e ka pranuar edhe vetë kryeministrja e Polonisë, Beata Szyd?o, e cila në një intervistë për “The Indipendent” ka bërë me dije se vendi ndjen presionin që i vjen përtej kufijve, pikërisht nga Rusia, e cila, sipas saj, po shtyn disa pjesë të Europës Lindore në prag të luftës.

Ndersa zv/shefi i shtabit të NATO-s deklaroi se Rusia është një kërcënim i ri, i cili do të ndikojë jo vetëm ushtarakisht, por ekonomikisht edhe diplomatikisht. Megjithatë, sipas analistëve, Rusia mund të jetë shumë herë më e gatshme për konflikt, por është NATO ajo që ka më shumë fuqi luftarake, më shumë para’ dhe më shumë forca.

Sipas tyre, fuqia është në favor të NATO-s. Aktualisht, Aleanca e Atlantikut të Veriut po kryen një stërvitje me 36 000 forca që vijnë nga 30 Kombet Aleate dhe Partnere. /Top Channel/

Barca në sulm për pasardhësin e Alvesit

0

Klubi spanjoll, Barcelona duket se është pajtuar për ta shitur mbrojtësin Dani Alves.

Brazilian është duke u kërkuar nga disa klube, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg “Camp Nou-t”.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur pasardhësin e Alves-it.

“Blaugranat” janë duke menduar për Serge Aurier e PSG-së dhe Bruno Peres e Torinos, të cilët kanë bërë sezone mjaft të mira më skuadrat përkatëse.

Reali në bisedime me Lewandowskin

0

Robert Lewandowski mund të ndryshojë skuadër në sezonin e ardhshëm.

Polaku ka kohë që është cak i skuadrave më të mëdha europiane, pasi këtë edicion ka shkëlqyer tek Bayern Munich.

Agjenti i sulmuesit polak ka konfirmuar tashmë se ka nisur bisedimet me drejtuesit e Real Madrid.

“Kemi folur me drejtuesit e Realit dhe te Bajerni e dinë këtë. Reali i Madridit është një klub i madh e prestigjioz”, ka thënë ai.

Kaltrina Selimi po rikthehet

0

Pas një kohe goxha të gjatë larg skenës, Kaltrina Selimi po rikthehet me një këngë të re.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku këngëtarja shihet me një pamje më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim, duke shkruar “coming soon”.

Kaltrina ka kohë që nuk ka sjell këngë e klipe të reja, pasi që ajo tashmë jeton në Londër dhe ka një fëmijë për të cilin po kujdeset gjatë gjithë kohës.

Bale: Jemi gati për finalen

0

Real Madridi edhe Atletico Madridi do të përballen për herë të dytë në një finale të Ligës së Kampionëve, pas asaj të Lisbonës. Kësaj radhe dy ekipet nga Madridi matin forcat në ‘San Siro’.

Anësori Gareth Bale, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, ka thënë se ‘Los Blancos’ kanë përgatitur disa plane për këtë finale dhe se janë gati për të triumfuar.

“Ndeshjet ndaj Atleticos janë gjithmonë të vështira. Ata mbrohen shumë mirë dhe me kundërsulme luajnë me të vërtetë mirë. Por ne kemi disa plane për ndeshjen e sotme. Të mbajmë mirë topin, të mbrohemi kur nuk e kemi atë dhe të jemi saktë para portës kundërshtare. Mund të luajmë me harkime, kundërsulme dhe shumëçka tjetër. Jemi gati, besoj se do të triumfojmë”, ka thënë Bale për ‘The Guardian’.

Shënohet Dita e Qendrës Kulturore në Rahovec

0

Me akademi solemne u shënua sot 28 maji – Dita e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur me rastin e Ditës së Qendrës së Kulturës, tha se sot po shënojmë një ditë të veçantë, Ditën e Qendrës së Kulturës, vend ku mblidhen artdashësit dhe e cila mbanë emrin e heroit të Kosovës, Mensur Zyberajt.

“Kjo ditë është dita e rënies së tij, ose më mirë të themi, dita e ngritjes së tij në piedestalin e përjetësisë, i cili me jetën e tij e mbrojti vlerën e kësaj shoqërie, dhe qytetarëve tanë u?a mundësoi një jetë të lumtur. Ne për shumë vite nuk kemi mundur të organizojmë aktivitete kulturore, i organizonim nëpër odat tona, se ishim të vetëdijshëm se pa bartjen e vlerave kulturore, do ta humbim etnitetin kombëtar. Prandaj ne jemi me fat, bëjmë organizime kulturore lirshëm dhe poashtu edhe frymojmë lirshëm”, tha Vehapi.

Në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur kryetari i Degës së OVL në Rahovec, Vajdin Berisha, i cili tha se dëshmorët e kombit do të jenë përjetësia e kombit shqiptar, ndërkaq drejtori i Drejtorisë për KRS në Rahovec, Gardalin Shtavica, shpalosi aktivitetet kulturore nga fillimi i këtij viti, të cilit kanë qenë me bollëk në krahasim me shumë vite të mëparshme.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Qendrës së Kulturës janë mbajtur edhe aktivitete të tjera në nderim të kësaj dite ku me datë 26 maj është mbajtur një komedi nga trupa teatrale “Qemajl Hajdini” nga Dibra e Maqedonisë, kurse me datat 26, 27, 28 dhe 29 maj është duke u mbajtur Kolonia e Artistëve në pikturë, aktivitet ky me karakter ndërkombëtarë e cila është organizuar nga OJQ ART Studio në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport dhe është duke u organizuar në Muzeun e qytetit të Rahovecit.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, në fshatin Brestoc të Komunës së Rahovecit, tek vendi i quajtur “Mileckes”, u organizua tubim përkujtimor në shënimin e 17-vjetorin të rënies së dëshmorëve Mensur Zyberaj, Habib Gashi, Ismet Gashi, Bedri Berisha dhe Kurtish Hasani.

Për ti përmbyllur aktivitetet, sot do të mbahet mbrëmje muzikore nga grupi “04 Band Live”, në kafiterin Oda Bar në qytetin e Rahovecit dhe fillon nga ora 20:00. /PrizrenPress.com/