20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6540

Perëndimi dhe Rusia, drejt luftës në 2017-n

0

Pretendimi i parë se perëndimi është drejt një lufte me Rusinë, është bërë nga ish-zëvendëskomandanti i NATO-s, ish-gjenerali britanik Sir Alexander Richard Shirreff.

Në një libër të botuar të mërkurën, “2017 War with Russia”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Krime kanë shkatërruar marrëveshjet e pas Luftës së Ftohtë dhe kanë krijuar terrenin për një konflikt, që do të nisë vitin e ardhshëm, shkruan Ewen MacAskill në gazetën prestigjioze britanike “The Guardian”.

Në bazë të një skenari të frikshëm, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i shpëtojë asaj që ajo e konsideron si një rrethim nga NATO, do të pushtojë territore në Ukrainën Lindore, do të hapë një korridor tokësor drejt Krimesë dhe do të pushtojë shtete Baltike.

Shirreff, i cili ka qenë zëvendëskomandanti suprem në Europë nga 2011 më 2014 dhe që përpara kësaj ka shërbyer në Irlandën e Veriut, në Irak dhe bë Ballkan, ka vënë në rrezik reputacionin e tij duke bërë një parashikim kaq të guximshëm. Por ai pretendon se tregimi i tij është i modeluar te përvoja e lojës së luftës së NATO-s për konfliktet e ardhshme.

Skenari i tij është specifik, ai përmend Letoninë si vendin e parë Baltik që do të pushtohet, në majin e vitit të ardhshëm. Këto specifikime rrezikojnë që ai të bëhet qesharak.

Gjatë prezantimit të librit në London’s Royal United Services Institute, ai e mbrojti këtë skenar, por tha se NATO mund ta shmangë në rast se ndërmerr hapat e nevojshëm, duke rreshtuar një numër të mjaftueshëm forcash në shtetet baltike. NATO po përgatitet ta bëjë një lëvizje të tillë, në një mbledhje që do të zhvillohet në Varshavë në korrik.

I përballur me skepticizmin e gazetarëve gjatë prezantimit të librit – shtetet Baltike, ndryshe nga Ukraina, janë anëtare të NATO-s dhe aksioni rus ndaj secilit prej tyre, teorikisht do të shkaktonte një përgjigje – Shirreff tha se historia është plot me vendime irracionale të udhëheqësve.

Ai tha se Putin mund të pushtojë shtetet baltike dhe më pas të kërcënojë me një luftë bërthamore në rast se NATO kërcënon që të ndërhyjë.

Paralajmërimi i Shirreff lidhur me rrezikun që përbën Rusia është jehonë e asaj që parapriu admirali amerikan James Stavridis, ish-komandant suprem i aleancës në Evropë, i cili shkruante: “Nën Presidentin Putin, Rusia ka ndërmarrë një kurs të rrezikshëm, i cili, në rast se lejohet që të vazhdojë, mund të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një përplasjeje me NATO-n. Dhe kjo do të thoshte një luftë që mund të bëhet lehtësisht bërthamore”.

Shirreff këmbëngul se mbajtja e deterrentit bërthamor është thelbësor. “Mos kini asnjë iluzion, sepse përdorimi i armëve bërthamore parashikohet në strategjinë ushtarake të Moskës” – shkruan ai.

Ai e përshkruan Rusinë si kundërshtarin më të rrezikshëm aktual të perëndimit dhe thotë se kursi i Putinit mund të ndalet vetëm nëse perëndimi zgjohet përballë mundësisë reale të luftës dhe ndërmerr veprime urgjente.

Ai foli edhe për Britaninë, për atë që ai e quajti si një cungim të aftësive të saj konvencionale ushtarake, në rast se skena ndërkombëtare do të mbetet beninje. Ai tha se NATO ka gjithnjë e më shumë hendeqe lidhur me njohuritë, aftësitë dhe fuqinë ushtarake për të qenë në një nivel me atë që ai e quan si përmirësimin më të madh që ka njohur ndonjëherë aftësia konvencionale e Rusisë.

Ai kritikoi David Cameron dhe Philip Hammond, i cili ishte sekretar i mbrojtjes përpara se të bëhej sekretar i jashtëm, lidhur me shkurtimet në ushtri. Duke folur për Cameronin, ai shkruan se kryeministri britanik e ka “bërë veten gjithnjë e më të parëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.

Shirreff rrëfen një përplasje të 2014-s me Hammond, asokohe sekretar i mbrojtjes, pasi ai shkruajti një artikull të Sunday Times, duke thënë se shkurtimet ishin një lojë e madhe bixhozi. “Sekretari i mbrojtjes ishte aq i zemëruar kur u pyet në publik, saqë unë u thërrita nga gjenerali Sir Peter Wall, kreu i ushtrisë, që më tha se sekretari i mbrojtjes kërkonte një ‘aksion formal’ ndaj meje”.

“Sidoqoftë, një aksion formal do të përfshinte një gjykatë ushtarake dhe fatmirësisht për reputacionin e mëpasshëm politik – ai gjithashtu duket se nuk e vlerësoi faktin që unë i raportova NATO-s dhe jo atij – këshilla e mençur mbizotëroi”.

I pyetur gjatë prezantimit të librit për incidentin, ai tha “Mendoj se është detyrë e ushtarakëve të lartë të angazhuar me politikanët që të mos mendojnë si politikanët, të mos ua bëjnë jetën e lehtë politikanëve, por të marrin parasysh pasojat ushtarake të vendimeve politike. Dhe kam përshtypje se është diçka, e cila ka ardhur duke rënë gjatë viteve të fundit”.

Një pikë tjetër e prekur i referohet dështimit të krerëve të ushtrisë britanike për ta kundërshtuar Tony Blair, lidhur me pushtimin e Irakut. Hetimi Chilcot për Irakun pritet të kritikojë komandantët e lartë britanikë për këtë dështim.

I pyetur lidhur me pasojat për sigurinë britanike në rast të një largimi nga Bashkimi Evropian, Shirreff tha se një gjë e tillë do ta dobësonte më shumë Bashkimin Evropian dhe se një BE më e dobët do ta dobësonte edhe Britaninë.

Gotze largohu nga Bayerni!

0

Trajneri Gjermania Joachim Low ka kërkuar që Mario Gotze të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori gjerman është i lidhur me transferimin në Liverpool, ku do të mund të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

“Unë do të thoja se një transferim mund të lëshojë energji të re”, ka thënë Low.

“Një mjedis i ri, sjell motivimet reja”.

“Vetëm shikoni se si Toni Kroos ka ecur. Ai ishte një lojtar i madh në Bayern, por ai ka bërë një tjetër hap të madh në Madrid”, tha Low.

Puthja pasionante e Uma Thurman

0

Shumë njerëz ëndërrojnë të puthin yjet hollivudianë, sidomos kur bëhet fjalë për një aktore kaq të talentuar dhe një femër tërheqëse siç është Uma Thurman.

Teksa po jepte një çmim në galanë e “amfAR” në Kanë, Uma mori papritur një puthje pasionante nga sipërmarrësi Lapo Elkann. Të fitosh një çmim që vlen rreth 175.000 euro nuk është diçka e vogël dhe sipërmarrësi Lapo nuk ka ngurruar ta shprehë gëzimin ndryshe. Pasi tërhoqi çmimin, ai menjëherë ju afrua aktores duke e puthur në buzë.

Fillimisht dukej një gjest instiktiv, por ama Uma nuk e priste që puthja do të ishte aq e papritur, pasionante dhe sidomos e sikletshme. E ç’mund të bënte 46-vjeçarja përveçse të ecte me rrymën dhe t’ja kthente puthjen sipërmarrësit përfitues.

Lapo Elkann-Uma Thurman1

Obama kërkon më shumë fonde për të luftuar Zikën

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar Kongresin, pasi ky i fundit nuk ka miratuar kërkesën e tij për një fond prej 1.9 miliard dollarësh, për të luftuar përhapjen e virusit Zika.

Obama ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me “probleme më të mëdha” në të ardhmen.

Komentet e tij vijnë në kohën kur shifrat e fundit tregojnë se janë afro 300 gra shtatzëna në SHBA që kanë dalë pozitive me virusin Zika.

Virusi mendohet se shkakton defekte të rënda te të posalindurit.

Ai përhapet përmes mushkonjave dhe kontaktit seksual.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin Zika emergjencë globale të shëndetit publik.

Dje më së paku shi ra në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar për sasinë e reshjeve të shiut që ra dje në Kosovë.

Pas regjistrimit në terren, IHMK ka bërë të ditur se më së shumti shi ka rënë në Junik, ndërsa më së paku në Prizren.

Sasia e reshjeve të shiut të regjistruara në rrjetin meteorologjik të Republikës së Kosovës në mm ose l/m2 është kjo: Prishtinë 22.0; Ferizaj 17.0; Pejë 29.0; Podujevë 12.0; Prizren 7.0 dhe Junik 37.0.

1402 nxënës i nënshtrohen testit të arritshmërisë në Malishevë

0

Sot në Malishevë, sikur edhe në tërë vendin, ka filluar mbajtja e testit të arritshmerisë.

Në Komunën e Malishevës, këtij testi do ti nënshtrohen 1402 nxënës, të cilët e kanë përfunduar klasën e nëntë, ndërsa ky test është duke u mbajtur në tri qendra shkollore, në sh.f.m. “Ibrahim Mazreku”, në Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, të gjitha në Malishevë.

“Testi i arritshmerisë ka filluar me kohë, në ora 10:00 dhe procesi është duke u zhvilluar në rregull dhe pa probleme”, tha Enver Mazreku, zyrtar në Drejtorinë Komunale për Arsim dhe Edukim.

Testin e arritshmerisë në Komunën e Malishevës, është duke u administruar nga 125 administrator, ndërsa monitorohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim. /PrizrenPress.com/

Angelina Jolie, konvertohet në fenë Islame?

0

Aktorja e famshme amerikane përmes një prononcimi ka ngjallur zërat së është konvertuar në fenë Islame.

Ndër të tjera mësohet se ka theksuar se: “Kam filluar ta studioj seriozisht Islamin. Dhe gjithçka kam gjetur është paqe dhe nxitje për të bërë mirë”, ka deklaruar ajo së fundmi në një prononcim për mediat.

Pas kësaj deklarata e cila po bënë xhiron e botës, tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra se Jolie është konvertuar në fenë Islame.

Besart Halimi martohet sot

0

Këngëtari Besart Halimi sot do të kurorëzoj lidhjen e tij me martesë, me Ilirjana Podrimaj.

Çifti tashmë ka shpërndarë ftesat për ditën e dasmës, 21 maj. Në mesin e të ftuarve pritet të jenë fytyra të njohura të estradës dhe fytyra publike.

Totti do të qëndrojë

0

Drejtori i Romës, Mauro Baldissoni, ka konfirmuar se Francesco Totti do të vazhdojë të luajë për Romën.

Sipas drejtorit Gialloros kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por se do të rinovohet.

“Totti është idol këtu dhe ai do të qëndrojë”.

“Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes tonë”, u shpreh Totti.

Mazzarri nënshkruan me Watfordin

0

Agjenti i Walter Mazzarri e ka konfirmuar se klienti i tij ka arritur marrëveshje me Watfordin për tri vite.

Ish trajneri i Interit dhe Napolit ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Ligës Premier.

“Ai ka nënshkruar për tri vite. Ai zgjodhi projektin më kualitativ që e kishte para vetës, dhe kishte besim te familja Pozzo”.

“Ai do të bëjë mirë me këtë skuadër”, ka thënë menaxheri i trajneri, Andrea D’Amico.

Mazzarri fillimisht kishte filluar të mësonte gjuhën angleze në qytetin e Mançesterit. Në Watford do të gjejë Valon Behramin që e kishte edhe te Napoli.

Familja Pozzo ka në pronësi edhe skuadrat e njohura Udinese në Serie A dhe Granada në La Liga.

Mazzarri do ta zëvendësoj Quique Sanchez Flores, ndërsa është puna e tij e parë pas largimit nga Interi në nëntor të vitit 2014.