13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6578

Lady Gaga çfarë të ka ndodhur?

0

Lady Gaga çfarë të ka ndodhur? Këngëtarja është shumë e ndjeshme për lukun e saj, në mënyrë që të habisë fansat, por kësaj herë ajo ka habitur fotografët. Këngëtarja është kapur duke dalë nga apartamenti i saj në Nju Jork, me veshje sportive dhe pantallona të shkurtra xhinsi.

Por këmbët e Lady Gaga-s, janë të mbuluara nga njolla të zeza. Të nxirat e saj nuk i kanë shpëtuar gazetarëve paparacë, që nuk kanë hezituar që të fotografojnë këtë gjë të pazakontë tek këmbët e yllit të muzikës.

Lady Gaga

Rihanna i bën klip këngës ‘This is What you Came For’?

0

Rihanna mund ta ketë krijuar klipin për këngën e saj të re me Calvin Harris, duke i rregulluar thonjtë e saj.

Këngëtarja 28 vjeçare dhe ekipi i manikyrit janë parë teksa dëgjonin këngën “This is What You Came” në një video që Calvin e ka postuar në Facebook të shtunën më 7 maj.

“Këtu e keni klipin”, ka shkruar Calvin duke bërë shaka.

Në video, Rihanna shihet duke vallëzuar në karrige, derisa artistja përballë saj vazhdon t’i rregulloj thonjtë e saj.

Ranieri: Është e pabesueshme

0

Menaxheri i Leicesterit, Claudio Ranieri pranoni se ishte e vështirë për t’u përmbajtur emocioneve në kontrollin e tij për të ngritur Leicesterin drejt titullit.

Kampioni i ri mposhti Evertonin në “King Power” duke festuar kështu titullin e parë në histori të Leicesterit.

“Ata tifozë qëndruan me ne gjatë gjithë sezonit. Është e mahnitshme. Unë jam përqendruar të jem i qetë. Por sigurisht që unë jam shumë i lumtur. Gjaku im është i pabesueshëm”, tha Ranieri pas festes së Leicesterit.

“Foex” tani do të jenë edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Ranieri ka disa këshilla për tifozët e tyre.

“Themelet janë të fortë. Tani është e rëndësishme të rritet, ndal ngadalë. Do të jetë një sezon shumë ndryshe, por duhet të ëndërrojmë. Mbani ëndrrën” ka thënë Ranieri.

Mustafi kthehet në Itali

0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron të përforcohet me dy ose tre futbollistë për edicionin e ri, shkruan Tuttosport.

Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, i cili po tregon paraqitje shumë të mira në dy edicionet e fundit.

Lojtari ka thënë se është i lumtur në Valencia, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit.

“Jam shumë mirë në Valencia dhe kam kontratë deri në vitin 2019. Por, gjatë afatit kalimtar gjithçka mund të ndodhë dhe ju kurrë nuk e dini. Kjo varet edhe nga oferta e cila vjen”, tha Mustafi.

Kujtojmë se përveç Juventusit, për Mustafin ka shprehur interesim edhe Borussia Dortmund, e cila e sheh atë si zëvendësues ideal të Mats Hummels.

Protestuesit hodhën ngjyrë te ura milionëshe e ‘Shkupi 2014’

0

Lëvizja Civile “#Protestoj” të shtunën kan mbajtur protestën e 19-të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Protestuesit pasi u mblodhen te vendi i përhershëm në Prokurorinë Publike Speciale, ata gjatë rrugës në drejtim të Parlamentit, hodhën ngjyrë tek ura me ngjyrë ari dhe shkruajtën “Varfëri”. Më pas ata shkuan para ndërtesës së servisit publik MRTV atje kanë lëshuar “bombat” e opozitës, gjegjësisht materialet e përgjuara të funksionarëve të Maqedonisë në të cilat ka material për krim dhe korrupsion.

Mourinho ‘largon’ Giggsin

0

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs mund të largohet në fund të këtij edicioni për të kërkuar hapësirë te ndonjë skuadër tjetër.

Sunday People shkruan se, kjo do të ndodhë nëse Jose Mourinho do të emërohet menaxher në vend të Louis van Gaalit.

Giggs do të ndjekë hapat e Gary dhe Phil Neville, të cilët kanë lënë Unitedin për të drejtuar skuadra tjera.

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq

0

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Tetë maji është zgjedhur pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant.

Ai ka marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe. Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948.

Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984.

Kjo datë shënon rolin e anëtarëve dhe vullnetarëve të të dyja organizatave në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në gjithë botën.

Teuta Krasniqi një shtatzëni ndryshe. Pse?

0

Aktorja Teuta Krasniqi po e pret fëmijën e saj të dytë.

Aktorja është prej muajsh në lidhje me Adonisin dhe çifti do të bëhen prindër. Ky, do të jetë fëmija i parë për Adonisin, ndërkaq i dyti për Teutën, shkruan “Kosovarja”.

Krasniqi, ne shtatzëninë e parë nuk është ndalur së punuari dhe ekspozuari barkun.

Tani ajo po vepron ndryshe, po ruhet në maksimum dhe ende nuk ka publikuar asnjë foto si shtatzëne, shkruan “Kosovarja”.

Kjo është një shtatzëni ndryshe për aktoren

Ja ku po shkonin fëmijët që vdiqën në aksident, arsyeja do t’ju trondis edhe më shumë

0

Detaje tronditëse janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur në aksin Kavajë – Rrogozhinë.

Mësohet se gruaja 24 vjeçare ishte duke udhëtuar me 3 fëmijët e saj të mitur drejt burgut të Rrogozhinës pasi bashkëshorti kishte pak kohë që kishte rënë në burg.

Makina është përplasur me trafik-ndarësen metalike.

Sipas burimeve të “Panorama” pranë Qerretit 24-vjeçarja ka humbur kmontrollin e mjetit dhe makina iu përplas me trafik-ndarësen.

Mësohet se dy fëmijët që humbën jetën nga aksidenti kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

Njërit prej tyre llamarina e trafik-ndarëses i ka hyrë në bark, kurse tjetrin e ka prekur në kokë.

Era Istrefi performon në televizionin e njohur gjerman (Video)

0

Era Istrefi ka performuar këngën ‘Bon Bon’ në emisionin “Schlag den Star” në kanalin gjerman Pro7.

Pas perpormancës prezantuesi i emisionit e ka falënderuar Erën në gjuhën shqipe për praninë në show.

https://youtu.be/dD0ZkT1o_mw