15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6557

Morricone: S’i njoh ata të muzikës pop

0

Kompozitori legjendar Ennio Morricone rrëfen momente nga jeta e tij, tregon çfarë i pëlqen e kujt ia ka frikën.

Po më humb qetësia gjithnjë e më shumë. Ndonëse tani kam më shumë vetëbesim, nevoja që gjithmonë të bëj gjëra më të mira dhe që të përmirësohem është më e madhe. Shumicën e kohës mund të dukem tepër i merakosur, i shqetësuar. Është kështu, sepse jam. Puna ime bart përgjegjësi të madhe.

Fëmijëria ime ishte e vështirë. Jam rritur në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, qyteti ishte i pushtuar nga gjermanët, pastaj erdhën aleatët. Nganjëherë nuk kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Pas përfundimit të luftës, zbulova gjithë ato gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur në vende të tjera dhe u ndjeva goxha me fat.

Jam i lumtur që fitova Oscar, më në fund. Tarantino nuk ma tregoi filmin, kur më kërkoi ta shkruaja muzikën për The Hateful Eight. Ma dërgoi veç tekstin e përkthyer në italisht. Më pëlqeu, ashtu siç i pëlqeu edhe gruas sime, kështu që thashë po.

Takimi me gruan time Maria, si dhe martesa me të, janë çastet më romantike të jetës sime. Ajo ishte shoqe me njërën nga motrat e mia. Jemi të martuar qe 60 vjet. Kur isha 40 vjeç, i thashë që do të pushoja së kompozuari muzikë për filma dhe do t’ia dedikoja kohën time asaj që e quaja “muzikë absolute”. E thashë këtë edhe kur i bëra 50, 60, 70 e 80 vjet. Ndoshta do të ndalem kur të bëhem 90.

Sergio Leone nuk më njohu me të parën. Ishim në shkollë së bashku, kur ishim të rinj. Por, kur erdhi të më kërkonte që ta bëja muzikën për A Fistful of Dollars, ai nuk e dinte që isha po ai Morricone, fëmija i shkollës fillore. E kuptuam, pas pak. Dhe, i thashë po.

Nuk më pëlqejnë macet. Më pëlqejnë kuajt, majmunët, e qentë e këndshëm që s’janë fort agresivë. E kam pasur një mace të mrekullueshme. Por, një ditë hyra në kuzhinë dhe e pashë sipër tryezës, duke prishur gjithë ushqimet që duhej t’i hanim. Isha aq i inatosur saqë e mora dhe e dërgova në shtëpinë e një miku.

Pica ime e preferuar është Napoletana: domate, mozzarella dhe pakëz peshk sardele. Duhet ta ketë bazën të hollë.

Nuk i di emrat e asnjë artisti të muzikës pop. Muzika pop është standardizuar; është bërë për ta kënaqur audiencën më të madhe të mundshme. Edhe unë shkruaj për ta kënaqur një audiencë të madhe, por kur ta dëgjoni muzikën time, e kuptoni se kam studiuar dhe zbatuar gjithë historinë e kompozimit.

Nganjëherë them “Jo – nuk do ta bëjë atë”. Të punuarit me Pier Paolo Pasolini (regjisor italian) ishte gjë e shkëlqyeshme, por fillimisht ai më pat kërkuar që t’i përshtatja disa pjesë klasike në vend se të kompozoja muzikë origjinale. Refuzova, dhe ai më tha: “OK, mund ta shkruash muzikën që do, përderisa i vë diku këto pika të mëdha”. Ishte një lloj paragjykimi, ndaj ia bëra qejfin.

Zgjohem herët dhe fle herët. Një ditë të zakonshme e nis me pak stërvitje, pastaj lexoj gazetat. Rreth orës 9 të mëngjesit nis të shkruaj muzikë dhe vazhdoj deri në kohën e drekës. Ha drekë me gruan time, flas me të, dhe rifilloj së shkruari deri vonë pasdite.

Gjithkush ka për të vdekur. Nuk jam i frikësuar veçanërisht lidhur me të. Ajo që më frikëson vërtet shumë është nëse shkoj para gruas sime. Do ta lija vetëm, dhe anasjelltas. Idealja do të ishte të vdisnim së bashku. /The Guardian/Politiko.net/

Vataj fton studentët të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të këtij universiteti që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 17 majit, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme në Këshillat Studentore dhe në Parlamentin Studentor.

Vataj thotë se është obligim i secilit student që të kontribuojë në këtë proces demokratik që zhvillohet në UPZ për organet përfaqësuese të studentëve. Ai thotë se është shumë me rëndësi për studentët se kush do t’i përfaqësojë, ata edhe në Këshillat e Fakultetit dhe në Senatin e Universitet, ku studentët i kanë përfaqësuesit e tyre.

“Vota e tyre në këto organe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje në universitet andaj është shumë me rëndësi që të zgjedhën studentët më të mirë dhe që sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve. Unë personalisht jam i angazhuar që procesi të jetë sa më transparent ku do të respektohet vullneti i studentëve”, ka thënë Vataj.

“Njëkohësisht kam kërkuar nga KQZ, si garantuese e procesit, që të kujdeset maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve komform rregullave në fuqi. Organizatat studentore dhe studentët e angazhuar në këtë proces mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Më 17 Maj 2016 kur do të votohet do të festojmë të gjithë”, ka thënë Vataj. /PrizrenPress.com/

Ukraina fiton Eurovisionin

0

Ukraina e ka fituar garën e Eurovisionit.

Në një garë dramatike mes Ukrainës, Rusisë dhe Australisë, ukrainasja Jamala ka arritur të fitojë më së shumti pikë.

Kënga e jazz këngëtares 32 vjeçare e vajton deportimin e 240 mijë tatarëve nga rajoni i Krimesë të cilin e bëri Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka thënë se stërgjyshi i saj tatar i kishte treguar për këto ngjarje, prandaj kënga ka konotacione personale për të.

Kënga përmban edhe një refren në gjuhën tatare.

“Kur të huajt vijnë,

Ata vijnë në shtëpinë tënde,

Ata ju vrasin të gjithëve,

Dhe thonë

S’kemi faj, s’kemi faj”

Rusia e kishte kritikuar këtë këngë duke thënë se ajo është politike.

Ibrahimoviç drejt Unitedit

0

Manchester United mund të jetë shtëpia e radhës e Zlatan Ibrahimoviçit.

Sulmuesi suedez tashmë ka konfirmuar largimin nga PSG-ja, dhe sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë skuadër serioze për ta blerë ish-sulmuesin e Interit, Barcelonës dhe AC Milanit.

Në fakt, United prej kohësh është duke e vëzhguar situatën e lojtarit, dhe tani klubi nga “Old Traffordi” është duke përgatitur ofertën e re për Ibrahimoviçin, i cili kërkohet edhe nga Arsenali, AC Milan dhe Inter

 

Aderimet politike japin sinjal për zgjedhje

0

Aderimet politike nga njëri subjekt politik në tjetrin kanë krijuar klimë parazgjedhore. Kështu të paktën vlerësojnë partitë politike opozitare dhe analistët politikë në vend.

Aderimet e ndryshme nga njëri subjekt politik në tjetrin vlerësohen si sinjal për zgjedhje të parakohshme. Për dallim prej partive në pushtet, të cilat nuk flasin për zgjedhje të reja, opozita dhe analistët politikë në vend thonë se aderimet apo rirreshtimet politike kanë krijuar një klimë parazgjedhore. Madje, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të tejkaluar përfundimisht krizën politike në të cilën është zhytur vendi tash e disa muaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur nga “Zëri” nëse i sheh aderimet politike si sinjal për zgjedhje, ka thënë se është krijuar një klimë parazgjedhore, madje, sipas tij, zgjedhjet mund të organizohen në vjeshtë. /Zëri/

Mustafa thotë se po udhëheq Qeverinë e vendimeve të mëdha

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe njëherë ka numëruar sukseset e Ekzkutivit të vendit, duke e quajtur qeverinë që ai drejton Qeveri e vendimeve të mëdha.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Qeveria që ai drejton ka bërë reforma në ekonomi, ka finalizuar MSA-në.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha:
– Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi,
– Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon,
– Rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale,
– Finalizuam MSA-në,
– Morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave,
– Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA,
– Rritëm përkrahjen për komunat ….
Deçani konfirmon rezultatet (nga shënimi i 26 vjetorit të LDK-së në Deçan)” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Zbulohet motivi i seks-skandalit

0

Anisa A., është vajza e bukur e Peshkopisë. Ajo, pak pasi ka mbushur 21 vjeç, është punësuar në Pallatin e Kulturës së Peshkopisë, ndërsa prej ditësh gjendet në faqet e para të gazetave dhe në lajmet e para të edicioneve me “gjetjen” e saj; një video-skandal që i kushtoi shtrenjtë kryebashkiakut Shukri Xhelili, 56-vjeçarit që ndodhej në krye të Bashkisë prej një viti.

Në gjithë këtë skandal, duket se tashmë edhe policia dhe prokuroria pritet të kenë rolin e tyre, pasi nga të dhënat e para mësohet se vajza me familjen e saj janë marrë në mbrojtje. E ndërkohë që familja e denoncueses së rastit skandaloz janë marrë në mbrojtje, ende nuk dihet se si e ka pritur familja e ish-kryebashkiakut atë video, ndërsa Shukriu është babai i dy djemve dhe i një vajze. Burimet policore saktësojnë se mbrojtja dhe vëzhgimi për familjen A, ka nisur që mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që pritet një vendim gjykate në lidhje me mbrojtjen konkrete të vajzës dhe të familjes së saj; dy prindërve, motrës dhe vëllait, pasi Anisa është edhe fëmija i vogël i familjes A.

Mbrojtja

Me kërkesë të prokurorisë, policia ka marrë masa mbrojtëse për vajzën e videoskandalit seksual të ish-kreut të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Ndërkohë përgjatë dy ditëve të fundit në rrjete të ndryshme sociale janë publikuar fotot e vajzës, komente kërcënuese e fyese ndaj saj, fakt ky që ka bërë policinë të marrë edhe masat paraprake mbrojtëse për të dhe pjesën tjetër të familjes. Burimet e policisë tregojnë se është mbajtur nën mbikëqyrje dhe do të mbahet edhe në vazhdim, me një numër të caktuar punonjësish policie, shtëpia në të cilën banon familja A, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se kush janë kërcënuesit e vajzës dhe të familjes së saj. Kështu burimet e prokurorisë së Peshkopisë bëjnë të ditur se vajza e videoskandalit të kryetarit të shkarkuar, Shukri Xhelili, ndër të tjera është marrë sërish në pyetje, duke qëndruar korrekt pretendimeve të saj që në fillim në lidhje me motivin e publikimit të videos. Do të jetë gjykata që do të vendos mbi fatin e mbrojtjes së 21-vjeçares, Anisa, ndërsa Krimet e Rënda pritet të marrin nën hetim pikërisht dy akuzat për të cilat do të hetohet Shukriu, personi më i përfolur në tri ditët e fundit në vendin tonë.

Hetimet

Pavarësisht se pretendohet se ka qenë nëna që ka punuar dhe është pushuar nga puna nga Shukri Xhelili, sipas të dhënave që vijnë nga Dibra, edhe i ati i vajzës, ka qenë në punë po në strukturat e pushtetit vendor. I ati i Anisës mësohet se ka punuar si roje në llixhat e Peshkopisë, punë që vijon ta bëjë, ndërsa nëna Flutra, ka qenë sanitare në një drejtori lokale dhe më pas saktësohet se ka kërkuar të kalojë në të njëjtin pozicion pune po në llixha, pasi kryetari ka vendosur ta zëvendësojë me një person të afërt të tijin. Dyshohet se ka qenë ky momenti i zemërimit të 21-vjeçares që ka marrë përsipër të bëhet edhe pjesë e një prej videove më skandal të ndodhura me persona publik në vendin tonë, edhe pse jo shumë kohë më parë, ishte një ministër protagonist i një tjetër sipërmarrjeje të tillë. Prokuroria do ta hetojë Shukri Xhelilin për tri akuza, atë të “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu bëhet me dije se priten dëshmitë e pjesës tjetër të familjes së vajzës për të parë se cili ka qenë roli i tyre në njohjen mes Xhelilit dhe vajzës së tyre, ndërkohë që të dhënat tregojnë se edhe gjendja në familjen e ish-kryebashkiakut është e tensionuar. Këto ditë pritet që dosja të kalojë për kompetencë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila pas administrimit të provave do të vendosë, nëse është i nevojshëm caktimi i ndonjë masë sigurie apo Shukri Xhelili do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzat e ngritura.

Video-skandali për një vend pune

Disa javë më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili mësohet se është larguar nga puna nëna e 21-vjeçares që realizoi video-skandalin, Flutra A. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës. Gruaja, e cila është rreth të 60- ve, është pushuar nga puna teksa i ka kërkuar kryebashkiakut të saj, që ishte i njohur për të dhe familjen e saj, që ta kalonte në të njëjtin vend pune, por te llixhat, por as kjo nuk ka funksionuar, pasi në vendin e saj sipas burimeve, është vendosur një person i afërt me Xhelilin. Këtë fakt Xhelili e ka mohuar para hetuesve, por prokuroria e ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tashmë pritet të hidhet dritë mbi të gjitha lëvizjet e që kanë ndodhur në atë bashki për të hetuar në tërësi punën që ka kryer Xhelili në më pak se një vit në krye të bashkisë së Peshkopisë.

Vajza: Nuk jam detyruar të kryej marrëdhënie

Anisa A, ka treguar sërish në prokurori gjithë njohjen me 56-vjeçarin, burrin që gjendej në krye të Bashkisë së Peshkopisë dhe që kishte mundur të punësonte vajzën në Pallatin e Kulturës. Ajo ka rrëfyer me detaje në prokurori gjithçka ka ndodhur mes tyre, ndërsa për asnjë moment mësohet se nuk ka pranuar të jetë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por madje ka qenë pikërisht dëshirë e saja. Mirëpo në një deklarim të dhënë për mediet lokale, Xhelili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se ka qenë një kurth i ngritur kundër tij. Anisa A., në rrëfimin e saj mësohet se ka mohuar të jetë shtyrë nga ndonjë person apo ndonjë individ i caktuar politik për të publikuar materialin që kishte regjistruar, ndërsa sipas të dhënave paraprake që vijnë nga prokuroria e Peshkopisë bëhet me dije se vajza ka thënë se e kishte hedhur në internet vetëm për qejfin e vet, video që më pas edhe u publikua në media, duke zbuluar kështu një prej skandaleve më të mëdha të ndodhura në vend kohëve të fundit. Anisa A, mësohet se e ka lënë punën që ditën që ka bërë publike videon me kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, ndërsa po atë ditë as Shukri Xhelili, mësohet se nuk e ka shkelur më atë derë në të cilën kishte shkelur si titullar. Megjithatë, pa u dokumentuar gjithë aktiviteti i ish-kryebashkiakut, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur vërtet në sipërmarrjen e vajzës së re. Ajo së fundmi ka qenë në rolin e menaxheres në pallatin e Kulturës, ndërsa mësohet se e ka pranuar edhe para hetuesve të çështjes se ka qenë pikërisht Xhelili personi që ka negociuar që ajo të punësohej aty, edhe pse lidhja e tyre nuk dihet saktë se kur ka nisur.

Shkarkimi i Shukri Xhelilit, PS-PD nisin takimet në Dibër

Partitë politike kanë nisur takimet në Dibër, vetëm një ditë pasi qeveria shkarkoi nga detyra kryetarin e bashkisë, Shukri Xhelili. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi dje një takim me strukturat lokale të Partisë Socialiste në Dibër, në cilësinë e koordinatorit të PS-së për qarkun Dibër, pas videoskandalit ku ish-kreu i bashkisë, Shukri Xhelili, i kërkonte marrëdhënie seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës. “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje. Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh Gjiknuri. Ai i bëri thirrje prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund. “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë, por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, theksoi ai. Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte dje në Dibër, ku foli për videoskandalin, me në qendër ish-kreun e bashkisë, Shukri Xhelili. Paloka tha se zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Dibër do të jenë një test për mazhorancën, nëse do të ketë ose jo vullnet për zgjedhje të ndershme. “Fati e deshi që Dibra të provojë këtë mazhorancë, sesa e gatshme është të bëjë zgjedhje të ndershme”, tha Paloka. Deputeti demokrat kërkoi që qytetarët dibranë të braktisin Rilindjen dhe të kthehen drejt demokracisë dhe progresit. “Doli që Rilindja nuk ishte drejtimi i duhur dhe dibranët për kaq kohë duhet ta kenë kuptuar se duhet të rikthehen nga fillimi drejt demokracisë dhe progresit”, u shpreh ai. Qeveria shkarkoi dy ditë më parë kryetarin e bashkisë së Dibrës, në bazë të Kushtetutës, ku përcaktohet se “organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”, thuhet në nenin 115 të Ligjit Themeltar. Aty përcaktohet se, “në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”./shekulli

Specialja po troket në derë

0

Arrestimet e kohëve të fundit të ‘profilit të lartë’, që ndodhën në Kosovë, kanë bërë që njëfarë mënyre të zgjohen nga gjumi dhe të ringjallen organet e drejtësisë, pasi janë të pakta dhe të rralla veprimet e ngjashme të kësaj natyre nga këto vitet e fundit. Kësisoj shtrohet pyetja se a është kjo një shenjë se bashkësia ndërkombëtare po bën presion te politika, por edhe tek drejtësia kosovare, që të mos hezitojë për të burgosur edhe të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’, të cilët deri më tani, por akoma konsiderohen si të paprekur. Arrestimet në fjalë dhe marrja në pyetje e zyrtarëve të lartë a mund të jetë po ashtu një shenjë se Gjykata Speciale veçse ka filluar të veprojë.

Analisti politik, Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” thotë se duke u bazuar në nivelin e lartë të korrupsionit në vend, arrestimet e fundit dhe marrja në pyetje e disa prej zyrtarëve të lartë, sipas tij, janë akoma sipërfaqësore. Ai më tej ka nënvizuar se në asnjë rrethanë nuk duhet të ngatërrohen krimet ekonomike me krimet e supozuara të luftës, dhe dyshimet në këtë drejtim, sipas tij, asnjëherë nuk duhet bazuar në paragjykime, por vetëm në fakte dhe argumente konkrete.

“Tërheqja e një analogjie të tillë, të krimeve ekonomike me krimet e luftës, nuk i shkon për shtati zgjidhjes së drejtë dhe gjykimit të paanshëm të rasteve. Sa herë që bëhet fjalë për “peshqit e mëdhenj” në Kosovë, nënkuptohet për bartësit e krimeve ekonomike të akomoduar në majat e pushtetit. Arrestimet e fundit mund edhe të kenë lidhje me Gjykatën Speciale, mirëpo përderisa nuk ka filluar punën kjo Gjykatë, çdo gjë mund të mbetet në vazhdën e spekulimeve”, shprehet analisti Zeqa.

Zeqa thotë se me gjithë presionin ndërkombëtar, drejtësia kosovare është akoma larg së dëshiruarës, shkaku i ndikimit të fuqishëm politik mbi këtë sistem. Në këtë drejtim, Zeqa ka nënvizuar se arrestimet selektive dhe veprimet spektakulare të Policisë së EULEX-it dhe njësive të Policisë së Kosovës tregojnë se ende janë larg cakut të kapjes së “peshqve të mëdhenj”, pasi, sipas tij, “Skuadra” e “peshqve të mëdhenj” është aq e madhe dhe e fuqishme, por edhe e organizuar mirë dhe e sofistikuar, saqë edhe drejtësia ndërkombëtare e ka të vështirë kapjen e ndonjë “peshku më të vogël” pa lejen e “peshqve të mëdhenj” të instaluar në majat e pushtetit.

“Prandaj, këtu më tepër kemi të bëjmë me improvizime dhe lojëra spektakulare, për ta mashtruar opinionin publik, se gjoja po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar ekonomik, dhe kësisoj për t’i mbajtur të paprekur “peshqit e mëdhenj” në majat e politikëbërjes në Kosovë. Në këtë aspekt, përderisa mbetën të paprekur “peshqit e mëdhenj” në majat e pushtetit, është iluzive që të mendohet për progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Tutje Zeqa thotë se nuk nevojitet presion ndërkombëtar ndaj politikanëve të inkriminuar, por duhet që të ndodhë arrestimi i tyre, pasi, sipas tij, sa më shumë shtohet presioni ndaj tyre, aq më servilë dhe të dëgjueshëm po bëhen ndaj ndërkombëtarëve, por edhe të lakueshëm dhe pakurrizorë në raport me palën serbe në bisedimet e Brukselit dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”. Ai po ashtu mendon se arrestimi i “peshqve të mëdhenj” përveçse do ta pastronte skenën politike nga krimi dhe korrupsioni, ky veprim, sipas tij, do të rriste edhe shpresat e qytetarëve për ndryshime pozitive dhe për një jetesë dinjitoze në vendin e tyre, është shprehur Zeqa.

Deputeti Adem Salihaj thotë se arrestimet e kohëve të fundit lidhen vetëm me një krah të krimit të organizuar, por jo edhe me qendrën e tij, e cila deri tash ka mbetur e paprekur.

“Arrestimet e kohëve të fundit lidhen vetëm me një krah të krimit të organizuar, por jo edhe me qendrën e tij, e cila deri tash ka mbetur e paprekur. Por, mbetet për t’u bërë ende shumë presion, që të veprojnë organet e drejtësisë ndërkombëtare, por edhe ato vendore. Në hapat e ardhshëm do ta kemi një pasqyrë më të qartë se a do të goditet seriozisht krimi i organizuar apo jo”, ka theksuar deputeti Adem Salihaj ./Kosova Sot/

Juve shpërthen në festë

0

Juventusi e ka ngritur në qiell trofeun e Serie A

Juventusi e ka festuar titullin kampion të Serie A në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias, ku Zonja e Vjetër fitoi 5:0.

Ky ishte titulli i pestë me radhë për Zonjën e Vjetër, i 34-të në histori.

Barcelona kampione

0

Barcelona është Kampion i Spanjës.

Pasi ka fituar xhiron e fundit të sezonit, me rezultat 3:0 si mysafir ndaj Granadas, Barcelona është kurorëzuar me titullin e kampionit për herë të dytë radhazi në La Liga.

Heroi i takimit ishte Luis Suarez, i cili shënoi tre gola.

Ky është titulli i 24-të për Barcelonën.