Zhbogar: Të ndalet shkatërrimi i Qendrës Historike të Prizrenit

Rreth zhvillimeve të fundit në Qendrën Historike të Prizrenit, ka reaguar sot edhe diplomati slloven, Samuel Zhbogar.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Zhbogar, i ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të intervenojnë në parandalimin e shkatërrimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Jemi shumë thellë të shqetësuar që brenda pak ditësh kanë ndodhur 5 raste të djegies dhe dëmtimit të shtëpive të mbrojtura që ndodhen në Listën e Trashëgimisë Kulturore, zonë kjo e veçantë për vlera të shumëfishta jo vetëm për Prizrenin. Me këtë rast i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përgjegjëse që konform ligjit të marrin masa konkrete në parandalimin e shkatërrimeve të kësaj zone e cila nuk duhet lejuar që të degradohet , si dhe të ndërmerren angazhime të menjëhershme në sanimin e gjendjes në këtë Zonë”. Këto deklarata, ai i bëri sot në solemnitetin e prerjes së shiritit të objektit të renovuar të shkollës së priftërinjve ortodoksë në Prizren, renovimi i së cilës është financuar nga Komisioni Evropian në shumë prej 750 mijë eurove.

Ndërkaq, në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, i cili tha se ishte i lumtur për renovimin e kësaj shkolle, e cila sipas tij ka një rëndësi të veçantë për komunitetin serb këtu.

“Përkundër të gjitha zhvillimeve , jemi të lumtur për renovimin e këtij objekti fal miqve të shumtë, që kjo shkollë e themeluar në shekullin e XIX-të të ketë jetë” , theksoi Teodosije. /TV Prizreni/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit