Pak ditë pas ndarjes me të dashurin, reperin Tyga, modelja Kylie Jenner i ka treguar atij se çfarë po humbet.
Ajo ka postuar disa foto të nxehta bardhezi.
Pak ditë pas ndarjes me të dashurin, reperin Tyga, modelja Kylie Jenner i ka treguar atij se çfarë po humbet.
Ajo ka postuar disa foto të nxehta bardhezi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se tani janë duke i bërë përgaditjet e fundit, rreth protestës së paralajmëruar për nesër nga dy subjektet opozitare, AAK dhe NISMA,
Muharremaj thotë se një numër i madh i qytetarëve ka shprehur vullnetin për t’iu bashkuar protestës së opozitës, kundër dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit.
Shkrimi i plotë i tij:
Qytetarë të nderuar
Tashmë jemi thuajse në përgaditjet e fundit, rreth protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë ora 14:00 tek Sheshi “Skendërbeu”.
Nga Samadraxha, Studenqani, Vraniqi, Greikoci, Javori e Luzhnica, kanë shpreh shumë qytetarë vullnetin e tyre, për pjesëmarrje në protestë, andaj kemi organizuar udhëtim falas me autobusë nga ora 11:00, në qendër të secilit fshat të përmendur më lartë.
Nga qyteti i Therandës, poashtu ka interesim të madh për pjesëmarrje, andaj duke pa këtë gadishmëri, tek Ura e Qytetit nga ora 11:00, nisemi për Prishtinë në mënyrë të organizuar me autobusë falas.
Nesër shprehim kundërshtimin tonë, në mënyrë paqësore dhe madhështore, kundër qeverisjes së keqe dhe gjithë projekteve të dëmshme për Kosovën.
Secili me familjet tuaja, nesër përmes pjesëmarrjes në protestë konfirmojmë vullnetin për drejtimin e ri i cili duhet ta ket vendi.
Ne kemi vullnet dhe e bëjmë të mundur, drejtimin e duhur për vendin!
27-vjecarja shqiptare B. Kosturi, që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer orët e tmerrit që kaloi me agresorët.
“Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh”, ka thënë Kosturi.
Ajo tregon për Ora News se ka mundur të largohet prej tyre pas gjashtë orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.
Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e Policisë.
Partia SDA e Numan Baliq do t’i bashkohen protestës së nesërme të organizuar nga e AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic vetë Baliq.
Ai ka thënë se do t’i bashkohen kësaj proteste, për shkak të pakënaqësisë me zhvillimet në vend.
“Jo vetëm unë dhe partia, por edhe qytetarë të shumtë do të jenë në protestën e nesërme”, ka thënë ai për Gazetën Blic.
Ndërkohë, është paralajmëruar se protestës së nesërme do t’i bashkohen edhe një pjesë e studentëve dhe banorët e Rugovës, të cilët janë të pakënaqur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme.
Dyshimet të tjera për afera korruptive në Prokurorinë e Prizrenit janë trajtuar edhe sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Pas transmetimit të pjesës të parë të hulumtimit ekskluziv ku u transmetuan pamjet filmike të diskutimeve të takimeve në mes sekserëve të prokurorisë dhe familjes Paçarizi, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka folur për takime të tjera në mes familjes dhe prokurorit të rastit, Bajram Hamitaga.
Familja Paçarizi ka ngritur dyshime se prokurori u kërkoi mito në këmbim të lirimit të familjarit të tyre nga ndjekja penale.
Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, përpos takimeve ku pretendohet se është kërkuar mito, prokurori Hamitaga ka kërkuar edhe favore tjera nga familjarët e Granit Paçarizit, i akuzuar për tentim-vrasje.
Një takim i tillë besohet të jetë mbajtur në restorantin e familjes Paçarizi, ku temë e diskutimeve thuhet se ishte edhe një çadër për prokurorin.
Hulumtimi tregoi se prokurori Hamitaga fillimisht e mohon të ketë kërkuar ndonjë favor nga familjarët e të akuzuarit, por pas pyetjeve të gazetarit dhe redaktorit të emisionit Kreshnik Gashi, atij i kujtohet se e ka pranuar një çadër për kopshtin e tij nga familja Paçarizi, por se të njëjtën thotë se e ka kthyer një ditë pas.
Vetëm disa ditë pas intervistës së parë, prokurori Hamitaga përmes një emali ka sqaruar se çadrën e kishte pranuar nga Sadri Paçarizi, babai i të akuzuarit Granitit.
Prokurori Hamitaga e ka pranuar se për çadrën nuk kishte biseduar fare për çmimin e saj me Sadri Paçarizin. /Kallxo.com/
I akuzuari Granit Paçarizi, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, ka treguar momentin kur ia kishte përmendur para gjykatësit prokurorit Bajram Hamitaga se ai ka kërkuar pesë mijë euro familjes së tij.
Siç ka rrëfyer Granit Paçarizi, prokurori Hamitaga është shokuar në momentin kur ky ia kishte përmendur 5 mijë euro. Paçarizi ka thënë se gjykatësi ka tentuar që mos ta shënojë fare në procesverbal deklaratën e tij për prokurorin.
Familja Paçarizi pretendon se prokurori Hamitaga e ndryshoi kursin pasi i kërkoi 5 mijë euro borxh të cilat nuk i janë dhënë.
Prokurori Bajram Hamitaga e ka mohuar se i ka kërkuar 5 mijë euro nga familjarët e të akuzuarit Granit Paçarizi. Ai ka deklaruar për “Drejtësia në Kosovë” se ka kërkuar vet nga gjykatësi që ta shënojë në proces verbal të seancës deklaratën e Granitit lidhur me 5 mijë eurot. /Kallxo.com/
Sadri Paçarizi, babai i të akuzuarit Granit Paçarizi, ka rrëfyer për “Drejtësia në Kosovë” ditën kur prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga ia ka kërkuar një çadër për kopsht.
Ai ka rrëfyer momentet e takimit i cili thotë se u mbajt gjatë kohës kur djali i tij po hetohej nga vetë prokurori Hamitaga dhe kërkesën që prokurori e kishte për të marrë njërën nga çadrat e terasës së restoranit që është në pronësi të Paçarizëve.
Sadri Paçarizi ka treguar se si ishte transportuar çadra dhe faktin se prokurori pas një dite e kishte kthyer atë për shkak se “nuk i kishte pëlqyer”.
Paqarrizi ka treguar edhe se si shoferi i prokurorisë, Luan Delili, e ka bartur çadrën me makinën e tij personale.
Këto akuza siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, i ka mohuar prokurori Hamitaga.
Ai ka thënë ta ketë marrë çadrën para se të jetë prokuror në rastin e Granit Paçarizit duke pretenduar se takimi kishte ndodhur në kohën kur ai ishte avokat.
Sipas ligjit, prokurorët nuk guxojnë të marrin favore nga persona të afërt me persona të cilët janë duke i ndjekur penalisht.
Për dy javë rresht “Drejtësia në Kosovë” ka raportuar për dyshime të forta korrupsioni në Prokurorinë e Prizrenit.
Gjatë emisioneve janë transmetuar pamje filmike të takimeve të sekserëve të prokurorisë me familjen Paçarizi e po ashtu janë publikuar edhe detaje e akuza për kërkesë për mito e favore. /Kallxo.com/
Bajram Hamitaga, prokurori i cili po akuzohet se ka kërkuar 5 mijë euro nga familjarët e të akuzuarit Garanti Paçarizi, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë” në pjesën e dytë këtë të premte, nuk e ka mohuar se i ka rregulluar kositëset e barit tek babai i të akuzuarit.
Ai e ka pranuar se kositësen e barit e ka rregulluar një herë në punëtorinë e Sadri Paçarizit mirëpo, sipas tij, kjo ka ndodhur shumë para se të ngarkohej me lëndën e tashmë të akuzuarit Granit Paçarizi.
Ai thotë se nuk kishte paguar asnjë cent për rregullimin kositëses pasi që, sipas tij, Sadriu kishte porositur punëtorët tjerë që mos t`i merrnin asgjë.
Mirëpo, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, Graniti dhe familjarët e tij kanë deklaruar se prokurori Hamitaga e ka rregulluar së paku dy herë kositësen e barit gjatë kohës sa ishte duke u marrë me rastin ku ishte i përfshirë edhe Granit Paçarizi, i akuzuar për tentim- vrasje. /Kallxo.com/
Kosova merr votat e mjaftueshme në Kongresin e FIFA-s dhe bëhet pjesë e këtij mekanizmi botëror të futbollit.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, pasi shtetet dhanë votat e mjaftueshme në Kongresin e 66-të, i cili u mbajt në Mexico City.
Kosova ka marrë 85 % të votave.
Rreth zhvillimeve të fundit në Qendrën Historike të Prizrenit, ka reaguar sot edhe diplomati slloven, Samuel Zhbogar.
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Zhbogar, i ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të intervenojnë në parandalimin e shkatërrimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.
“Jemi shumë thellë të shqetësuar që brenda pak ditësh kanë ndodhur 5 raste të djegies dhe dëmtimit të shtëpive të mbrojtura që ndodhen në Listën e Trashëgimisë Kulturore, zonë kjo e veçantë për vlera të shumëfishta jo vetëm për Prizrenin. Me këtë rast i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përgjegjëse që konform ligjit të marrin masa konkrete në parandalimin e shkatërrimeve të kësaj zone e cila nuk duhet lejuar që të degradohet , si dhe të ndërmerren angazhime të menjëhershme në sanimin e gjendjes në këtë Zonë”. Këto deklarata, ai i bëri sot në solemnitetin e prerjes së shiritit të objektit të renovuar të shkollës së priftërinjve ortodoksë në Prizren, renovimi i së cilës është financuar nga Komisioni Evropian në shumë prej 750 mijë eurove.
Ndërkaq, në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, i cili tha se ishte i lumtur për renovimin e kësaj shkolle, e cila sipas tij ka një rëndësi të veçantë për komunitetin serb këtu.
“Përkundër të gjitha zhvillimeve , jemi të lumtur për renovimin e këtij objekti fal miqve të shumtë, që kjo shkollë e themeluar në shekullin e XIX-të të ketë jetë” , theksoi Teodosije. /TV Prizreni/